Kompozitori shqiptar Thoma Simaku renditet me klasikët e shekullit XXI
Universiteti i Jorkut në faqen e tij zyrtare, ka njoftuar lajmin për daljen në treg të albumit të ri të kompozitorit shqiptar Thoma Simaku, i njohur për arritjet e tij.
Lajmi për këtë album ishte dhe ndër kryesorët e muajit gusht në njoftimet e shtëpisë diskografike NAXOS.
Ja si e përshkruan faqja zyrtare e Universitetit këtë lajm:
Një album i ri i kompozitorit shqiptar Thoma Simaku sapo ka dalë në treg në mbarë botën i prodhuar në Gjermani nga shtëpia diskografike prestigjoze NAXOS në serinë “Klasikët e Shekullit XXI”.
“Ai përdor një gjuhë shumë individuale, si e dëgjojmë në veprën e parë— “Signals’ për piano — duke përdorur heshtjen për artikulimin e një partiture që do të përshkruhej shumë mirë si një zgjerim i atonalitetit”.
Në faqen e saj zyrtare Naxos e ka përshkruar këtë CD si më poshtë:
‘Thomas Simaku, muzika e të cilit është pershkruar si ‘vizionare dhe krejtësishtorigjinale’, është një nga kompozitoret me magjepsës dhe të rëndësishëm të muzikës bashkëkohore. Mpleksja e intensitetit dhe modernizmit në muzikën e tij pasqyrohet në këtë përzgjedhje veprash të muzikës së dhomës, ku secila pjesë zbulon një pamje të ndryshme të artit të tij’.
Një nga këto pjesë është dhe kënga shqiptare ‘ Moj e Bukura Moré’, e cila e ka origjinën në Italinë e Jugut, ku komuniteti shqiptar ka jetuar për më shumë se 500 vjet, ashtu siç ka jetuar dhe vetë kënga.
Në programin që kompozitori ka shkruar për këtë vepër, midis të tjerash thuhet:” Ngrohtësia e linjave melodike shpreh dashurinë për mëmëdheun e largët, që, siç e thotë legjenda ’mund të shihet nga majat e malit në Kalabri’.
Një vepër tjetër në këtë disk është ‘Soliloquy V –FlautoAcerbo’.
E porositur nga instrumentisti britanik Chris Orton dhe Fondi i Arteve të BBC-së, kjo pjesë mori çmimin ‘Kompozitori i Vitit’ nga Akademia Britanike e Autorëve dhe Kompozitorëve’ (BASCA).
CD-ja mbyllet me veprën‘The Fllight of the Eagle (Fluturimi i Shqiponjës), ideas e secilës vjen nga një proverbë e lashtë shqiptare që thotë: ‘ Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë’.
Në recensionin e tij, kritiku anglez David Denton shkruan: ‘ Ai përdor një gjuhë shumë individuale, sic e dëgjojmë në veprën e parë — “Signals’ per piano — duke përdorur heshtjen për artikulimin e një partiture që do të përshkruhej shumë mirë si njëz gjerimi atonalitetit. Duke të përkëdhelur veshin me tinguj të rinj, kompozitori thotë që ka përdorur titullin Capriccioso per te përshkruar si tekstinmuzikor të kësaj vepre për violinë solo, ashtu edhe strukturën dhe formën e veprës.
Pianisti Roderick Chadwick dhe violina bashkohen në këngën popullore shqiptare të qëndisur nga Simaku My Beautiful Morea – një melodi shumë e dashur.’
Recensioni i plotë mund të lexohet në këtë link: https://www.naxos.com/feature/New_On_Naxos_Aug19.asp
/Opusalb/