HISTORIKU I SIGURIMIT TЁ SHTETIT PRANЁ DEGЁS SЁ PUNЁVE TЁ BRENDSHME, LIBRAZHD (1)
Bedri Blloshmi
Ish i përndjekur politik
Hyrje: Sekreti jeton vetëm në errësirë
Lufta civile vëlla-vrasëse gjatë vitit 1943-1944 në Shqipëri, në vitin 1945 do të intensifikohej më shumë nga terroristët komunistë, të cilët ripushtuan vendin. Me zjarr e me plumba vazhdoi shkatërrimi i plotë i “klasës së përmbysur” nga orteku i pamëshirshëm i historisë. Terrori i kuq, veç vrasjeve, zhdukjeve, burgosjeve e internimeve të familjeve më në zë, një pjesë e tyre i ndihmoi këta katilë zhelanë dhe ata ua shpërblyen me gjak duke u vrarë njerëzit e familjes, pasi nuk e donin dhe e urrenin komunizmin. Sigurimi gjakatar i Shtetit kërkonte të futej në çdo familje për t’i rekrutuar si bashkëpuntorë, informatorë, rezidentë me qëllim që t’i kontrollonin dhe përçanin, të mblidhnin informata për të gjithë ata që ishin në arrati apo kundërshtonin regjmin vrasës. Në shumë raste ia kanë arritur qëllimit. Gjatë kërkimit në bodrumet e errëta, të cilat mbanin erë igrasi, myk, gjak e rënikme, kam zbuluar tmerre. Në dosjet voluminoze, të sajuara dhe komplet fiktive, midis shumë arkave të rretheve të ndryshmeme, më ra në sy njëra sosh, prej hekuri, e kyçur, mbuluar me pluhur, me mbishkrimin me bojë të kuqe B.P.(bashkëpunëtorët) – rrethi Librazhd. Për momentin shtanga. M’u drodh trupi, gati rashë përtokë, por për fat munda të mbështetem pas murit. Koka m’u var në gjoks, m’u bë se ndjeva përshpërima, një zhumë e lehtë, zëra shumë të largët jashtë arkave; disa shkresurina të hedhura në tokë filluan të lëviznin e dukej sikur më thonin: “Hë, mblidhe veten, merri këto shkresurina të gjakosura, lexoji dhe i shpërndai, që të merret vesh se çfarë ka ndodhur në rrethin e Librazhdit; si kanë vepruar komunistët dhe Sigurimi për ta shkatërruar përfundimisht, burgosur, vrarë e varfëruar këtë popull”. Tek shfletoja gjeta disa faqe që hartonin plan-strategjinë për familjen time. Përgatiteshin për sajimin e grupit dhe se cili do të arrestohej i pari. Sipas materialit ishin gjetur dëshmitarët, madje ishte sajuar dhe akuza. Hasan Blloshmi ishte i pari, për t’u arrestuar pas tij Nergjize (bashkëshortja e Bardho Lekës.) Disa faqe më poshtë bëhej plani për arrestimin e Sami Blloshmit. Disa shkresurina të shpërndara në dysheme filluan të lëviznin lehtë, duke krijuar një fërfërimë me pëshpërima, por nuk kuptoja asgjë çfarë po ndodhte në këtë dhomë plot me arka metalike të mbuluara nga pluhuri i kohës, të kyçura, secila me nga një dryn të ndryshkur. Ato kishin brenda raportime, intriga, sajime, dëshmi e shpifje për ata që ishin planifikuar për t’u arrestuar e vrarë e për të syrgjynosur familjet e tyre. Kishte dhe nga ata që kishin qënë në përpunim (ishin në 2B). Kishin pranuar për t’u bërë bashkëpunëtorë. U ngrita me shumë vështirësi, iu afrova arkës metalike dhe e vështrova se si mund të hapej. Pashë përreth mos gjendej ndonjë shufër hekuri apo çfarëdolloj mjeti, por kurrsesi agjë nuk të zinte syri. U përkula, kapa kapakun e llamarinës me të dyja duart, e palosa me lehtësi aq sa mund të merrej gjithçka që gjendej brenda saj. Nxorra disa shkresa ku lexoheshin emra ushtarësh, kartela të internuarish, propozime të tjera për t’u bërë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, disa shkresa të firmosura nga operativë ku thoshnin, se x ushtar apo fshatar, të ndërpresë bashkëpunimin, ngase “është djegur”. Llahtari e vërtetë, jetë njerëzish që ishin akuzuar pa asnjë faj, por që kishin plotësuar planin ditor, javor, mujor, vjetor të krijimit të “armiqve të klasës”. Më pas më zuri dora një bllok të madh me faqe formati ku lexohej:
“Sekret” EKZ. Nr.1352 Grupi II-III.
Më poshtë vazhdonte:
Historiku i Sigurimit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Librazhdit.
1943-1975.
Daktilografoi: Nazif Fezollari (2 kopje).
Shkruar dhe redaktuar: Gjon Premalaj.
Librazhd, korrik 1978.
Rrethi shkencor
Sekretari: Gjon Premalaj Kryetari: Pëllumb Ekmekçiu
Kryetari i Degës të Punëve të Brendshme: Merdar Hasa
Nuk dua të zgjatem në lidhje me këtë material të Sigurimit të Shtetit e bandës kriminale komuniste. Nëse do të shikoni dosjen e zezë të Librazhdit, me siguri do të habiteni për “bëmat” e këtyre vrasësve në rrethin tonë. Të gjitha familjet që ata mendonin se nuk ishin dakord e nuk pranonin të spiunonin fillonin t’u ngrinin kurthe e intriga, t’i provokonin e më pas t’iu hidhnin hekurat. Sigurimi e dinte më së miri, se askush nuk do të pranonte kolektivizimin dhe marrjen e pasurisë së tundshme e të patundshme. Dhe këtë mospranim e kërkonte te “armiku i klasës”, tek të cilësuarit “kulakë”, si nxitës që mund të bënin njerëz të pakënaqur. Të paktën për rrethin e Librazhdit kanë qenë me dhjetëra kryefamiljarë që janë detyruar t’i japin fund vetes nga torturat që iu bëheshin në Degën e Punëve të Brendshme, të pranonin të futeshin në kooperativë. Kur i lëshonin, u thoshnin: “Shko në shtëpi, mendohu edhe një herë, prano, se po të thirrën përsëri, të pret burgu”. Sa e sa burra u detyruan të arratisen, të lënë familjet e tyre pa bukë, në mjerim, në dorën e terroristëve komunistë, po ashtu futeshin në burg, ndërsa disa i detyronin të hidhnin litarin në manin përpara shtëpisë e të varnin veten. Në rastet kur këta persona liroheshin për të shkuar në shtëpi, nuk mund ta bënin pa firmosur për kolektivizimin. Ka patur shumë raste që njerëzit vetvareshin kur dëgjonin se në fshatrat e ndryshme ishin bërë arrestime për ata që nuk pranonin. Terrori vazhdonte me pagimin e taksave dhe tepricat brenda një afati kohor shumë të shkurtër. Nuk mund të lë pa përmendur një rast, më tragjikun në fshatin Bërzeshtë. Strukturat komuniste krijonin vazhdimisht një gjendje terrori të vërtetë në çdo familje që kundërshtonte. Nga mospërballimi i torturave, taksave apo tatimeve të dyfishta ato shtoheshin disafish, nëse nuk i shlyeje për 24 orë. Në këto kushte, ngaqë nuk kishin mundësi ‘t’i lanin’ detyrimet, detyroheshin t’i jepnin fund jetës apo të mbyteshin në lumin e Shkumbinit.Ky pra ishte komunizmi që u propagandua dhe u praktikua nga këta terroristë për 50 vjet rresht, duke derdhur gjak e çuar popullin në mjerim, përçarje ku, mundësisht, çdo familje duhet të kishte një spiun. Lexoni dosjen e Librazhdit dhe do të shikoni se sa pseudonime do të gjeni, sa spiunë e informatorë, madje disa edhe me emrat e vërtetë. Ky është një material vrastar e përçarës në të gjitha fshtarat e Librazhdit. Këtu del e vërteta se çfarë kurthesh ngrinte Sigurimi i Shtetit dhe si donte ta kishte gjithë zonën nën thundrën e hekurt e në mjerim. Pra, duhet lexuar ky material për t’u informuar se çfarë ka ndodhur me këtë popull të shumë vuajtur, që nuk e mbushi asnjëherë barkun me bukë misri, duhet parë se si është futur përçarja dhe se si u vranë, u burgosën dhe u internuan mijëra shqiptare të pafajshëm. Nuk mund të anashkaloj një nga tragjeditë e shumta të ndodhura në fshatin tim, Bërzeshtë, një rast që paraqet dhunën e ushtruar për të futur të gjitha familjet në të famshmen kooperativë. Që do të thoshte të dorëzoje me “dëshirë” çfarëdo lloj pasurie që kishe, megjithëse shumë fshatarë nuk kishin asgjë pas shpirtit. Në veri të fshatit Bërzeshtë është një lagje e madhe me pjestarë të komunitetit rom. Një nga këto familjet kishte 3-4 shqerra (qingja), të cilët duhet të dorëzoheshin në kooperativë, sepse nuk lejohej prona private. E kishin thirrur disa herë në zyrat e fshatit, i bënin presion për t’u dorzuar qingjat, por plaku i shtëpisë nuk pranonte. Kjo familje kishte një djalë shofer, që punonte në sektorin e hekur-nikelit në Pishkash. Mbasi e thirrën në zyrat e fshatit i thanë se duhet tua mbushësh mendjen prindërve që t’i dorëzojnë qingjat, ndryshe do të vijmë t’i marrim me forcë dhe ty do të largojmë nga puna si shofer. Mbas disa ditësh, kryesia e kooperativës shkon tek kjo familje dhe ua merr shqerrat me forcë. Nëna e shoferit qante dhe ulërinte. Për këtë që i ndodhi, ajo i drejtohet sekretarit të partisë se: “po m’i morët shqerrat, unë do mbyten më Shkumbin”. Mirëpo drejtuesit e partisë nuk u tërhoqën nga vendimi; morën shqerrat e i dërguan te stallat e bagëtive. Mbrapa tyre vinte edhe Çanorja, duke sharë e shkulur flokët, me këmbë të gjakosura, pasi ishte zbathur. Ajo vazhdoi rrugën drejt lumit, mbërriti te pasarela (ura), hidhet në lumë e mbytet. U deshën dy javë kërkime dhe më në fund e gjetën gjysmën e trupit në afërsi të qytetit të Peqinit, se gjysma tjetër ishte zhdukur nga dallgët e lumit. Ja pra ky ishte vetëm një nga shembujt e krimeve të Partisë Komuniste, saqë edhe evgjitët i detyronte të mbyteshin. Kooperativa nuk arrinte të ushqente anëtarët e saj as me bukë misri, mbasi kishte shumë pak të ardhura (lekë për ditë pune). Kryesia ishte e detyruar t’i jepte urdhër shitësit të fshatit të jepte bukë me listë. Gati çdo familje kishte një person që punonte në ndërmarrje shtetërore, minierë apo fermë, me qëllim që të shlyenin bukën e marrë me listë. Më 2 maj të vitit 1968 ndodhi ajo që përshpëritej për katër familjet e cilësuara kulakë. Na thirrën për të na futur në kooperativë. Dorëzuam me “dëshirë” ato pak bagëti që kishim dhe të gjithë sa ishim punonin veçmas anëtarëve të tjerë të kooperativës. Në vitin 1976 egërsia e diktaturës kishte vendosur ta shkatërronte familjen tonë, përfundimisht, duke na burgosur, pushkatuar e internuar të gjithëve, deri më 1987. Po ashtu u goditën për së dyti, dy familjet e Shaban dhe Xhemal Dashit. Këto familje ishin familjet më të pasura në krahinë. Edhe sot në Turje, në trungjet e Qershive, janë akoma ganxhat e hekurit ku varej mishi për ata që pretendonin se luftonin pushtuesin. Ata u goditën përsëri në 1976, duke e dënuar djalin e tyre Rustem Dashin me 15 vjet burg. Këto janë shembuj të punës 50 vjeçare të terrorit komunist. Duke parë bëmat e tyre, e them me plot gojën, se të gjithë format e terrorrit, dhuna e terroristëve të kohëve të shkuara e të tashme, zbehet para shembujve të logjikës terroriste të komunistëve fanatikë shqiptarë, të cilët arritën më shumë se çdo pushtues i huaj, ta shfytyrojnë vendin tonë, ta çojnë atdheun dhe shoqërinë shqiptare në faliment e katastrofë kombëtare.
Bedri Blloshmi
“SEKRET”
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPЁRISЁ
MINISTRIA E PUNЁVE TЁ BRENDSHME Ekz. Nr.13 52
DEGA E PUNЁVE TЁ BRENDSHME GRUPI II- III.
HISTORIKU I SIGURIMIT TЁ SHTETIT PRANЁ DEGЁS SЁ PUNЁVE TЁ BRENDSHME, LIBRAZHD, 1943-1975
Shkrua dhe redaktuar: Gjon Premalaj
DAKT: Nazif Fezollari, 2 KOPJE, LIBRAZHD, KORRIK 1978
“S E K R E T”
AKT-MIRATIMI I HISTORIKUT TЁ SIGURIMIT TЁ DEGES PUNЁVE TЁ BRENDЁSHME TЁ RRETHIT LIBRAZHD PЁR PERIUDHЁN 1943- 1975
Në Librazhd sot më datën 10 nëntor 1978 rrethi shkencor i degës punëve të brendëshme Librazhd mbasi shqyrtoi historikun e sigurimit të shtetit për rrethin e Librazhdit, i cili u pregatit mbi bazën e dokumentave që dispononte dega, materialeve të arkivit të Ministrisë Punëve të Brendëshme, spjegimeve e kujtimeve të pensionistëve të organeve tona si dhe veteranëve dhe punonjësve të aparateve të Partisë dhe pushtetit në rreth dhe bashkëkohës të tjerë, të cilët nuk u kursyen asnje herë për të dhënë ndihmën e tyre ne hartimin e këtij historiku. Gjatë hartimit të historikut u ndreqën dhe u shtuan edhe ato pjesë për të cilat reçenzentët kanë dhënë mendimet e tyre si dhe pasi u muar mendimi i tyre perfundimtar,
VENDOSI
Miratimin e historikut të Sigurimit të Degës Punëve të Brendeshme Librazhd.
RRETHI SHKENCOR
SEKRETARI: Gjon Premalaj KRYETARI: Pellumb Ekmekçiu KRYETARI DEGЁS PUNЁVE BRENDSHME: Mardar Hasa
“Arma e sigurimit të shtetit është dora e çelniktë e popullit që ndërton socializmin. Ta bëni atë të pathyeshme dhe të ngrini lart e më lart lavdinë e saj”.
ENVER HOXHA
Shërbimi i informacionit ka lindur që në kohët e lashta kur shoqëria u nda në klasa antagoniste dhe filloi midis tyre lufta klasore. Ai lindi me lindjen e shtetit, si pjesë përbërse e tij dhe ka karakter klasor. Klasat sunduese që kanë ne duart e tyre aparatin e shtetit, e përdorin shërbimin informativ për të siguruar sundimin mbi klasat e tjera dhe për të realizuar qëllimet e tyre sunduese. E kundërta ndodh me funksionet e sherbimit inforrnativ në shoqërinë socialiste. Ai këtu vihet në shërbim të klasës puntore dhe i shërben asaj për konsolidimin dhe ruajtjen e pushtetit nga klasat e përmbysura, nga përpjekjet që bën armiku i klasës, i brendshëm apo i jashtëm, si dhe elementët e rinj antisocialistë me pikpamje e qëndrime kundërrevolucionare, të cilët në forma te ndryshme bëjnë përpjekje për rrëzimin e pushtetit popullor dhe vendosjen e një shteti tjetër kapitalisto-revizionist. Shërbimi i informacionit në socializëm vihet direkt nën kontrollin e vazhdueshëm të Partisë. Veprimtarinë e tij ai e ushtron në mbështetje e në lidhje të ngushtë me klasën puntore e fshatarësinë kooperativiste, me masat e gjera punonjëse.
KREU I, ORGANIZIMI DHE VEPRIMTARIA E SHËRBIMIT IMFORMATIV NЁ VITET E LUFTЁS NACIONAL ÇLIRIMTARE NE RRETHIN E LIBRAZHDIT.
Partia jonë që në themelimin e saj, çështjen e zhvillimit drejt dhe me koseguencë të luftës së klasave, e ka konsideruar jo vetëm si forcën lëvizëse, por si nje çështje që ka të bëjë direkt me fatet e revolucionit, me mbrojtjen e lirisë e pavarësisë të popullit tonë, si një çështje që shërben si gur prove për ndarjen e marksistë- leninistëve nga revizionistët. Komiteti Qëndror i Partisë me shokun Enver Hoxha në krye, në zbatim të mësimeve të marksizëm- leninizmit sipas kushteve konkrete te vendit tone, vazhdimisht kanë orientuar dhe porositur se gjatë luftës se madhe që zhvillon populli ynë, do të ndeshemi me forma e metoda të ndryshme të veprimtarisë armiqësore, të hapura dhe të mbyllura, direkte dhe indirekte, prapa të cilave fshihet veprimtaria e rrafinuar e një apo disa agjenturave armike. Pra lindi nevoja e krijimit të organizmave të atilla që zjarrit t’i përgjigjej me zjarr si në front të hapet ashtu edhe në atë të fshehët. Domosdoshmëria e organizimit të një pune të tillë e diktoi situata e krijuar në vendin tonë në fillim te vitit 1943, kur repartet partizane kishin çliruar shume krahina të Shqipërisë dhe po përparonin qoftë për çlirimin e plotë të vendit, ashtu dhe për organizimin e tyre në njësi të rregullta luftarake. Është pikërisht kjo arësyeja që në Konferencën e Parë të vendit, e cila u mbajt me 20 Mars 1943, Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Shqiptare, në pikën e tretë të rendit të ditës “mbi ushtërinë” ngrinte një nga nevojat më imediate, atë të krijimit të organeve të informacionit. Për këtë celulat dhe qarkorët e Partisë në rrethe u porositën që në këto organe të caktohen shokë me partishmëri, besnike deri në vdekje për mbrojtjen e vijës së Partisë dhe interesave të popullit, guximtarë dhe të vendosur për të bërë sakrificën më supreme duke derdhur edhe pikën e fundit të gjakut të tyre në lulen e rinisë, për çështjen e popullit dhe të Partisë. Me drejtimin e kësaj pune do të merreshin kryesisht zëvëndës komisarët e reparteve partizane, të cilët gjatë kësaj kohe drejtonin edhe punën e Partisë në këto reparte. Pra, organet e Sigurimit të Shtetit, që në ditët e para të krijimit të tyre u vunë nën udhëheqien e kontrollin e plotë të Partisë. Në raportin e përgatitur që u referua në konferencë midis të tjerave thuhet: “Ushtëria nacional-çlirimtare patjetër duhet të organizojë shërbimin informativ. Nëpërmjet ketij shërbimi do të merren hollësira mbi qëllimet dhe levizjet e ushtërise armike, mbi punën e njerëzve të ndryshëm, të hollave në postë. Në këtë mënyre do të kontrollojmë që të mos jetë futur ndonjë tradhëtar në radhet e ushtrise nacional-çlirimtare për të përçarë nga brenda ushtërinë tone. Pra, shërbimi informativ lindi, u zhvillua e u forcua në zjarrin e luftës kundër okupatorëve nazifashistë e tradhëtarëve të vendit si pjesë përbërëse e njësitve e reparteve partizane. Ashtu si në gjithë repartet partizane të vendit, edhe në batalionet partizane të rrethit tonë siç ishin ai i Bërzeshtës dhe Çërmenikës, shërbimi i informacionit lindi dhe përdorej për kombinimin e luftes së hapët me atë të fshehtë që zhvillohej kundër okupatorëve e tradhëtarëve të vendit. Për drejtimin e shërbimit informativ në repartet partizane të rrethit tonë u ngarkuan shokët Sami Baholli dhe Zaim Myftari, të cilët me ndihmën e shumë partizanëve dhe të gjithë popullit kanë kontribuar në mënyre efektive duke u dhënë një informacion të saktë dhe në kohë komandave të repartëve partizane për lëvizjen e trupave të armikut. Kështu psh në periudhën e operacionit të dimrit 1943-1944, forcat partizane që vepronin në rrethin tonë në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë nacional-çlirimtare, u informuan në kohë për zhvillimin e informacionit që përgatitej në zonën e Çërmenikës me qëllim që të rrethonin e asgjësonin forcat partizane dhe Shtabin e Përgjithshëm që gjatë kësaj kohe ndodhej në këte zonë. Informacioni i saktë dhe në kohë bëri që shtabet e reparteve partizane të marrin masat e nevojshme. Shtabi i Pergjithshëm mbasi u informua për intenerarin e forcave të armikut, menjëherë vuri ne dijeni Komitetin e Partisë të Qarkut të Elbasanit dhe urdhëroi shtabet e njësive partizane që të mbanin lidhje të shpeshta dhe të merrnin masat e nevojshme për mbledhjen e informatave të sakta mbi përgatitjet që bënte armiku. Si rezultat i kësaj, mbi bazën e të dhënave që u grumbulluan nga fshatarët dhe informatorët të cilët ishin dërguar në prapavijat e armikut, bëri që të studjohej më saktë terreni, rrugët nga ku mund të kalohej, si dhe u bë i mundur organizimi i disa veprimeve goditëse të kombinuara me qëllim që të çorientohej e goditej sa më shumë armiku. Kjo duhej bërë shpejt, udhëzonte shoku Enver Hoxha shtabin e grupit të Elbasanit në letrën që i dërgonte në shtator 1943. Por armiqtë e Partisë dhe të popullit, të cilët ishin futur në radhët e forcave tona, bile edhe në postet komanduese të grupit të Elbasanit, siç ishte Kadri Hoxha me shokë, vepronin në të kundërtën. Ata jepnin të dhëna jo reale, disinformuese e alarmante me qëllim që të çorientonin Shtabin e Përgjithshëm me pikësynim që rrethimi të zgjatej sa më shumë dhe nazistët dhe mencenarët t’i kapnin në befasi dhe asgjësonin forcat tona. Si rezultat i këtij shërbimi informativ, në përgjithësi në krahinën e Elbasanit dhe veçanërisht në zonën e Çermenikës dhe Bërzeshtës, ishte dobësuar. Lidhjet me masën nuk ishin në nivelin që kërkohej, gjendja në repartet partizane ishte keqësuar, ambicja dhe përçarja kishin marrë një shtrirje të madhe. Veç kësaj nga raportet që jepte Kadri Hoxha dilte se po tradhëtoheshin edhe njësitë partizane që ai kishte në vartësi, në veçanti nënrepartet e brigatës së tretë sulmuese. Ishte pikërisht ky shkaku, që batalioni i tretë i brigatës së tretë, gjate luftimeve që zhvilloi në muajin nëndor të vitit 1943, në zonën e Polisit të rrethit të Librazhdit, pësoi humbje të konsiderueshme. Veprimtaria armiqësore e Kadri Hoxhës vërtetohet me këto fakte argumentuese: Shtabi i Përgjithshëm duhej të kalonte lumin e Shkumbinit, për këtë shoku Enver Hoxha vrojtusve dhe zbuluesve që dërgoi për të gjentur vaun dhe shtegun e përshtatshem, dërgoi edhe Kadri Hoxhën. Pas kësaj Kadriu erdhi e raportoi se vau më i përshtatshëm për të kaluar Shkumbini ishte vendi afër urës së Polisit (Mirakë) dhe njëkohësisht raportoi së në Plis nuk kishte forca reaksionare. Shoku Enver duke dyshuar se ishte e pamundur që në atë periudhë, lumi i Shkumbinit të kishte ujë “deri në barkun e gomarit” siç raportonte Kadri Hoxha, kur gjatë gjithë asaj natë nëndori kishin rënë rreshje shiu në sasi të madhe. Ai e nisi përsëri Kadri Hoxhën për riverifikim, por edhe kësaj radhe Kadriu i raportoi si më parë. Atëhere shoku Enver duke e përforcuar më shumë dyshimin edhe nga fakti se vau mbante më tepër se një orë, kurse Kadriu raportonte se mbante deri 30 minuta, nuk lejoi që i gjithe efektivi i brigadës të kalonte nga ai vah. Për këtë urdhëroi që dy batalionet sëbashku me Shtabin e Përgjithshëm të kalonin në një vah tjeter, nëpërmjet të cilit fshatarët e vrojtuesit informuan se mund të kalohej lumi Shkumbin. Mbas disa orëve u dëgjuan krisma pushkësh dhe në kohën që dy batalionet sëbashku me Shtabin e Pergjithshëm kaluan lumin Shkumbin, në të njëjtën kohë erdhi informacioni i cili theksonte se batalioni i tretë sa po kaloi lumin e Shkumbinit, në fshatin Polis u gjend i rrethuar nga forcat e shumta gjermane dhe balliste. Në përleshjen e përgjakshme që shpërtheu, u vranë shumë partizanë të batalionit, ndër të cilet u vra edhe komandanti trim dhe sy patrembur i këtij batalioni shoku Muhedin Sherifi, i cili ishte një nga pjesëtarët e parë të grupit informativ që kishte punuar brenda radhëve të armiqve. Qoftë kjo, ashtu edhe veprimet e tjera të më vonshme hodhën dritë dhe vërtetuan se shtigjet e “lira” sipas të dhënave të tradhëtarëve, në të vërtetë ishin kurthe të parapërgatitura nga armiku për goditjen dhe asgjësimin e forcave tona. Rruga dhe shtigjet që kaloi Shtabi i Përgjithshëm simbas të dhënave që u morën nga populli dhe informatoret ishin krejtësisht të kundërta me ato që elementi armik u serviri forcave tona. “Shkuarja e jonë dështoi për të vetmen arësye sepse informatat që na dhatë ishin të gabuara kudo, informatat tuaja ishin shkaku i mos suksesit dhe i humbjeve tona…. t’i shok rri në Orenjë për të marrë në dorëzim 5 lecka që hodhi një aeroplan anglez dhe nuk siguronte të dhëna nga fshatarët mbi gjendjen e armikut” i hiqte vërejtje shoku Enver Hoxha në tetor 1943, Kadri Hoxhës. Siç dihet fshatarët nuk ishin vetëm burimi kryesor i dhënies së informacionit mbi lëvizjen e gjermanëve dhe ballistëve, por edhe baza e ushqimit, strehimit dhe e ruajtjes së udhëheqjes së Partisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Patriotizmi i flakët, atdhedashuria dhe besimi tek Partia ishin cilësitë morale kryesore që ishin bërë mishi dhe gjaku i popullit tonë të shumë vuajtur. Ato dilnin më shumë në pah kur armiku përpiqej t’i sabotonte dhe t’i zhdukte. Kështu forcat naziste dhe mencenarët e vendit, mbasi u informuan saktë nga agjentët e tyre, arritën të zbulonin se Shtabi i Pergjithshëm ndodhej në fshatin Orenjë. Për këtë ata veç masave të tjera që muarën, me qëllim që ta rrethonin, godisnin dhe asgjësonin, dërguan forca të mëdha në drejtim të Orenjës. Por populli i asaj krahine me qëllim që ta ruante e siguronte plotësisht Shtabin e Përgjithshëm nga çdo sulm eventual që mund t’i kanosej, jo vetëm që nuk i lejoi që të afroheshin forcat armike në fshat, por pa humbur kohë nisi punën për zhvillimin e luftimeve në disa fshatra përpara se të arrinin ne fshatin ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm. Kështu më 18 janar 1944, 50 fshatarë zënë pritë në hyrje të fshatit Zdrajsh ku luftuan heroikisht deri sa i zbrapsën armiqte nga kjo zonë. Populli i zonës së Çermenikës, i lidhur me Partine si mishi me kockën, i bëri ballë me sukses edhe torturave e masakrave që ndërmerrte armiku për gjunjëzimin e popullit duke synuar që ai të mos jetojë i lirë dhe i pavaruar. Për këtë flasin terrori dhe torturat çnjerëzore që armiku bëri ndaj popullit të zonës së Çermenikës, kur Gestapua gjermane nëpërmjet agjentëve të saj zbuloi disa baza në të cilat strehohej dhe furnizohej Shtabi i Përgjithshëm, nga ku i jepnin informata, ushqime, veshmbathje etj. Armiqtë edhe pse torturuan pleq, gra, fëmijë, plaçkitën shtëpi etj, nuk arritën të marrin asnjë të dhënë për forcat tona, e çfardolloji nga rëndësia që paraqiste. Si përgjigje për hitlerianët e ballistët të cilët kërkonin të dhëna për forcat tona ishin plumbi, rritja e ruajtjes ndaj okupatorëve e tradhëtarëve, forcimi i mëtejshëm i lidhjeve me Shtabin e Përgjithshëm i cili në këtë kohë ndodhej afër fshatit në pyllin e Orenjës. Sintezë e partiotizmit e atdhedashurisë të kësaj zone ështe qëndrimi heroik i patriotes Mahije Koçi, e cila megjithëse mësoi se bashkeëhorti i saj Beqir Koçi dha jetën duke luftuar heroikisht në pritën që u theksua me lart, gjermanët e ballistët e torturuan atë dhe nënë Zyranë (nënën e Beqirit) si bazë strehuese të Shtabit, por ato nuk u treguan asgjë. Kur gjermanët pas torturave që u kryen dhe panë se nuk muarrën asnjë të dhënë, u tërhoqën, po në këtë ditë Mahija, ashtu si gjithë shokët e shoqet e saj, shkoi në pyllin e Orenjës për të furnizuar Shtabin e Përgjithshëm me informata e bukë. Masat e rrepta të kontrollit të hapët e të fshehtë që kishte marrë armiku, e detyruan Mahijen e fshatarët e tjerë që të justifikonin shkuarjen e tyre në afërsi të pyllit nëpërmjet legjendave te ndryshme si gjoja për të kullotur bagëtitë, për të prerë e transportuar dru, për të korrur bar etj, legjenda këto që përputheshin me realitetin dhe nevojat e fshatarit në fshat, duke larguar dyshimet nga armiku i cili i kontrollonte e gjurmonte lëvizjet e tyre. Nga këta fshatarë të varfër, të thjeshtë, por trima dhe të lidhur ngushtë me Partinë, Shtabi i Pergjithshëm mësoi se qoftë fshati Orenjë ashtu edhe e gjithë zona e Çermenikës po digjej, torturohej e plaçkitej nga nazistët e ballistët. Në të njëjtën kohë ai mësoi se secili nga fshatarët e kësaj zone, më parë pranonte të derdhte edhe pikën e fundit të gjakut, se sa të jepte Shtabin e tij politik dhe ushtarak me shokun Enver Hoxha në krye. Një qëndrim i tillë u shndërrua në burim të madh frymëzimi duke ngritur peshë mëndjet dhe zemrat e gjithë popullit të rrethit të Librazhdit dhe të mbarë vendit tonë. Kështu spikati me forcë uniteti luftarak i popullit tonë rreth Partisë dhe udhëheqjes së saj, tek i cili kanë thyer hundën gjithnjë armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm kur kanë ngritur dorën kundër lirisë e pavarësisë së vendit tonë. Shoku Enver duke kujtuar e vlerësuar ngjarjet e asaj kohe, ndër të tjera shkruan për nënë Zyranë: “Tri gjëra të shënjta pati nënë Zyraja. Djalin e saj Beqirin, kasollen dhe një dhi të vetme. Të tri këto i dha për Partinë dhe popullin. Djalin ia vranë armiqtë, kasollen ia dogjën gjermanët dhe ballistët, ndërsa dhinë e vetme e theri për ne kur na mbajti në shtepi pa u trembur nga rreziqet”. Rrjeti informativ i organizuar gjatë luftës nacional-çlirimtare, bëri të mundur ruajtjen e pastërtisë së radhëve të partizaneve nga depërtimi i elementëve armiq e spiunë që ishin vënë në shërbim të okupatorit. I tillë ka qenë spiuni Dilo Zogolli nga fshati Farret, i cili ishte bazë e batalionit partizan të Bërzeshtëa. Ai gjatë operacionit të qershorit të vitit 1944, në zbatim të udhëzimeve që kishte marrë nga padronët e tij filloi të propagandojë për pamundësinë e fitores së luftës nacional- çlirimtare, nxiste partizanët që të dezertonin nga radhet e batalionit partizan duke thënë se gjermanët janë të pa thyeshëm dhe se në këtë operacion ata do te dalin fitimtarë d. m. th. do të likujdonin lëvizjen nacionalçlirimtare etj. Por rrjeti informativ i batalionit duke patur parasysh gjithmonë detyrën që u kishte ngarkuar Këshilli Përgjithshëm nacional- çlirirmtar, komandave e qarqeve në të cilat përcaktohej: Përkujdesja e vendit dhe e rregullit në teritorin e qarkut lufta kundër kolonës së pestë të tradhëtise, atyre që mbjellin panik dhe sabotazhit, kundër spiunazhit dhe çdo forme që i shërben armikut”. Si rezultat i masave që u muarën dhe i forcimit e rritjes së cilësisë të rrjetit informativ, forcimit të lidhjeve me popullin u arrit që veprimtaria armiqësore e këtij spiuni të zbulohej në kohë dhe me vendim të gjyqit partizan u dënua me pushkatim. Një detyrë e rëndësishme shtrohej para organeve të informacionit ishte edhe sigurimi i të dhënave të plota e të sakta për lëvizjet e forcave armike si në rrugën automobilistike Korçë- Elbasan ashtu dhe për operacionet që ndërmerrnin forcat nazifashiste kundër njësive e reparteve partizane në zonat e Çermenikës dhe të Bërzeshtës. Repartet partizane të rrethit Librazhdit ishin të interesuara të siguronin të dhëna për këto zona dhe drejtime edhe për faktin se pikërisht këto zona ishin vatra kryesore e luftës partizane në rreth, nën shembullin e të cilave do të ecnin edhe zonat e fshatrat e tjera, prandaj dështimi apo humbja e tyre ishte me pasoja negative për të gjithë luftën që zhvillonte rrethi Librazhdit. Për këtë qëllim nga ana e qarkorit të Partisë u mendua orientua se duhej futur në radhët e armikut për të rekrutuar ndonjë kuadër me qëllim që të informonte rregullisht forcat tona, për çdo lëvizje që do të bënte armiku. Në zbatim të këtij orientimi, në muajin janar 1943, u dërgua nga qarkori Beqir Bahja, i cili mori kontakt me Ali Gjetën dhe Hamit Alliun. Duke koordinuar punën, të tre sëbashku arritën të hapin komandantinë e postës së xhardarmarisë Hysen Pëllumbin, i cili mbi bazën e dokumentave e materialeve që disponoheshin në ngarkim të tij, u vu para alternativës që ose të pushkatohej ose të pranonte për të bashkepunuar me forcat partizane. Si përfundim ai pranoi të vihej në shërbim të lëvizjes nacional- çlirimtare duke i sjellë asaj informata në vendin ku ndodheshin forcat armike, planin e luftimeve që do zhvillonin kundër njësive partizane, gjendjen moral politike të armikut, bazat dhe lidhjet që kishin me ballistët etj. Lidhjet ai do t’i mbante nëpërmjet bazës partizane në fshatin Togëz dhe prej aty informatat dërgoheshin në komandën e çetës së Çermenikës. Për realizimin me sukses të këtij veprimi operativ, një rol të rëndësishëm pozitiv kanë luajtur edhe Et’hem Burhani, Asim Zeneli dhe Vangjel Doga, i pari shërbente në zyrën e rekrutimit, ndërsa dy të tjerët ishin oficerë në ushtërinë shqiptare, të cilët prej kohësh ishin vënë në shërbim të lëvizjes nacional- çlirimtare dhe mbanin lidhje të rregullta me qarkorin e Partisë të Elbasanit. Me kalimin e kohës vërejmë se Hyseni me t’u vënë në shërbim të lëvizjes nacional- çlirimtare filloi të informojë rregullisht për veprimtarinë armiqësore të armikut. Kështu në muajin mars të vitit 1943, me anë të një letre që dërgohej në çetën e Çermenikës nëpërmjet Ali Gjetës, njoftonte se sëshpejti italianët do të ndërmerin një operacion kundër forcave partizane të Çermenikës e Martaneshit si dhe drejtimet nga do të fillonte operacioni. Si rezultat i kësaj komanda partizane mori masa dhe jo vetëm nuk u gjend në befasi, por e goditën armikun atje ku nuk e priste. Gjithashtu ky (Hyseni) ndihmoi edhe për arratisjen e Ethem Burhanit me të cilin mbante lidhje kur ky ishte strehuar në stanet e Çotës në Allagjesh dhe deri sa u bashkua me çetën e Çermenikës duke larguar familjen nga rrethi i Librazhdit. Në kohën kur kapitulloi Italia ajo njoftoi komandën e çetës së Çermenikës për të shkuar dhe marrë materialet që kishte lënë ushtëria italiane dhe t’i përdorte për nevojat e çetës, ndër vete Hysniu sëbashku me pjë pjesë xhandarësh u largua për në Tomorricë, mbasi andej kishte njerëzit e tij. Më vonë vrejmë se në pragun e çlirimit të plotë të Shqipërisë, në muajin shator 1944, ish komandanti i ballit kombëtar për zonën e Quksit, Selim Kopaçi sëbashku me tre djemtë e tij, me qenë se çetat e ballit ishin shpërndarë, qëndronte i fshehur në afrsi të Quksit, duke menduar se do t’i shpëtonte ndëshkimit për krimet që kishte kryer në popull. Por pa humbur shumë kohë patrioti Xhemal Çela nga fshati Skroskë, me të marrë vesh këtë gjë informon komandën e vendit se ky kriminel ndodhej në shtëpinë e pa banuar të Dalip Zhepurit. Për këtë me një herë u muarën masat e nevojshme, u rrethua shtëpia ku ata ndodheshin të fshehur, ku tre djemtë u kapën gjallë ndërsa vetë Selimi në këtë kohë nuk ndodhej aty. Me qënë se tre djemtë e Selimit ishin në moshë të re si dhe nuk kishin kryer krime kundër popullit, i’u bë thirrje qe te qëndronin partizan ne Brigaden e XX- të Sulmuese. Ne fillim ata pranuan propozimin qe i u bë, por nuk kaluan shume ditë dhe dy prej tyre dezertuan. Puna e organeve te informacionit ne kete kohe shtrohej detyra qe të zbulonin se ku ndodhej Selim Kopaçi ku do të mereshin masat qe ai te kapej i gjallë. Mbasi kaluan disa ditë, ne komanden e vendit të zones së Quksit, vjen informatori Isuf Belba, i cili njofton se Selim Kopaçi vazhdonte të qarkullonte në atë zone. Ai i kishte kerkuar strehim Isufit, i cili ky i fundit kishte pranuar duke e strehuar ne kasollen e tij tek vendi i quajtur kurizi Ozunit. Veç informates, ai i propozonte komandes se vendit që mbi bazen edhe të masave qe do te merreshin nga kjo e fundit, pa humbur kohe te shkonin e rrethonin vendin duke e kapur te gjallë. Komanda e vendit mbasi beri vleresimin e kesaj informate, paralel me masat e tjera qe u muaren, mori me vehte edhe nje kompani te brigades XX- të për ndihme dhe e rrethuan vendin ku krimineli u kap i gjallë dhe me vendim te gjyqit partizan ai u pushkatua.
KREU II, LUFTA KUNDER ARMIQVE TE KLASES NE VITET E RIMEKENBJES E KONSOLIDIMIT TE PUSHTETIT POPULLOR NE RRETHIN E LIBRAZHDIT (NENDOR 1944- 1948)
- Situata në rreth.
Populli ynë nën udhëheqjen e vazhdueshme të Partisë Komuniste Shqiptare, zhvilloi një luftë heroike dhe legjendare e cila do të mbetet gjithmonë e tillë sepse solli fitoren më të madhe te popullit tone, ate të çlirimit të plote të vendit. Edhe ne të kaluaren qe ne thellesite e shekujve populli shqiptar kishte luftuar per liri e indipedencë, por frutet e kesaj lufte gjithnje në nje formë apo ne nje tjeter ja kishin rrembyer armiqtë e brendshëm ne koordinim e bashkeveprim me ata te jashtmit. Ndersa ne kete kohë çlirimi i Shqipërisë solli vendosjen e pushtetit popullor, i cili i shkaterroi njehere e përgjithmonë nga themelet pushtetin e vjeter feudo- borgjz dhe i çeli rrugen vendit tone për të ecur drejt socializmit e komunizmit. 28 Nendori i 1944- se përmbysi ato klasa te cilat ne shekuj e kishin shtypur e shfrytezuar popullin tone, ato klasa qe gjithnje duke shkelur me këmbe interesat e popullit ishin vene ne sherbim te okupatorit, ku për te mbrojtur interesat e tyre nuk kursyen as zhdukjen e lirise dhe te pavaresise se vendit. Ishin keta elemente dhe keto klasa që me besnikeri kishin sherbyer me radhë që nga sulltanet e Turqisë dhe deri tek okupatoret italogjermanë, por ishin pikerisht ato klasa qe edhe mbas çlirimit me ndergjegje u vunë ne sherbim te zbulimeve kapitalisto- revizioniste me qellim qe te permbysnin pushtetin popullor të porsa krijuar. Armiqtë e klases, si në çdo rreth, edhe ne rrethin e Librazhdit nuk heshten edhe pas permbysjes se tyre si klase, perkundrazi, intensifikoi veprimtarine armiqesore duke perdorur forma e metoda te ndryshme subversive për te rifituar”parajsen e tyre te humbur” duke koordinuar veprimet me armiqtë e jashtem. Per t’ja arritur kesaj duhej punuar edhe për rritjen e numurit te elementeve armiq që do t’u sherbenin me besnikeri zbulimeve te huaja, duheshin pregatitur, stërvitur e kualifikuar, ndersa detyra kryesore që u ngarkohej para se të niseshin ne drejtim të vendit tone perseri ishte e njëjtë, të punonin pa u lodhur deri edhe ne sakrificen me supreme per minimin dhe rrëzimin e pushtetit popullor. Krahas kesaj edhe armiku i brëndshëm, me gjithe goditjet vdekjeprurse e shpartalluese qe mori, i nxitur dhe duke koordinuar punen me armikun e jashtëm nuk e nderpreu për asnjë moment luften e perpjekjet per te rimarrë pozitat e humbura. Puna e pare qe ai beri ishte rigrupimi i tij ne menyre legale, studimi me kujdes i gjendjes disfavorshme per ish klasat shfrytezuese qe ishin përmbysur duke percaktuar e gjetur vendet me kyçe e nevrologjike per goditjen e pushtetit popullor. Ashtu si ne mbare vendin tone, edhe ne rrethin e Librazhdit pothuaj se te njejtat karakteristika ishin persa i perket situates se krijuar. Por ajo paraqiste edhe veçoritë e saj nder te cilat kryesorja eshte se vete pozita gjeorgrafike e Librazhdit si rreth kufitar bente të mundur realizimin më me lehtësi te arratisjeve të cilat nxiteshin nga armiku i jashtem dhe i brendshem. Ne te njejtër kohe edhe veprimtaria subresive e zbulimeve te huaja, mbajtja e lidhjeve te rregullta me agjenturen e rekrutuar që gjatë luftes etje, zhvillohej me lehtë se ne thellesi dhe koha e kryerjes te ketyre veprimeve ishte më e shkurtër, gjë që ishte ne favor të atyre për te mos u zbuluar dhe ne disfavorin tone për ta paralizuar ne kohe këte veprimtari armiqesore subversive. Të ndodhur para kesaj situate, organeve te sigurimit të shtetit ne rrethin e Librazhdit qe ne ditet e para të çlirimit u dilnin detyra te rëndesishme për perballimin e shpartallimin e kesaj veprimtarije armiqesore e cila pritej e zhvillohej me intensitet si ne frontin e jashtem ashtu dhe ne ate te brendshëm. Me çlirimin e Shqiperisë edhe ne rrethin e Librazhdit disa nga krerët kryesore të reaksionit qëndruan brenda vendit në ilegalitet, ndersa nje pjese tjeter qe ishin me pak të kompromentuare qendruan legalë, bile pati dhe nga ata qe u futen ne radhet e ushterise nacional çlirimtare, siç ishin Adem Çela, Sherif e Luto Kopaçi, Xhemal Radiçi etj. Kuptohet qe organeve te sigurimit te shtetit i u desh nje pune e madhe per te kategorizuar te gjithë elementet armiq që deri ne çlirimin e vendit kishin qene pjesetare te organizatave tradhetare dhe ne sherbim direkt të okupatoreve italogjermane. Për te percaktuar sa me drejt rrezikshmërine e secilit nga keta elemente, duheshin grumbulluar akoma më shumë te dhena qoftë per aktivitetin qe ata kishin kryer ashtu edhe për qëndrimin aktual që mbanin. Qe ne ditet e para Partia i orientonte e drejtonte organet e sigurimit që gjate realizimit te detyrave te tyre të jene objective, faktet e fenomenet t’i analizojne gjykojne me partishmeri, gjithmonë si puntorë politik, puntorë Partie, karakteristika keto qe ne saje te punes madhe edukative qe Partia ka zhvilluar vazhdimisht, ka bere qe te forcohen e zhvillohen akoma me shumë gjate etapave të ndertimit të socializmit ne vendin tone. Për ta realizuar me sukses këtë detyrë, nen drejtimin e Partisë u organizuan hetime popullore te cilat drejtoheshin nga komisioni hetues për krimet dhe kriminelët e luftës. Krahas kesaj organet e sigurimit organizuan akoma me mirë rrjetin informativ ne te gjitha fshatrat nga ku grumbulluan të dhëna ekzakte për të gjithe ata persona që kishin kryer krime ne luften që kishin zhvilluar kunder lëvizjes nacional- çlirimtare. Mbi bazen e ketij studimi u bë kategorizimi simbas lloit të krimit dhe rrezikshmerise shoqërore që paraqitnin ku përfundimisht u ndanë ne tre grupe:
Ne grupin e parë bënin pjese ata qe kishin kryer krime te renda gjate luftes dhe qe kishin bashkepunuar aktivisht me okupatoret ne vrasje, grabitje e djegie dhe qe kishin patur funksione drejtuese ne organizatat tradhetare. Këta elementë u arrestuan me nje herë dhe ju paraqiten organeve gjyqesore. Ne rrethin e Librazhdit kane qene disa persona qe benin pjesë ne kete kategori, midis të cileve: Nezir Muzhaqi, Bajram e Muhamet Muzhaqi, Xhemal Radiçi, Shyqyri Belba, Adem Çela, Hysen Korani, Xhelo Allhidri, Shahin Dosku, Daut Gurra dhe Kasëm Hoxha.
Ne grupin e dytë benin pjese ata elementë që kishin mare pjese aktive ne organizatat tradhetare e formacionet e tjera armike, por qe nuk u ishte vertetuar e dokumentuar kryerja e krimeve të renda. Për te plotesuar këte mungesë që konstatohej, kjo kategori personash u vu në vëshgim të rreptë nga ana e organeve te sigurimit te shtetit, ku njëkohësisht punohej për të vërtetuar krimet që kishin kryer.
Edhe mbas çlirimit te vendit, një pjese e mirë e ketyre personave ishin të predispozuar për të zhvilluar veprimtari armiqësore, prandaj edhe pse në pamje dukej se e kishin ndërprerë aktivitetin armiqesor kunder pushtetit popullor, ata e filluan përseri dhe në intensitet ate, prandaj të gjithë përfunduan në burg.Më tipikët të kësaj kategorie kanë qënë :Selman Dashi, Ibrahim Hoxha, Hazis e Belul Balliu, Hajdar Alla, Qamil Osman Çota, Nexhip Biçaku dhe Zeqir Hunçi.
Në grupin e tretë bënin pjesë ata persona qe kishin marrë pjesë në organizatat tradhetare si rezultat i paqartësisë dhe i rënies viktimë ne veprimtarinë armiqesore, dhe që nuk kishin kryer krime, vinin nga shtresat e varfera. Por mbas çlirimit te vendit, ne saje edhe te punes që bente Partia për edukimin e njerezve, e kuptuan se ishin gënjyer nga krerët e organizatave tradhetare.
Mbasi keta persona u këshilluan ku duke marrë për baze edhe reagimet e qendrimet e tyre, u lane te lire. Duke bere nje ndarje të tillë u bë e mundur qe të goditen të gjithe ata elernentë armiq qe kishin kryer krime, ndersa ata që kishin rënë viktimë e veprimtarisë armiqesore si rezultat edhe i paqartesisë dhe qe ne pergjithesi vinin nga shtresat e varfra dhe të mesme, iu dha mundesia dhe u ndihmuan për të kuptuar gabimet duke punuar sebashku me tërë popullin shqiptar për rindërtirnin e ndërtimin e vendit. Si rezultat i gjithe kesaj pune dhe lufte qe bëri Partia populli dhe organet e sigurimit të shtetit, u arrit qe gjate periudhes 1945- 1948, organeve gjyqësore t’i jepen per te gjykuar 98 elementë armiq, banditë që ishin kapur ne rrethin tone, kriminelë lufte dhe pjesetare te organizatave dhe grupeve armiqesore te krijuara mbas çlirimit, strehues bandash etje. Prej ketyre nje pjese u denuanë me vdekje, ndersa pjesa tjetër me burgime të ndryshme. Me kalimin e kohes me këtë kategori personash Partia dhe organet tona bënë punë te veçante duke i pajisur me besim të pa tundur ne vijen e Partisë duke u bërë keshtu mbeshtetja e pushtetit popullor. Nga radhet e tyre u mbeshtetën organet e sigurimit të shtetit në luften e tyre për zbulimin e shpartallimin e bandave
- Riorganizimi i organeve te sigurimit ne rreth dhe detyrat e tyre kryesore.
Në ato kushte q’ë u pershkruan me siper, organeve të mbrojtjes popullit te cilat u riorganizuan nga Partia me 4 dhjetor 1944 ashtu si ne të gjithë vendin, edhe ne rrethin e Librazhdit, u dilnin detyra të rëndesishme ne drejtim te luftes kunder armiqve te klases të brendshëm e të jashtëm. Për të përballuar me sukses kete luftë, fillimisht u bë riorganizimi i organeve te sigurimit te shtetit. Kështu ne fillim te vitit 1945 u krijua në Qarkun e Elbasanit seksioni i mbrojtjes popullit, i cili ne juridiksionin e ushtrimit te veprimtarisë se tij përfshinte edhe rrethin e Librazhdit, ndersa per kete te fundit detyrën e organeve te informacionit e kryenin të besuarit prane komandes se vendit te cilet ishin disllokuar ne Librazhd, Qukes, Rrajcë, Zdrajsh e Polis. Duke u nisur nga intensiteti në rritje e veprimtarisë armiqesore e për rrjedhim edhe nga detyrat e medha që duhej te kryenin organet e Mbrojtjes se Popullit, lindi nevoja qe keto te fundit të forcohen e zgjerohen qoftë persa i perket shtrirjes teritoriale, ashtu edhe drejtimeve e linjave ku duhej perqendruar puna dhe forcat kryesore të tyre. Prandaj ne muajin prill u krijua nen seksioni i Mbrojtjes së Popullit për rrethin e Librazhdit, i cili varej direkt nga seksioni i Mbrojtjes se Popullit te qarkut te Elbasanit. Gjate realizimit te detyrave të tij, punen agjenturalo operative nën seksioni e kryente me anen e njerezve te besuar qe kishte nëpër fshatra, të cilet ne pergjithesi ishin njerez rne qendrim të mire politik, patriotë, me influencë ne fshat, ne pergjithesi keta ishin te armatosur dhe per ato kushte qe ishin, ata kishin edhe nje nivel të konsiderueshem arsimor ne krahasim me ambjentin ku jetonin e punonin ku mbizotëronte analfabetizmi, Prane nën seksionit qëndronte edhe nje grup forcash, i cili kishte 30- 50 vete, që merreshin me ndjekjen e bandave të krimineleve e cila ne kete periudhë ishte forma kryesore e luftes që zhvillllonte armiku i jashtem dhe i brendshëm kunder nesh. Në të njejtën kohe pjesetaret e ketij grupi personash kishin detyrë që të organizonin punen edhe per ruajtjen e rendit e te qetësise publike. Kjo pune organizimi ka vazhduar deri ne korrik te vitit 1946, kohe ne te cilen filluan te veprojne referentet e zonave (lokaliteteve) që per rrethin tonë i perkisnin zones Quksit, qendres dhe Çërmenikes. Intensifikimit të veprimtarisë armiqesore i duhej pergjigjur me nje pune e mobilizim akoma me te math, te cilat veç të tjerave kerkonin edhe nje strukturë e shtrirje me të studjuar dhe zgjeruar të organeve te Mbrojtes se Popullit. ishin pikerisht keto kushte që sollën, ne shtator te vitit 1946, krijimin e seksionit të puneve te brendeshme per rrethin e Librazhdit, ne perberje te të cilit ishin edhe dy nen seksione, njeri per sigurimin dhe tjetri për policine popullore. Organika e ketij seksioni përbehej nga një shef seksioni dhe dy zëvendsat e tij për linjat perkatese si dhe me 5- 7 referentë të zonave. Kjo strukture organizative ka qendruar deri ne muajin nëndor te vitit 1947, kohe ne te cilën u suprimua qarku i Elbasanit dhe u krijua dega e punëve te brendeshme e rrethit te Librazhdit, në organiken e se ciles kishte kryetarin e deges, dy zevendes kryetarë, njeri për sigurimin dhe tjetri; për policinë si dhe referentët e kuadrot e tjera simbas linjave, drejtimeve e teritorit. Pra siç del edhe nga sa u theksua me sipër ashtu si ne të gjitha strukturat dhe hallkat e pushtetit shtetëror gjate kesaj periudhe, edhe organet e sigurimit te shtetit jo vetem qe nuk jane ndar nga dinamika e zhvillimit e forcimit të tyre, por nen kujdesin e vazhdueshem të Partisë, jane forcuar, zgjeruar e prefeksionuar vazhdimisht me piksynim që t’i bejne balle sa me mire dhe te zhvillojne nje lufte sa me efektive kunder elementit armik dhe veprimtarise se tij armiqesore e keqbërëse e cila sa vinte e shtohej per vete kryqëzirnin e ndërthurjen e interesave e piksynimeve të armiqve të jashtem e të brendshëm.
- Kontributi i dhene ne zbatimin e reformave si gjatë reformës agrare, tatimfitimet e jashtezakonshme, zabulimi dhe marrja e armëve te armiqve të klasës.
Organet e Mbrojtjes së Popullit me nje here mbas çlirimit te vendit muarën pjese direkt ne luftën per zbatimin me sukses të refonnave që mori pushteti popullor. Ato luajten nje rrol aktiv ne zbatimin e masave kufizuese ndaj elementit kulak dhe shtresave të pasura, ne vjeljen e tatim fitimeve, ne zbulimin e florinjve dhe mallrave të kulakeve dhe tregëtarve, te cilat i kishin xjerre në kuris të popullit. Siç dihet reforma agrare ishte nje eveniment i rëndësishëm politik, ideollogjik dhe ekonomik. Me realizimin e saj jo vetem qe i’u dha toka atij qe e punon, por u likujdua nje here e mirë prona e madhe private ne bujqesi. Kuptohet që elementi armik u hodh ne lufte për të sabotuar zbatimin e saj. Edhe ne rrethin e Librazhdit elementi armik gjate kesaj periudhe u hodh ne aktivitet të theksuar armiqesor. Format e luftes që ai përdorte ishin të ndryshme, duke filluar qe nga propaganda gojore per përhapjen e frikes e panikut dhe se nuk do te zbatohej realisht reforma agrare dhe duke perfunduar deri edhe ne kercënime direkte te fshatareve të varfër. Format që perdorte armiku ishin të ndryshme por në nder më kryesoret ishte ajo tendencë e përpjekje e elementit armik për t’u futur në komisionet e komitetet e fshatrave dhe te teknikeve qe matnin tokën me synim që t’u fshihnin tokën krimineleve. Në rrethin e Librazhdit familjet qe jane prekur nga reforma agrare kane qene Hysen Leka dhe Lutfi Leka të cileve i u muarën nga reforma agrare rreth 25 hektare, si dhe Sherif Dashi te cilit i u shtetëzuan rreth 30 hektarë tokë. Qe të tre keto familje ishin me banim ne Qukes. Gjithashtu gjate zbatimit të ligjjt të reformës agrare u shtetësuan edhe cifligu i Jashar Beut, i cili ishte nga Pogradeci, por çifligun e kishte ne fshatin Urakë ne nje sipërfaqe rreth 60 hektare. Ne kete çiflig punonin nje sasi e konsiderushme bujqish me një shperblim minimal nga Jashar Beu. Ne kohen kur u shtetëzua toka bei beri çdo perpjekje për të mos e leshuar, filloi të propagandoje kunder pushtetit popullor duke arritur deri atje sa te thotë qe”po gomeret e qentë do na preken nga reforma”. Organet e sigurimit të shtetit moren masat e nevojshme duke ndertuar punen e tyre nepermjet komisioneve te fshatrave per ndarjen e tokavete cilet u ngriten për çdo fshat. Keto komisione me pare se të fillonin matjet, informoheshin per siperfaqen e tokes që kishte secili fshatar dhe ku duhej përqendruar puna kryesore dhe pastaj fillonin nga matjet. Gjate kesaj periudhe pati edhe raste qe si rezultat i presionit që u benin elementët e shpronësuar fshatareve që përfitonin tokë, keta të fundit të mos pranonin ta merrnin token duke thene se nuk jetojnë dot ne fushe por duan të shkojne ne mal ku kane qene ose kishte raste që elementet e shpronesuar duke bere presion fshatareve të varfer ne menyrë te fshehtë u marin lekë për tokat keshtu psh. Shaban Dashi u niori 60 napolona fshatareve. Karakteristike gjate kesaj kohe ishte edhe fakti që elementi armik e koordinonte veprimtarine e tij armiqesore edhe me elemente të rretheve të tjera. Keshtu ne rrethin e Elbasanit gjate zbatimit të ligjit t’ë reformes agrare nje fshatar u hodhi bomben komisionit me qëllim që t’i zhdukte, por vrejme se ndikimi i kesaj ngjarjeje të shemtuar ndjehet dhe ne rrethin e Librazhdit ku elementi armik nën zemer perpiqet te organizohet per t’ju kundervënë pushtetit popullor. Edhe ne fshatin Polis kulaku Dikë Muzhaqi i deboi fshataret që shkuan te kullosnin bagetite ne livadhet që i shtetëzoi reforma agrare kulakut Dik Muzhaqi. Me qenë se disa fshatra mereshin me shume me blegtori, e si rrjedhim per te siguruar bazën ushqimore te tyre kishin lënë disa toka djerr, gjate zbatimit të ligjimit te reformes agrare u shtetëzuan edhe livadhe e toka djerr të cilat i u dhane fshatareve te varfer per ti punuar e per kullotë, kjo me e theksuar ne Çërmenikë dhe ne Polis. Detyre me rendesi para organeve të sigurimit te shtetit gjate kesaj periudhe ishte edhe ajo e zbulimit e grumbullimit të armeve, pjesa me e madhe e te cilave ndodheshin të fshehura nga elementi armik, rreaksionarët e vendit, kulaket dhe familjet e krimineleve. Ashu si për drejtimet e tjera të punes së tyre edhe ketu organet e sigurimit te shtetit bene një pune të diferencuar. Kjo për faktin se kishte edhe nga ata persona te cilet nga mungesa e qartesisë politike, e nivelit të tyre të ulet ishin genjyer nga propagand e armikut se armët duheshin mbajtur “per nje ditë te mirë që seshpej ti do të vije”. Drejtimi kryesor i organeve te sigurimit për realizimin me sukses të kesaj detyre edhe ne kete fushe ishte, elementi armik, kulaket dhe të deklasuarit. Këtyre u duheshin zbuluar armët që mbanin te fshehura, por edhe planet që kishin për rrëzimin e pushtetit popullor. Si rezultat i punes së mirë që bënë organet e sigurimit ne bashkeveprim e lidhje të ngushtë me popullin u arrit qe të zbuloheshin ne fshatin Spatharë ne shtepine e J. Ç 8 arka me municion dhe një mitroloz i rëndë i ri, ose në fshatin Dardhe u gjetën dy automatikë te tipit “Tomson” amerikan, te cilet i kishte sjelle Alush Leshanaku, ne fshatin Polis- Qender u gjeten 2 pushkë italiane me nga 100 fishekë secila ndersa ne një shtëpi tjetër u gjeten edhe 5 pushkë me 500 fishekë etj.
- Lufta kundër bandave.
Ne fillim të vitit l945, ne rrethin e Librazhdit qarkullonin 5 banda kriruinelësh me 60 persona. Pjesa me e madhe e ketyre elementeve kishin qënë pjesemarres të organizatave tradhetare dhe qe kishin bashkepunuar me okupatoret dhe luftuar aktivisht kunder levizjes nacional- çlirimtare, ndersa nje pjese prej tyre si Hazis Biçaku, Isak Alla, Xhevdet Blloshmi, Qerim Muzhaqi, Emin Biçaku dhe Daut Gurra kane qene komandantë të çetave të ballit kombetar dhe si te tille kishin marre pjese ne shumë djegie e vrasje sebashku me okupatoret. Për të shpëtuar lekurën e tyre dhe per të mos dhënë llogari para popullit, 13 elementë të tillë u larguan sëbashku me okupatorin, 5 u fshehen e maskuan brenda vendit, ndersa 6 të tjere vazhduan veprimtarine e tyre armiqesore duke u arratisur brenda vendit. Keta elementë armiq mbanin shpresat tek ndihmat qe do t’u jepnin nga jashtë aleatët e tyre anglo- amerikanë, te cileve u sherbenin me zell prej kohesh. Kjo pjese e elementeve armiq qe doli ne mal e u bashkua me bandat dhe i vune vehtes si detyre që me çdo mënyrë të pengohej konsolidimi i pushtetit popullor me objektiv kryesor qe ta përmbysnin sa me parë. Për asgjesimin e bandave u perdoren të gjitha format e punes dhe luftes për zbulimin e shpartallimin e tyre si ndjekje me anen e forcave ushtarake, organizimi i pritave dhe kontrolleve te ndryshme ne vendet me te dyshimta, përdorimi i personave me influence per të ndermjetesuar për dorezimin e tyre si dhe filtrimi dhe rekrutimi i agjentures ne drejtim të tyre. Ne muajin dhjetor 1945, Sali Gurra njoftonte SMP se banda e Daut Gurres sebashku me 5 veta qarkullonte ne pyllin e Dragostunit, ata jane furnizuar me bukë dhe kane çfaqur mendimin për t’u dorezuar por kane frike se dënohen me vdekje. Pa vonuar nepermjet Sali Gurrës u krijua mundesia qe te meret takim me pjesetaret e kesaj bande. Takimet qe u organizuan dualen me sukses dhe me ne fund ata u dorezuan dhe i u dhane gjyqit të popullit ku dorezimi i tyre shërbeu si masë lehtësuese. Në këtë periudhe lufta për dorezimin e bandave sa po kishte filluar. Dorezimi i bandes se Daut Gurrës dhe ndjekja e vazhdueshme e tyre me anen e forcave ushtarake shkaktoi nje lekundje serioze edhe ne radhet e bandave te tjera.
——–
1) Daut Gurra ka qene federal i fashizmit per rrethin e Librazhdit gjatë periudhes se okupimit fashist. Gjate luftes nacional çlirimtare ai u be komandant i ballit kombetar për zonen e Librazhdit, ka shume per tu fshehur.
—————-
Ishte kjo aresyeja qe ne muajin prill 1945 ne pamundesi per te gjejtur vend qe t’u fshihet forcave të ndjekjes, u dorezua banda e Mahmutit. Ne sektorin e Polisit qarkullonin bandat e Qerim e Kadri Muhaqit per kapjen e seciles organet e sigurimit te Mbrojtjes se Popullit organizuan punen dhe murën masat e nevojshme. Ne zbatim te ketyre detyrave patriotët Hysen dhe Ali Poçi njoftojnë organet e SMP se kjo bande qarkullonte në zonen e Polis- Vilanit dhe si bazë strehimi ka Sherif e Rexhep Muzhaqin dhe Met Xhajën, që te tre nga Polisi i Vogël. Nga verifikimet qe i u bënë kesaj të dhene, si dhe organizimi i punes për vëzhgimin e mbajtjen nën kontroll të ketyre bazave rezultoi se keta banditë qëndronin më shume tek Met Xhaja. Per te saktësuar më mire këtë të dhënë u organizua një kontroll i befasishëm nga i cili rezultoi se vertet banda kishte qendruar disa here ne këtë shtepi, por ne rastin e kontrollit, pjesetaret e bandës nuk u gjetën brenda. Me vonë mbasi u grumbulluan edhe te dhena të tjera, Met Xhaja si strehues i krimineleve dhe se ishte vënë plotësisht në sherbim të tyre, u gjykua dhe u dënua me pushkatim. Dënimi tij beri që edhe bazat e tjera te mos e ndjejnë vehten të qetë dhe te sigurtë. Si reflektim apo ndikim i kësaj, rezultoi që Kadri Muzhaqi u gjend i helmuar ne një rrugë afer ures Gurit, nga strehuesit e tij, ndersa Qerimi u largua nga rrethi i Librazhdit, ku me vone u gjënd i vdekur fshatrat e Kavajës. Gjate kesaj periudhe u gjend i vrarë në malet e Sopotit krimineli Qerim Zogolli nga fshati Fanje. Nga verifikimet e më vonëshme që u bënë rezultoi se atë e kishte vrarë Maliq Alla nga Bërzeshta. Ne muajin nëndor të vitit. 1945, informatori i SMP Xhelo Fejzullah Vreto, informonte se ne shtepine e Skender Vretos nga fshati Farret, strehoheshin kriminelet Jakup Cezma dhe Adem Cela, qe te dy ishin nga rrethi i Pogradecit. Për të asgjesuar këte bandë lindi nevoja që të studjoheshin me kujdes kushtet konkrete dhe situata duke përpunuar disa variante. Me në fund u konkludua se si variant më i përshtatshëm ishte qe te thirrej strehuesi ku mbasi te zhvillohej hetuesi e shpejtë dhe intensive, te grumbulloheshin te dhena te cilat do te sherbenin per organizimin e rrethimit dhe asgjesimit te bandes. Thirrja e strehuesit u be ne menyre secrete ku nuk zgjati shume kohe dhe ai pranoi se kishte strehuar banden dhe ne te njejten kohe tregoi edhe intenerarin nga kalonte banda dhe se ku ndodhej ajo ne ato moment kur ai jepte shpjegim e ne hetuesi. Mbasi muren te dhena te sakta per cdo gje qe kishte marre, pjese efektivisht ne luften kunderforcave partizane. Mbas clirimit sebashku me vellane dhe tre djemte e tij u hodhen ne arrati. Edhe ne zonen e Qarrishtes gjate kesaj kohe qarkullonin banda kriminelësh, aktiviteti armiqësor i të cilave sa vinte e shtohej. Kjo shtronte detyrën urgjente para organeve të sigurimit që të intensifikonin punen per zbulimin kapjen e shpartallimin e tyre. Ne vartesi edhe me të dhenat e materialet e tjera qe disponoheshin kjo e dhënë u vleresua me kujdes. Ne kuadrin e masave qe u muaren, ajo kryesorja ishte dergimi i forcave të ndjekjes per të rrethuar e asgjesuar bandën. Bashke me keto forca shkuan edhe nje puntor operativ i Sigurimit, por kur arriten ne fshatin Qarrishtë, ky i fundit u lajmërua që të këthehej ne dege. Me mungese të tij, per drejtimin e forcave u caktua informatory “Kasapi” (Rexhep Hunçi) i cili ishte edhe i armatosur. Rexhepi me të marrë njoftim vihet ne krye te forcave te cilat drejtohen për në malin e Mirakut. Atje, mbasi bëjnë krastitjen e pyllit, sidomos ne ato vende ku dyshohej se ndodhej banda. Gjat kontrollit ata gjejne të shkruar në lëkuren e nje druri ahu, ne pune gëdhëndje, fjaleft “rrofshin biçakçinjtë”. Kjo shërbeu si njs orientim më i sakte per të shkuar ne vendin ku ndodhej e fshehur banda. Mbas pak ata shikojne ne nje vend jo shume larg që dilte tym dhe kur afrohen ne nje distance deri 50- 60 metra kriminelet i diktojne forcat tona dhe me nje here zënë pozicionet dhe filloi perpjekja. Nga luftimet qe u zhvilluan nga pjesetaret e bandes mbeti i vrare Halil Alla, kurse Isak Alla dhe Hazis Biçaku u plagosën, por të ndihmuar edhe nga shoket e tyre munden të dalin nga rrethimi dhe pastaj te largohen. Ndersa nga forcat e ndjekjes mbeti i vrarë drejtuesi i tyre Rexhep Hunçi i cill siç u theksua edhe me lart ka qene informator i organeve te sigurimit me pseudonimin “kasapi”.Mbeti i vrarë gjithashtu edhe ushtar Rrahman Biba dhe u plagosen 4 të tjere nga forcat tona. Nga analiza qe i u be më vone kesaj ngjarjeje, rezultoi se megjithse ne fillim e dhëna u vleresua drejt, nuk u luftua sa duhet për zbatimin me rigorozitet te detyrave qe u vune. Kjo duket ne faktin që u lejua të kthehej puntori operativ nga rruga që ishte nisur me forcat e ndjekjes per asgjesimin e bandes, duke i lënë ato pa u drejtuar nga ndonje kuader i degës se puneve te brendeshme. Vënia ne krye të forcave te ndjekjes e informatorit “kasapi” nuk duhej të lejohej, qoftë për mungesen e eksperiencës dhe qe nuk mund të zëvëndesonte nje kuader te degës, ashtu edhe per faktin se nuk jepte rezultat edhe djegia e tij si si informator para elementit armik. Gjithashtu nuk u vleresuan shkrimet e gjetura ne trungun e drurit të ahut ku lexohej “rrofshin biçakçinjtë” nëpërmtjet të ciles mund të përcaktohej perafersisht vendi se ku ndodheshin kriminelet e si rrjedhim të organizohej më mire rrethimi i tyre. Edhe tymi që u pa ne pyll nga ana e forcave tona, me gjithse i u raportua komandës, perseri nuk u vleresua drejt duke menduar se ata ishin sharrxhinj që punonin ne pyll. Si rezultat i ketyre raungesave ne vlerësimin e te dhënave dhe organizimin e punes, dobesi pati edhe ne menyren e krehjes se pyllit, gje qe solli rënien e forcave të ndjekjes befasisht ne zjarrin e armëve të krimineleve ku pastaj u krijua mundesia e shpëtimit të tyre nga rrethimi duke lëne vetem nje te vrarë. Mundesite ishin që kjo bandë të asgjesohej plotesisht, bile të kapeshin edhe te gjallë dhe me humbje te pakta nga forcat tona. Gjithashtu ne zonen e Qarrishtes qarkullonte banda e Emin Biçakut e cila përbehej nga 5 persona. Për asgjesimin e saj u bene mjaft përpjekje qofte me anen e forcave të ndjekjes, ashtu edhe ne rruge agjenturalo- operative duke drejtuar informatore ose rekruatuar të rinj në drejtim te saj, por nuk dhane rezultat. Nga analiza e studimi që i u bë kesaj çeshtje rezultoi qe Ram ¹Kurti nga fshati Dorëz gëzonte nje fare infulence jo vetem tek kjo bandë por edhe tek bandat e tjera që qarkullonin ne keto zona. Për kete nga ana e organeve te sigurimit u thirr Rama te ci lit pasi ju shpegua situata dhe i u dhane udhezimet e duhura, e fund i u dhane detyra qe të merrte takim me pjesetaret e bandes dhe në koordinirn edhe me veprimet e masat qo do të merrnin organet tona, ai te gjithe pjesetaret e bandes t’i dorezonte. Pa kaluar shume kohe, nepermjet Rames u muar takim me kryebanditin, te cilit nder të tjera i u tha dhe premtua se se duke u nisur edhe nga krimet që kishte kryer, po të dorezohej do te kishte lehtesime ne masen e denimit. Pas ketij takimi e gjithe banda u dorezua pjesetaret e se ciles ju paraqiten gjyqit te popullit per të dhene llogari për krimet qe kishin kryer dhe ne fund muaren denime të ndryshme, Nga sa u theksua me siper del se puna intensive sqaruese e bindese qe bente Partia neper fshatra, masat revolucionare qe po
———
1) Rama Kurti e hiqte vehten si partiot, por ne fakt mbante lidhje me bandat. Ata që dorezonte në organet tone u merrte para (ryshfete se gjoja ai i shpëtoi), ndersa kriminelet e rrezikshëm i mbante te fshehur dhe nuk i dorezonte. Ne vitin 1962, u arrestua dhe u denua si agjentë i zbulimit jugosllav, ai bente pjese ne grupin armiqesor Dorez- Gizavesh për prishjen e kooperatives bujqesore.
—————
merrte pushteti popullor për kryerjen e reformave ekonomike si dhe lufta gjithnje më e ashpër qe zhvillonin organet e sigurimit të shtetit dhe ata te ndjekjes suallen si rezultat qe banditet e arratisur ne rrethin e Librazhdit u asgjesuan, u kapen ose u dorezuan. Si perfundim ne vitin 1948, mbeten 8 banditë të arratisur ne mal te cilet në koordinim me abulimin jugosllav dhe duke shfrytezuar më mire tradhetine e klikës titiste munden qe te kalojne ne Jugosllavi.
- Zbulimi dhe goditja e grupeve dhe organizatave kunder-revolucionare.
Krahas luftes për zbulimin dhe asgjesimin e bandave, organet e mbrojtjes se popullit të rrethit Librazhd, i u desh te zhvillonin nje lufte të ashpër edhe ne drejtim te zbulimit e goditjes së grupeve e organizatave tradhetare. Ne rrethin e Librazhdit ne vitet e para te çlirimit armiqte e klasës kishin krijuar të ashtuquajturën “partia mbretërore zogiste” e cila qëndrën e kishte ne rethin e Matit. Kjo organizate ishte shtrirë ne 17 fshatra te rrethit te Librazhdit rne rreth 50 persona. Qendrën ajo e kishte ne fshatin Prevall dhe kryesohej nga krimineli Rustem Dani. Ajo kishte krijuar grupe te tjera ne disa fshatra. Ne fshatin Prevall vepronin Mejdin Shera, Arif Gjata, Emin Rama dhe Rakip Qeti; ne Lunik vepronin Hamit Tahiri, Seit Albrahimi, Destan Boda e Rakip Doda. Ne fshatin Neshtë ishin Isak Alcani dhe Sadik Hoxha, ne Kostenje vepronin Arif Disha, dhe Destan Peshku; ne Funares ishin Hazis Balliu, Islam Balliu, Xhemal Balliu dhe Belul Balliu; ne Zgosht ishin Isak Alla dhe Kamber Alla (keta jane te arratisur); ne Letëm vepronin Ilias Bogdani dhe Arshim Bogdani, Bajram Barufi dhe Veli Biçaku; ne Gizavesh ishin Zeqir Hunçi dhe Selim Ternova; Rrapun vepronin Nazif Çota dhe Namik Çota; ne Kutërman ishte Mexhit Murtini; ne Babje veprojne Hadar Balla, Selim Prenja dhe Qamil Çota; ne Polis ishin Ali Cekani, Sadik Muzhaqi, Hysen Muzhaqi dhe Ismail Kasa; ne Qrenje ishte Asllan Balla, ne Mirakë Myftar Hoxha; ne Zdrajsh ishte Tahir Hoxha dhe ne Bërzeshtë Xhevdet Blloshmi (i cili eshte i arratisur). Duhet theksuar se rreth ketyre grupeve dhe individëve kishte edhe elemente të tjerë qe ishin të aferm me miqtë e tyre me te cilet mbanin lidhje keto grupe ku ne nje forme apo ne nje tjeter i ndihmonin per zhvillimin e veprimtarise armiqesore kunder pushtetit popullor. Qellimi i kesaj organizate ishte qe nepermjet propagandes armiqesore qe ajo zhvillonte te pregatiste terenin per ardhjen e Zogut ne Shqipëri i cili do te vendosej sipas tyre perseri si mbreti shqiptareve. Kjo dë të realizohej edhe me ndihmen e nderhyrjen e anglo- amrerikaneve. Ne programin e saj kjo organizate kishte edhe kryerjen e akteve terroriste ndaj aktivisteve të Partisë e të pushtetit popullor, që te mbillnin panik, me qellim qe fshataret të kundershtonin reformat e ndryshme qe po kryheshin ne vendin tone gjate kesaj periudhe. Për kete ajo”partia mbretërore zogiste” bashkepunonte me të gjitha bandat e krimineleve qe qëndronin te arratisur ne mal. Si burim për zbulimin e shpartallimin e kesaj organizate kriminele shërbeu perpjekjet qe bënë forcat e ndjekjes me banden e Sali Lamit ne Qafe- Shtame, ketu u arrit qe te kapen disa dokumenta te cilat i dispononte kryetari i kesaj organizate Sali Lami. Bashkë me keto dokumenta ndodheshin edhe ato te grupit te Prevallit te cilat kyesoheshin nga Rustem Dani. Me keto dokumenta u gjend edhe lista e pjesetareve te kesaj organizate si dhe nje liste tjeter ku pershkruheshin personat q’ë ishin bashkuar me levizjen nacional- çlirimtare sidomos ata me pergjegjësi ne pushtet dhe qe i nxirnin pengesa kesaj organizate. Ne keto dokumente u gjënd gjithashtu edhe vendimi per vrasjen e pjesetareve kryesore te lëvizjes nacional- çlirimtare, ne veçanti kuadrot, të cilat do te vriteshin nga pjesetaret qe bënin pjesë ne qëndren e “partisë mbretërore zogiste” ne Mat. Mbasi u kapen keto dokumente, u bë vleresimi dhe mbi bazen e tyre u muaren masat për kapjen e pjesetareve te bandës. Për verifikim të ketyre të dhënave e dokumentave, nga ana e organeve të sigurimit u be arrestimi sekret i Hysen Markut i cili u rekrutua me material shtërngues. Nga hetuesia intensive që i u bë dolli gjithe aktiviteti armiqesor qe kjo organizate kishte kryer, planet armiqesore qe ajo kishte hartuar dhe kishte ndermënd t’i realizonte si dhe shume materiale te tjera te rëndesishme të cilat sherbyen si baze për arrestimin e antareve te tjere të organizates. Mbas rekrutimit me material shterngues te Hysenit, organet e sigurimit hartuan planet dhe muaren masat e nevojshme per asgjesimin e organizatës. Ne perfundim u arestuan me nje here 22 antaret e kesaj organizate armiqesore. Nga proceset hetimore q’ë u zhvilluan me pjesetaret e kësaj organizate rezultoi se ne zbatim të planeve te saj ajo kishte si qëllim kryesor pëmbysjen e pushtetit popullor dhe pergatitjen e terenit për ardhjen e mbretit zog ne Shqiperi, koordinimi punes dhe hartimi i planeve të perbashketa me anglo- amerikanet etj.
- Përpjekja për ngritjen ideopolitike, profesionale, arsimore dhe ushtrake të kuadrove te sigurimit.
Per te perballuar me sukses luften kunder armiqve të klases te brendshëm e te jashtëm, Partia i kushtoi rendesi të veçantë problemit të ngritjes ideopolitike, profesional, ushtarake e arsimore të kuadrit. Ashtu si ne sektorët e tjere të jetës e aktivitetit te vendit tone gjate kesaj periudhe, edhe ne organet e sigurimit të shtetit kuadrot erdhën nga rrjeshtat e ushterise partizane. Partia orientonte që ne organet e sigurimit të caktohen njerez me partishmeri te lartë, besnike deri ne vdekje të Partisë, guximtarë dhe te vendosur për të perballuar çdo sakrifice per çështjen e popullit e të Partisë, cilesi keto qe e kane karakterizuar gjithnje popullin shqiptar. Eshte e kuptueshme qe ne ato kushte te viteve të para të pas çlirimit, niveli Ideollogjik e arsimor dhe profesional i kuadrove nuk ishte ne shkallen qe kerkohej, ai nuk i pergjigjej sa duhej luftes dhe veprimtarisë armiqesore qe elementi armik i brendshëm dhe i jashtem zhvillonte ndaj nesh. Gjendja e kuadrit të sigurimit të Librazhdit ishte: 3 me aresim të mesem, 4 me aresim fillor, 4 analfabetë. Me qellim që te kuptoheshin e vleresoheshin sa më me objektivitet situatat operative që lindnin njera pas tjetrës organizatat baze te Partise moren masat e nevojshme, caktuan detyra konkrete dhe ndoqen realizimin e tyre, per edukimin Ideollogjik, arsimor e profesional të komunisteve e kuadrove. Kete nevoje e diktonte jo vetem situata konkrete e krijuar dhe makinacionet qe armiku i klases organizonte ndaj nesh, por edhe vete dinamika e zhvillimit e zgjerimit te organeve tona. Keshtu kohë pas kohe me qellim që te realizoheshin sa më mire detyrat qe Partia u rigarkonte organeve tona, lindi nevoja e krijimit të sektoreve te rinj, prefeksionimi gjithnje ne rritje të formave e metodave të punes të organeve te sigurimit të shtetit. Prandaj gjate kesaj periudhe, veç punes ideopolitike e arsimore qe zhvillonte organizata bazë e Partise; prane seksionit të Mbrojtjes se Popullit kishte dhe një instruktor politik i cili ne kuadrin e realizimit te detyrave që vinte organizata baze e Partisë, ai organizonte punen ideopolitike me komunistet e kuadrrot, zhvillonte tema politike, te aktualitetit nderkombetar, për problemet shoqerore, te jetës e rrolit te familjes socialiste etj. Ne të njejten kohe organizata bazë e Partisë ndiqte zbatimin e detyrave të hartuara nga ana shtetrore për edukimin profesionale e ushtarake të kuadrove. Për kete u zrivilluan disa tema ne punen profesionale qe kishin të benin me njohjen e formave e metodave të veprimtarisë armiqesore që elementi armik zhvillonte ndaj nesh, të njohjes më të mirë të armikut për ballë, kjo edhe per faktin që rrethi i Librazhdit eshte rreth kufitar, për njohjen e zbatimin e normave të punes të organeve te sigurimit etje. Me qene se gjate kesaj periudhe ne menyre te theksuar u vrejt tendenca e elementit armik, i cili per te shpetuar lëkurën bënte lloj lloj makinacionesh e veprimesh me qellim qe te kompromentonte organet tona, lindi nevoja e kuptimit më te thellë e ndertimit më të drejtë të maredhenieve tona ne veçanti me elementë te tille. Veç pune bindese e sqaruese që u beri ne menyre individuale e kolektive, u zhvilluan edhe disa tema e zberthime teorike të cilat benin fjale për ruajtjen e pastertisë të figures morale nga ana, e punonjesve të organeve tona, për nje lidhje me të ngushte me popullin, i cili ka qene dhe do te jete gjithmone burim i sukseseve të punes tone. Perveç punes edukuese që zhvillohej ne veçanti ne kuadrot e sigurimit, ata mernin pjese edhe ne format e leksionet që zhvilloheshin ne teren nga grupet e agjitatorëve nen drejtimin e Partise. Kjo bente qe jo vetem të zgjeronin më shume horizontin politico- ideollogjikë dhe arsimore te tyre, por me qene se temat ilustroheshin me shembuj, konkret duke shtruar detyra për zonen ku ato shvilloheshin, kuadrove të organevët tona i u dha mundesi të rinjohin më mire edhe situaten ne baze duke tërhequr ne menyre efikase mendimin e kontributin e mases ne luften kunder veprimtarise armiqesore e keqberese. Një pune e madhe edukuese e sqaruese u be me kuadrot gjatë viteve 1947- 1948, kohe ne te cilen u demaskua vija trockiste e armikut të Partisë e popullit tonë, agjentit të UDB- së jugosllave Koçi Xoxe. Gjate mbledhjeve dhe analizave qe u zhvilluan per demaskimin e veprimtarise se tij armiqesore u nxuarën edhe dobesitë e te metat e punes të organeve tona si dhe u percaktuan detyrat për evitimin e tyre ne kohe. Gjate kesaj periudhe si rrjedhim i frymes trockiste q’ë ishte përpjekur të diktoje ne punen e organeve tona armiku Koçi Xoxi, i cill kerkonte që të shkepuste organet e sigurimit nga udheheqja e Partisë, pati raste ndonse të shkeputura të dobesimit të lidhjeve me popullin të keq sjelljes me të. Prandaj lindi nevoja e organizimit e zhvillimit të nje pune edukuese e sqaruese për forcimin e çelnikosjen e lidhjeve me popullln, për forcimin e rrolit udheheqës te Partisë ne jeten e veprimtarine e organeve tona.
KREU III, LUFTA E ORGANEVE TE SIGURIMIT NE RRETH, KUNDER ZBULIMEVE ARMIKE DH ARMIQVE TE KLASES NE VITET 1949- 1955.
- Situata ne rreth.
Sukseset qe u arritën në vitet e para pas çlirimit do të ishin edhe me të medha, po te mos ishte ndërhyrja e hapet e revizionisteve jugosllavë ne punet e brendeshme të Partisë e shtetit tone. Siç dihej jugosllavet nepërmjet agjentit te tyre kryesor Koçi Xoxe u perpoqen me te gjitha menyrat për te gjunjezuar Partinë tonë dhe veçanerisht për izolimin dhe më vone eleminin e Sekretarit të Pergjithshëm të PKSH shokun Enver Hoxha. Me gjithe kushtet e rënda qe u krijuan për Partine e popullin tone nga a veprimtaria e grupit armiqesor trockist me ne krye Koç Xoxen, Partia e jone e zbuloi dhe e goditi ne kohe kete grup armiqesor. Shoku Enver Hoxha me nje principialitet të larte marksist- leninist me guixim te math revolucionar, besnik deri ne vdekje i Partisë e popullit, i imrksizem- leninizmit, me zgjuarsi e durim, shpetoi Partine dhe vendin tone nga kthedrat e revizionisteve jugosllavë duke mos u gjunjezuar per asnje çast para udheheqjes revizioniste jugosllave, por perkundrazi duke qendruar ne vijen e parë të luftes kunder revizionizmit e imperializmit. Për te gjitha nderhyrjet e jugosllaveve ne punet e brendeshme te Partisë e të shtetit tone, Komiteti Qendror i PKSH nuk ishte përkulur ne kete luftë, por kishte luftuar me guxim brenda normave e parimeve të marksizëm- leninizmit. Ai vuri në kohe ne dijeni Josif Visarionoviç Stalinin. Atehere Komiteti Qëndror i Partise Komuniste (Bollshevike) të BS mbasi studjoi gjendjen e krijuar ne Partine Komuniste Jugosllave, me 4 maj 1948, i dergoi nje leter Komitetit Qëndror të PKJ ku i tërhiqej vemendja per shkarje nga binaret e marksizem- leninizmit për oportunizëm dhe rënien ne prehrin e imperializmit. Partia jone e ndihmuar dhe nga keto letra, luftoi me heroizëm për shpartallimin e veprimtarise armiqesore të udheheqjes jugosllave ndaj vendit tone. Per kete qëllim u mblodh Pleniumi XI- te i KQ, i cili analizoi gabimet qe ishin berë dhe percaktoi vijen qe duhej të ndiqte Partia jone. Në të njejten kohe u denua me force qendrimi armiqesor i revizionisteve jugosllavë ndaj vendit tone si dhe e bashkepuntoreve kryesorë te tyre ne gjirin e Partise tone Koçi Xoxe e Pandi Kristo etje. Pas ketyre ngjarjeve, Mbledhja e Byrosë Informative, denoi botërisht klikën titiste si agjenturë e imperializmit e cila kishte sjellë dëme te mëdha lëvizjes komuniste botërore në: pergjithesi dhe vendeve socialiste e kryesisht vendit tone ne veçanti. Gjithashtu Kongresi i Parë i PKSH i cili u mblodh ne muajin nendor të vitit 1948, dënoi edhe, nje herë me forcë ndërhyrjen jugosllave ndaj vendit tonë duke e përcaktuar e cilesuar si armike të marksizëm- leninizmit dhe agjenturë ne sherbim aktiv të imperlalizmit e reaksionit ndërkombëtar. Kongresi shënoi kthesën e madhe historike për Partinë e popullin tonë, ai spastroi punen e Partisë nga metodat trockiste, nga shtrëmbërimet që ishin berë ne aparatin shtetëror të vëndit tonë e kryesisht ne punen e drejtimin e organeve te sigurimit te shtetit të cilat në disa raste Ishin vënë mbi Partinë. Kongresi i Parë i Partisë caktoi vijën dhe vuri mbi baza të shendosha marksiste- leniniste gjithe punen e Partisë te organeve shtetërore dhe ekonomike duke percaktuar drejt dhe qartë rrugën e ndrtimit t ë socializmit e komunizmit ne vendin tone. Në kuadrin e detyrave e vendimeve që mori Kongresi, një vemendje të veçantë i kushtoi punes dhe rrolit që duhet të luajne organt e sigurimit të shtetit, të cilat ishin prekur rne shurnë se çdo sektor tjetër nga ndërhyrja e jugosllavëve dhe veprimtaria armiqësore e trockiste e Koçi Xoxes. Për këtë Kongresi theksoi që: “Partia të punojë që arma e sigurimit të shtetit te forcohet sa me teper, sepse ajo eshte arma e dashur pushtetit që drejtohet nga Partia, qe ruan Partinë e pushtetin nga puna armiqesore e armiqve të jashtëm e te brendshëm”. Per të vëne në jetë vendimet e Kongresit te Parë te PKSH si dhe për të futur në rrugë të drejtë organet e sigurimit të shtetit; Komuniteti Qendror i PKSH ngarkoi me detyrën e Ministrit të Puneve të Brëndëshme udhëheqësin e talentuar, trim dhe besnik ndaj marksizëm- leninizmit, Antarin e Byrose Politike shokun Mehmet Shehu. Gjate kesaj periudhe edhe ne rrethin e Librazhdit, ashtu si ne mbarë vendin tonë, dukej influenca dhe pasojat e ndërhyrjes armiqësore të udheheqjes jugosllave dhe e veprimtarisë armiqësore e trockiste e Koçi Xoxes e grupit të tij. Kjo u vrejt ne disa drejtime si psh rritjen e numurit të komenteve armiqësore, bile edhe në forma te organizuara që zhvilloheshin gjate kesaj kohe, më e theksuar ishte ne zonen e Quksit ku qarkullonin e vepronin më shumë diversantët. Agjentura jugosllave mundi të futet e të krijoje bazat e veta ne vendin tone, nje pjese e mirë e fshatrave Ishin të influencuara nga mbeturinat e ballit kombetar, ndersa fshatrat Neshtë, Prevall e Lunik ishin nen influencen e legalitetit. Deri ne kete kohe Ishin cilesuar 62 familje kulakesh dhe punohej per studimin e hollësishëm te gjendjes ku po zbuloheshin edhe elementë të tjerë armiq si lidhje të bandave e diversantëve, mbeturina të organizatave tradhtare etje. Karakteristika e kesaj periudhe është se si rezultat edhe i veprimtarisë nxitëse qe zhvillonte zbulimi jugosllav, kishte shume elementë me tendenca arratisje, dobësi kishte edhe ne drejtim të ruajtjes së sekretit. Komentet armiqesore që zhvilloheshin si objektiv kryesor kishin goditjen e vijës së Partisë e udheheqjes se saj, por drejtoheshin edhe ne drejtim të rendit ekonomik duke i u kundervënë reformave që merrte pushteti popullor gjate kesaj periudhe. Pikerisht gjate kesaj periudhe u arratisën Hamit Luka dhe Islam Biçaku. Gjate viteve 1949- 1951 ne rrethin jone ka hyre banda e Isak Alles e cila qëndroi disa kohë, ndersa ne vitin 1952 ka qarkulluar e qendruar disa herë ne zonen e Quksit dhe të Mokrës ne rrethin e Pogradecit diversanti Bardho Leka. Edhe nga agjentura ekzistuese e organeve te sigurimit të shtetit, një numur i konsiderushem i kesaj, gjate kesaj periudhe, filloi të dinsinformojë ose të provokonte fenomene keto që e dëmtonin punen e organeve të sigurimit. Duhet theksuar se kontabilitetin e punes të agjentures e cila edhe levizja e saj nga një puntor operativ tek tjetri, kjo behej për shkak të lëvizjeve të shpeshta, pa kriter dhe të tepruara të puntoreve operativë nga nje zone apo sektor në tjetrën. Një pune e mpreftë e veprimtarisë armiqesore gjate kesaj periudhe ishte edhe sabotimi dhe kundërvenia që i bente elementi armik urdheresave e udhezimeve të qeverise siç ishin psh. për faljen e ndonje tatimi. Këtë elementi armik e shfrytëzonte sidomos ne pragun e zgjedhjeve të ndryshme që beheshin duke propaganduar se keto falje shteti i ben për të zbutur popullin që t’i japin votat për kandidatët qe do të zgjidheshin. Agjentura që mbahej ne lidhje nga organet tona si rezultat edhe i presionit te armikut të jashtëm, aty ketu filloi të tradhetojë, ishin bërë rekrutime pa kriter dhe te pa studjuara mire. Të ndodhur perpara kesaj situate, organeve te sigurimit të shtetit u dilnin detyra të rendesishme per të përballuar me sukses i fituar mbi veprimtarine armiqesore që zhvillonte elementi armik. Keto detyra lidheshin organikisht e vareshin nga njera tjera duke filluar që nga struktura e organeve te sigurimit e cila duhej t’i përgjigjej situates se krijuar dhe formave e metodave të veprimtarisë armiqesore e keqberëse që zhvillonte armiku i jashtëm dhe i brendshëm, e deri tek ndjekja e problemeve ne mënyrë rithmike duke u dhenë përparesi atyre me kryesore. Detyre e rendesishme për: organet e sigurimit vazhdonte të mbetej likujdimi dhe asgjesimi i diversanteve, forcimi i punes agjenturalo- operative sidomos në zbulimin evidentimin e perpunimin e basave e strehuesëve të diversantëve duke synuar që për çdo bandë të bëhen rekrutime me material shtërngues, duke mbuluar më mirë me agjenturë paralele përpunimet aktive që ndiqeshin aktualisht etje.
- Masat që u muarën për forcimin e mëtejshem dhe ngritjen organeve sigurimit në rreth.
Detyrat qe vuri Kongresi Parë i PKSH për organet e sigurimit të shtetit, ashtu si për gjithë sektorët e sferat e jetës së vendit tone, mbeten ne historin e tyre si nje eveniment i rëndësishëm që shënuan kthesën e madhe historike që u bë ne ato vite për spastrimin e formave të punes tyre nga metodat trockiste e armiqësore që më pare zhvillonin. Ashtu si në linjat e drejtimet e tjera të punes së organeve tona, kjo frymë kishte hyrë edhe në strukturën e tyre e cila nuk i përgjigjej sa e si duhej situatës konkrete qe kalonte rrethi i Librazhdit. Në muajin nëndor të vitit 1948, u krijua dega e punëve të, brendëshme Librazhd, ne organiken e të cilës bënin pjesë: Kryetari i deges me dy zëvëndësate tij (njëri për sigurimin dhe tjetri për policine). Brenda deges funksiononin tre sektorë ndër te cilët sektori i parë cili merrej me zbulimet e huaja kapitalisot- revizioniste, sektori i katërtë drejtonte e organizonte punën në luftën që zhvillohej për zbulimin dhe asgjësimin e bandave dhe sektori i pestë, i cli organizonte punen agjenturalo- operative në drejtim të kunderzbulimit të kufirit. Përsa i përket terenit, puna organizohej ne bazë zone, rrethi i Librazhdit ishte ndarë në tre zona të cilat ishin: zona e Qëndrës, Quksit dhe Çërmenikës. Në keto zona puna agjenturalo- operative organizohej e drejtohej me nga një puntor operativ për çdo zonë. Kjo strukturë ka qëndur deri ne vitin 1950, kohë në të cilen u realizua kthesa e madhe historike të Partisë të cilën e theksoi Plneiumi i XI- të i KQ të PKSH dhe Kongresi Parë i Partise. Patjetër që në përshtatje edhe të kushteve te krijuara, në punën e organeve tona kthesa duhej realizuar që në strukturën e tyre. Në muajin janar të vitit 1950, dega e puneve te brendëshme Librazhd u suprimua dhe mbeti vetëm një poste policie e cila varej nga Qarku i Elbasanit. Edhe postat qe u krijuan në Qukës e Floq vareshin nga Qarku i Elbasanit, ndërsa posta tek ura e Murrqshit për aresye se kishte efektiv të pakët në numur, varej nga posta e qendrës Librazhd. Në këtë kohë zona e Rrajcës, e cila ishte lokalitet me vehte, varej nga rrethi i Pogradecit. Kjo strukturë qëndroi deri në muajin shtator të vitit 1953, kohë në të cilën u riorganizua dega e punëve të brendëshme Librazhd e cila varej nga Drejtoria e Punëve të Brendëshme të Qarkut të Elbasanit. Organika e deges ne këtë kohë përbëhej nga kryetari degës me dy zëvendës kryetarë (për sigurimin, policine) si dhe 4 puntorë operativë të ndarë sipas lokaliteteve. Lokaliteti i Krajcës tani u shkëput nga rrethi i Pogradecit dhe varej nga rrethi i Librazhdit. Nuk kishte sektor te veçantë mbasi veprohej dhe varej për çdo gje nga qarku i Elbasanit. Periudha që përfshihet midis viteve 1949-1955, ka qenë një periudhë mjaft e madhe e veprimtarisë armiqësore ne drejtim të vendit tone. Kjo për faktin se krahas agjenturave të zbulimeve kapitalisto- revizioniste që vepronin kunder RPSSH, tani u intensifikua akoma më shumë veprimtaria armiqësore e UDB- së jugosllave. Gjithashtu nuk ishin likujduar përfundimisht bandat e armatosura qe vepronin brenda vendit tonë, në përbërjen e të cilave kishte kriminelë lufte. Demaskimi i klikes se Titos si agjenturë në shërbim direkt të imperializmit, bëri të mundur gjallërimin e reaksionit te brëndshëm, i cili shpresonte se me që Shqipëria mbeti e rrethuar nga imperialistët e revizionistet nuk do të ishte në gjendje të qëndronte më pa rëne në kthedrat e këtyre shteteve. Vend të rëndësishme në këtë veprimtari armiqësore zinte elementi kulak dhe ai i klasave të përmbysura. Deri në këtë kohë ishin evidentuar 67 familje kulakësh si dhe 468 persona ishin pa triska fronti. Ne kete kohe lindi nevoja e forcimit të punes agjenturalo- operative ne drejtim të këtyre elementeve me qënë se edhe agjentura e ngritur në drejtim të tyre ishte e pakët në numur si dhe nuk ishte studjuar sa duhet, prandaj lindi nevoja e një studimi më të hollësishëm të ketij drejtimi nga zhvillohej veprimtaria armiqësore. Ishin keto aresyet që Partia që në Kongresin e Parë dhe vazhdimisht lëshonte direktiva dhe udhëzime të herë pas herëshme për kualifikimin e mëtejshëm të punës së organeve të sigurimit të shtetit duke synuar për ta vënë ate mbi baza shkencore. Hapat e para për këtë ishte kualifikimi i agjenturës dhe i punës qe duhej zhvilluar me të, organizimi i kombinacioneve agjenturale etje. Kuptohet që kjo ishte një punë fillestare e cila kishte filluar që në vitin 1948, por mbas likujdimit të formave të punës trockiste që kishin zënë vend ne disa raste në punën e organeve tona, një rëndësi të dorës parë mori puna për kategorizimin dhe kualifikimin e agjenturës. Aktualisht ajo duhej vënë mbi baza shkencore duke duke i’u përgjigjur sa me mirë dhe në kohë veprimtarisë armiqësore qe zhvillohej kundër nesh. Pikërisht në këtë periudhë u bë kategorizimi i agjenturës ne agjent, rezident dhe informator. Rekrutimi i agjenturës në shumicën e rasteve u bë nga radhet e elementit armik të cilët ishin të iplikuar ose nga rrethi miqësor i tyre. Rekrutimi i tyre behej mbi bazën e materialit kompromentues me forcë ligjore. Veç kësaj rëndësi i u kushtuar edhe shtimit të numurit të informatorëve dhe krijimit të rezidenturave. Nevoja e rritjes të numurit të bashkëpuntorëve u pa e lidhur edhe me mundësine e mbulimit të përpunimeve ekzistuese me agjenturë si dhe e atyre që dë të hapeshin ne perspektivë. Kështu në fund t’ë vitit 1955, kishte 126 perpunime aktive të cilat mbuloheshin me 143 bashkepuntore te kategorive të ndryshme, 25 pre j te cileve ishin rezidente. Po ne kete periudhe u percaktua edhe kategorizimi i elementit armik sipas shkalles se aktivitetit armiqesor qe ka zhvilluar ose zhvillonte aktualisht. Së pari u krijuan dhe emërtuan përpunimet aktive 2/A të cilat përfshinin të gjithë ata elementë qe zhvillonin aktualisht veprimtari armiqësore e cila ishte vërtetuar në rugë operative si dhe ata persona të cilët kishin kryer krime gjatë luftës dhe punohej për verifikimin e krimeve që kishin kryer. Në kategorinë 2/B përfshiheshin ata elementë të cilët kishin një të kaluar që kishin zhvilluar aktivitet armiqesor, aktualisht nuk zhvillonin por në situata oportune mund të aktivizoheshin në veprimtarinë airniqësore kundër pushtetit popullor. Karakteristike e kësaj periudhe ishte se veprimtaria armiqësore zhvillohej nga elementë te rinj një pjesë e të cilëve nuk vinin nga radhët e kontigjenteve armike. Kjo ndodhi për faktin se për një farë kohe agjentura armike e në veçanti ajo e zbulimit jugosllav i’u shmang për kohësisht elementit që ishte kompromentuar me kohë. Kjo bëhej me qëllim që të çorientoheshin organet e sigurimit të shtetit duke mos ditur ku do ta ndërtonin punën e tyre. Por organet e sigurimit të shtetit nën udhëheqjen e Partisë dhe duke forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me popullin jo vetëm që nuk u çorientuan, por e ndërtuan drejt dhe në kohë punën e tyre për zbulimin, dokumentimin dhe ndërprerjen e veprimtarisë armiqësore e keq bërëse. Edhe elementët qe u arratisën, pjesa më e madhe ishin në moshë të re dhe që vinin nga radhet e elementit të pa kompromentuar. Prandaj organet e sigurimit e shtuan rrjetin agjentural duke mos lëne fshat të pa mbuluar me, çelën 18 përpunime paraprake për të cilët kërkohej të vërtetohej ne rrugë operative veprimtaria armiqësore që ata zhvillonin. Giithashtu pjesa më e madhe e elementit sidomos ai që zhvillonte aktivisht veprimtari armiqësore, u lidh direkt me zbulimet e huaja kapitalisto- revizioniste, konkretisht për rrethin tone u lidh me zbulimin jugosllav. Edhe bandat e krimineleve të cilet deri ne vitin 1948, qarkullonin brenda vendit ne mal; me tradhetine e klikes titiste u aratisën ne Jugosllavi ku mbasi u vunë ne shërbim direkt të UDB- së jugosllave u përdorën si banda diversantësh të cilet futeshin në teritorin e rrethit tonë me detyrë që të aktivizonin elementin armik që ndodhej brenda vendit, me piksynim që mbasi ta pregatisnin, ta organizonin duke e hedhur në luftë për përmbysjen e pushtetit popullor. Ata elementë që mbetën ilegalë brenda vendit bënin të gjitha përpjekjet që të arratiseshin jashtë shtetit duke synuar që të shkeputnin sa më shumë elementë të shëndoshë që s’i ndante asgjë me Partinë e pushtetin popullor dhe të arratiseshin bashkë me ta. Kjo, nga njëra anë kishte si qëllim që të arrinte mosbesimin e panikun ne popull ndaj pushtetit popullor, dhe nga ana tjetër te shtoheshin sa më shumë radhet e elementit armik.
- Lufta kundër bandave.
Një nga detyrat kryesore e organeve të sigurimit të shtetit të deges të punëve të brendeshme Librazhd, ishte që në radhë të parë te likujdonin ato banda apo elementë te shkëputur qe akoma qarkullonin ne mal brenda vendit. Për të realizuar si duhet këtë detyrë, fillimisht u bë studimi i kandidatëve të përshtatshëm të cilët implikoheshin në veprimtarinë armiqësore por j’o kryesorët të cilet nuk janë të predispozuar për të punuar me organet tona. Kryesisht u studjuan e propozuan për rekrutim elementë nga radhet e shtresave të bandave. Në ndër keta bashkepuntorë ishte edhe informatori mp pseudonimin “Thelbi” i cili filloi të raportonte për një bazë ne qytetin e Elbasanit ku strehohej i arratisuri Emin Haxhi Musaj. Bashkëpuntori ishte dakord dhe çfaqi mendimin që ta merrte nga aty ku strehohej kjo bandë dhe ta sillte e dorëzonte ne mënyrë sekrete pranë organeve tona, por në këtë kohë bp “Thelbi” mobilizonet ushtar. Atëherë ai jep mendimin se këtë detyrë mund ta kryente vëllai i tij, për tërheqjen në bashkëpunim të tij të cilit iu vu pseudonimi “Roja”. Bp “Roja” me gjithse u dha f jalën organeve tona se bandën do ta dërgonte, ai nuk e mbajti premtimin. Ai kishte vajtur në Elbasan dhe kishte marrë kriminelin të cilin e kaloi nëpër qytetin e Librazhdit, të veshur si fshatar dhe e çoi në shtëpinë e tij ku e strehon. Pastaj për të humbur gjurmët u raportonte orgeneve tona se Emin Haxhi Musaj ndodhej në fshatin Tufinë të Tiranës ku përgatitej të sulmonte qytetin e Tiranës. Atëherë organet e sigurimit duke dyshuar për këtë të dhënë muaren masa për të verifikuar se ku ndodhej krimineli që kërkohej dhe në bashkëpunim me degën e punëve të brendëshme Elbasan u bë arrestimi i vëllajt të Eminit në Elbasan. Mbasi u zhvillua në hetuesi itensive si dhe duke e përpunuar në birucë, rezultoi të tregonte se krimineli që kerkohej ndodhej i strehuar në shtëpinë e bp “Roja” duke zbuluar edhe vendin ekzakt se ku ndodhej. Mbasi u konkludua plotësisht se bp “Roja” në pozita armiqësore (tradhëtie) u vendos që ky sëbashku me bp “The1bin” (i cili ishte liruar nga ughteria) të arrestoheshin në mënyrë sekrete ku do të zhvillohej një hetuesi e shpejtë dhe itensive. Në fillim ai hezitoi të tregonte të vërtetën kur u vu para provave e fakteve kur ndër të tjera i’u tregua edhe vendi se ku ndodhej krimineli, pranon duke thene “ju lumtë se qënkeni të zotët mbasi këtë çështje unë dhe gruaja e dinte, bile as vëllai tim (bp “Thelbi”) nuk ja kam treguar këtë gje, prandaj unë qysh sot e tutje do të punoj me gjith shpirt me organet e sigurimit të shtetit”. Krahas kësaj u përpunua edhe kombinacioni për kapjen brënda natës të kriminelit. Për ketë u krijua grupi operativ nënë drejtimin e kryetarit të degës. Me qëllim që operacioni të dilte me sukses u koordinua edhe me degen e punëve të brendëshme Elbasan, ku erdhi vetë kryetari i degës për të marë pjesë në operacion. Operacioni u krye në këtë mënyrë: Informatori “Thelbi” do të hynte në shëtpi dhe sipas parullës që i kishte lënë i vëllaj, do t’i thoshte kriminelit të fshehur se u ka ardhur vëllai nga Elbasani me disa shokë për t’ju marrë që të kaloni bashkarisht ne Jugosllavi, prandaj për këtë ju presim jashtë shtëpisë bashkë me vëllanë tim. Sipas këtij plani u veprua. Krimineli doli nga shtëpia me revolen në dorë dhe kur afrohet tek grupi operativ ku ishte dhe bp “Roja”. Në këtë kohë bp”Roja”e godet me grusht, i hoqi armën dhe me shpejtësi u bë arrestimi i tij. Kur do të nisej grupi operativ me të arrestuarin, nga ana e kryetarit të degës, iu tha të dy strehuesve të kriminelit “po të doni ta shlyeni fajin, e keni vetë në dorë”. Të nesërmen bp “Roja” kërkoi takim me kryetarin e degës ku ky i fundit mbasi i tha bp “Roja” se të katër vëllezërit i ke në burg dhe t’i si strehues kriminelësh e ke të pregatitur të gjithë matrialin për t’u futur ne burg ai disi i çorientuar ofroi mundësinë për të punuar sinqerisht me organet e sigurimit të shtetit. Atëherë u proçedua rregullisht dhe mbi bazën e materialeve që disponoheshin u bë rekrutimi i tij në kategorinë e agjentit. Në takimin e parë bp “roja” raportonte se ishte në Elbasan e u takua me një mikun e tij, i cili punonte si shpërndarës poste dhe ka lidhje me të arratisurit, ai më kërkoi ta ndihmoja për të kaluar ne Jugosllavi. Për këtë i u ngarkua detyra që të shkonte përseri ne Elbasan ku do të merrte takim me mikun e tij dhe do t’i thoshte se e kam gjetur personin që do ta përcillte për në Jugosllavi, bile do t’i thoshte se në shtëpi kam edhe Emin Hoxhën. Pastaj kur do te këthehej do të qëndronte në një vend të përshtatshëm në qytet dhe do të jepte shënjën për takim. Në qoftë se do të kishte sjellë të arratisur, bp do të vinte aqë gishtrinj në faqe sa të arratisur kishte sjellë. Mbas tre ditësh bp “Roja” kërkon takim duke vënë pesë gishta në fytyrë, gjë që tregonte se kishte sjellë pesë të arratisur. Në takim ai raportoi: “Isha në Elbasan dhe u takova me mikun dhe sëbashku shkuam në fshatin Godolesh. Atje u takova me bandën e Osman Doracit nga Elbasani e cila përbëhet nga 5 veta. Atyre unë u premtova se i kam mundësitë për t’ju përcjellë në Jugosllavi, mbasi aty do të takoheni edhe me Emin Hoxhë Musanë i cili do të vijë me ju në Jugosllavi. Mbasi ranë dakord për ato që diskutuan, i mora me vehte dhe fjetëm ne Gurakuq, ndërsa mbrëmë i kam sjellë në shtëpinë time. I kam lënë atje duke u mbyllur shtepinë me kyç nga jashtë me pretekst se duke qëne shtëpia e mbyllur, nuk dyshon njeri, ndërsa une jam larguar gjoja për të gjetur Eminin që ta bashkoj me bandën dhe sëbashku të kalonin në Jugosllavi. Për këtë të dhënë të rëndësishme u njoftua Ministria e Punëve të Brendëshme e cila dërgoi me një herë grupin operativ që drejtohej nga Rexhep Kolli. Në të njëjtën kohë i u kërkua ndihmë edhe degës punëve të brendëshme Elbasan ku erdhi vetë kryetari i degës bashkë me disa oficerë të policisë. Pastaj u përpunua plani që t’u hidhet nga BP “Roja” një sasi e nevojshme narkoze për ti vënë në gjumë dhe pastaj do te kryhej kapja e tyre. Për këtë u dërgua në Tiranë shoku Hekuran Pobrati, ndërsa grupi operativ u vendos në shtëpinë tjetër të BP “Roja” me qëllim që me të ardhur doza e nevojshme do ta hidhnin në ushqim. Por për atë natë ky kombinacion nuk u realizua mbasi narkoza erdhi me vonesë dhe keshtu u vendos që të përdorej natën tjeter. Ditën e dytë bp “Roja” u dha sasinë e nevojshme të narkozës ku u udhëzua se si do ta hidhte në ushqime dhe mbasi do t’i zinte gjumi me nje here do të njoftonte shokët e grupit operativ. Por edhe ky kombinacion nuk u realizua sepse vetëm njerin e zuri gjumi, ndërsa tek të tjerët nuk bëri efekt. Të ndodhur përpara kesaj situate bp “Roja” propozoi që bandën ta dërgonte në një stan në malin e Librazhdit (tek kasollete Çotës në Allagjesh) dhe atje do të organizohej rrethimi dhe kapja e tyre. Bp “Roja” mbasi mori udhëzim nga organet e sigurimit, e dërgoi bandën në një kasolle dhe u largua me pretekstin për të sjellë ndërmjetësin që do t’i kalonte ne Jugosllavi. Njërin nga pjesëtarët e bandës që e kishte zënë gjumi, si rezultat i narkozës që kishte pirë në ushqim, e shoqëronte me kalë natën për në kasolle vellai BP “Roja”, BP “Thelbi”, i cili u kap gjatë rrugës dhe u arrestua. BP “Roja” me t’u larguar nga banda, erdhi dhe njoftoi se banda ndodhet brenda në kasolle të cilët prisnin pjesëtarin e bandës i cili kishte mbetur prapa si dhe ndërmjetësin i cili do t’i kalonte ne Jugosllavi. Atëherë me një herë u bë rrethimi i kasolles ku ndodhej banda. Dy shokë nga grupi i operacjonit u afruan me kujdes dhe nga nji dritare që kishte kasollja u hodhi dy bomba ku të katër banditët i plagosën dhe pastaj u krye arrestimi i tyre. Në shtator të vitit 1949, bp “Roja” raportonte se Ramadan Bufinga fshati Fushëmbret i rrethit. Elbasan, më kërkon t’i gjejë një njeri për ta ndihmuar që të arratisej në Jugosllavi dhe se me vehte ka dhe Alush Pepën nga fshati Polis- Gurshpat. Mbasi u percaktua data kur do të realiazohej arratisja, Ramadani kthehet në Elbasan, ndërsa bp “Roja” vjen në shtëpi dhe me një herë merr takim me organet tona ku raporton për vendimin që ishte marrë dhe datën e caktuar kur do të arratiseshin Ramadani dhe Alushi. Nuk kaluan shume ditë dhe Alush Pepa pa pritur datën që kishin vendosur për t’u arratisur, merr një pushkë me vehte të cilen e mbante të fshehur, largohet natën nga fshati dhe vjen ne shtëpinë e bp “Roja”. Këtu ai qëndroi tre ditë që të priste Ramadanin. Mbas tre ditësh Alushi i thote bp “Roja”që dil në Librazhd dhe informoju nëse është marrë vesh nga qeverija e populli se jam arratisur. Bp “Roja” me një herë merr takim me puntorin operativ ku pasi i raportoi sa sipër nga ana e puntorit operativ i u dha detyra që t’i thoshte Alushit se nuk ishte marrë vesh arratisja e tij. Gjatë konsumimit të kësaj detyre mbasi Alushi u bind se nuk ishte marre vesh aratisja e tij, la pushkën në shtëpinë e agjentit dhe i thotë se me qënë se nesër vjen Ramadani dhe do të kalojnë në Jugosllavi, sot do të dal në Librazhd, në mbrëmje do të shkoj tek motra në Babje dhe natën do të këthehem këtu. BP “Roja” i thotë se shkojmë bashkë deri afer Librazhdit dhe atje ndahemi me qëllim që unë të mos dukem bashkë me ty se mbasi të arratiseni juve mund të kem ndonjë pasojë nga ana e qeverisë. BP “Roja” duke përfituar nga rasti që erdhi me Alushin deri afër Librazhdit, mori takim me puntorin operativ të cilit i raportoi se Alushi ndodhej në qytet dhe më vonë do të shkojë në fashatin Babje tek motra dhe pastaj natën do te këthehet përsëri dhe më von do të kalojnë në Jugosllavi. Mbi këtë bazë u organizua arrestimi sekreti Alushit. Me t’u marrë informata se Alush Pepa ndodhej në qytet, me një herë u krijua grupi operativ, i cili hartoi planin e arrestimit si më posht vijon: Një puntor operativ i veshur civil do të merrte në survejim të vazhdueshëm Alushin dhe në momentin që ky do të dilte nga qyteti puntori operativ do ta ndiqte prapa duke i u afruarë gradualisht dhe në kohën kur do t’i afrohej pyllit, do ta kapte nga prapa duke kryer arrestimin sekret të tij. Ndërsa një p. operativ tjetër u vendos në një pritë në anë të lumit në afërsi ku do të kryhej arrestimi i cill do te vinte me një herë në ndihmë të atij që do të kryente arrestimin. Dy p. operativë te tjerë u vendosën mbi urën e Librazhdit në rrugën që shkon për në Babje (rruga e sipërme), te cilët do të qëndronin në gadishmëri që në qoftë se Alushi do të kalonte andej të ndihmonin për kryerjen e arrestimit. Alushi mbasi ndahet nga bp “Roja” kalon nëpër qytetin e Librazhdit duke hyre në një dyqan në tjetrin i dha mundësi grupit operativ që në bazë të planit të hartuar të zënë vendet e caktuara në gadishmëri të plotë per kapjen e tij. Mbasi bëri disa shëtitje posht e lart nëpër qytet, në fund Alushi kalon urën e Librazhdit dhe merr rrugën anës lumit për të shkuar në Babje. Por në bazë të planit, ai u lejua të eci deri sa u afrua pyllit dhe me të arritur këtu, në anë të pyllit arrestohet në mënyrë sekrete dhe futet në një vend të fshehtë i cili mbahet aty deri ne orët e vona të natës. Ditën e dytë bp”RoJa” shkon në Elbasan ku merr takim me Ramadanin dhe ata të dy sëbashku për gjithë natën erdhën afër fshatit Dorez. Në pyllin e Togëzit e lë të fshehur Ramadanin, ndërsa ai vetë vjen e njofton në degën e punëve të brendëshme se Ramadani më pret në pyll ky në darkë do të shkoj ta marr dhe bashkoi me Alush Pepën. Mbi bazën e situatës operative të krijuar, bp”Roja” i u dha detyrë që në mbrëmje të dalin në rrugën e makinës ku me vete të kenë një fener të ndezur dhe do të prisnin “Alush Pepën” që gjoja do të vinte nga Polisi. Në këtë kohë si rastësiskt aty do të kalonte një grup ushtarësh (në fakt ky ishte grupi operativ) te cilet do të kërkonin të ndiznin cigaren e dukanit. Në të njëjtën kohë bp “Roja” u porosit që pushkën që Ramadani kishte me vete ta linin në një vend të dukshëm sepse kjo do të ishte preteksi i arrestimit të tyre. Simbas planit dhe detyrave të ngritura u veprua dhe operacioni u realizua me sukses, të dy të arrestuarit u shoqëruan për ne degë. Ne muajin dhjetor 1949 informatori me pseudonimin “Sako” raporton: Isha në fshatin Llëngë të Pogradecit dhe mësova se i arratisuri Tush Topalli kishte vrarë një person në Mokër dhe tani qendron në mal Tushi ka qenë kemandant xhandërmarije në Çërmenikë dhe ka patur mik të ngushtë Maliq Doskun nga Dorëzi. Djali Maliqit quhet Ferit Dosku i cili mundej të strehohej. Kjo informatë u vlerësua drejt dhe nga analiza që i u bë rezultoi se Ferit Dosku ishte bazë strehimi e kriminelit Isak Alla, i predispozuar si armik i vendosur i pushtetit. Në drejtim të tij kishin dhënë informata edhe bp “Roja”, “Thelbi” dhe “Themeli”. Për të verifikuar më mirë pozitën dhe aktivitetin e Ferit Doskut u drejtua bp”Roja” i cili fillimisht raportoi se: Faik Dosku sebashku me Ram Kurtin (themeli) kanë diçka që nuk ma tregojnë mua, dyshoj se kanë një të arratisur por secilin nuk e di. Për vërtetimin me mirë të kesaj të dhëne, bp “Rojes” i u dha një vijë sjellje. Në bisedën që do të besh me Feritin do t’i thuash se e shoh se juve diçka me fshihni, pse nuk ma thoni. Po të doja të keqen tuaj, ja u kisha bërë, se juve vetë më keni thënë se keni strehuar Isak Allen dhe unë nuk ju kam nxjerrë asgjë, unë nuk jam i tillë, por ruhuni nga të tjerët.
Mbas takimit që bp “Roja” bëri me Feritin, ku konsumuan detyrat e dhëna, ai i tha: T’i ke të drejtë, une kam në shtëpi të arratisurin Tush Topallin, për të cilën ka dijeni edhe Ram Kurti. Kemi vendosur të mos i tregojmë askujt tjetër, Tushi kërkon të marrë edhe disa persona të tjerë dhe të largohej në Jugosllavi. Edhe në informatat e tjera bp “Roja” theksonte se në të vërtetë Ferit Dosku e mban të arratisurin në bashkëpunim me Ram Kurtin, por ky i fundit është frikacak dhe po të thirret e kërcënohet nga ana e degës, ai e dorëzon te arratisurin. Nga kjo dilte qartë se Ram Kurti, i cili strehonin Tush Topallin, i cili ky i fundit kërkonte të merte takim me bandat e brendëshme për t’i tërhequr në Jugosllavi. Për kapjen e kriminelit Tush Topallit, nga ana e degës u përpilua plani i kombinacionit ku perfshiheshin keto detyra:
- Rama sëbashku me bp “Rojen” do të mernin takim me Tushin të Cilit “Roja” do t’i thoshte se kam lidhje me një bandë të brendëshme, e cila strehohet tek disa miq të mij dhe përgatitet keto ditë të kalojë ne Jugosllavi.
- Me qënë se Tushi nuk ndahej nga Feriti, nga ana e degës ushtarake ky i fundit u thirr për të kryer shërbimin e detyrueshëmushtarak sëbashku me disa fshatarë të tjerë.
- U krijua grupi special përbërë nga p. operativë I cicli do të imitonte dhe luante rrolin e bandës, të cilët u maskuan mirë me rroba fshatarësh, armatime të ndryshme etje.
- U pregatit vendi i takimit midis “bandës” dhe kriminelit. Duke marrë për bazë dhe propozimin “Rojes” si vendi më i përshtatshëm u caktua shtëpia e Murat Doskut.
- Nga vendi i strehimit, për në pikën e takimit, kriminelin dota sillte Ram Kurti, ndërsa “Roja” do të qëdnronte në grupin special, ku u lanë dhe sinjalet e takimit. Simbas këtij plani të gjithë shokët muarën detyrat dhe filluan nga puna. Sinjali për takimin me kriminelin ishte hedhja e një guri në çatinë e shtëpisë, ndërsa nga “banda” do të kryheshin tre trokitje rrjesht në kanatin e dritares. Me gjithëse sinjalet u dhanë në rregull ardhja e kriminelit po vonohej. Në këtë kohë bp “Roja” të cilin e karakterizonte trimërrija e guximi, doli në shkallë dhe u foli kriminelit sëbashku me Ramën që të vinin se shokët po ju presin, apo mos jeni bërë pishman, juve vetë i keni kërkuar për takim. Atëherë krimineli i kapur ngushtë, u detyrua të hyjë brenda në shtëpi, ndërsa “Roja” kalon mbrapa tij. Krimineli armën e mbante në dorë, por kur pa pjesëtarët e “bandës”. Në këtë moment dorën që ai zgjati, i u përdrodh nga prapa, dorën tjetër e kapi një shok tjetër, i treti e mbërtheu nga këmbët, ndërsa “Roja” që qëdnronte mbas tije kapi nga flokët dhe i tërhoqi kokën nga prapa dhe krimineli u rrëzua për tokë. Me gjithë përpjekjet e tij që të shpëtonte dhe përdorte armën, ai u çarmatos dhe u arrestua. Mbas disa ditësh një puntor operativ del për të gjuajtur me pushkën e kriminelit Tush Topalli. Në pyll ai takohet me Ferit Doskun, i cili me njëherë e njohu pushkën. Kur Feriti u këthye në shtëpi, i thotë bp “Rojes” se juve më keni tradhëtuar sepse pushkën e Tush Topallit ja pashë një oficeri të sigurimit. “Roja” i thotë se neve e bashkuam me “bandën” dhe nuk dimë më gjatë, por kjo që thua t’i Ferit nuk mund të jetë e vërtetë. Me qenë se Feriti kishte rrezik të arratisej, për t’i hequr dyshimet e krijuara, u përgatit një letër nga dora e Tush Topallit, u nxuar një fotografi dhe i’u dërgua Feritit me adresë e vulë të rregulltë sikur sikur gjoja i vinte nga Jugosllavija. Mbas kësaj ai u qetësua dhe ju hoqën dyshimet ndaj “Rojes”. Por krahas likujdimit të mbeturinave të reaksionit të brëndshëm, organet e sigurimit një lufte të ashpër kanë zhvilluar edhe kundër bandave me diversantë që dërgonin zbulimet kapitaliste dhe në veçanti UDB- ja jugosllave. Më 6 dhjetor 1950, patrioti Hamdi Bogdani, nga fshati Skënderbej njoftonte se nëpërmjet Gani Bogdanit se në shtëpinë e tij kishte vajtur një bandë diversantësh prej tre vetësh, të cilët kërkonin strehim, t’i furnizonte me ushqim duke i ndërmjetësuar për të kaluar në Jugosllavi. Fillimisht me këtë informatë u njoh puntori operativ dhe pastaj kufitarë e cila kjo e fundit siguroi e mbylli rrugët e mundëshme për kalimin e kufirit. Puntori operativ sëbashku me patriot Gani Bogdani, forcat e policisë dhe forca të tjera të armatosuar i dhanë alarmin fshatit e shkuan bënë rrethimin e plotë të shtëpisë. Diversantët qëndroni brenda në shtëpi dhe bënin plane se si do të kalonin kufirin duke i premtuar Hamdiut se do ta shpërblenin në sasira të mëdha florinjsh për shërbimin që i’u bëntë. Ata nuk e dini se i zoti i shtëpisë kishte njoftuar organet kopetente për ardhjen e bandës. Shtëpia qëndroi e rrethuar gjithë natën. Në kohën kur vazhdonin të lihnin qentë, Hamdiu përfitoi nga rasti dhe doli jashtë gjoja për të shikuar bagëtitë se mos ja hante ujku; kur mori kontakt me punëtorin operativ dhe komandantin e postës kufitare të cilët i dhanë udhëzimet e nevojshme se si do të vepronte për largimin e familjes, bagëtive dhe vetë atij nga shtëpia. Atëherë Hamdiu në zbatim të porosive që mori, gruan e largoi nga shtëpia për në mulli, mbasi u paraqit se nuk kishte miell, lëshoi bagëtitë me të cilat dërgo fëmijët dhe në fund u largua dhe vetë i cili u bashkua me forcat e sigurimit dhe të kufirit. Mbas këtyre veprimeve, diversantëve i’u bë thirrje që të dorëzoheshin, por ata nuk pranuan dhe filluan të qëllojnë me armë nga dritaret e shtëpisë. Me gjithse luftimet vazhduan për një kohë relativishtë të gjatë, diversantët jo vetëm që nuk u dorëzuan, por qëndronin në mbrotje të sigurtë mbas mureve të trasha të shtëpisë. Duke mos gjetur rruge zgjidhje tjetër u vendos që t’i vihej zjarri shtëpisë. Për këtë u hodhën disa shishe me vajguri dhe ju vu zjarri shtëpisë në të cilën u dogjën tre diversantët. Si nga materialet e grumbulluara më parë ashtu edhe nga verifikimi i momenteve të më vonëshme rezultoi se banda e diversantëve përbëhej nga Dilaver Korani, Nuredin Lusha dhe Kalem Xahpaxhiu, të clët ishin hedhur nëpërmjet ajrit nga zbulimi amerikanë në thellësi të tokës sonë, por me qënë se po ndiqeshin këmba këmbës nga forcat tona, ata këkronin të kalonin në Jugosllavi. Nga kjo del qartë, lidhja, koordinimi e bashkëpunimi i ngushtë i zbulimit amerikan me UDB- në jugosllave kundër RP të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe veprimtaria armiqësore nëpërmjet diversantëve e bazave të tyre zhvillohej në një masë të konsiderushmen edhe në Berzeshtë, Qukës, Prenjas dhe lidhje me zonën e Mokrës të rrethit të Pogradecit. Eksponenti kryesor i kësaj veprimtaria ka qenë Bardhë Leka, nga fshati Barzeshtë, i cili në muajin prill të vitit 1951, u arratis në Jugosllavi dhe mbasi u vu në shërbim aktiv të zbulimit jugoslav dhe u përgatit si diversant, filloi aktivitetin e tj armiqësor në krye të një bande e cila vepronte në këto zona. Si qëllim kryesor ata i kishin vënë vehtes që të rekrutonin element të tjerë në shërbim të zbulimit jugosllav dhe të grumbullonin informata sekrete. Ashtu sin ë zonat e tjera, edhe këtu organet e sigurimit të shtetit që më parë kishin marë masat e nevojshme dhe organizuan punën agjenturalo- operative si tërheqjen e bashkëpuntorëve nga lidhjet e te arratisurve e bazave të diversantëve, drejtimin e agjenturës në këto ambiente e lidhje, koordinimin e punës me sektorët e tjerë dhe marjen e masave ushtarake përforcuese etje. Si rezultata i masave të marra, më 16. 11. 1951, agjenti “Usta Rraufi” raportonte se: Nergjeze Leka (bashkëshortja e Bardho Lekës) i kishte thënë se Bardhua ka ardhur sëbashku me Sabri Debrovën, Feim Çelën, Dervish Bejko, Kasem Mekshi dhe dy persona të tjerë të cilët nuk i njoha. Me që tek mua nuk kishte vend, ata u ndanë edhe në dy shtëpi të tjera tek të cilët u strehuan dhe muarën ushqime”. Gjithashtu informatori “spiuni kuq” raportonte më 5. 4. 1952 se i kishte thënë Tafil Vretua se Bardho Leka sëbashku me shokët e tij Dervish Bejkon e Ramadan Zajaku kanë qenë në shtëpinë e Demir Vaskut e Shazo Zogollit, atje u takuan edhe me Mahmut Vaskun. Mbi bazën e këtyre të dhënave në shkallë dege u hartua një plan masash, në të ciln veç të tjerash parashikoheshin detyra për përpunimin e këtyre bazave me synim që nëpërmjet tyre të kapej banda e Bardho Lekës. Në kuadrin e intensifikimit të masave të agjenturalo- operative, u bë studimi i elementeve që implikoheshin në veprimtarinë armiqësore, prej të cilëve me aktiv ishin, Hasan, Kasem Ilmi Blloshmi sëbashku me Nergjeze Lekën. Si kandidat më i përshtatshëm u gjend Ilmi Blloshmi, i cili mbi bazën e materialit shtërngues u tërhoq në bashkëpunim secret nga organet tona me pseudonimin ” i dyshimit”, i cili do të kontrollonte këto lidhje. Gjatë punës me organet tona bp “I dyshimti” informoi vetëm për strehuesit e bandës, përfshi këtu edhe disa familje nga Farreti, kurse për ardhjen e qarkullimin e bandës ai nuk informoi. Kjo tregoi se bp “I dyshimti” me gjithëse pranoi të punojë me organet tona ai nuk qe konseguent deri në fund dhe nuk raportoi për çështjet kryesore, dobësi këto që nuk u patqn parasysh sa e si duhet në fazën e studimit paraprak të këtij kandidati. Veç kësaj, në drejtim të bazave dhe lidhjeve të diversantave u drejtua edhe agjentura active që punonte e banonte në ato zona si informatorët: “Kili”, “Bizoni”, “Nova”, “Sapuni Kuq”, “I caktuari” dhe “Rocka”. Nga këta bp mereshin informata të vazhdueshme si për lëvizjen e bandave ashtu edhe për veprimtarinë armiqësore që ata zhvillonin. Nga të dhënat e grumbulluara rezultoi se banda i kishte vënë për qëllim vehtes që:
-Të organizonte elementin reaksionar dhe ta vinte në shërbim ku nëpërmjet kësaj ata do të lidheshin me zbulimit jugosllav.
– Do të krijonte listat e elementeve më të besuar të reaksionit të cilëve do t’u dërgoheshin armë nga Jugosllavia me qëllim që të ishin në gadishmëri për një kryengritje që do të organizohej nga banda dhe në bashkëounim me ndërhyrjen e Jugosllavisë do të përmbysej pushtetit popullor. Tipike është informata e bp “Sapuni kuq” i cili më datën 5. 4. 1952, midis të tjerave raporton; se: “Bardho Leka u kishte thënë strehuesve të tij: mos u bëni merak se për 2- 3 muaj mendohet nga ana e Jugosllavisë të ndërhyret dhe do të zbarkohet nga të gjithë anët. Për Bërzeshtën armët do të hidheshin në “Malin Plak” prandaj juve kur të shikoni e dëgjoni zhurmën e aroplanëve, grumbullohuni dhe shkoni t’i merrni, për t’i patur gati kur të ndërhyjmë ne nga jashtë”. Përveç punës së organizuar me agjenturën, orhanet e sigurimit të shtetit duke qëndruar vazhdimisht midis popullit, si organie Partie në punën e tyre bindëse e sqaruese bënë që të ngrihet në një shkallë më të lartë vigjilenca revolucionare e masave. Si rezultat i kësaj pune, nga patriotët e njerëzit e ndershëm pati sinjalizime me vlerë operative. Kështu patrioti Sabri Kuka denoncoi Hasan Blloshmi, Kasem Blloshmi e Ilmi Blloshmi kanë lidhje të ngushta me njëri tjetrin dhe dyshohet se strehojnë bandën e Bradho Lekës. Denoncime me vlerë bënë dhe patriotët Xhelo Kampula nga fshati Stroskë, Qazim Myftari e Farit Leka etje. Nga studimi i situatës operative të krijuar si dhe të të dhënave të vazhdueshme që vinin nga agjentura rezultoi se me gjithë masat e mara banda nuk po kapej si dhe një pjesë e strehuesve të saj bënin përgatitje për t’u arratisur. Prandaj në qershor 1952, u vendos të goditeshin elementët kryesor të grupit të Berzeshtës si Hasan Blloshmi, Kasem Blloshmi dhe Nergjeze Leka, ndërsa ata që ishin më pak të implikuar u lanë që të vazhdojë përpunimi i tyre. E njejta gjë u bë edhe për grupin Farret e Stravaj qoftë për vërtetimin dhe dokumentimin e fajësisë së tyre ashtu dhe për hapjen e bandës. Gjatë proçesit hetimor u vërtetuan të dhënat që kishin dalë në rrugë operativese ata jo vetëm që kishn strehuar bandën por i kishin dhënë informata të rëndësishme, ishin përpjekur për organizimin e grupeve të aramtosuar për rrëzimin e pushtetit popullor etj. Demir Vasku dhe diversanti Dervish Bojku. Nga kontrolli personal që iu bë Hsan Blloshmit kur u arrestua jug jet një gazetë “flaka vllaznia” dhe nje revolver “nagant” të cilat ju kishin sjellë diversantët nga Jugosllavia. Edhe nëpërmjet këtyre materialeve u vërtetua veprimtaria armiqësore aktuale dhe e mpreftë që ata zhvillonin për rrëzimin e pushtetit popullor. Krahas goditjes së grupit të Berzeshtës, organet e sigurimit nuk e larguan vëmendjen, por përqëndruan e intensifikuan akoma më shumë punën me drejtim të grupit Farret e Stravaj. Për këtë u studjuan elementët që implikoheshin me qëllim që të gjendej një kandidat I përshtatshëm për t’u tërhequr në bashkëpunim. Mirë punoi dhe për organizimin e kombinacioneve nëpërmjet të cilave do të drejtohej e futej në përpunim agjentuar e kategorisë informatory. Të tillë ishin bp “Nova”, “I caktuari” dhe “Rocka”, të cilët që në fillim informuan se këta element zhvillonin aktivitet armiqësor në formën e agjitacionit e propagandës, strehonin diversantët me në krye Bardho Lekën si dhe kishin çfaqur tendencën e arratisjes. Tipike është e dhëna e bp “Nova” i cili raportonte se: “Shazo Zogolli më tha se miqtë (diversantët) kishin ardhur dhe nuk kishin takuar dot Demirin, por gruan e tij të cilës I kishin thënë” mos u mërzitni, dita po afrohet, për t’u arratisur. Nuk është nevoja, mbasi ne që jemi jashtë do të kthehemi shpejtë duke i rënë kësaj qeverije nga të gjithë. “I caktuari” në raportin e datës 24. 10. 1952 njoftonte se: “Në bisedën që kam bërë me Mahmut Vaskun më tha: Para dhjetë ditëve kam qenë në shtëpinë e Demir Vaskut, aty u sëmura, mbas dy netësh, në mes të natës vijnë tre të arratisur pjesëtarë të bandës së Bardho Lekës, ndërmjet të tjerave një diversant i thotë Shazo Zogollit, për pak ditë do të zbarkojnë aeroplanët në Malin Plak, do të hedhin armatime, ushqime etje. Juve duhet të jeni të parët atje për t’i marrë e t’i fshihni në vende të sigurta”. E kësaj natyre ishte dhe e edhëna e bp “Rocka”, i cili më 7. 10. 1952, informonte se Shazo Zogolli më ka thënë kur jam kthyer nga Mokra kam gjetur në shtëpi Bardho Lekën me pjesëtarët e bandës, bashkë me të ishin edhe Demir Vasku e Mahmut Vasku”. Qoftë nga këto të dhëna si dhe nga shumë të dhëna e denoncime dhe sinjalizime që kishin organet e sigurimit të shtetit vërtetohej plotësishtse këta element ishin vënë plotësisht në shërbim të bandës së Bardho Lekës. Nga studimi që organet e sigurimit të shtetit i bënë kësaj situate delte si detyrë imperative që mbi bazën e materialeve kompromentuese me vlerë ligjore që dispononn si dhe të clësive personale, mundësive e perspektivës të realizohej një tërheqje me material shtërngues. Si kandidat më i përshtatshëm u gjend M. V, i cili pranoi të bashkëpunojë me organet tona duke marrë pseudonimi “Shekgu” i butë”, por siç doli edhe më vonë ky agjent jo vetemë që nuk dha të dhëna për objektet kryesore por nuk informoi as për qarkullimin e bandës dhe strehuesit e saj. Nga kjo del si konkluzon se studimi i këtij kandidati nuk ishte bërë si duhet dhe pozicioni që ai zinte në grup pothuaj se ishte ndër kryesorët. Organet e sigurimit të shtetit krahas masave agjenturalo- operative që morën për përpunmin e grupit të Farretit, rëndësi i kushtuan edhe kontrollit të bazave të diversantëve në Stravaj siç ishin Refat Bojku e Osman Zajaku. Nga të dhënat që dispononi organet e sigurimit të shtetit rezultonte se sa herë që banda e Bradho Lekës, Dervish Bojkua e Ramadan Zajaku merrnin takim me të afërmit e tyre. Këto të dhëna u vërtetuan edhe nga deponimet e Osman Zajakut në hetuesi i cili midis të tjerave deponon: Në muajin shtator 1951 më vjen në shtëpi Kadri Pecaku dhe më thote eja të takojmë djalin në shtëpinë time (është fjala për Ramadanin GJ. P). në muajin tetor 1951 po shkoja në pyllin Kalca për të bërë dru, atje më dalin të arratisurit Bardho Leka e Devish Bojkua duke më thënë, djalin e more në qafë, mbasi ai është lidhur me qeverinë shqiptare dhe në Jugosllavi kanë futur në burg. Ne kemi ardhur për të sqaruar se ku është strehuar kur u shkëput nga ne. unë ju përgjigja se ai është strehuar tek Kadri Pecaku e Rexhep Zajaku.
Për këtë në kudarin e masave që morën organet e sigurimit të shtetit, në drejtim të familjes së Dervish Bojkut drejtuan BP ” Thepi i Moravës”, e “Luani” kurse në drejtim të familjes së Ramadan Zajakut BP “Pëndë Verdha” e “Këneta”. Materialet që dhanë këta bp vërtetonin plotësishtë se këto familjestrehonin furnizonin kandidatët me ushqime. Siç dolli edhe nga verifkimet e mëvonshme bp “Këneta” nuk ishte në pozita të shëndosha dhe prandaj të dhënat e tij u muarën me rezervë dhe gjithnjë verifikoheshin duke ngritur vigjilencën ndaj veprimeve e kurtheve që mund të organizonte armiku me qëllim disinformacionin dhe që t’i fuste në qorrsokak organet e sigurmit të shtetit. Gjatë proçesit hetimor jo vetëm që u vërtetuan materialet që ishin grumbulluar në rrugë operative por implikimet që dolën nga grupi i berzeshtës dhanë mundësi për të siguruar edhe material të tjera me forcë ligjore e si rrjedhim në muajin maj të maj të vitit 1954 u bë goditja e elementeve kryesore të këtij grupi si Demir Vasku, Refat Bojkua, Skënder Vretua e Osman Zajaku. Dy armët që iu gjetën Demir Vaskut në kohën e arrestmit të cilat ja kishte sjellë diversanti Devish Vojkua forcuan akoma më shumë bindjen për një ldhje organike e aktivitet actual të këtyre elementëve me zbulimin jugosllav. Gjatë kësaj periudhe vrehet se si rezultat edhe politikës armiqësore të Nikita Hrushovit si dhe i manovrave e ndryshimt të metodave e taktikave nga ana e zbulmit jugosllav, në veprimtarinë armiqësore që zhvillonte ndaj vendit tonë, për një kohë relativisht të shkurtër u ndërpre veprimtaria armiqësore e puna agjenturale nëpërmjet bandave të armatosura, duke e zvendësuar me forma e metoda të tjera më të kamufluara dhe që në pamjen e jashtme ishin më pak komprometuese. Qoftë për këto shkaqe ashtu edhe të ndonjë dobësije të përkohëshme në përdorjen me efikasitet të kompleksit të masave agjenturalo- operative, bëri që banda të mos kapes, porn ë të njëjtën kohë shtroi detyrën urgjente për shpejtimin e përpunimit dhe goditjen e elementeve kryesorë si lidhje e baza të tyre. Veç këtyre banda e Bardho Lekës nuk u godit edhe për këto arsye:
-Në zonën që qarkullonin e strehheshin, ata e njhnin mirë sepse ishin vendas.
– Bazat e tyre ishin në pozita plotësisht armiqësore dhe të kompromentuar me armikun, kështu që lëvizjet e veprimtarinë e bandës e bisedonin në rrethe shumë të ngushta, kishin nga një lidhje familjare të ngushtë apo fis në përbërje të bandës, si dhe ishin betuar që të mos e jepnin njëri tjetrin.
-Nuk u punua sa duhet për seleksionimin sa e si duhet e në kohë të agjenturës që vepronte në radhët e bandës.
– Lëvizjet e shpeshta të puntorëve operativë që ndiqnin linjën e bazave të arratisurve dhe të bandave ka bërë që të dobesohej puna me agjenturën.
– Goditja shpejt e bazave të bandës bëri që të shkëputnin kontakti i bandës me bazat e saj.
– Tërheqja në bashkëpunim e agjenturës në disa raste nuk u bë e studjuar mirë, duke rënë pas material shtërngues nuk u studjuan cilësitë e garancitë e kandidatit dhe si rrjedhim ata nuk informuan drejt organet tona. Të tillë ishin BP ” Shelgu i butë” dhe “I dyshimti”.
Ndalohet publikimi pa lejen e autorit Bedri Blloshmi.
Lexo gjithashtu pjesën e dytë, të tretë dhe të katërt në linqet më poshtë:
HISTORIKU I SIGURIMIT TЁ SHTETIT PRANЁ DEGЁS SЁ PUNЁVE TЁ BRENDSHME, LIBRAZHD (2)
HISTORIKU I SIGURIMIT TЁ SHTETIT PRANЁ DEGЁS SЁ PUNЁVE TЁ BRENDSHME, LIBRAZHD (3)
HISTORIKU I SIGURIMIT TЁ SHTETIT PRANЁ DEGЁS SЁ PUNЁVE TЁ BRENDSHME, LIBRAZHD (4)