Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Tegu kombëtar i shqiptarëve

Image result for ilir levonja

Ilir Levonja

 

Webe dhe ithtarë të Edi Ramës kanë filuar të hedhin ca foto nga i ashtuquajturi stadiumi kombëtar ‘Qemal Stafa’. Punimet janë në përfundim e sipër dhe gjithçka po merr formë. Kjo si sukses i radhës në atë luftën frenetike të pushtetit me institucionet e ‘degraduara’ apo të mbytura nga shurra dhe merimangat. Mirëpo kur ndalesh e u hedh një sytë fotove, sikur të dhëmbin brinjët, a sikur të mbydhet syri vet, a sikur të hyn një halë mu aty, bash në zemër të vështrimit. Dhe vetiu të del nga goja ajo shprehja e vjetër e plakave, ‘pika mendjes tënde, mendjes tuaj, pse stadium i thoni ju këtij’?

Dhe ta marrësh me mend atë olen rrethore të shkallëve nëpër stadiumet e botës kur luajnë ekipet e mëdha, ku zhurmon bota e futbollit. Ajo e tilla që sot është bërë medikament, një lloj përtëritësi për jetën, duke mundur deri katastrofat botërore si luftrat. Po i ka mundur me pjesëmarrjen njerëzore dhe deliruar për mirë në ca orë entuziazmi që quhet jetë.

Pas kësaj që shohim i bije që oleja e shqiptarëve kur të shënojë kombëtarja e tyre, do përplaset pas mureve të tegut mbi kokë, që duket sikur po i rrëzohet barit përsipër etj. Sado që në botë sot shpallen qartasi përpjekjet për modernizimin a ndërthurjen me tregun, prapë në masën 99% stadiumet janë nën konteksin e tyre klasik. Madje edhe ata që kanë sfumuar pistën e garave të vrapimit a elementeve të tjerë të kulturave sportive, kam parasysh këtu lojrat olimpike etj., prapë e kanë ruajtur formën tradicionale, atë rrethoren e olesë. E për më tepër kur bëhet fjalë për një simbol kombëtar. Nuk e di se nga na buron kjo ndjenja e bastardimit, aq sot të ndodh të mbytesh nga malli për atë atmosferë kur kombëtarja nën një qiell të hapur mundte Belgjikën, shënonte Arben Minga, dhjetori i vitit 1984.

Mjerë ai komb që ka fatin t’i bjeri për pjesë një arkitekt i cili përpara se të skicoj një arenë kombëtare, nuk shikon ndeshjet më kulmore të vendit. Asaj kohe një unazë rrethore njerëzish horiste dhe brenda zemrave tona nanuritej hapja me botën dhe si bota. Kishim kohë që ishim të mbyllur dhe një mendje administrative na kish dënuar të mos luanim me fqinjët se na turpëronin me gola. Prandaj e thashë më sipër se futbolli, stadiumet kanë mundur deri dështimet sociale botërore. Tek ne kontribuoi fuqishëm në freskimin e plagëve shekullore nga otomanizmi, luftrat, dasimet dhe gërrëvërret perverse politike.
Kësisoj turpërohej partia, prishej imazhi. Sado modernitet të hedhim, sado xhama, ajo atmosferë njerëzore nuk ka për t’u përsëritur më, nuk e ka shancin, a e dini përse, sepse vetvrasja kombëtare është bash mision po aq frenetik i pinjollëve faqe parruar me poture dhe ppp-të e pordhëve të plevitosura. Të paktën ata arkitektët e diktaturës e ruajtën me fanatizëm tërësinë e kulturave a bërjen të mundur të aplikimit të sporteve të tjera. Tek ky ta gëzoni, futboll, hoteleri, zyra, tavolina birre, serhixhinjë me byzylykë floriri. Nga kjo të lë të kuptosh se një masakrim po kaq tegçe e pret edhe teatrin kombëtar. Si rrjedhojë investimet bajate të shtetit shqiptar nuk janë asgjë tjetër, por mure dasimesh.

Stadium kombëtar?! Se si më duket, shtrembërohem kur e shoh, sikur më mbyllet një sy vetiu etj. Po jetojmë një kohë që realitetin e kemi veç tek memorja e kokës. Një kohë që po na mbyt me budallenjtë.

Please follow and like us: