Albspirit

Media/News/Publishing

Blandi Bitri: Si e shkrova miniromanin “Ndodhi në Pranverë”?

Ishte një pasdite vere, ndodhesha me pushime në shtëpinë e gjyshit në Pogradec. Sapo unë u ngrita nga gjumi i pasdites, pashë gjyshin që po përgatitej për të dalë.
-Ku po shkon pa mua?
-Më ka kërkuar takim, një mjek që jeton në Amerikë, u përgjegj gjyshi.
U veshëm dhe dolëm së bashku. Në fund të parkut të madh të qytetit u ulëm në një  lokal në ambientet e jashtme.
Nuk zgjati vetëm pak minuta dhe drejt tavolinës sonë po vinte një burrë i gjatë, me një trup sportive, me dy sy ngjyrë gri dhe flokë të verdha. Na buzëqeshi nga larg.
U takuam miqësisht. Ai kishte pak ditë që kishte ardhur nga Amerika. Pas pak ai filloi të na tregojë historinë e jetës së tij.
Një histori që mua më përpiu duke e ruajtur në gojë sikur nga goja e tij pikonte mjaltë. Natyrshëm, ju do të pyesni, se pse ai na i tregoi këtë histori të jetës së tij:
– E para se gjyshi im është gazetar profesionist dhe ai deshi që kjo histori e veçantë të shkruhej në gazetë…
Kur shkuam në shtëpi nuk po më zinte gjumi. Ajo histori që desha ta quaja që në fillim shumë e rëndë u struk në mëndjen time dhe ngeli aty sikur të kishte hedhur rrënjë dhe duhej që patjetër të shkruhej…
Gjyshi u fut në studion e tij dhe po e shkruante këtë histori për gazetën ku punon. Unë iu luta gjyshit që atë histori të atij doktorit ta shkruaja unë një roman.
Gjyshi qeshi.
 – Je i vogël Blandi, prit kur të rritesh. Atëherë unë do ta shkruaj një miniroman…
Ramë dakort që unë të shkruaja këtë histori dhe gjyshi do të ishte redaktori i librit tim. Unë ika në Tiranë ku dhe jetoj…dhe shkruajta atë ngjarje me çiltërsinë e një fëmije dhjetë vjeçar. Në një periudhë prej gati një viti…

 

Please follow and like us: