Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Erdogan: Të gatshëm për të ndihmuar popullin vëlla të Shqipërisë pas tërmetit

Erdoğan_Arnavutkluk deprem.jpg

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i përcollën keqardhjen e tyre kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, menjëherë mbas tërmetit të të shtunës, të datës 21 Shtator, që preku Shqipërinë.
Ata kanë shprehur gadishmërinë për dhënien e ndihmave humanitare dhe mjeksore në rast nevoje, popullit mik dhe vëlla shqiptar të Turqisë.

***

-Takim midis Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Erdoğan, i cili vazhdon takimet e tij zyrtare në Nju-Jork, ku ndodhet për mbledhjen e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar, Rama.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura për median në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, OBK-së.

***

Please follow and like us: