Albspirit

Media/News/Publishing

Saga e vilave të Bllokut në Pogradec/Sfidat dhe skandalet e panjohura të anëtarëve të Byrosë Politike (8)

Image may contain: 1 person, suit

Bardhyl Berberi

 

 

Vilat hijerëndë buzë liqenit prenendonin se kishin shkëlqim dhe ndershmërinë, të paktën kështu propogandohej dhe betoheshin banorët e tyre se ‘shkriheshin për popullin, për hallet e tij’ dhe më pas mbylleshin brenda kangjellave të vilave dhe populli ngelej tutje si hije …i zhytur në mjerim dhe gjithçka e kishte të racionuar me tollona!

 

Aty gjithçka ishte ndryshe

 

Një batalion i tërë grupesh shoqërimi angazhohej për bllokun e vilave. ‘Shoku… lodhet, një qingj pirës për shokun’, plantacioni i luleshtrydheve brenda Bllokut, verë dhe raki speciale perla dhe muskati famshëm…’Shoku është i sëmurë kërkon kos stani’, për gjithë natën udhëtonin makinat në drejtim të staneve të Homezhit. ‘Mbesat duan misra të pjekura’, nisej furnitori dhe oficeri i Sigurimit dhe gjithçka ishte kryer…

Një ditë, duke udhëtuar së bashku me gjyshin nga vilat për në rezidencën tjetër në Drilon, njëra mbesë shikon një gomar duke kullotur buzë rrugës. Kërkoi të ndalojë makina dhe të hipte në gomar. Gjyshi e qetëson mbesën se ‘gomarin do ta sillnin në vilë dhe atje do të shëtiste sa herë të donte’. Ia morën fshatarit nga Tushemishti gomarin që e përdorte për dru dhe e futën brenda bllokut të vilave. E lanë gomarin me shampo disa herë dhe e ushqenin me sheqer dhe me vafer. Më pas shëtisnin në parkun prej 20 hektarësh që ndodhej brenda Bllokut. Kur vinte shtatori banorët e vilave shtegtuan në drejtim të Tiranës. Edhe gomari iu kthye të zotit. Por i zoti filloi ta ushqejë si më parë me bar dhe gomari bënte naze, donte sërish ushqimin e vilës dhe ngordhi.

 

Tre sfida

 

Image result for arratisja e familjes fezollari

Sfida e parë: Arratisja e familjes Fezollari

 

Enveri gjatë gati 30 vjetëve që pushonte në Pogradec është përballur me tre sfida të cilat ia kanë helmuar pushimet në Pogradec.

Sfida e parë ka ndodhur më 3 korrik 1975 kur një familje pogradecare Fezollari, me 16 persona kalon liqenin me një varkë primitive dhe arratiset në Jugosllavinë e athershme (Maqedoni) dhe më pas largohet për në Australi. Këtë arratisje diktatori e quajti si ‘fyerjen më të madhe që iu bë atij në kohën që ai ishte me pushime’. “Ç’është ky atentat kaq i frikshëm dhe injorues që më bëhet mua”, u tha ai drejtuesve kryesorë të rrethit. Kryqëzata sajoi lloj-lloj versionesh për arratisjen e familjes Fezollari, sikur kishin ikur me një nëndetëse. Kjo bëhej për t’u shfaqsuar, por Zeusi figurat kryesore të rrethit i ndëshkoi duke i kthyer në kukulla kartoni dhe ata lanë karriket

Image result for turisti suedez ne pogradec

Sfida e dytë: Turisti suedes me skaf buzë liqenit

 

Kjo sfidë ndodhi në gushtin e vitit 1978. Kur qyteti ishte i blinduar nga forca speciale të Ministrisë së Brendshme e kur liqeni ruhej me silurues, kur përreth vilave ishte vendosur një artileri e rëndë, një turist i huaj suedes që pushonte në Ohër me një skaf personal del në breg të liqenit në afërsi të turizmit dhe pasi ankoron skafin në breg futet në lokal dhe kërkon një kafe. Edhe në këtë rast si ndërpreu pushimet urgjent, tepër i zemëruar duke bërë kokë turku zvMinistrin e Brendshëm të asaj kohe, Raqi Ifticën, i cili merrej me sigurimin e udhëheqjes së lartë. Në ikje e sipër u thotë titullarve të rrethit “si nuk e kuptoni se pse po i ndërpres pushimet unë? Nëse ai turisti i huaj do të kishte dalë disa qindra metra nga ana e djathtë, do ta kishte pirë kafen me mua në vile, ky është një turp për ju. Kështu më siguroni jetën mua”!

Image result for parrulat ne komunizem

Sfida e tretë: Parrulla kundër diktatorit

 

Kjo sfidë ka ndodhur më 13 gusht 1978. Enveri ishte duke ndjekur një koncert folklorik në stadiumin e qytetit, në një prani të jashtëzakonshme njerëzish. Koncerti ishte madhështor. Pjesa dërrmuese e këngëve ishin për Zeusin. Njëra prej tyre e emocionoi shumë dhe u ngrit në këmbë duke tundur dorën sipas ritmit. Në disa vargje thuhej:

Pogradeci ynë, në buzë të kufirit,

mban në gji Enverin, si nëna të birin…

Ekzaltimi i Zeusit ishte i madh. Mirëpo thotë populli “çfarë sjell minuta nuk sjell shekulli”. Pas pak ditësh në atë stadium ku u dha koncerti, një dorë kishte shkruar “Poshtë diktatori Enver Hoxha”! Policia në mesnatë merrte nga shtrati qindra njerëz për t’i ‘pyetur në mënyrë demokratike’. Dajak nga mëngjesi në mbrëmje. Të dyshuarit nuk mbaronin. Ulërinte lagjia në afërsi të Degës së Punëve të Brendshme  nga klithmat e të dyshuarve, pasi i rrihnin në oborr me bishta lopatash…

 

Si e kuptonin njerëzit kur vinte dhe kur ikte Enveri?

 

Pogradecarët e kuptonin menjëherë kur vinte Zeusi në Pogradec. Vetëm një javë para se të vinte Enveri në Pogradec, në malin e qytetit mbi Tushemisht  montohej një antenë, e cila vinte enkas nga Tirana në Pogradec për të kapur stacionet italiane, kuptohet për Bllokun e udhëheqjes. Por këtë priviligj e kishin edhe qytetarët pogradecarë, të cilëve u hynte sinjali i stacioneve italiane nëpër ekranet televizive dhe atë ditë që largohej Zeusi ato nuk kishin më stacione italiane. Zeusi ishte larguar nga Pogradeci sëbashku me stacionet televizive dhe tashmë atyre u mbetej të shikonin vetëm Tiranën dhe me ato kanaçet primitive që bënin mund të shikonin ndonjë stacion të huaj nga Jugosllavia e athershme.

Në vijim: Rrebelimi i shkrimtarit të shquar turk, Azis Nesin, bllokmenët e rinj dhe çmenduria pas vitit 1997.

Please follow and like us: