Albspirit

Media/News/Publishing

Shpresat e rreme të G7 për Iranin – Ç’do të ndodhë më pas?

Pas samitit të G7-ës në Francë, në media është shprehur një shpresë e madhe për mundësinë e negociatave të reja mes SHBA-së dhe Iranit, dhe se presidenti i regjimit, Hassan Rouhani, mund të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump në javët që vijnë.

Por ngjarjet e fundit kanë treguar se ky duket se është një plan i hartuar me kujdes nga regjimi i Iranit për ta mashtruar Perëndimin dhe për t’i shpëtuar dënimit të fortë nga G7 – gjë në të cilën ia ka dalë mbanë – dhe asgjë më shumë.

Të hënën e shkuar, më 26 gusht, komentet e Rouhani-t treguan se ai ishte i gatshëm të negocionte, madje edhe të takohej me këdo nëse kjo gjë do të mund ta ndihmonte “zhvillimin e vendit të tij dhe t’i zgjidhte problemet e popullit.” Këto fjalë u përdorën gjatë konferencës për shtyp të Trump-Macron tre herë si mundësi për një takim të tillë.

Sapo G7 mbaroi pa fjalë të ashpra kundër regjimit, Rouhani iu rikthye pozicionit të mëparshëm të regjimit. “Ne kërkojmë t’i zgjidhim çështjet dhe problemet në një mënyrë të arsyeshme. Por nuk kërkojmë foto,” tha Rouhani në një fjalim të transmetuar në TV të martën. “Po t’i hiqnit të gjitha sanksionet, të përuleshit me respekt përpara kombit iranian, epo atëherë kushtet do të ishin ndryshe.”

Strategjia e Teheranit është ta zvarrisë çështjen e të fitojë kohë në mënyrë që regjimi të mund t’i mbijetojë administratës Trump. Regjimi nuk e ka as aftësinë e as vullnetin për ta ndryshuar sjelljen, d.m.th., për ta braktisur programin e armëve bërthamore, për t’i dhënë fund terrorizmit të sponsorizuar nga shteti, për ta ndalur sjelljen destabilizuese në rajon, dhe për t’i respektuar të drejtat e njeriut brenda vendit të tij.

Sot, iluzioni i arrtijes së një zgjidhjeje të negociuar me mullahët duket edhe më i largët se më parë.

Strategjia e regjimit është e fokusuar gjithashtu te fshehja e dobësisë së tij të plotë dhe krizës së korrupsionit me të cilën po përballet brenda vendit, ndërkohë që mospajtimi vazhdon në mbarë vendin dhe Njësitë e Rezistencës të MEK-ut fitojnë edhe më shumë vrull.

Politika më e mirë do të ishte ruajtja, madje edhe rritja e presionit mbi regjimin dhe mos të lihen mullahët të marrin frymë ndërkohë që populli i Iranit përpiqet t’i lajë hesapet me klerikët në pushtet.

Please follow and like us: