Albspirit

Media/News/Publishing

Erjona Muça, ndjesë publike për Eni Çobanin; pritet ndjesa edhe nga portalet që publikuan lajmin e paverifikuar

Dy ditë më parë juristja e njohur Eni Çobani denoncoi publikisht një lajm të trilluar, të nënshkruar nga Erjona Muça, që fatkeqësisht pa e pyetur personin e cenuar, ishte publikuar rrufeshëm në një varg portalesh të njohura dhe anonime.

Lajmi i trilluar, që mbështetej vetëm në një burim, pati menjëherë reagimin e plotë të avokates së njohur, e cila dha sqarimet e duhura si dhe premtonte se çështjen do e dërgonte në gjyq. Ndër të tjera Eni Çobani nënvizonte se “kush guxoi ta mbushi sot ditën me emrin tim, nesër do përballet me ligjin dhe jo me Enin; kështu do mësojë ky vend të flasi me fakte dhe jo me shpifje, të matet kur të përmendi ca emra dhe kështu do kemi më respekt për punën dhe devocionin e njerëzve që vërtet punojnë në këtë shoqëri”.

Ndërkaq sot në drejtim të Eni Çobanit ka ardhur një tjetër reagim nga Erjona Muça ku thuhet:

“Përshëndetje,

Po shkruaj për t’i kërkuar ndjesë publike zonjës Eni Çobani për keqkuptimin që ka ndodhur nëpër portale këto dy ditë. Jam përgënjeshtruar nga një profil fallco që mendoja se ishte zonja Eni ajo që shkruante dhe kërcënonte në një mënyrë të tillë dhe për të mbrojtur veten kam publikuar gjëra të pathëna dhe të paqenë”.

Këtë reagim e shihni edhe në foton e mëposhtme:

Pas ndjesës së personit që ka trilluar kundër juristes dhe moderatores “Shihemi në gjyq” Eni Çobanit pritet që të kërkojnë ndjesë edhe ato portale që e botuan trillimin e saj.

Për të lexuar reagimin e plotë të Eni Çobanit klikoni këtu:

Eni Çobani: Replikë e detyruar kundër një trillimi të madh publik

 

Please follow and like us: