Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti sjell në shqip Lorenzo Spurion

Lorenzo Spurio (i lindur në Jesi-Ancona, në vitin 1985), është një poet, shkrimtar dhe kritik letrar. Ka botuar librat me poezi: Neoplazitë civile (2014), Midis portokallëve dhe mentës. Recital për mungesën e Federico García Lorca (2016) dhe Iluzion Optik (2018). Ka redaktuar antologji poetike si Banket në vargje. Hartë gjithëpërfshirëse e poetëve në Marche (2016). Në prozë ka botuar tre përmbledhje tregimesh të shkurtra. Spurio ka një veprimtari intensive si kritik me botimin e eseve në revista dhe vëllime, studime, kryesisht mbi letërsinë e huaj, duke përfshirë monografitë për Ian McEwan dhe volumin Të këqinj brenda (fitues i çmimit Casentino në 2018). Ndër interesat e tij kryesore është figura e poetit dhe dramaturgut Federico Garcia Lorca, të cilit i ka kushtuar një ese mbi veprën teatrale. President i Shoqatës Kulturore Euterpe në Jesi dhe kryetar i Jurisë në konkurse të ndryshme të poezisë, ai ka fituar shumë çmime letrare për poezi dhe studime monografike.

 

 Lorenzo Spurio: Kultivoj tingullin që zotërohet

Në një tjetër përvjetor të vdekjes së poetit Federico Garcia Lorca.

Image result for federico garcia lorca
Kam folur shumë herë me ty,
kam fiksuar vështrimin tënd prej ajri.
Do të kisha mbledhur copëza letrash
që era e ngrohtë i sjell
dhe i bën të rrotullohen në udhëtime pa kuptim.
Xixëllonja janë  sytë e tu të fikur.
Në fshat pikon e rrjedh gjak,
akoma zhurmon në këtë orë.
I stolisa të gjitha cepat e botës
me lëvore plepi e dekore petalesh,
duke zbuluar shikimin drejtvizor të syve,
që gërmon thellë
dhe hakmarrje mbjell.
Unë e di se drita shmanget ndonjëherë
sepse hija është më e fortë
dhe i mbyll kufijtë.
Ti që në ujë frymë merr
në mes të vorbullave që thërrasin
ndërsa toka akoma hesht.
Unë them se është refuzim i turpit,
edhe pse imazhet çngjyrosen
dhe e deformojnë,  një britmë shkëmbi dëgjoj,
që zemërimin derdh dhe nuk gjen shteg.
Do të doja një batanije livande të shtroja,

të  mbuloj  xunkthet që kanë mbetur  të  ngrirë
rreth kolltukut tënd me një ngjyrë.
Dhe formohet pluhuri. Ai nuk arrin
nga toka që shfryn, as prej vjetërsirave,
por nga arsyeja që hallakatet e mbetje  prodhon.
Unë ulërij akoma këtu
atë britmë të tmerrshme që s’dëgjohet kurrë.

 

Përktheu nga italishtja: Irma Kurti.

Image result for irma kurti

Please follow and like us: