Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Prifti: Grabitja e Rehovës, fshatit më të madh në Kolonjë

 

Image result for rehova e kolonjes

 

 

Kolonja është një nga rrethet me sipërfaqen më të madhe në hartën e Shqipërisë, por me numrin më të vogël të banorëve për kilometër katrorë. Ata kanë ikur prej shekujsh, por përsëri janë kthyer për të parë truallin, ku lindën dhe ku duan të bëjnë edhe gjumin e përjetshëm.

Ikjen më të madhe ata e kanë bërë pas viteve 1990. Një ikje masive pas jetës së vështirë nën diktaturë. Janë braktisur shumë fshatra. Aty-këtu gjen edhe ndonjë fshat me pesë a gjashtë shtëpi… Edhe ato gati për të ikur… për të ikur… ikur…

Edhe nga Rehova, nga fshati im, kanë ikur shumë banorë, kanë ikur shumë familje të tëra… Megjithatë mbetet fshati më i madh i Kolonjës.

Rehova ka pasur 150 shtëpi me rreth 600 banorë. Kishte shkollë 8-vjeçare dhe fillore… kishte fëmijë, kishte rini… Kurse sot nuk dëgjohet as cicërima e fëmijëve, as kënga e të rinjve. Fshati vegjeton… Vetëm tek-tuk dëgjohet tataku i bastunit të ndonjë të moshuari, që ecën kokëulur, i menduar, i heshtur…

Po ta pyesësh për diçka, ndalon, të përshëndet, të pyet se cili je, pse ke ardhur ose cilin kërkon dhe pret përgjigje sikur do të thotë:

-Po fol, se kam dëshirë të bisedoj me dikë, kam dëshirë të di se si do t’ia bëjmë ne të moshuarit pa fëmijtë tanë, pa nipër e mbesa, që i kemi larg, shumë largBottom of Form, që na kanë tharë sytë, që mezi i presim në verë t’i puthim e t’i përkëdhelim…

Po ta pyesësh për fshatin, ngre kokën, të shikon me vëmendje dhe të thotë i ngrysur:

-Fshati?! Nuk ka fshat më… Nuk ka më asgjë… Nuk ka as kryepleqësi, asgjë nuk ka. Fshat i thua këtij, kur nuk ka as çoban për dhen, as çoban për lopët, as rojtës, as komision dëmçmuesish, as prokuror fshati? Fshat? Po të kish fshat nuk do na i rrëmbenin pasuritë e tij të tjerët, të panjohurit, të hujat.

Në kohën e Zogut fshati e dinte se ku i kishte kufijtë e pronave jo vetëm për çdo familje, por edhe ku ishin kufijtë e fshatit me të tjerët. Sot nuk i di dhe zor se do t’i dijë ndonjëherë! Kishim kullotën e Razdollit. Fshati e shiste te çelnikët vllehë për 300-500 napolona flori dhe me ato para rregulluam rrugët, bëmë kanalet e ujërave të zeza, e bëmë fshatin model të bukurisë, me të cilën mburremi sot ne dhe Kolonja. Për të pirë morëm ujin e Gramozit, për të vaditur morëm ujin e Lumit të Madh dhe të Glladovishtës. Bëmë vijat e ujit të mira, me sqolla dhe vumë radhë për të vaditur. Sot nuk kemi asgjë…

Kullota shitet, por ne nuk e dimë se ku venë paratë. Razdolli ka ujë plot, po na e ka marrë Erseka dhe ne kemi ujë me orar. Ajde të presësh turistët pastaj! Me se? Pa ujë, nuk të vjen njeri sot. Kemi pasur kullota nga ana e Cuculit deri poshtë rrëzës së malit dhe ka dalë një i huaj që na e ka rrëmbyer dhe askush nuk proteston. Andej ne kishim arat… Arat e Xhekës, Gropën e kalit, Gropa e Vollçit… I huaji thotë: “Janë të miat”! Ku i gjeti ai? “Çorroku është i imi”, thotë ai. Si qenka i tij , kur mu në krye të kodrës unë kam pasur arën time, Papa Naumi kishte arën e tij, Paskali të vetën?! Ai thotë: “Janë të miat”! Tokat e Valanjit ishin tonat… Ka ardhur dikush dhe hapi gropa për të mbjellë arra mu te arat urov ose me elb.

Një ditë të bukur erdhën të huajt dhe fillojnë të gërmojnë te vendi ku ishte fshati. Kush i lejoi të gërmojnë? Kush u dha tokën tonë atje të hujave? Si u rrëmbeka ara ime nga i huaji dhe unë të mos e di? Kanë ardhur ca të tjerë dhe po gërmojnë te gryka  eLumit të Madh. Thonë se do të bëhet HC! Fshati nuk di asgjë. Kush e bën këtë investim? Kush u ka dhën leje për të punuar? Kemi një pyll sipër nga ana e Drebeshit, nga ana e kataraktit. Fshati e ka ruajtur prej më shumë se 80 vjetësh, nuk e ka prerë për të ruajtur malin, që të mos shkasë. Vijnë dhe e presin të huajt, e shkulin me rrënjë dhe askush nuk u flet, nuk i gjobit, askush nuk i ndalon! Po ashtu edhe pyllin e Razdollit, atë me pisha… Po e shkatërrojnë, nuk e ruajnë…

Nuk kanë frikë hajdutët e pyllit, nuk kanë se nuk i ndjek policia, rojet  epyejeve… Vetë fshati nuk ka rojtës dhe çdo pronë mund të ejtë e gjithkujt ose e askujt edhe pse ajo ka qenë pronë e fshatit, që administrohej nga kryepleqësia… Shkollën e ndërtuar në vitin 1938 e shiti kooperativa! Ajo ishte pronë e fshatit dhe e shiti për pesë para! Në vend të saj po ndërtohet një shtëpi.

Fshatin tonë po e grabitin, i janë sulur të huajt për të blerë truaj sepse është fshat i bukur…

Rehova nuk ka pranuar të huaj që të ndërtojë ose blejnë shtëpi. Sot disa pasanikë të rinj janë lëshuar të blejnë truall te familjet e varfëra që nuk kanë mjete jetese ose ato që nuk do të kthehen më.

Kishte ligje fshati që nuk lejonte të huajt të blinin troje dhe shtëpi. E shikoni se si erdhi puna? Fshati do të prishet, sepse u prishën ligjet e tij, sepse nuk ka kryepleqsi, sepse nuk ka rini, që t’i zërë me gurë’ si qëmoti dhentë e të huajit, që t’i përzënë ata që gërmojnë dhe që po rrëmbejnë pasuritë e fshatit. Po nuk na mbrojtën ligjet e shtetit, nuk mund të mbrohmi vetë, sepse në Rehovë kanë mbetur vetëm të moshuarit dhe pak, shumë pak familje të reja.

Rehovën po e grabit mafia, mafia në pushtet, banda në pushtet, hajdutët në pushtet. Dhe po e grabisin në mes të ditës mr diell.

 

Please follow and like us: