Albspirit

Media/News/Publishing

GJAKU I DËSHMORËVE TË FUSHËBARDHËS NË RRËNJËT ARBËRORE

Image result for zaho golemi

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Toka iliro-arbërore e trashëguar nga shqiptarët brez pas brezi ka qenë e lakmuar gjatë gjithë historisë. Pushtues të lashtë e të rinj e deri në dy luftrat Botërore, dhe më tej kërkonin nënshtrimin me zjarr e hekur të shqiptarëve. Kundërvënia ndaj çdo pushtuesi ka qenë e ashpër dhe e drejtë përpallë shpatës, topave, pushkëve, jataganëve, vetëm sepse e donin lirinë. Liria ka qenë sinonim i shqiptarëve për shekuj me radhë. Por nga ana tjetër liria është larë me gjak nëpër breza, sepse fjala “liri” për shqiptarët ka një kuptim shumë të madh.

Historia e lirisë ecën në rrugën e gjakut të dëshmorëve të kombit. Dëshmorët ishin ata që në kthesat e mëdha historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për lirisë. Edhe kur kalojnë vite, dekada e shekuj kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në kujtesën historike të kombit. Prandaj ata mbeten në memorial lirie të brezave. Liria ndërtohet me jetë njerëzore, me gjak, me dëshmorë, me heronj. Dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit, janë ndërgjegjja më sublime e vetëdija e lartësuar në piedestalin e vetëflijimit. Ata vaditin pemën e lirisë me sakrificën më sublime, gjakun e derdhur për atdhe.

Kujtimi i brezave është gjeja me e vogël që mund të bëjnë ata për të rënët, për ata që janë sot në përmendore e lapidarë. Çdo komb i civilizuar dëshmorët i shikon si vlerën më të çmuar, dëshmi, lavdi e krenari, që nderohen nga të gjithë. Bota u kushton vëmendje të veçantë, jo vetëm me lapidarë, monumente, buste, pllaka, libra, monografi, publikime pafund, emra rrugësh e sheshesh, shkolla e institucione me emra dëshmorësh me shkronja të arta. Nuk ka krahinë e trevë shqiptare që nuk ka dhjetra e qindra dëshmorë shekujve që shkuan.

Labëria bën dallim të veçantë, sepse shpesh e kanë quajtur “barometër të atdhetarisë”. Krahina e Kardhiqit fshat më fshat po të hulumtosh në historikët e tyre meriton plotësisht përjetësinë e lavdishme të së shkuarës. Fushëbardha është një fshat krenar dhe shëmbëlltirë e mençurisë dhe historiplote, që nuk i kurseu bijtë për lirinë.

Nga një përllogaritje në 165 vjet vëzhgojmë të shkuarën historike të dëshmorëve të saj në hulumtime në libra, në arkiva, në këngë, në memoriale, në trashëgiminë e pasur gojore. Kohët historike i flasin njera tjetrës dhe përcjellin jehonën kohrave. Në këtë 75 vjetor është rasti për nderim e homazh për 51  të rënët në betejat e historisë në më shumë se një shekull e gjysëm, nga të cilët 26 dëshmorë fushëbardhas kanë status “Dëshmorë i Atdheut” për periudhën (1854-2019), ndërkohë që 25 të rënë për truallin shqiptar, plotësojnë kriteret ligjore për t’u shpallur “Dëshmor”.

Dëshmimtarët e gojëdhënës që “arkivin lëvizës” e marrin gjithmonë me vete jetojnë deri në një shekull. Por emri, bëmat dhe trimëritë e luftëtarëve nëpër breza nuk shuhen kurrë. Kështu kemi analizuar gjithë luftrat dhe evidentuar të rënët e Fushëbardhës në fushëbetejat e një shekulli dhe shtatë dekadash. Nga 46 të rënë vetëm 26 kanë vendime juridike ndërkohë që Fushëbardha i ka “dekretuar” në kujtesën popullore të brezave.

Mosekzistenca e shtetit ka bërë që kujtesa mos të depërtojë natyrshëm në të dhëna ekzakte për dëshmorët, betejat, të rënët, gjakun e humbur dhe sakrificën e pamatshme popullore. Shekulli XX, pothuaj ka të rregjistruar mirë të dhënat, edhe me ndonjë mangësi për shkaqe nga më komplekset.

Evidentimi i figurave me kontributit patriotik, mëmëdhetar është me rëndësi primare, për të zbuluar nga harresa e mjegulluar të figurave potente në historinë e një populli, për trimat që guxuan e shkruan epope lavdie në shekuj, qi i dhanë popullit identitet dhe krenari, që pasuruan personalitetin shqiptar, traditën historike, që e bënë historinë të ndritur në planin kombëtar e ndërkombëtar, për ata që meritojnë të hapen  “sepetet” e arta të historisë dhe këngëve të popullit, për ata kryengritës, luftëtarë, mëmëdhetarë, kapedanë që në shekuj derdhën gjakun për truallin arbëror, për lirinë e shqiptarëve, për ata shpirtëra protestues e “rebelë”, që mbetën madhështorë në kujtesën e kombit dhe që kanë vend të përhershëm në panteonin e burrave të kombit.

Kujtimi i brezave shkon më 1828 deri 1947, kur me mijëra lebër në kuadrin e kryengritjeve antiosmane luftonin në disa drejtime me disa armiq. Luftrat e ashpra vijuan në shekuj e dekada më 1852-1854, në 1878-1881 e deri në pavarësi më 1912. Në fushëbetejë më 1854 në Janinë ranë Bajo Kazo dhe Habip Xhuvani.

Në luftën për mbrotjen e trojeve shqiptare në Mal të Zi më 1852, ranë për truallin arbëror bashkë me kryekomandantin e çetave të Labërisë Zenel Gjoleka dhe disa dëshmorë fushëbardhas, ku sipas gojëdhënës ku nga rreth 2000 veta që kanë qenë pjesëmarrës në formacionet luftarake që shkuan nga Labëria 800 ranë shehit dhe 1200 vetë u rikthyen në vatrat e tyre. Në luftën e Palavlisë, në Bradhomë të Rrëzomës dhënë jetën 4 dëshmorë fushëbardhas Sadik Memushi, Skëndo Xhuvani,  Myrteza Sulli e Musa Robi.

Populli i përjetoi në këngë trimëritë: “Kush u hodh proto i pari,/ Sadik Memush bajraktari,/ topçitë me top ia dhanë,/flaka i mori fustanë,/fora e bëri jataganë,/për vatanë o të vdekur, o të gjallë,/ Skëndua me Myrtezanë,/Musa Robi derdhi gjakë..”. Në luftën e Lëkurësit 12.2.1878 deri më 23.2.1878 ranë për mbrojtjen e trojeve nga Zhulati që përfshinte fshatrat nga Zhulati, Fushëbardha e deri në Lëkurës pati rreth 90 të vrarë, nga gjithë çetat 46 të vrarë nga Baltëza, 10 dëshmorë nga Fushëbardha: Hair Idriz Stefani, Idriz Ymer Alidhima, Sali Sabri Isufi, Kasëm Xhafer Gjoni, Osman Jaho Deçka, Shahin Muhamet Veliu, Abedin Balil Muho, Seit Selman Dobro, Shahin Shaban Memo e Mato Hasan Asllani.

Prandaj dhe kënga përcillat në breza: “Flet Mehmeti me Rakipë, nga Luvadhi në Delvinë,/Fushëbardhasit arrinë,/në betejë u vranë, u grinë,/jetën e dhanë për Shqipërinë.. Në luftën për mbrojtjen e Janinës në Vilajetin e Janinës më 1913 në luftimet e Grebenesë dhe në Bezhan ranë dëshmorë fushëbardhasit: Rustem Shalari, Muho Cama, Resul Peçi, Islam Kondi.

Ndërsa në luftën antiandarte më 20-25 qershor 1914 ranë Halil Huto Sullo, Dalip Braho Kondi, Halil Vesel Nora, Rizal Hasan Muho, Sejdi Dule Baho, Surja Hasan Tefa, Cenko Belul Onjea, Mete Xhike Jonuzi, Haxhi Zeman Muxhai (nga Zhulati), luftuan bashkë në Skërficë me 120 luftëtarë, nga të cilët emri dëshmorëve ngeli në memorial lirie. Betejat nuk rreshtën dhe në Luftën e Vlorës më 1920-tën e sidomos gjatë  Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në vitet 1939-1944, ku e vaditën me gjak lirinë e Shqipërisë, ku vetëm nga Fushëbardha ranë Karafil Vehip Bello, Sami Sejdi Golemi, Tahir Reis Xhuvani, Alem Zano Shehu, Latife Veli Nora, Zjadin Shemsho Çarçani, Kutbi Çelo Gjeçi, Nishat Duro Kondi, Xhezo Demir Proda, Cirok Osman Cama, Gazi Islam Kondi, Baxhul Duro Nora, Destan Musa Nora, Tajar Shemsi Proda, Mato Serjan Mato.

Në vitet e demokracisë 1997 dhe 2002 kanë rënë dëshmorë Haseni Sulo Kusho e Sali Xhevair Shehu, që i përkasin periudhës së ’97-tës për shqiptarët si dhe rënies në krye të detyrës në vitin 2002, në Shqipëri. Mosha e të rënëve dëshmorë është relativisht e re. Mosha mesatare e dëshmorëve të rënë në përleshje me andartët ka qenë 28 vjeç. Ndërsa mosha mesatare e dëshmorëve të Fushëbardhës të rënë gjatë LANÇ-it ka qenë 25 vjeç. Janë të përjetësuar në memorialë dhe lapidarë vetëm 15 dëshmorët e LANÇ-it dhe 9 dëshmorët e rënë në Qafë të Skërficës më 25.6.1914, shtatë fushëbardhas, një golëmas dhe një zhulatas.

Ndërkohë që është planifikuar që të ngrihet një lapidar përkujtimor për pesë dëshmorë të rënë në rrethinat e Senicën dhe që janë dy dëshmorë nga Fushëbardha, një nga Zhulati, një nga Golemi, një nga Progonati. Shumë të të rënë të tjerë për Atdhe, edhe pse ruhen në memorien e brezave, në libra e botime, në dokumente arkivore e muzeale nuk kanë as memorial dhe as dokumentacion juridik që të vërtetojë titullin “Dëshmor i Atdheut”. Fakt është se miratimi i Ligjit të ri nr. 109/2018, datë 20.12.2018 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, është një dritare e hapur për të mundësuar shpalljen me titullin e lartë “Dëshmor”, për gjithë të rënët e Shqipërisë, përfshi edhe fshatin Fushëbardhë, Krahinën e Kardhiqit e Labërinë, për mbrojtjen e truallit arbëror. Shqiptarët ndër popujt më të hershëm të Ballkanit.

Asnjë nga kombet e gadishullit nuk kanë dhënë kaq shumë dëshmorë sa shqiptarët aq sa me të drejtë thuhet se: “Popullin shqiptar dëshmorët e kanë bërë komb. Është djegur e zhuritur dhe përsëri është ringritur. Prandaj gjaku i të rënëve gjithmonë thërret: Nderimi për të rënët është nderim për kombin të djeshmen dhe të ardhmen e tij. Filozofi i shquar francez Hyppolyte thoshte: “Ne jetojmë në sajë të burrave të mëdhenj dëshmorë dhe atyre u jemi mirënjohës. Në fakt ne administrojmë të mëdhenjtë e vdekur”.

 

TABELA ME DËSHMORËT E FUSHËBARDHËS, QË KANË RËNË NË DY SHEKUJT E FUNDIT (me dhe pa vendime juridike të titullit “Dëshmor i Atdheut”)

 

 

Nr

 

Emër Atësi Mbiemër

Viti i lindjes (ose rreth viteve) Vendlindja  (që do të përfshijë edhe zonat përreth Piks, Hon, Fushëvërri Viti i rënies

(edhe data e muaji kur dihen

Vendi i

Rënies (mundësisht ekzakt)

Formacioni luftarak ku ka bërë pjesë në momentin e rënies Nr. & dt. Vendimit për shpalljen“Dëshmor i Atdheu” Personi, institucioni, organizata që ka përg dokumentacionin
1 Bajo Kazo 1820 Fushëbardhë 1854 Bezhan/ Janinë Redif i çetës F/B/Kardhiq Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
2 Habip Xhuvani 1824 Fushëbardhë 1854 Bezhan/

Janinë

Redif i çetës F/B/Kardhiq Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
3 Sadik Memushi 1830 Fushëbardhë 1878 Palavli Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
4 Skëndo Xhuvani 1850 Fushëbardhë 1878 Palavli Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
5 Myrteza Sulli 1843 Fushëbardhë 1878 Palavli Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
6 Musa Robi 1858 Fushëbardhë 1878 Palavli Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
7 Idriz Ymer Alidhima 1830 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
8 Hair Idriz Stefani 1840 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
9 Sali Sabri Isufi 1850 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
10 Kasëm Xhafer Gjoni 1845 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
11 Osman Jaho Deçka, 1848 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
12 Shahin Muhamet Veliu 1858 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
13 Abedin Balil Muho 1855 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
14 Seit Selman Dobro 1850 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
15 Shahin Shaban Memo 1848 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
16 Mato Hasan Asllani 1858 Fushëbardhë 1878 Lëkurës Çeta e F/B Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
17 Rustem Shalari 1873 Fushëbardhë 3.3. 1913 Janinë, Grebene Çeta e Labërisë Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
18 Muho Cama 1873 Fushëbardhë 3.3. 1913 Janinë, Grebene Çeta e Labërisë Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
19 Resul Peçi 1878 Fushëbardhë 7.3. 1913 Janinë

Bezhan

Çeta e Labërisë Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
20 Islam Zyber Kondi 1878 Fushëbardhë 7.3. 1913 Janinë, Bezhan Çeta e Labërisë Sipas Muzeut F/B.Gjirokastër SHKA “F/B”
21 Halil Huto Sullo 1864 Fushëbardhë 25.6. 1914 Qafa e Skërficës Çeta e F/B Vendim n162 dt. 30.11.1979 Arif Kazo Resul Bedo
22 Dalip Braho Kondi 1892 Fushëbardhë 25.6. 1914 Qafa e Skërficës Çeta e F/B Vendim n162 dt. 30.11.1979 Arif Kazo Resul Bedo
23 Halil Vesel Nora 1886 Fushëbardhë 25.6. 1914 Qafa e Skërficës Çeta e F/B Vendim n162 dt. 30.11.1979 Arif Kazo Resul Bedo
24 Rizal Hasan Muho 1889 Fushëbardhë 25.6. 1914 Qafa e Skërficës Çeta e F/B Vendim n162 dt. 30.11.1979 Arif Kazo Resul Bedo
25 Sejdi Dule Baho 1889 Fushëbardhë 25.6. 1914 Qafa e Skërficës Çeta e F/B Vendim n162 dt. 30.11.1979 Arif Kazo Resul Bedo
26 Surja Hasan Tefa 1887 Fushëbardhë 25.6. 1914 Qafa e Skërficës Çeta e F/B Vendim n162 dt. 30.11.1979 Arif Kazo Resul Bedo
27 Cenko Belul Onjea 1892 Fushëbardhë 25.6. 1914 Qafa e Skërficës Çeta e F/B Vendim n702 dt. 22.12.2015 Zaho Golemi

SHKA “F/B”

28 Mete Xhike Jonuzi 1887 Golem 25.6. 1914 Qafa e Skërficës Çeta e F/B Vendim n162 dt. 30.11.1979 Arif Kazo Resul Bedo
29 Haxhi Zeman Muxhai 1883 Zhulat 25.6. 1914 Qafa e Skërficës Çeta e F/B Vendim n162 dt. 30.11.1979 Arif Kazo Resul Bedo
30 Hekuran Cama 1912 Fushëbardhë mars 1941 Fushëbardhë Bombard italo-greke Njësiti gueril F/b Pa Vendim Muzeu F/Bar Fero Golemi Resul Bedo
31 Çeno Maçi 1819 Fushëbardhë mars 1941 Fushëbardhë Bombard italo-greke Njësiti gueril F/b Pa Vendim Muzeu F/Bar Fero Golemi Resul Bedo
32 Jupe Baho 1819 Fushëbardhë mars 1941 Fushëbardhë Bombard italo-greke Njësiti gueril F/b Pa Vendim Muzeu F/Bar Fero Golemi Resul Bedo
33 Pronjo Nora 1818 Fushëbardhë mars 1941 Fushëbardhë Bombard italo-greke Njësiti gueril F/b Pa Vendim Muzeu F/Bar Fero Golemi Resul Bedo
34 Fadil Hair Shalari 1833 Fushëbardhë mars 1941 Fushëbardhë Bombard italo-greke Njësiti gueril F/b Pa Vendim Muzeu F/Bar Fero Golemi Resul Bedo
35 Karafil Vehip Bello 1900 Fushëbardhë 2.2. 1944 Senicë. Qafa e Ujkut Batalioni territorial Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
36 Sami Sejdi Golemi 1907 Fushëbardhë 14.3. 1944 Senicë, pranë kishës Grupimi i Rinisë.ZIOp Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
37 Alem Zano Shehu 2.6. 1910 Fushëbardhë 25.5. 1944 Borsh/Sarandë BrVIS Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
38 Tahir Reis Xhuvani 1920 Fushëbardhë 25.5. 1944 FterëBorsh

Sarandë

BrVIS Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
39 Latife Veli Nora 1929 Fushëbardhë 20.3. 1945 Suhagorë Bosnjë Jug BrVIS, bat5p Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
40 Zjadin Shemsho Çarçani 1923 Fushëbardhë 5.6. 1944 Zhej/ Zagori Bat terito; korier SHP Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
41 Kutbi Çelo Gjeçi 2.12. 1926 Fushëbardhë 25.7. 1944 Dukaj Tepelenë BrVIS Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
42 Nishat Dullah (Duro) Kondi 1913 Fushëbardhë 1945 Hoçisht Korçë Komandant batal. Korçë Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
43 Xhezo Demir Proda 1926 Fushëbardhë 10.9. 1944 Labinot Elbasan BrVIS Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
44 Cirok Osman Cama 1919 Fushëbardhë 1944 Tatzat-Borsh BrXIIS Qafëlavani Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo

Zeqo Cama

45 Gazi Islam Kondi 1908 Fushëbardhë 15.1. 1943 Vlorë Çeta “Çerçiz Topulli” F/B Vendim nr 44 dt. 30.12.2004 Resul Bedo Zeqo Cama
46 Baxhul Duro Nora 13.1. 1919 Fushëbardhë 11.6. 1946 Mali i Bardhë?Burrel Forcat e ndjekjes Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
47 Destan Musa Nora 24.3. 1895 Fushëbardhë 23.11.

1950

Piks/Fushëbardhë Bt/ FVVP Fushëbardhë Vendim nr 65 dt. 2.10.1971 Resul Bedo Zeqo Cama
48 Tajar Shemsi Proda 1924 Fushëbardhë 20.3. 1945 Prizren/ Geghysen/ Tropojë BrVS Vendim n 127 dt. 30.5.1985 Zaho Golemi

Trifon Golemi

49 Mato Serjan Mato 20.11.1919 Fushëbardhë 17.4. 1946 Fushëbardhë (Hon) BrXIIS Vendim nr 769 dt. 2.4.2019 Zaho Golemi

Nexhip Onjea

50 Haseni Sulo Kusho 24.1. 1961 Fushëbardhë 25.5. 1997 Valare Gjirokastër Dega Usht Gjirokastër Vendim nr 13 dt. 29.10.1999 Divizioni “Labëria “ Gjirokastër
51 Sali Xhevair Shehu 27.2. 1951 Fushëbardhë 18.7. 2002 Jorgucat Gjirokastër Komisariati Pol.Gjirokast Vendim nr 56 dt. 17.6.2005 Komisariati Pol.Gjirokastër

 

Please follow and like us: