Albspirit

Media/News/Publishing

Janusz Bugajski: Kurthi serb për Tiranën

 

 

Qeveria e Serbisë mund të jetë duke planifikuar eliminimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës duke mbështetur një projekt të “Shqipërisë së Madhe”. Që nga ndarja e Jugosllavisë, zyrtarët në Beograd kanë provuar mënyra të ndryshme që do t’i zgjidhnin në mënyrë të përhershme marrëdhëniet problematike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe të eliminonin përfundimisht “çështjen e Kosovës”. Fokusi aktual në ndarjen territoriale mund të shihet në këtë këndvështrim strategjik.

Të gjithë udhëheqësit serbë, që nga Sllobodan Milosheviç, i kanë rezistuar idesë së negocimit me autoritetet në Prishtinë dhe janë dorëzuar vetëm për shkak të presionit nga BE dhe SHBA. Ata preferojnë të merren me Tiranën dhe duke anashkaluar Prishtinën ata qëllimisht kërkojnë të minojnë legjitimitetin e shtetit të Kosovës dhe zyrtarëve të tij.

Tirana ka rënë ndonjëherë në këtë kurth diplomatik, megjithëse e ka mbështetur vendosmërisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Në nëntor 2014, Kryeministri Edi Rama bëri një vizitë historike në Serbi, e para për një kryeministër shqiptar në 68 vjet, duke i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kjo u ndoq disa muaj më vonë nga vizita e parë nga një kryeministër serb kur Aleksandar Vuçiç udhëtoi për në Tiranë. Këto vizita janë të rëndësishme për të promovuar stabilitetin rajonal, por ato mund të fshehin dhe një agjendë përçarëse.

Zyrtarët e të dyja partive të mëdha në Tiranë kanë deklaruar periodikisht që ata janë udhëheqësit e të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Këto deklarata, të bëra zakonisht gjatë fushatave zgjedhore, mund të bëhen me synimin për të mbështetur komunitetet e ndryshme shqiptare por ato jo qëllimisht mund të ndihmojnë Beogradin në minimin e pozicionit të Prishtinës. Politikanët në Kosovë nuk duan ndarje me palët e tyre në Tiranë, dhe megjithëse e shikojnë Shqipërinë si mëmëdheun e tyre historik, ata nuk i konsiderojnë politikanët e saj si “vëllezërit më të mëdhenj”.

Beogradi do të marrë në konsideratë pothuajse çdo alternativë për të shmangur njohjen e Kosovës si  shtet i pavarur. Pasi ka dështuar për riintegrimin e territorit në Serbi apo për ta skualifikuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ai i është kthyer konceptit të një “Shqipërie të Madhe” që do t’i shërbente interesave serbe. Ndarja e Kosovës dhe bashkimi i shumicës së territorit me Shqipërinë do të arrinte disa objektiva.

Së pari, për konsumin e brendshëm, qeveria mund të deklarojë që Serbia në fakt ka përfituar duke marrë zonat me shumicë serbe pa njohur të drejtën e Kosovës për të qene shtet. Këto ndryshime kufijsh sigurisht do të siguronin një kohezion dhe homogjenizim më të madh etnik dhe do tu mundësonte serbëve të përqendroheshin në të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës. Projekti i “Serbisë së Madhe” do të merrte nxitjen më të madhe që nga rënia e Milosheviçit.

Së dyti, për audiencën e BE, Beogradi mund të deklarojë një arritje në stabilizimin e Ballkanit duke farkëtuar një pakt jetëgjatë Beograd-Tiranë. Kjo do ta ndihmonte qeverinë serbe në përparimin e synimit të saj drejt anëtarësimit në BE dhe do tërhiqte dhe Uashingtonin, i cili është në kërkim të zgjidhjeve të përhershme rajonale pas marrëveshjes historike Shkup-Athinë.

Së treti, negociatat për një marrëveshje Beograd-Tiranë, të përshkruara si një traktat historik “ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, do t’i shërbente një objektivi tjetër edhe nëse ata do të dështonin duke provokuar ndarje ndërmjet shqiptarëve në të dy shtetet. Nuk mund të supozohet që marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës do të jenë gjithmonë pa probleme. Një pakënaqësi e fshehur ndaj dominimit gjuhësor dhe kulturor toskë që shprehet herë pas here, mund të dalë në sipërfaqe nëse Kosova ndjen që po  trajtohet si një partner i dorës së dytë.

Ka gjithashtu një llogaritje racionale politike në atë që një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Tiranës që anashkalon Prishtinën, mund të lërë mënjanë udhëheqësit e Kosovës dhe te dobësojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Shteti i ri do të shihej thjesht si një provincë e Shqipërisë dhe jo si një partner i barabartë. Mbështetja në Prishtinë për një konfederatë jo të ngurtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës apo një bashkim përmes një procesi të shtyrë nga BE që shkrin kufijtë nuk parashikon aneksim të drejtpërdrejtë.

Një marrëveshje Serbi-Shqipëri gjithashtu mban në vetvete kërcënime për shtetet e tjera fqinje, veçanërisht për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Popullsia shqiptare në jugun e Malit të Zi mund të nxitet për ndarje prej Malit te Zi për “t’ju bashkuar mëmëdheut” dhe të përdoret si një pykë kundër qeverisë në Podgoricë për ta riintegruar Malin e Zi në një shtet më të madh serb. Në Maqedoninë e Veriut, çdo bashkim territorial ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mund të rigjallërojë fantazmat e separatizmit në radhët e popullsisë shqiptare në rrethet perëndimore dhe madje dhe në Shkup.

Në një botë ideale, Shqipëria, Kosova dhe Serbia do të shkonin drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE ku kufijtë do të pushonin së qeni tregues të rëndësishëm të ekskluzivitetit etnik. Por rajoni nuk është ideal dhe vetë Evropa në përgjithësi tani po shkundet nga kërkesa më të mëdha për kufij etnikë.

***


SERBIA’S GREATER ALBANIA PROJECT

Janusz Bugajski, 5 April 2019

 

Serbia’s government may be planning to eliminate Kosova statehood by supporting a “Greater Albanian” project. Since the break-up of Yugoslavia, officials in Belgrade have toyed with various solutions that would permanently settle relations between Serbs and Albanians and finally eliminate the “Kosova question.” The current focus on territorial partition can be viewed in thisstrategic perspective.

All Serbianleaderssince Slobodan Milosevic have resisted negotiating with the authorities in Prishtina, and onlyacquiesced because of pressure from the EU and the US. They prefer to deal with Tirana and in bypassing Prishtina they deliberately seek to undercut the legitimacy of the Kosova state and its officials.

Tirana has sometimes fallen into this diplomatic trap even though it has firmly supported Kosova’s independence and territorial integrity.In November 2014,Prime Minister Edi Rama paid a historic visit to Serbia, the first by an Albanian premier in 68 years, paving the way for the normalization of relations between the two countries. This was followed a few months later by the first visit by a Serbian prime minister when Aleksandar Vucic travelled to Tirana. Such visits are important to promote regional stability, but they may also disguise a more divisive agenda.

Officials of both major parties in Tirana have periodically claimed that they are the leaders of all Albanians in the Balkans. Such statements, usually made during election campaigns,may be intended to give support to various Albanian communities but they inadvertently assist Belgrade by undercutting Prishtina’s position. Politicians in Kosova do not want rifts with their counterparts in Tirana, and although they view Albania as their historic motherland, they do not consider its politicians as their “elder brothers.”

Belgrade will consider almost any option to avoid recognizing Kosova as an independent state.Having failed to reintegrate the territory into Serbia or to disqualify Kosova on the international arena, it has revisited the concept of a “Greater Albania” that could serve Serbian interests. Partitioning Kosova and merging most of the country with Albaniacould achieve several objectives.

First, for domestic consumption, the government can claim that Serbia has actually benefited by gaining Serb majority areas without recognizing Kosova’sright to exist. Such border changes would evidently ensure greater ethnic cohesion and homogenization and enable Serbs to focus on the future of Bosnia-Herzegovina. The “Greater Serbia” project would have received its most significant boost since the demise of Milosevic.

Second, for an EU audience, Belgrade can claim a breakthrough in stabilizing the Balkans by forging a lasting Belgrade-Tirana compact. This would help the government in moving forward in its bid toward EU membership andappeal to Washington, which is in search ofother permanent regional solutions following the landmark Skopje-Athens agreement.

Third, negotiations fora Belgrade-Tirana accord,depicted as an historic treaty “between Serbs and Albanians,” would serve an additional objective even if they fail by provoking rifts between Albanians in both states.One cannot assume that relations between Tirana and Prishtina will always be trouble free. An undercurrent of resentment of Tosk linguistic and cultural dominance that is periodically expressed could bubble to the surface if Kosova feels it is treated as a second-class partner.

There is also a rational political calculation, in that an accord between Belgrade and Tirana over Prishtina’s headcould marginalize Kosova’s leaders and weaken Kosova’s international position. The new state would be viewed as a mere province of Albania rather than an equal partner. Support in Prishtinafor a loose confederation between Albania and Kosova or a merger through an EU-driven process that dissolves borders does not envisage outright annexation.

A Serbia-Albania agreement also carries loomingthreats to other neighboring states, particularly to Montenegro and North Macedonia.TheAlbanian population in southern Montenegro could be enticed with secession to “join the motherland” and used as a wedge against the government in Podgorica in an effort to reintegrate Montenegro in alarger Serbian state.In North Macedonia, any territorial union between Albania and Kosova could revive the ghosts of separatism among the Albanian population in the western districts and even in Skopje.

In an idyllic world, Albania, Kosova, and Serbia would move toward a common future in the EU where borders would cease to be significantmarkers of ethnic exclusivity. But the region is far from idyllic and the wider Europe itself is now rocked by greater demands for ethnic borders./gazeta dita/

Please follow and like us: