Janusz Bugajski: Plani për të zgjeruar Rusinë
Kremlini po përgatitet të zgjerojë federatën ruse për t’i mundësuar presidentin Vladimir Putin të qëndrojë në pushtet. Një pasardhës i përgatitur presidencial i Putinit nuk ekziston dhe frika se pa të vendi mund të frakturohet po rritet në mesin e elitës së Rusisë.
Për të ruajtur fasadën e legjitimitetit, Rusia operon me një kushtetutë demokratike, sipas së cilës presidenti është i kufizuar me tre mandate të njëpasnjëshme. Me mbarimin e mandatit (të tretë) të Putin në 2024-ën, zyrtarët po përllogarisin se si të ndryshojnë kushtetutën e madje edhe të forcojnë fuqitë presidenciale.
Një prej mundësive është krijimi i një shteti të ri, me Putinin në krye. Lëvizja më e kuptueshme do të ishte bashkimi i Rusisë dhe Bjellorusisë dhe shpallja e një federatë e re. Sidoqoftë, meqë qeveria bjelloruse do i bënte rezistencë një pushtimi të tillë, ku dhe konfliktet e armatosura janë të mundshëm, Moska mund të përpiqet të shmangë një luftë tjetër.
Një tjetër mundësi e arritshme, e cila mund të kufizojnë veprimtaritë e shtuara ushtarake, do të ishte zgjerimi i federatës ruse thjesht duke përvetësuar territoret e shteteve fqinje që Moska tashmë kontrollon. Zyrtarët, në vijim, mund të pretendonin se me një Rusi më të madhe duhet të miratohet një kushtetutë e re, e cila do të zgjaste presidencën e Putinit për tre mandate të tjerë dhe madje do të zgjeronte fuqitë e tij ekzekutive.
Nëpërmjet zgjerimit të Rusisë, Putini do të përpiqej të largonte vëmendjen e qytetarëve nga dështimet e tij ekonomike, pa një ndërhyrje të retë kushtueshme ushtarake. Nga kjo ai mund të përfitojë mbështetje publike, veçanërisht nga ata rusë që këmbëngulin në kompleksin perandorak sipas të cilit madhësia është e barabartë me forcën. Nëse protestat kundër politikave të qeverisë zmadhohen, zgjerimi do t’i jepte Putinit mundësinë për të vënë në fuqi dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme, me pretendimin se fuqitë e huaja armiqësore po kërkojnë të copëtojnë Rusinë.
Kremlini tashmë kontrollon disa territore, qeveritë separatiste të të cilave mund të bëjnë kërkesë (zyrtare) për përfshirje brenda Rusisë, pas mbajtjes së referendumeve të rreme. Duke pretenduar se popullsitë e rajoneve tashmë të ndara,kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Rusinë, Moska do të shmangte provokimin e një konfrontimi të drejtpërdrejtë me NATO-n, edhe nëse veprimet e saj dënohen nga fuqitë perëndimore.
Zgjerimi përmes përfshirjes së territoreve kufitare do të përqendrohej në tre shtete – Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi. Moska tashmë ka krijuar një prani të madhe ushtarake në të gjitha rajonet e pushtuara në mënyrë që të parandalojë çdo përpjekje të qeverive gjeorgjiane, ukrainase dhe moldave për të rimarrë territoret e tyre.
Pas luftës së gushtit të 2008-ës, në Gjeorgji, Rusia kontrollon dy rajone secesioniste (në favor të shkëputjes nga territori i shtetit). Zgjidhja më evidente për Kremlinin do të ishte të bashkonte zyrtarisht Osetinë e Jugut të Gjeorgjisë me Osetinë e Veriut, e cila është një njësi federale e Federatës Ruse. Një veprim i tillë ka të ngjarë të mbështetet nga shumica e osetëve që kanë kundërshtuar ndarjen e tyre për dekada.
Rajoni i Abhazisë përgjatë bregut të Detit të Zi konsiderohet me rëndësi strategjike për dominimin e Rusisë në Kaukazin e Jugut. Përfshirja e Abhazisë në Rusi mund të hasë në më shumë rezistencë nga populli, i cili do të preferonin pavarësi të plotë. Sidoqoftë, rajoni është militarizuar thellësisht nga Moska dhe forcat vendase të sigurisë janë plotësisht nën kontrollin rus, duke reduktuar kështu shanset e një rezistence efektive.
Në Moldavi, kontrolli rus mbi rajonin e Transnistrisë mund të bëhet zyrtar nëpërmjet marrjes së plotë (të tij). Kjo do t’i jepte Moskës një kufi të gjatë perëndimor me Ukrainën, ku prania e saj ushtarake mund të përforcohet për të kërcënuar dhe larguar forcat e Kievit nga rimarrja e territoreve të okupuara në lindje të vendit. Në mënyrë të ngjashme me Kaliningradin në Detin Balltik, duke kontrolluar drejtpërdrejt Transnistrinë, Rusia do të fitonte një rrugë dalëse në lumin Danub.
Në Ukrainë, Moska mund të mbajë referendume në territoret e marra tashmë nga aleatët e saj në rajonet Donetsk dhe Luhansk. Këto territore mund të merren si dy njësi ose si një rajon federal Donbas brenda Rusisë. Kremlini do ta llogariste që pas një periudhe zemërimi perëndimor, kundërshtimi ndërkombëtar do të binte, pasi vëmendja do të shkonte te ndonjë krizë tjetër rajonale.
Duke marrë parasysh se sanksionet ekonomike perëndimore që erdhën si ndëshkim për kapjen e Krimesë nga Rusia nuk duket se do të hiqen së shpejti, Moska mund të arrijë në konkluzionin se ka pak për të humbur në (rastin e) një ofensive të re gjeopolitike. Mund të përllogaritet se një marrje (territoresh) në shumë fronte do ta bashkonte popullin rus në një akt patriotizmi historik dhe në një kundërshtim të presionit perëndimor.
Strategjia e zgjerimit mund të jetë një nga kartat e fundit të Putinit për të vulosur trashëgiminë e tij si një udhëheqës i madh që konsolidoi tokat ruse. Pasi ka mbajtur tashmë për njëzet vjet zyrën më të lartë, ndryshimet kushtetuese do të garantonin që Putini t’ia kalojë edhe Stalinit për jetëgjatësinë e sundimit të tij./gazeta dita/