Albspirit

Media/News/Publishing

Balerini shqiptar Ilir Kerni emërohet Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit

Një lajm i mirë vjen nga shumë afër Shqipërisë, ku protagonist është një shqiptar shumë i suksesshëm.

Lajmin e mirë e ka bërë vetë të ditur ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Bëhet fjalë për balerinin e njohur shqiptar Ilir Kerni, i cili është emëruar drejtor i baletit në teatrin Kombëtar në Split të Kroacisë.

Ndjehem shumë i lumtur që jam pjesë e ekipës fantastike të “Théâtre National Cross de split”. Me baletin e një traditë të jashtëzakonshme. Drejtor i baletit për periudhën 2019-2023.”  ka shkruar në postimi balerini shqiptar.

Kujtojmë që jeta e Kernit jashtë Shqipërisë zë fill në vitin 1990, kur fitoi bursën e UNESCO–s për pedagogji e kërcim, në “Grand Opera” në Paris.

Kerni për tre vite që nga 2013  mbajti postin e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit në 2013, dhe pas largimit të tij, vendin e zuri Zana Cela.

Please follow and like us: