Joschka Fischer: Kush do ta fitojë shekulli XXI?
Dy dekadat e para të shekullit të XXI po fillojnë të hedhin një hije të gjatë mbi botën perëndimore. Kemi bërë rrugë të gjatë që nga fundi i shekullit, kur njerëzit kudo, por sidomos në Europë, përqafuan me ngulm “fundin e historisë”.
Sipas këtij nocioni zhgënjyes, fitorja e Perëndimit në Luftën e Ftohtë – e fundit nga tre luftërat e mëdha të shekullit XX – kishte krijuar një rend global për të cilin nuk mund të kishte alternativa. Tani e tutje, u mendua, historia botërore do të vazhdonte para në mënyrë të qëndrueshme drejt universalizimit të demokracisë së stilit perëndimor dhe ekonomisë së tregut. Shekulli i ri do të ishte thjesht një vazhdim i një të mëparshmi, me një Perëndim triumfues që shtrinte sundimin e tij.
Bota tani është më e mençur. Rrjeti i aleancave dhe institucioneve që ruajtën dominimin e Perëndimit po vërteton se është një produkt i shekullit XX. E ardhmja e tij tani është në dyshim. Rendi global po pëson një ndryshim thelbësor, pasi qendra e tij e gravitetit zhvendoset nga Atlantiku i Veriut në Paqësor dhe Azinë Lindore. Kina është në krye – ekonomikisht, teknologjikisht dhe politikisht – duke u bërë një fuqi botërore dhe sfiduesja e vetme e hegjemonit në detyrë, Shteteve të Bashkuara.
Në të njëjtën kohë, SHBA-ja po lodhet nga roli i saj si lider global. Ajo filloi të tërhiqej pas nën drejtimin e ish-presidentit Barack Obama, por nën udhëheqjen e Donald Trump, ajo ka përshpejtuar tërheqjen e saj në një mënyrë kaotike dhe të rrezikshme. Heqja dorë e Amerikës nga lidershipi përbën një kërcënim për vetë ekzistencën e Perëndimit transatlantik, i cili mbështetet në një themel vlerash të përbashkëta dhe institucionesh politike. Në mungesë të ndonjë alternative të arsyeshme, struktura po shkatërrohet.
Rusia, ndërkohë, po përballet me të ardhmen duke parë të kaluarën e saj të shekullit XX. Ashtu si Bashkimi Sovjetik, ajo po i var të gjitha shpresat tek armët bërthamore.
Megjithatë, në shekullin e XXI, pushteti do të përcaktohet jo nga arsenali bërthamor i dikujt, por nga një spektër më i gjerë aftësisht teknologjike bazuar te digjitalizimi. Ata që nuk janë në pararojë të inteligjencës artificiale (AI) dhe Big Data do të bëhen në mënyrë të pashmangshme të varur nga, dhe si përfundim do të kontrollohen nga fuqitë e tjera.
Të dhënat dhe sovraniteti teknologjik, dhe jo nga kokat e raketave bërthamore, do të përcaktojnë shpërndarjen globale të pushtetit dhe pasurisë në këtë shekull. Dhe në shoqëritë e hapura, të njëjtët faktorë do të vendosin gjithashtu të ardhmen e demokracisë.
Sa i përket Europës, Kontinenti i Vjetër hyri në shekullin e ri në një formë aspak optimale. Duke jetuar nën iluzionin komod pas-historik të paqes së përhershme, Bashkimi Europian nuk arriti të përfundonte projektin e integrimit (edhe pse arriti të zgjerohej drejt lindjes). Tërheqja e nënkuptuar e garancisë së sigurisë amerikane nën udhëheqjen e Trump e ka goditur Europën si një rrufe në qiell të hapur.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për revolucionin digjital. Faza e parë e digjitalizimit – platformat përballë konsumatorit – është udhëhequr pothuajse tërësisht nga SHBA-ja dhe Kina. Nuk ka firma konkurruese platformash europiane dhe po ashtu asnjë kompani europiane informatike që mund të konkurrojë me Silicon Valley apo Kinën.
Çështja më e rëndësishme me të cilën përballet Komisioni i ri Europian, është mungesa e sovranitetit dixhital të Europës. Komanda e Europës për inteligjencën artificiale, Big Data dhe teknologjitë përkatëse do të përcaktojë konkurrencën e saj të përgjithshme në shekullin e XXI. Por europianët duhet të vendosin se kush do t’i zotërojë të dhënat e nevojshme për të arritur sovranitetin digjital dhe çfarë kushtesh duhet të qeverisin mbledhjen dhe përdorimin e tij. Këto pyetje do të përcaktojnë fatin e demokracisë në Europë dhe nëse e ardhmja e Kontinentit të Vjetër do të jetë një prosperitet apo do të pësojë rënie. Si të tilla, ato duhet të vendosen në nivel europian, jo individualisht nga shtetet-kombe. Është po aq e rëndësishme që këto pyetje të marrin një përgjigje tani. Europa duhet të vërë në punë “topin digjital” ose të shtypet nga ai.
Në vitet në vijim, dizajni dhe prodhimi i automobilave, inxhinieria mekanike, mjekësia, mbrojtja, energjia elektrike dhe familjet private të gjitha do të hyjnë në konfuzion nga teknologjitë digjitale. Të dhënat e prodhuara nga këta sektorë do të përpunohen kryesisht përmes resë, që do të thotë se kontrolli i kësaj të fundit do të jetë jetik për fatet ekonomike dhe strategjike afatgjata të vendeve.
Për të mbrojtur sovranitetin e saj digjital, Europa do të duhet të bëjë investime masive në kapacitetin e “kompjuterëve cloud” dhe burimeve të tjera fizike që mbështesin revolucionin digjital. Europa ka qenë shumë e ngadaltë dhe e pavendosur në këtë drejtim. Sfida e saj tani është të arrijë SHBA-në dhe Kinën, që të mos mbetet pas përgjithmonë.
Europianët nuk duhet të ushqejnë asnjë iluzion se sektori privat do të kujdeset vetë për gjërat. Disavantazhi konkurrues i Europës kërkon një ndryshim thelbësor strategjie në nivelin më të lartë. Institucionet e BE-së do të duhet të udhëheqin në përcaktimin e rregulloreve dhe, së bashku me vendet anëtare, në sigurimin e financimit të nevojshëm. Por sigurimi i sovranitetit digjital të Europës do të kërkojë një përpjekje shumë më të gjerë, që përfshin biznese, studiues dhe politikanë.
Pas 50 vjetorit të fundit të uljes së parë në Hënë, ka pasur shumë diskutime në media për një fluturim të mundshëm të njeriut në Mars. Megjithatë, për Europën, udhëtimi në hapësirë mund të presë. Prioriteti kryesor i saj duhet të jetë krijimi dhe mbrojtja e sovranitetit digjital, si edhe të bëjë çfarëdo është e nevojshme për të ndalur rënien e vetë dhe për të mbrojtur demokracinë. Për më mirë ose për keq, shekulli i XXI tashmë po ecën mirë./Project Syndicate/