Fotolajm/Ismail Kadare dhe të tjerë për durimin dhe injorancën
Injoranca e kudondodhur dhe e mirëshfaqur edhe në këto KOHË KOVIDIANE… Disa thënie të gjithëkohshme për injorancën:
1. George Savile: Injoranca i nxit njerëzit t’i bashkohen një partie e turpi s’i lë më të largohen prej saj.
2. Hipokrati: Ekzistojnë vetëm dy gjëra: shkenca dhe opinioni. E para sjell dije, e dyta injorancë.
3. Emma Goldman: Elementi më i dhunshëm i shoqërisë sonë është injoranca.
4. Eduart le Berquier: Vetëm të mençurit duan të mësojnë. Injorantët preferojnë të japing mësim.
5. Miyamoto Musashi: Një dije sipërfaqsore është më e dëmshme se injoranca.
6. Giuseppe Baretti: Mendjemadhësia është pjellë e injorancës.
7. Soren Kierkegaard: Në çdo fushë të jetës janë të paktët që dinë, të shumtët janë injorantë.
8. Mark Twain: Kurrë mos debato me budallenjtë… Ata të tërheqin deri në nivelin e tyre, pastaj të mundin me përvojën e tyre…
Mblodhi prof. Tritan Kalo