President Regan:- Mr. Gorb achev, TEAR DOWN THIS WALL
-Thirrja që shënoi fillimin e fundit të komunizmit-/
- H I S T O R I A N Ë F O T O G R A F I/
40 VJET MË PARË – 9 NËNTOR, 1 9 8 9- RËNIA E MURIT TË BERLINIT/
NGA QEMAL AGAJ/DIELLI/
Në botimin e muajit Gusht, H I S T O R I A N Ë F O T O G R A F I, i paraqita lexuesit dy imazhe botuar në albumin fotografik, T H E 100 P H O T O G R A P H S T H A T C H A N G E D T H E W O R L D, nga eksodi i Shqiptarëve drejtë brigjeve të Italisë. Eksodi nuk erdhi papritur, apo nga dëshira e Qeverisë Komuniste të Ramiz Alisë për të lënë popullin të lirë. Ai erdhi si pasojë e shpërbërjes të sistemit komunist në B.S. dhe Europën Lindore. Në Shqipëri dukej se edhe bari që populli shqiptar dotë hante për të mos tradhëtuar idealet komuniste, nuk po mbinte më. Përmbysja e këtij sistemi të dështuar në Shqipëri, përveç arësyeve të brendëshme, u inflencua dhe nga faktor ndërkombëtar. Qëndrimi i fortë i politikës së Presidentit Amerikan Ronald Reagan dhe fjalimi i tij pranë murit që ndante Gjermaninë Lindore nga ajo Perëndimore në, 12 Qershor, 1987, shkundën qeveritë komuniste me në krye atë të B.S. Thirrja e tij si sirenë alarmi, ‘’ Mr. Gorbachev, T E A R D O W N T H I S W A L L ,’’ ngjalli shpresa se kjo ditë, ky moment i veçantë historik nuk ishte larg.
Në fakt kjo shpresë dhe kjo ditë e shumëpritur filloi tetë vjet më parë, 3 Qershor,1979, me vizitën e Papës John Paul i II-të në Poloni. Fjalët e urta të Shënjtërisë së Tij, ‘’Paqja dhe barazia e popullit mund të arrihen vetëm me respektimin e të drejtave të tij , e drejta e egzistencës dhe e lirisë.’’ përpara më shumë se një milion popull në sheshin kryesor në Warshavë, ishin sinjali i parë për qeveritë komuniste, shpresë për popullin Polak dhe më gjerë, se liria është e shenjtë dhe asnjë qeveri nuk ka të drejtë t’ja privoj popullit të tij. Fjalimi i Papës ndihmoi për përmbysjen e komunizmit në një tranzicion paqësor. Ja pse menjëherë pas vizitës së tij, miliona Polakë formuan bashkësinë solidare, Solidarnosh.
‘’Mr. Gorbachev , T E A R D O W N T H I S W A L L ! ’’
Fragmente nga kujtimet e shkruesit të fjalimit të Presidentit Reagan -, Peter Mark Robinson./
‘’Në pregatitjen për një vizitë të mundëshme të Presidentit Reagan me rastin e 750 vjetorit të qytetit të Berlinit, vizitova Berlinin në Prill, 1987. Në fakt, Presidenti nuk kishte plan të vizitonte Berlinin. Ai do të shkonte në fillim të Qershorit për një vizitë në Romë përpara një ‘Economic Summit’ në Venecia. Me kërkesë të Qeverisë Gjermane, do të kalonte disa orë në Gjermani para se të nisej për në SH.B.A…
Më thanë se Presidenti do të fliste para Murit të Berlinit dhe mendohej se mund të ishin të pranishëm rreth 10. 000 vetë dhe fjalimi të përqëndrohej në politikën e jashtme.Përpara vizitës së Presidentit unë kalova një ditë në Berlin me agjent të Shërbimit Sekret dhe grupin përgjegjës për vizitën e Presidentit. Kur takova një nga diplomatët kryesor amerikan në Gjermani, mendova se ai do të më jepte disa mendime. Diplomati më dha këshilla specifike dhe të gjitha negative si.’Të kishja kujdes se Berlinezët janë politikisht dhe intelektualisht të sofistikuar. Të mos atakoja Sovjetikët. Jo komente inflamatore për Murin e Berlinit. Berlinezët tashmë janë mësuar me strukturën që ndanë qytetin e tyre.’
Pasi u ndava me diplomatin, me një grup ushtarakësh Amerikan fluturuam me helikopter përmbi Berlin. Nga lart muri dukej se ndante dy lloj egzistencash. Në një anë lëvizje, ngjyra, arkitekturë moderne, trafik makinash, shëtitore të mbushura me njerëz, në anën tjetër një lloj boshllëku. Godina akoma me shenja plumbash që nga lufta, makina të pakta dhe të vjetra në qarkullim, udhëtarë të veshur keq dhe përgjatë murit grumbuj mbeturinash ndërtimi, tela me gjemba dhe roje me pushkë shoqëruar me qen kufiri…
Në mbrëmje u bashkova me shokë Brlines për darkë. Kur po u shpjegoja se pasi fluturova mbi Berlin e pata të vështirë të besoja dhe pyeta:’Është e vërtetë që ju jeni mësuar me Murin?’ Shokët e mi vështruan njëri tjetrin me një lloj shqetësimi. Njëri prej tyre mu drejtua:’ Motra ime jeton njëzetë milje prej këtej. Nuk e kam parë atë për më shumë se një dyzinë vitesh. Vërtetë mendon se e jam mësuar me këtë?’ Ajo që na shërbente, një grua e këndëshme, e skuqur në fytyrë , shpërtheu me inat: ‘Nëqoftëse ky burrë, Gorbachev-i është serioz në fjalimet e tij për Gllaznost dhe Perestroika, ai duhet t’a provoi këtë. Ai duhet të heq këtë mur.’
Kur u ktheva në Washington dhe u ula të shkruaj, pata aq frymëzim sa fjalët erdhën rrjedhshëm. Pas një jave, bëra një fjalim të pranueshëm. Pasi e lexoi Presidenti tha thjeshtë se i pëlqeu. Në takim me Presidentin i thashë,’Zoti President, dëgjova se fjalimi juaj do të transmetohet në Berlinin Lindor, keni ndonjë gjë për të shtuar, për popullin nga ana tjetër e Murit? Presidenti me një lëvizje kuptimplotë të kokës shtoi: ‘Ky Mur duhet të shembet. Ja çfarë dua të them për Berlinezët e Lindjes.’ Kështu lindi fraza, ‘Mr. Gorbachev,TEAR DOWN THIS WALL.’’
B E R L I N, 12 Qershor, 1978.
Presidenti Ronald Reagan i drejtohet popullit Gjerman:
‘’ Kancelar Kohl, Guvernator Diepgen, Zonja dhe Zotërinj: Njëzetë e kater vjet më parë Presidenti John F. Kenedi vizitoi Berlinin, duke i folur popullit të këtij qyteti dhe botës në sallën e konferencave të Bashkisë. Dhe sot, unë po bëj vizitën e dytë në qytetin tuaj. Ne Presidentët e Amerikës vijmë në Berlin, sepse është detyra jonë të flasim në këtë vend të lirisë. Por unë dua të pohoji se ne jemi tërhequr nga të tjera arsye gjithashtu, nga ndjenja për historinë e këtij qyteti 500 vjet më të hershëm se kombi jonë…
Mitingu jonë sot po transmetohet në Europën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut. Unë e kuptoj se do të dëgjohet edhe në anën Lindore. Popullit të Gjermanisë Lindore një fjalë të veçantë, edhe pse nuk jam pranë jush, unë ju adresoj fjalët e mia njësoj si këtyre që qëndrojnë këtu përballë meje. Unë bashkohem me ju , ashtu si bashkohem me bashkëqytetarët tuaj në Perëndim, në një besim të patundur dhe të patolerueshëm: Ka vetëm një Berlin…
Pas meje qëndron një mur që rrethon sektorët e lirë të qytetit, pjesë e një sistemi të gjerë që ndan të gjithë Kontinentin Europian. Nga Deti Balltik, drejtë jugut të Gjermanisë në një prerje me tela me gjemba, roje të armatosura dhe pika kontrolli, të gjitha me një qëllim; të ndalojnë të drejtën e qarkullimit, një instrument imponimi mbi njerëzit e thjeshtë nga një sistem totalitar. Akoma , është këtu në Berlin ku muri shfaq ndarjen e Kontinentit në mendjet e njerëzve në botë. Duke qëndruar sot përpara Branderburg Gate, secili nga ju është Gjerman, i ndarë nga njeriu i tij. Secili nga ju është Berlinez i detyruar të shikoj këtë mur të frikshëm.
Presidenti Von Weizsacker ka thënë: ‘Çështja Gjermane është e hapur sa kohë që Branderbug Gate është i mbyllur.’ Sot unë them: Sa kohë që Branderburgh Gate është i mbyllur, sa kohë që ky mur është i lejuar të qëndroj, nuk është vetëm një çështje Gjermane që qëndron e hapur, por çështja e lirisë për gjithë njerëzimin. Unë nuk erdha këtu të vajtoj, por të sjell në Berlin një mesazh shprese, edhe ndën hijen e këtij muri, një mesazh triumfi.
Në vitet 1950 Hrushovi predikoi: ‘Ne do t’ju varrosim ju.’ Por në Perëndim sot ne shohim një botë të lirë që ka arritur nivele prosperiteti dhe mirëqënie të papara në historinë e njerëzimit. Në botën Komuniste , ne shohim dështim, teknologji të prapambetur, rënie standarti shëndetësor edhe nevojat bazë të të ushqyerit. Edhe sot, Bashkimi Sovjetik nuk arrinë të ushqej popullin e tij. Pas kater dekadash përpara gjithë botës qëndron një konklusion i madh dhe i pamohueshëm: Liria , mirëkuptimi dhe paqja,zëvendësojnë urrejtjet e vjetra midis kombeve. Dhe tani Sovjetikët vetë, në një mënyrë të kufizuar, po kuptojnë rëndësinë e lirisë…
Sekretar i Përgjithshëm Gorbachev, nëqoftëse ju kërkoni paqe, nëqoftëse ju kërkoni prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, nëqoftëse ju kërkoni liberalizim, hajde këtu. Mr. Gorbachev, OPEN THIS GATE! Mr. Gorbachev, TEAR DOWN THIS WALL! ‘’
Fjalimi dhe thirrja e Presidentit Reagan, Mr. Gorbachev, TEAR DOWN THIS WALL, prezantoi një epokë të re – një kthesë në histori për bashkimin e një bote tejetë të ndarë. Në këtë fjalim Reagan demostroi se, thjeshtësia e një fjalimi shpesh është më efektive se një fjalim i stërholluar. Dhe nëse fjalët e urta të Papës prekën dhe hynë thellë në shpirtin e popullit Polak, toni i rreptë i fjalimit të Presidentit Reagan tingëlloi si një ultimatum dhe shkundi popullin Gjerman. Dy vjet më vonë, në 9 Nëntor, 1989, brenda natës përgjatë murit famëkeq u grumbulluam mijëra njerëz. Këtu ze fill ajo ditë historike që shënoi përfundimisht rënien e komunizmit dhe hapi rrugën për bashkimin e Europës.
Kjo ngjarje, me forcën shprehëse që ka arti i fotografisë, që në fraksione të sekondës, të kap momente që nuk përsëriten, është prezantuar në albumin, T H E 100 F O T O G R A P H S T H A T C H A N G E D THE W O R L D , si më poshtë:
THE FALL OF T H E BERLIN WALL
November, 9, 1989 – 6 p.m.
‘’ Në 9 Nëntor,1989, gjatë një konference shtypi, Riccardo Ehram, korespondent i ANSA, pyeti Ministrin e Propagandës të Republikës Demokratike të Gjermanisë, Gunter Schabowski, kur do të lejohet kalimi nga Gjermania Lindore në Gjermaninë Perëndimore. Përgjigja surprizë e Ministrit, ‘ Menjëherë , pa vonesë,’ krijoi sensacion dhe mijëra Berlines Lindor të nxitur nga lajmet në radio dhe televizion, vërshuan nëpër rrugë dhe u grumbulluan gjatë natës dhe të nesërmen përgjatë Murit. Nuk kishte forcë që të ndalonte popullin që vërshoi si stuhi drejtë Murit. Çdonjëri nëpër rrugë e dinte se po jetonte një nga momentet e mëdha të shekullit.
Grupe njerëzish të armatosur me vare , qysqi dhe kazma nxorën inatin e grumbulluar te Muri dhe në atë që bariera u kishte thënë atyre që nga vit 1961. Ata janë kujtuar thjeshtë ,’Kazmat e Murit,’
Në këtë imazh të fotografes Amerikane, Aleksandra Avakian, korespondente e LIFE në Berlinin Perëndimor, një burrë duket të jetë plotësisht i angazhuar në një betejë personale kunder murit të betonit. I gjithë trupi i tij është përfshirë në lëvizje, duke filluar nga vështrimi me ngulm i tij. Në anën tjetër ushtarët e Gjermanisë Lindore nuk guxojnë të përdorin armët kundër tij. Ata u munduan të dekurajonin atë me ujë me presion nga e çara e murit. Mbrapa tij shokët e inkurajonin të mos ndalej. Thirrjet e tyre nxitësekalojnë përtej kufijve të imazhit dhe tingëllojnë si një kërkesë të rrëzojnë çdo lloj muri, të shpartallojnë konfliktet dhe ndarjet.
Në 22 Dhjetor , 1989, The Branderbourgh Gate u hap për trafikun. Muri me ato grafika shumë-ngjyrshe u rrëzua. Mbeturinat u varrosën dhe pjesë të tij u shitën si relike në auction. Në një kohë të shkurtër , çështje javësh, The Branderburgh Gate fitoi pozicionin e saj në qendër të qytetit dhe u kthye në simbol të një kohe të re.’’
M U R I I B E R L I N I T – Histori e shkurtër.
Kur Luftës së Dytë Botërore i erdhi fundi në vitin 1945, në Konferencën e Potsdam-it, 17Korrik-2 Gusht, 1945 u vendos fati i territoreve të Gjermanisë së ardhshme. Pjesa Lindore kaloi me Bashkimit Sovjetik dhe pjesa Perëndimore me forcat aleate, SH,B.A., Angli dhe Francë. Edhe pse në pjesën Lindore (afërsisht 100 mi. nga kufiri Lindje- Perëndim), Berlini u vendos të ndahej po në dy pjesë, Lindor dhe Perëndimor.
Më vonë Sovjetikët u munduan të largonin Perëndimorët nga Berlini, që sipas Hrushovit,’’Berlini po qëndron si një kockë në fytin e Sovjetikëve.’’
Pas një dekade mardhëniesh të qeta dhe lëvizje të lirënga njëra anë në tjetrën, në vitin 1958, tensioni filloi të ngrihej përsëri. Ndërkohë, numuri i njerëzve që nuk ktheheshin më në anën Lindore rritej dhe vetëm në Qershor 1961, kaluan në Perëndim 19.000 Lindorë. Një muaj më vonë numri arriti 30.000 dhe në 12 Gusht, vetëm në një ditë kaluan 2.400 njerës. Kjo alarmoi Hrushovin dhe Qeverinë e Republikës Demokratike Gjermane dhe në dy javë me ‘’punë vullnetare’’ u kompletua një përzjerje e shëmtuar muri me beton, blloqe dhe tela me gjemba. Pas ndërtimit të Murit famëkeq u bë i pamundur kalimi në anë Perëndimore. Për kalimin e diplomatëve dhe të tjera evenimente, u hapën pika kalimi të kontrolluara. (Botoi Dielli ne Print, tetor 2019)