“Miss Universe Albania” shpall fituesen, kush është shkodrania që rrëmbeu kurorën
Fituesja e “Miss Universe Albania” u shpall Cindy Marina, një vajzë me origjinë nga Shkodra, por me vendbanim në Amerikë. Eventi më i rendesishem i bukurisë që organizohet në Shqipëri, u mbajt mbrëmjen e djeshme. Gjatë mbrëmjes spektakli ishte i mbushur me emocion dhe tension në të njëjtën kohë, pasi të gjitha kishin ‘luftuar’ në mënyrën e tyre. Cindy rrëmbeu kurorën pas vetëbesimit dhe punës në pasarelë.
Në fund të shfaqjes në skenë u bashkua dhe Trejsi Sejdini, ‘Miss Universe Albania 2018’, e cila dorëzoi kurorën e saj dhe e uroi me një përqafim të ngrohtë miss-in e ri. ‘Miss Universe’ do të prezantojë Shqipërinë në konkursin e 69-të, me 500 milionë shikues, Miss Universe, live në FOX News.
Please follow and like us: