Albspirit

Media/News/Publishing

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike! 

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj

Prof. Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit keni sjellë në këtë qytet dhe para botës, emra të rëndësishëm si Mikelanxhelo Pistoletto i cili para një jave ish në Akademi. Tani Zeng Yi nën kujdesin e (italo-shqiptarit) Milot, ka ftuar artistë ndërkombëtarë me potencial të madh. Si i nderon sot ky qytet dhe si komunikon me botën në versionin G-Lokal dhe G-Global?

Po, ideja është pikërisht të hapemi ndaj një komuniteti artistik ndërkombëtar, javës së kaluar patëm Mikelanxhelo Pistoletto, ditën tjetër patëm Zeng Yi i përfaqësuar nga Alfred Mirashi Milot.

Mjeshtri Fotograf Zeng Yi është një prej artistëve kinezë me një karrierë artistike ndërkombëtare prej më se pesëdhjetë vitesh. 

Fotografia bashkëkohore kineze sot ekspozohet në të gjithë botën, Zeng e shohim në Firenze në Galerinë e Hapsirës ‘Art Dinamik’ të Firences, nën kujdesin e Milotit, në shkrepjet e tij bardhë e zi shohim në sytë e fshatarëve kinezë jetën e vërtetë dhe sakrificat që kanë bërë ata për të rritur fëmijët e tyre. 

Zeng ka dokumentuar një histori fantastikë të tridhjete vitete të fundit. 

Në këto poza unë shoh edhe Italinë tonë të para shumë viteve, kjo tregon pikërisht idenë për të krijuar dialogun përmes arteve pasi kjo është thelbësore. 

Akademia e Arteve dhe e Vizatimit ka qenë Akademia e parë në botë e themeluar mbi idenë e Giorgio Vasarit e cila u transformua dhe u quajt më pas Akademia e Arteve të Bukura.

Kjo aktualja është kjo që unë drejtoj, në të njëjtët vende ku ngrihej akademia e Leopoldit të I-rë i Lorena-s i cili kishte një vizion absolutisht europian. 

Në atë kohë Europa ishte bërthama qëndrore e një kulture të përgjithshme dhe të një kulture globale.

Në të vërtetë, e reja qëndron se në vend se të ndërtojmë mure, një ndër fenomenet e tmerrshme të kohëve të fundit, duhet të ndërtojmë dilogje aty ku artet arrijnë të kapërcejnë kufinjtë, të kapërcejnë pra vetë diferencat,të cilat janë te mirëpritura. Diferencat janë të mirepritura se do perfundonin te gjithe ne kaosin e Globalizacionit.

Zoti Drejtor, si komunikon Firence me botën, me këtë botë të re, me globalizimin, me këto piktakime të reja mes Azisë Europës dhe Botës Perëndimore, kjo botë që përparon dhe që ka si protagonistë 4 miliard banorë? 

Po, mund të themi se Firenze ka forcën e një qëndërzimi kulturor që ka qenë gjithmonë ndërkombëtare, qysh nga vetë ndërtimi i qytetit në idenë e tij të Civitas, isht vetvetiu europiane. 

Firenze duhet vetëm të rifitojë këtë qëndërzim dhe në një farë mënyre të mbajë një konotacion ndërkombëtar ku të arrijë të gjejë ekuilibrin me atë çka ka qenë në epokën e Medici.

Arti nuk mund të konsiderohet si një shpërfaqje thjesht estetike, arti ka një konotacion të fortë kulturor dhe politik.  

Polis si qytet, pra si kulturë urbane në vetvete, dhe qe duhet të jetë pjesë aktive, nuk mundet thjeshtë të mbështetet mbi çka mbetet nga dukuritë e kulturës së vjeter të së kaluarës, duhet pra të bëhet pjesë aktive dhe të promovohet përtej, jashtë, dhe të arrijë të thurë relata, dhe të gjejë një model kryqëzimi mes Orientit dhe Oksidentit, dhe kjo është arsyeja pra, se përse vetë Akademia, ka një komunitet kaq të madh me artistë kinezë brënda Akademise.

Kemi edhe dyzetë vende të huaja të përfaqësuara dhe ky është simboli i ndërkombtarizimit të shkëmbimeve, kur kemi pasazhin nga një kulturë jomateriale pasurishë jomateriale që nuk janë të ekonomizueshme, kjo është një pikë thelbësore esenciale.

Zoti Drejtor, cila është përshtypja juaj për artistët shqipëtarë që jetojnë bashkëpunojnë dhe prodhojnë art në Itali dhe Perëndim? Këta artistë G-Lokal dhe G-Global çfarë adrese i japin kësaj shoqërie të re shqiptare si pikë referimi e shqiptarëve që tridhjetë vite më parë, bënë hapat intelektuale dhe janë sot forca e kësaj elite të re që komunikon me botën? 

Po unë njoh artistë të ndryshëm shqiptarë. Tani që po më intervistoni ju Zoti Haxhiraj, ne gjendemi poshtë Davidit të Michelangelo-s, është një kopje e 1907-ës, originali ruhet në Galerinë e Muzeut të Akademisë. 

David ishte simboli i i Republikës Fiorentine.

Unë njoh shumë mirë Alfred Mirashin si artist dhe ai e përdor shumë mirë identitetin e çelësit. Shembulli simbol që prodhon me çelësat e tij është simbol që nuk do të humbasë me kohën.

Sepse çelësi është simboli i hapjes së një qyteti. Ky Polis shërben më pas për komunikimin mes individëve, mes njerëzve, mes njerëzimit, ky është një simbol i fortë, simbolet mbeten, njerëzit mund edhe të humbin, të zhduken, siç është zhdukur Michelangelo, por na ka lënë një trashëgimi të madhe, ky është qëndërzimi i artit kur vepron aktiv dhe kur arti militon ndërhyn në një farë mënyre në ngjarjet e politikës, siç po ndodh këto kohë në Shqipëri pasi ka një pakënaqësi të përhapur shumë artistë janë rreshtuar kundër qeverisë se majtë që nuk po i përmbahet pritshmërive të popullit dhe kanë zgjedhur të çlirohen dhe në një farë mënyre të ndahen nga një sezon kulturor i ndjenjur i vjetër, që ish ai i mëmës Rusi. 

Kjo është forca që mund t’i japë kontributi i i artistëve shqiptarë që janë bërë artistë ndërkombëtarë, Shqipërisë, sepse shumë që janë jashtë Shqipërisë, mbeten shqiptarë në zemër dhe në shpirt dhe kjo është thelbësore.

Please follow and like us: