Albspirit

Media/News/Publishing

Ferdinand Dervishi në ABCnews: Si përgjoheshin shkrimtarët në diktaturë, emrat e survejuar

Regjimi komunist shqiptar i donte artistët dhe shkrimtarët për vete. Ata duhet të ishin pjesë e rëndësishme e propagandës. Pjesë e atij mekanizmi, që shërbente për të orientuar mendjen e gjithë një populli në besnikërinë ndaj Partisë dhe Enver Hoxhës, pjesë e palëkundur e nismës buçitëse të ndërtimit të socializmit. Pikërisht për të mbajtur në shina këtë pjesë të përzgjedhur dhe deri diku të privilegjuar shqiptarësh, Sigurimi i Shtetit, përmes Drejtorisë së Tiranës, kishte angazhuar disa nga specialistët e konsideruar më të zotë. Kështu që, puna operative, ndjekja, përgjimet, përpunimet, rekrutimet e bashkëpunëtorëve, me dëshirë apo me prova shtrënguese, referuar dokumenteve të arkivave, janë në nivele mbresëlënëse. Në 12 tetor 2019 në oren 22:15, përmes dokumeteve ekskluzive, emisioni Abc/Story, për herë të parë e sjell të plotë panoramën e përndjekjes së artistëve dhe shkrimtarëve gjatë diktaturës. Dokumentet i përkasin punës së Drejtorisë së Tiranës në periudhën mes viteve 1962-1983. Pikërisht kjo drejtori kishte për detyrë të organizonte punën agjenturore në disa institucionet qendrore, siç ishin Radio – Televizioni, ATSH-ja, Teatri i Operas, Teatri Popullor, Instituti i Lartë i Arteve, Lidhja e Shkrimtarëve etj. Në dokumentar janë sjellë një numër i madh bisedash të përgjuara, që tregojnë se cilët artistë e shkrimtarë ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit, çfarë mendimesh të dëmshme për kohën kishin dhe çfarë pasojash patën. Në dokumentar për herë të parë vërtetohet përgjimi i disa artistëve dhe shkrimtarëve më të njohur shqiptarë, si Vaçe Zela, Pirro Mani, Viktor Zhusti, Ismail Kadare, Naum Prifti, Luk Kaçaj, Mustafa Krantja, Çesk Zadeja, Tonin Harapi etj./abcnews.al

Image result for ditari i enver hoxhes per kadarene

Please follow and like us: