Albspirit

Media/News/Publishing

Komisioni i Venecias rrëzon ligjin për pronat

Komisioni i Venecias ka rrëzuar pr/ligjin e qeverisë shqiptare sa i përket tokave bujqësore dhe titujve të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi. Sot është zbardhur dhe draf –raporti i Venecias, i cili i ka sugjeruar Kuvendit që t’i bëjë draftit disa korrigjime. Mes vërejtjeve kryesore janë paqartësia dhe hapësira rregulluese që projektligji i lejon qeverisë. “Projektligji në versionin e tij aktual nuk ka qartësi dhe saktësi për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë që i njeh Këshillit të Ministrave, mungesa e hapave themelore procedurale dhe afatet e përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve”, thuhet në draftin e Venecias.

“Ekziston një rrezik i lartë që projektligji mund të ngre çështje të pajtueshmërisë me nenin 1 të Protokollit të Parë të KEDNJ, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti nenet 7 dhe 9 të projektligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta dhe për këtë arsye paraqesin një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet në vendimin e Komisionit të Venecias. Ishte vetë qeveria shqiptare e cila kërkoi ndihmën e Komisionit të Venecias për një nga ligjet më sensitive në vend. Nga ana tjetër, opozita kundërshtoi ligjin, madje i propozoi ekspertëve të Komisionit të Venecias, që të anulohen të gjitha ligjet e miratuara në 6 vitet e fundit për pronat. Për PD-në, kjo nismë ishte vjedhje e pronave me ligj nga qeveria.

REKOMANDIMET E KOMISIONIT TË VENECIAS
Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj. Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ. Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozicion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm. Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore. Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore. Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP. Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.

Please follow and like us: