Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Islami: Soros në Tiranë për Mini-Shengenin…?!

Image result for soros me meten"

Aleks Soros gjëndet në Tiranë në ditën e lindjes së Stalinit, një koincidencë e parëndësishme ndoshta për të e fondacionin e tij, por që evokon perceptime jo shumë të këndshme për shqiptarët.

Aleks Soros, për më tepër i ndodhur në Tiranë në këtë ditëlindje jo të këndshme për shqiptarët, ka ardhur për tu takuar më së pari me Vucic, pastaj me Ramën e më së fundmi edhe me Zaev, duke e përdorur ndoshta Metën thjesht si maskë.

Aleks Soros, në realitet ka ardhur në Tiranë, për të vazhduar të bashkërendojë qëndrimet e veprimet mes Vucic, Ramës dhe Zaev, për Mini-Shengenin ballkanik, një nismë me origjinë serbe, duket e mbështetur nga Rusia por cuditërisht edhe nga Soros e thuhet edhe nga aktorë të tjerë që deri më sot nuk janë shprehur ende qartësisht.

Aleks Soros do të të kryejë të gjithë vizitat e takimet e tij, kryesisht vetëm për këtë qëllim sepse roli i tij dhe i fondacionit që përfaqson duket se vlerësohen shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e suksesin e kësaj nisme.

Aleks Soros dhe fondacioni i Xhorxh Sorosit janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë synimin e rolin e tyre në pamje të parë të “cuditshëm” për Mini-Shengenin sepse në realitet Soros është më shumë i interesuar për fatin e Vucic, Ramës e Zaev ose më saktë për të ruajtur apo për të forcuar ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që askush s’ka asnjë dyshim se Vucic, Rama e Zaev janë në pushtet edhe me mbështetjen e tyre.

Aleks Soros s’e ka ndërmarrë këtë udhëtim nga SHBA në drejtim të Tiranës thjesht për Ilir Metën, madje Soros mendon se takimi me të do të ishte një “maskë” e mirë për të fshehur synimet dhe rolin e tij të vërtetë që kanë të bëjnë me takimet me Vucic e Ramën.

Aleks Soros, me porosi edhe të Xhorxhit, është takuar edhe me Metën (natyrisht sipas kërkesës së këtij të fundit), ndërkohë që në Tiranë zhvillohet takimi mes Ramës, Vucic e Zaev për nismën e Mini-Shengenit…

Aleks Soros dhe babait i tij Xhorxh Soros, kanë qënë dhe mbeten mbështetës të rëndësishëm të nismës serbe të Mini-Shengenit ballkanik, që ndër të tjera synon të vendosë Serbinë në qëndër të një “Konferderate” të ngjashme me Ish-Jugosllavinë, por këtë rradhë edhe me përfshirjen e Shqipërisë që s’ka qënë pjesë e saj.

Me këtë projekt Serbia “zgjidh” edhe cështjen e (mos)njohjes së Kosovës, gjë për të cilën Vucic dhe Rama kanë rënë dakord. Në fakt Vucic i vendosur për të mos njohur pavarësinë e Kosovës apo shtetin e pavarur të Kosovës është gati të njohë një “enitet shqiptar” mjafton që ky “entitet shqiptar” të vendoset ne suazën e një Konfederate që punon më shumë për interesat e Serbisë apo thënë ndryshe, në qëndër të së cilës është Serbia.

Këtë hile të Vucic dhe Ramës e kanë kundërshtuar të gjithë politikanët në Kosovë duke e konsideruar një thikë pas shpine, dhe duket më së fundmi e ka refuzuar edhe Thaci sepse e ka kuptuar më së fundmi se Rama me veprimet e tij tinzare ja ka shkatërruar atij imazhin në Kosovë në nivele të pariparueshme.

Ky projekt me origjinë serbe ka mbështetjen e Rusisë dhe kjo duket normale përderisa Rusia ka deklaruar se do të mbështetë cdo nismë për të ciën Serbia ka interes. Duket paradoksale që këtë nismë e mbështet edhe Soros që mendohet se është kundër Rusisë. Në realitet Soros duke mbështetur fshehurazi (prandaj mesa duket s’del haptas) këtë nismë serbe, gjykon se mund të ruajë e madje të forcojë rolin e tij në këtë rajon duke vazhduar të investojë për të rritur pushtetin personal të Vucic, Ramës e Zaev të cilët në këto momente të vështira kanë nevojë të luajnë kartën e nacionalizmit e të populizmit.

Mund të duket e “cuditshme” që këtë nismë do të mund ta mbështeste edhe ndonjë partner përëndimor. Kjo “cudi” do të shpjegohej vetëm me faktin se përderisa procesi i integrimit individual të vëndeve të Ballkanit Perëndimor, po ngadalësohet, jo vetëm nga regresi demokratik në këto vënde, por edhe për shkak të nevojës së forcimit të brëndshëm të BE (nisma e Makron), ateherë do të ishte më mirë të fitohej kohë (ndoshta edhe 15-20 vjet) duke mbështetur një nismë rajonale si kjo e Mini-Shengenit që njëkohësisht do të jepte mundësi që këto vënde, të monitoruara nga jasht, jo vetëm të avanconin në realizimin e standarteve integruese por edhe të ezauronin problemet të mëdha që kanë mes tyre (të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë probleme etnike mes tyre) përmes bashkëpunimit rajonal e ndoshta duke shkruar edhe më larg, drejt integrimit si një “entitet konfederal”.

Please follow and like us: