Albspirit

Media/News/Publishing

Romani befasues i talentit 10-vjeçar nga Pogradeci, Blandi Bitri

Image result for cerciz loloci

 

Çerçiz Loloçi

 

Ka shumë arsyesh se përse miniromanin “Ndodhi në Pranverë” i autorit 10-vjeçar Blandi Bitri duhet të lexohet. Në vështrimin e një lexuesi unë do të veçoja disa arsye më intriguese se pse duhet të lexohet edhe nga të rriturit ky libër. Ai libër është shkruar nga një fëmijë shumë i talentuar që nuk shkruan për fëmijë, por për një dramë të shoqërisë sonë hallemadhe në ditët e sotme.

Leximi i këtij libri i kapërcen kufijtë e kënaqësisë të kalimit të kohës së lirë. Ai të inspiron, të ushqen me oksigjen të pastër emocional e intelektual, të nxit arsyen për veprime jetësore që të dashurosh të Mirën dhe të urresh të Keqen. Kur e lexon dhe pa e kuptuar shkon tek faqja 55 e fundit e këtij miniromani ndjehesh i ngopur emocionalisht dhe të vjen keq që libri përfundoi. Ndjen së brendshmi që ato shtysa pozitive përjetimi kundër kaosit e stresit të jetës së përditshme janë gjithherë më emocionuese.

Blandi, ndonëse i vogël, krijon në të një panoramë të plot ndjenjash që bartin brenda “shiun, stuhinë, vetëtimat, hënën dhe diellin, liqenin dhe peshkatarët e tij”. Lexuesi shëtit këndshëm në një botë sa të ashpër aq dhe romantike.

Libri në shfletimin e tij faqe për faqe dhe rresht pas rreshti rrezaton dritë dhe emocion. Fjalët e radhitura bukur e figurshëm, depërtojnë dhe ndriçojnë edhe skutat më të errta të qënieve njerëzore.

Autori nuk bën histori, ai tregon thjesht një ngjarje reale, faktike, të cilën e ka dëgjuar nga goja e një personazhi real. Por Blandi e risjell, e rikrijon atë në mënyrë  artistike e ideore. Talenti i tij të tërheq në brendësi të krijimit, të josh që të shpresosh, të duash botën që të rrethon me të mirat e vështirësitë e saj.

Ai beson te dashuria prindërore, për të familja është e shenjtë ndaj dhe e evokon sërish atë me bindjen se dhe sot ajo egziston mes nesh.

Personazhi kryesor i miniromanit Erioni, përshkruhet me shumë emocion që nga portreti i tij fizik deri tek bota e brendshme.

Gjatë leximit të fabulës midis të tjera çdokush i dallon lehtë dramacitetin që ngre një fëmijë 10 vjeçar. Pikën kulminate libri e arrin kur doktori vjen nga Amerika dhe e gjen nënën pa ndjenja me tuba oksigjeni. Dhimbja e tij rritet gradualisht dhe i ngjan një vullkani  tek varrimi e nënës. Fjalimi i tij në varreza kur i kërkon falje nëns para varrit, kurora plastike e sjellë nga Amerika nga djemtë shqiptrë që nuk varrosën nënat e tyre për mungesë dokumentash dhe tashmë kërkojnë një grusht me dhe nga varret e tyre që  të çmallen… Një përsëritje shekspiriane, një tragjedi e re në një qytet liqenor me bukuri magjike që të servir në pjatë të ftohtë nga një fëmijë 10 vjeçar.

Kjo është një dhunti e një djali shumë të talentuar, me imagjinatë të jashtëzakonëshme , Kapitujve ai iu ka vendosur nga një titull  mesi, një pasqyrë  e  thyer  me  copëza episodesh që përbëjnë të tërën.

“Por nuk ke forcë të ndryshosh atë që ndodh. Jemi të pazotë ndaj fatit…diku të shkruar, diku të pashkruar…”. Shqiptarët ikin në emigracion dhe bien si gjethe të vyshkura bulevadeve të botës.

Frymëmarrja e Blandit nuk ndalet duke na dhënë episodet dramatike.

Libri  rrjedh natyrshëm dhe ti ndjen se çdo fjalë dhe fjali është e mbushur  me polenin e  jetës reale. Blandi, ky nxënës i shkëlqyer klasës së pestë, zotërues i disa gjuhëve të huaja të mësuara vetë, sidomos me një anglishte perfekte ka hedhur një hap në fushën e letrave për të qënë në të ardhmen një prurje e rëndësishme në letërsi.

Blandi Bitri: Si e shkrova miniromanin “Ndodhi në Pranverë”?

Blandi Bitri: Ndodhi në pranverë (fragment romani)

Please follow and like us: