Albspirit

Media/News/Publishing

Eni Çobani: Replikë e detyruar kundër një trillimi të madh publik

Fotografia e Eni Cobani

 

Nuk doja të replikoja se ngarkesa ime e madhe e punës nuk më lejon të ndjek në çdo moment çfarë thuhet e nuk thuhet nëpër portale, por telefonatat e miqve të mi më bën të lexoj një trillim të madh publik.

Tani me qënëse ju doni përgjigje unë këtë herë nuk do ta lë vetëm me këtë status, por do të çoj në gjykatë këdo që ka guxuar të shpif duke përdorur emrin tim, pa pasur asnjë informacion dhe mbi një gënjeshtër të madhe nga një faqe me këtë emër që as nuk e njoh dhe as kam pasur asnjë kontakt.

Çudia më e madhe është se del dhe lakohet emri im dhe nga ana tjetër kush është personi që pretendon për këtë dëm që ia paskam shkaktuar nuk del.

Atëhere po e nxjerr unë Erjona Muça, një njeri që as nuk e njoh dhe as ka qenë kurrë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi, për më tepër ndonjë e moshuar në moshën 80 vjeë.

Atëhere, të nderuar portale dashamire apo e kundërta, emrin tim nuk ma ka bërë asnjeri nga ju, por ma ka falur Hysen Çobani, babai im dhe unë kam përgjegjësi dhe devotshmëri në kryerjen e çdo detyre timen publike apo private se jam vajza e një njeriu të madh që ka lënë gjurmë në këtë vend. Unë e kuptoj dëshirën e marrë të përfoljes, denigrimit dhe të marrjes me thashetheme të çdo lloj natyre, por me emrin tim nuk luani dot.

Sado ju të mundoheni me emra të rremë, me tituj të çfarëdolloji nuk do zbëhni kurrë, në asnjë moment, dëshirën dhe vullnetin tim për të thënë të vërtetën edhe pse kjo ka lënduar ca burreca që s’kanë as fuqinë dhe as kurajon të dalin përballë dhe të flasin nëse kanë të drejtë ose jo.

Me këto forma vetëm më shtoni besimin që po vjen dita për të bërë drejtësi në këtë vend. Kush shan është i sharë, kush fyen ka fyer vetveten dhe kush shpif ka ligj dhe ka gjykatë. Tani kush guxoi ta mbushi sot ditën me emrin tim, nesër do përballet me ligjin dhe jo me Enin; kështu do mësoj ky vend të flasi me fakte dhe jo me shpifje, të matet kur të përmendi ca emra dhe kështu do kemi më respekt për punën dhe devocionin e njerëzve që vërtet punojnë në këtë shoqëri.

Ky emër dhe ata që e përdorën këtë njeri do thonë të vërtetën para ligjit dhe besoj që do t’ia përcjellin këtë lajm dhe publikut. Njerëz, mos harroni këtë faqe se ndoshta zhduket për pak kohë mbas këtij publikimi.

Please follow and like us: