Prof. Hazir Mehmeti: SHKOLLA SHQIPE NË AUSTRI PARA SFIDAVE TË KOHËS
Fran Gjoka
Intervistë me veprimtarin, studiuesin dhe autorin e disa librave shqip për nxënësit e diasporës prof. HazirMehmeti.
Jeni një nga studiuesit më të shquar të ditëve tona që udhëhiqni disa projekte për hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe nga mërgimtarët shqiptarë në. Si lindi ky project me vlera tejet të veçanta?
Unë i takoj gjeneratës së re të mësuesve dhe veprimtarëve në Austri, kështu që aktivitetet rreth hapjes së klasave me mësim shqip ishin të fuqishme mes viteve 1992-1995. Në këtë periudhë hapen shumë grupe mësimore në gjithë Austrinë. Këtë aktivitet me rëndësi kombëtare e kemi vazhduar edhe ne dhe ia kemi arritur ta rrisim ndjeshëm numrin e nxënësve shqiptarë që mësojnë shqip. Me aktivitet e shumta në seminaret e mbajtura në Austri ia kemi arritur që ta afirmojmë gjuhën shqipe, literaturën shqipe dhe materialet mësimore të hartuara.
Me sa kemi kuptuar lidhjet e tua me Shqipërinë kanë qenë të hershme, sepse jeni me origjinë shqiptare dhe për më tepër. Ju i kani ruajtur dhe i keni konsoliduar ato.Ç’mund të shtoni për këto lidhje, qe ruhen edhe sot?
Unë jam nga Shqipëria Etnike, konkretisht kam lindur në malësinë e Drenicës, e njohur si çerdhe e ruajtjes së gjuhës, folklorit, fjalëvetëurta, anekdotave, vend i rapsodëve të njohur, e mbi të gjitha trevë e kreshnikëve kombëtar në mbrojtje të trojeve shqiptare. Trevë ku ruhen gurët e Kreshnikëve bashkë me legjendat e tyre, trevë ku legjendat jetojnë gjithkund. Kur është në pyetje flijimi për nderë e atdhe, ata lindin si Feniksi nga dheu. Njëri nga ata i këtij dheu ishte Komandanti Legjendar Ademi Jashari. Aty ku ruhet fjala, kënga kreshnike, aty buron edhe dija e mësimi. Shqipërinë e dua shumë, shumë dhe gjithmonë e kam pasur ëndërr ta shoh e të kontaktoj me njerëzit e mi, në trojet tona. Gjenerata ime si mërgimtarë është e re, por e një strukturë tjetër intelektuale krahasuar me gjeneratat e gastarbajterëve që ishin kryesisht punëtorë krahu. Kësaj gjenerate i bie mbi supe jo vetëm organizimi kulturore, por edhe veprimtaria e fuqishme në ndihmë luftës në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare në robëri. Pas luftës u shtua numri i Shoqatave dhe aktiviteteve tjera që e ndihmojnë jetën e mërgimtarëve po edhe integrimin e drejtë në shoqërinë e vendit. Unë u pranova mësues në Vjenë ku kërkohej angazhim i madh në disa shkolla dhe aktivitete tjera rreth mësimit. Mora pjesë në rreth 30 seminare në Austri duke u paraqitur me materialet e mia mësimore të hartuara sipas standardeve për gjuhën amtare në Austri. Këto materiale mësimore ishin arsyeja e hapjes së faqes së internetit në gjuhën shqipe krahas gjuhës kroate dhe turke. Këto materiale mësimore që i kisha punuar për disa vite u bënë baza e faqes së internetit pranë Ministrisë së Arsimit të Austrisë. Drejtoria për Gjuhë Amtare e saj më ngarkoi si përgjegjës i asaj faqeje për rreth 13 vite, deri në shkrirjen e saj. Kjo ishte një risi dhe afirmim i mësimit shqip në Austri. Në projektin “Alfabetizimi” më ngarkuan detyrën e përpunimit të materialeve që kisha botuar, për Abetaren (A-B-C-FibelfürAlbanisch) nga e cila doli Abetarja e parë shqip në Austri për nxënësit shqiptarë, e cila është edhe në katalogun e teksteve shkollore në Republikën e Austrisë dhe porositet nga mësuesit falas për nxënësit shqiptarë në Austri. Pastaj dhe materialet e tjera mësimore, sipas standardeve austriake nga të cilat mund të dalin disa libra. Kjo ishe lidhja ime me njerëzit atje përmes teksteve dhe punës.
Në Austri jetojnë shumë emigrantë shqiptarë dhe mesa dimë ne, ju u keniqëndruar afër dhe i keni ndihmuar ata. Cilat janë lidhjet e tua me këta emigrantë?
Në Austri jetojnë rreth 70 mijë mërgimtarë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Historia e shqiptarëve në Austri është bukur e vjetër dhe shekullore. Dihet tashmë roli pozitiv që kishte Austria ndaj shqiptarëve që nga Perandoria Austro-Hungareze, veçanërisht ajo e dinastisë e Habsburgëve. Mërgata shqiptare u shtua në Austri, veçanërisht në Vjenë, u shtua në vitet e luftës në Kosovë. Austria strehoi rreth 10 mijë kosovarë, kështu që nevoja për t’i ndihmuar ishte e madhe. Secili ndiente në vete lidhjet me vuajtjet e tyre, shpesh edhe shumë emocionale. Si mësues dhe si publicist kontaktet ishin të shumta dhe nuk harrohen asnjëherë. Ndihma ime ishte më shumë e lidhur me sistemimin e nxënësve në shkolla të ndryshme duke qenë faktor në përkthim dhe vlerësim të gjendjeve shpirtërore, të nivelit të njohurive, në caktimin e natyrës së klasës për mësimin përkatës. Nuk ishte e rrallë kur duhej të udhëtoja për pak kohë në disa shkolla të Vjenës për të ndihmuar në kontaktet e shkollës me prindërit dhe fëmijët e tyre. Kishte shumë nga fëmijët të traumatizuar, me pasoja të rënda psikologjike dhe shëndetësore qe duheshin shëruar fillimisht. Për ta, sigurohej psikologu përkatës dhe në shumicën e tyre ne duhej të përkthenim dhe zbatonim kërkesa ndaj tij lidhur me materialetqë psikologu rekomandonte gjatë trajtimit të tyre deri në shërimin e tyre të plotë. Kam shumë kujtime në punën me ta. Ndoshta do të përbenin subjekt për një roman apo disa sish.
Siç jemi informuar, Ju keni ndërmarrë mjaft nisma kulturore dhe arsimore për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Cilat janë nismat kryesore arsimore që ju keni ndërmarrë për mësimin e gjuhës shqipe në provincën ku jetoni?
Vërtetë, shpesh i them vetit, ndal! Vazhdimisht e kam kuptuar se koha është shumë e shenjtë dhe nuk kthehet prapë. Ndoshta, pikërisht kjo ka bërë që të veproj në ide dhe realizimin e tyre. Fatbardhësisht falë këmbënguljes dhe vullnetit i kam realizuar. Lodhja vjen pastaj bashkë me krenarinë dhe madhështinë e realizimit. Po përmendi disa: a) Nisma e ime në hapjen e Werkshop –takime pune, në gjuhën shqipe, organizimi i mjaft seminarëve, ku prezantohen materialet e mia të hartuara për mësim në shqip. 2. Nisma për hapjen e faqes së internetit pranë Ministrisë së Arsimit të Austrisë, e cila u përkrah fuqimisht nga Drejtoresha në Drejtorinë për Gjuhët Amtare pranë kësaj ministria Mag. EfieFleck dhe caktimi im si përgjegjës për botimet në atë faqe për shumë vite. 3. Nisma për faktorizimin e alfabetit shqip përmes materialeve të hartuara të cilat pranoheshin nga komisioni, e pastaj botimi i Abetarës së parë në gjuhën shqipe në Austri. 4. Nisma për ristrukturimin e Shoqatës së Mësuesve e mbështetur nga disa kolegë/e dhe nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Gjithashtu hapja e faqes së internetit të saj ku botohen materiale me vlerë dhe informata për mërgimtarët gjithandej diasporës. 5.Nisma në strukturimin dhe organizimin e disa seminareve dhe konferencave me temë: “Mësimi dhe vijueshmëria, gjendja dhe nevojat për aktivitete të vazhdueshme”. 6. Nisma në botimin e Buletinit informativ “Gjuha jonë”, brenda Shoqatës së Mësuesve në Austri e mbështetur edhe nga të tjerë. 7. Nisma për hapjen e këndeve me libra shqip pranë shkollave në Vjenë, ku kam punuar, e jam përkrahur edhe nga shumë shkolla të tjera etj. Unë listova vetëm disa më kryesorët, përndryshe vargu i nismave është i shumtë.
Nisur nga begraundi juaj na rezulton se jeni autor i mjaft teksteve, ku mund të përmendim librin “Shqip”, ku tërheq vëmendjen studimi për gjuhën shqipe. Ç’synime keni pasur në hartimin e këtij teksti?
Nga krijimtaria ime publicistike doli dhe libri “Shqip në Austri”, një libër dokumentar që kap periudhën 25 vjeçare të aktiviteteve rreth mësimit të gjuhës shqipe dhe sfidat rreth tij. Ishte puna ime disa vjeçare në mbledhje dokumentesh dhe materialesh prej më shumë se dhjetë vjet.
Jemi informuar se ky libër, por dhe të tjerë përdoret si tekst për nxënësit me origjinë shqiptare. Në cilat cikle dhe shkolla ka patur më shumë sukses përdorimi i këtij teksti mësimor?
Tekstet e para për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë sipas standardeve bashkëkohore perendimore dolën nga projekti i mikut tonë nga Zvicra,Prof.Dr.Dr.Basil Schader dhe Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Ky projekt zgjati afër 6 vite, por me sukses dolën 19 tekste mësimore të ndara në tri nivele mësimore. Unë isha njëri nga bashkautorët. Ky projekt u shpall nga Komisioni i Veçantë brenda kontinentit si “Projekt i Shkëlqyeshëm” në nivel evropian në konkurrencë prej 66 projekteve mbi gjuhët amtare në Evropë.Çmimi i lartë u nda në Graz të Austrisë, me 24 shtator 2017, me rastin e Ditëve të Gjuhëve të Evropës. Manifestimi u mbajt në Graz, ku u prezantuantekstet mësimore dhe metodika e punës me ta. Me këtë rast u dhanë edhe sekuenca filmike të përgatitura nga ekipi i ardhur nga Zürichu, incizuar nga puna ime me këto tekste në klasa heterogjene në shkollat e Vjenës. Ishte diçka shumë shënjuese dhe vlerësuese për mua si autor dhe ekipin, kur dëgjohej nga shumë seminaristë të rreth njëzet gjuhëve amtare në Austri për gjuhën shqipe, tekstet në shqip dhe shqiptarët. Ky do jetë projekti më i frytshëm dhe më i gjatë në pajisjen me tekste mësimore të shkollës shqipe në diasporë. Teksti me të cilin krenohem si autor mbetet A-B-C Fibel – Abetarja, e cila tani e shumë vite më parë është pjesë e katalogëve të teksteve mësimore në Austri ( i vetmi tekst në gjuhën shqipe). Në seminarin e mësuesve nga diaspora qe u organizua në Ulqin, mbajta kumtesën time përAbetaren, i ndjeri Prof.Dr. MusaKraja, pasi dëgjoj me vëmendje referimin, mes tjerash tha: “ Të gjithë rilindësit kanë shkruar abetareedhe ju jeni i tillë, e vlerësoj shumë këtë vepër tuajën”. Kjo abetare është e vetmja në diasporë e botuar nga organet kompetente arsimore (Ministria e Arsimit) të një vendi europian. Kjo abetarepo shfrytëzohet me sukses nga mësuesit shqiptare në disa vende krahas Austrisë. Me ftesë nga Drejtoria e Gjuhëve Amtare nga Ministria e Arsimit e Gjermanisë, kam prezantuar Abetaren dhe punën time si krijues në Universitetin e Hamburgut ku kishte ekspertë gjuhësh nga disa universitete të Gjermanisë. Jam krenar me abetaren time e cila u promovua së fundmi edhe në Zelandën e Re, nga miqtë e mi nga jeta arsimore e kulturore atje.
Si një njohës i mirë i kësaj fushe, a mund të na thoni sa shkolla funksionojnë në kantonin tuaj dhe më gjërë dhe sa nxënës mësojnë shqip në këto shkolla?
Në Vjenë punojnë katër mësues me rreth 350 nxënës, kurse në gjithë Austrinë janë rreth 20 mësues me rreth 2 mijë nxënës shqiptarë vijues nga 12 mijë fëmijë me prindër shqiptarë. Vijueshmëria, krahasuar me kushtet shumë favorizuese për mësim në Austri është relativisht e ulët.
Duke ditur se shkolla nuk funksionon pa tekste, për më tepër sigurimi i tyre është teper i vështirë. Jemi të interesuar të dimë se me ç’tekste mësohet në këto shkolla dhe si i siguroni ju ato?
Para disa viteve ishte problem i madh sigurimi i teksteve dhe materialeve për mësim në gjuhën shqipe, vitet e fundit shihet se ka tekste të mjaftueshme dhe mund të furnizohen mësuesit me to përmes Ministrisë së Diasporës së Kosovës e cila i shpërndan falas në të gjitha shtetet ku mësohet shqip. Janë shumë tekste që shpërndahen atje ku kërkohen nga mësuesit në gjithë diasporën. Shumica e teksteve mund të shkarkohen nga linku i caktuar pranë Ministrisë së Arsimit të Kosovës.
Një çështje më vete është edhe puna për mësimin dhe edukimin e nxënësve nga ana e trupave mësimore në shkolla. Si e keni siguruar ju kuadrin mësimor qe jep mësim në këto shkolla?
Në Austri mësimi i gjuhëve amtare, si rrjedhim edhe i gjuhës shqipe, është i siguruar brenda sistemi arsimor publik dhe financohet sikurse mësimi në gjuhën e shkollës. Mësuesi është pjesë e shkollës austriake dhe me të gjitha të drejtat e garantuara financiare dhe të sigurisë. Mësuesit i zgjedh sipas kritereve ligjore të përgatitjes profesionale Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
Një çështje tjetër qe duhet diskutuar është edhe problemi i hartimit të bazës ligjore. Në këtë kuadër, programet mësimore,planet etj, si i hartoni dhe cili është organi që miraton dokumentacionin për funksionimin e shkollave shqipe për emigrantët shqiptarë?
Në Austri të gjithë kujdesin rreth ligjeve dhe mbarëvajtjen e përcjellin organet e autorizuara shkollore. Janë plan – programet për mësimin e gjuhëve amtare ku bënë pjesë edhe gjuha shqipe. Plani vjetor krahasohet me planin e mësuesit në klasë për të pasur më shumë lidhmëni temat mësimore, bie fjala; shkronja e caktuar të mësohet paralel me shkronjën në gjuhën e shkollës, kur kjo është e mundur.
Po me strukturat e funksionimit të shkollave shqipe që janë hapur në vende të tjera të Europës si Itali, Greqi, Angli, Suedi, Zvicer etj, a keni lidhje dhe bashkëpunim pedagogjik?
Ne kemi bashkëpunim falë seminareve vjetoreqe organizohen nga mësuesit nga diaspora në Atdhe, ku jemi njohur me problematikat dhe sfidat e punës së kolegëve nga e gjithë bota. Kemi edhe shkëmbime literature, revista, ide, programe. Në Kroaci, Suedi dhe Austri mësimi i gjuhës amtare është i garantuar në kuadër të sistemit publik arsimor i cili e financon dhe mbikëqyr shteti. Në shumicën e shteteve të tjera gjendja është tepër alarmante.
Shumë emigrantë shqiptarë komunikojnë shqip me fëmijët e tyre. A mendoni se roli i familjeve të emigrantëve shqiptarë në komunikimin shqip në familje është disi përcaktues në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe atje?
Po, roli i familjes është vendimtarë dhe përcaktues në ruajtjen e gjuhës shqipe. Të marrim shembull arbëreshet. Ata ua ndaluan fëmijëve gjuhën e huaj brenda pragut të shtëpisë, prifti ua ndaloj të flasin italisht, kurse lutjet i mbajtën në gjuhën shqipe duke e ruajtura atënëpër shekuj. Në Turqi edhe pse ishin shumë shqiptarë të mërguar shumë më vonë, nuk u veprua ashtu dhe u zhduk gjuha shqipe tek mërgimtarët atje.
Jeni insiatori i hapjes dhe funksionimit të shkollave shqipe në diasporë, sepse keni mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Tiranës dhe jeni një njohës mjaft i mire i shqipes dhe keni miq të shumtë në Shqiperi. A keni pasur ndonjëherë përkrahjen dhe kujdesin e shetetit shqiptarë
Nuk kam studiuar në Shqipëri, por në Prishtinë e Zagreb dhe kam të njohura studimet (gradat akademike) nga Institucionet austriake. Shteti shqiptar shumë pak e ka ndihmuar dhe po e ndihmon mësimin shqip në Austri dhe në diasporë. Veçanërisht në Greqi e Itali ku ka mbi 150 mijë nxënës shqiptar. Këtë e kemi cekur vazhdimisht para institucioneve në seminaret e organizuara, në shtyp, konferenca etj por kot, vetëm premtime boshe kemi pasur.
Jeni teper aktiv në fushë e krijimtarisë letrare dhe studimore dhe vazhdoni të shkruani libra me shumë vlera edhe në gjuhën shqipe. Me ç’titull do të dalë prof. Hazir Mehmeti para lexuesit në të ardhmen?
Kam shkruar që nga bankat e Shkollës Normale, por kam botuar pak aso kohe. Vitet e fundit i kam sistemuar, rishfletuar dhe ripunuar shumë nga krijimet e mia, madje i kam botuar disa prej tyre. Përmbledhja me tregime “Kohëthyerja”, është përkthyer në gjermanisht dhe është botuar nga P.E.N-Klubi letrar më i njohuri në Austri (ZertrümmerungderZeit) e cila është pritur mirë nga lexuesi. Kam në dorëshkrim materiale të shumta të cilat shpresojmë qe së shpejti do botohen për lexuesin shqiptar.