Albspirit

Media/News/Publishing

Klientët ekskluzivë/Kompania Neranxi ofron bursa të plota për familjarët dhe personelin e tyre në Shqipëri dhe Kosovë

 

 

Kompania Neranxi, familja Neranxi që ka themeluar dhe drejton këtë kompani të Industrisë Ushqimore prej 31 vitesh, për të forcuar bashkëpunimin cilësor me klientët e saj të Restoranteve, Pasticerive, Picerive dhe resorteve turistike në Shqipëri dhe Kosovë, ofron bursa të plota për familjarët dhe personelin e tyre!

Viti i rishkollor 2019 – 2020 në Institutin Kulinar Neranxi vjen me një risi të jashtëzakoshme eskluzive për klientët e produkteve të shumta të Kompanisë Neranxi!

Nevoja për të patur profesionistë në tregun ushqimor e të shërbimeve dhe gjithashtu një bashkëpunim më eficent midis Kompanisë Neranxi, lider në tregun ushqimor në Shqipëri e Kosovë dhe klientëve të produkteve të saj, sjell këtë ofertë të mrekullueshme eskluzive!

Të gjithë klientët e certifikuar të Kompanisë Neranxi do përfitojnë një vit shkollor falas në Institutin Kulinar Neranxi në degët kuzhinë dhe pasticeri.

Të gjitha kostot e këtyre të përzgjedhurve në vitin shkollor 2019 – 2020 do të mbulohen nga Kompania Neranxi!

“Gjithmonë një hap përpara…” është filozofia e Kompanisë Neranxi dhe sot ajo fton klientët e saj të ecin në një hap me të…!

Tregu i industrisë ushqimore ka nevojë për profesionistë cilësorë dhe klientët tanë mund t’i bëjnë të tillë, familjarët dhe personelin e tyre në Institutin Kulinar Neranxi.

Klientë të Kompanisë Neranxi, nxitoni numri i bursave është i kufizuar dhe regjistrimet kryhen nga e hëna në të shtunë nga ora 09.00 deri në orën 17.00

Kompania Neranxi është një portë e madhe për klientët dhe konsumatorët! Mireardhshi dhe suksese si pjesë e motos sonë “Next Generation Chefs”.

Fotografia e Instituti Kulinar Neranxi

Please follow and like us: