Bislim Ahmetaj: Pse e mbështet Amerika, Edi Ramën (!?!)
Nga Bislim AHMETAJ
Kjo pyetje mbetet pa përgjigje në shumicën e rasteve . Pasi është gati e pamundur të marrë përgjigje të arësyeshme, sepse në më të shumtën e kohës Edi Rama ka shkelur çdo cak, normë, sjellje njerëzore së pari me qytetarët e vendit të tij, pastaj më shtetasit amerikanë që jetojnë në Shqipëri, për të mos shkuar aq larg sa ka fyer dhe denigruar në formën më perverse qytetarin e parë të Amerikës, Presidentin Tramp, drejtëpërdrejtë në CNN poshtë “hundës” së tij në Washington DC.
Disa i përgjigjen kësaj pyetje nën zë që Edi Rama jua plotëson “një më një” kërkesat legale dhe të fshehta amerikaneve duke firmosur në letër të bardhë. Po cili nuk e ka bërë këtë punë në këto 30 vite tranzicion unik “Made in Albania”, deri edhe Enver Hoxha në diktaturë i ka zbatuar urdhrat e tyre pikë për pikë.
Të tjerë thonë që amerikanët s’kanë besim tek lidershipi i opozitës ndaj jua zgjasin agoninë shqiptarëve, edhe kjo një përrallë me gogol. Pasi po të qe për çeshtje besimi të një apo dy liderucave partiakë, Amerika e ka treguar kudo dhe në çdo kohë që i ndërron për një orë të gjithë kryetarët e partive jo vetëm në Shqipëri.
Po atëherë çila është përgjigjia më “bindëse” për këtë çudi Amerikane në vendin më pro amerikan të kontinentit Europian dhe më gjërë?
Të japësh përgjigje shterruese për këtë pyetje që tundon shumicën e shqipëtarëve të majtë e të djathtë duhet të jesh ose i marrë i çertifikuar ose Profet. Mua për fat akoma s’më ka ikur mendja për ta fituar një çertifikatë të tillë dhe aq më pak të më tundoj kjo alternativa e dytë. Por edhe ta la pa një përgjigje këtë pyetje që po e mundon, zvogëlon dhe denigron vendin tim më duket përversitet intelektual, pandershmëri me vetën dhe me njerëzit që më pyesin dhe më besojnë si një njeri që kam bërë dhe vazhdoj të bëj gjithçka që vendi ynë të ketë model zhvillimi, mbështetje dhe prosperiteti demokracinë amerikane.
Historia e sjelljes së Ambasadorëve amerikanë në Shqipëri përgjatë këtyre 29 viteve është pikërisht lenda e parë mbi të cilën është ndërtuar kjo pyetje çoroditëse dhe eksploduese. Përjashto Ambasadorin Rajerson i çili ishte haptazi në mbështetje të forcës së re politike që lindi në Dhjetor të 90-tës të tjerët në shumicë kanë qënë në mbështetje të së majtës historike shqiptare e cila është ndër të majtat me historinë më gjakatare të lindjes komuniste, veç të shkuarës ajo ka trashëgiminë e saj të ligë dhe antikombëtare tek Partia Socialiste e cila vazhdon ta thellojë dhe zhvillojë në kushtet e reja të “soc
ializmit krijues” sipas amaneteve të udhëheqësve shpirtëror sundimin dhe denigrimin e qytetarëve shqiptarë. Që të gjesh një përgjigje justifikuese për këtë sjellje aspak korrekte ndaj mikut të madh dhe strategjik duhet me patjetër të largohesh nga përditshmëria dhe nga hallet e 2 milion apo më pak shqiptarëve që kanë mbetur në Shqipëri dhe përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta kërkosh larg halleve dhe problemeve të vendit tënd.
Për ti dhënë përgjigje pyetjes munduese që shtrova në krye të kësaj analize modeste më erdhi në ndihmë Diplomati i shquar amerikan ish Sekretari i Shtetit, Henri Kisinger tek i cili gjen pa fund këshilla. Tek Kisingeri gjeta një sentence brilante, ironike, acide, therëse po pse jo edhe ngushëlluese “Të jesh armik i Amerikës, nuk është e lehtë! Ta kesh mik Amerikën është katastrofike!” Vet kam reflektuar dhe medituar gjatë rreth kësaj aksiome, ndaj ju ftoj edhe ju lexues të nderuar të bëni të njëjtën gjë. Në kohën e diktaturës komuniste kur e kishim “armik” Amerikën vertetë nuk e kishim aspak të lehtë. Bile e kishin shumë të vështirë, vendi u mbush me burgje dhe kampe pune, uria, pasiguria dhe frika nga shteti ynë u shndërruan në epidemi kombëtare.
Po tani që e kemi mike strategjike Amerikën çfarë po ndodh me ne shqiptarët? 60% e popullsisë është larguar nga vendi dhe këta të ikurit e 6-7 viteve të fundit janë “të ikur” që nuk e mbajnë kokën pas, siç ishin ata të viteve ‘91-’93 kur ndodhi vala e parë e emigrimit. Kampet e punës dhe burgjet e diktaturës po zevendësohen me kampe emigrantësh që vinë nga zonat e trazuara të vendeve që përjetuan “pranverën arabe”. Të ardhurat nga pasuritë kombëtare që në kohën e diktaturës shkonin për të ndërtuar bunker dhe burgje tani shkojnë në xhepat e 10 -15 oligarkëve klientë të qeverisë dhe ambasadorëvë perëndimor në Tiranë. Pak a shumë më vertetohet thënja e Kisingerit, por kur mendoj që është po kjo Amerikë që ka çliruar nga robëria 100 vjeçare gjysmën e popullit shqiptarë dhe ka krijuar shtetin më të ri në Europë, Kosovën tonë të shtrejntë, vihem rishtazi në dilemë. Në opozitë me këtë thënjë të mjeshtrit të këshillave në diplomaci dhe sjellje politike më vjen ndërmend një thënje tjetër shumë e rëndësishme për lidhjet tona me SHBA-në, thënë nga një profesor universiteti dhe studiues i thukët e çeshtjeve të lindjes, Robin Alison Remington. I cili e nis parathënjën e librit të Dr. Elez Biberajt “Shqipëria në tranzicion” pikërisht me këtë fjali “Shqipëria është një shtet pak më i madh se shteti i Mirilandit në Shtetet e Bashkuara me rëndësi strategjike sa të Kinës.”
Thënja e Remingtonit më nxjerr fare nga arësyetimi. Pse u dashka mbështetur nga SHBA-ja një njëri që po e çon vendin përditë drejt një diktature të pastër duke kontrolluar çdo pushtet. Sot Edi Rama kontrollon Parlamentin, Ekzekutivin, Gjykatat, pushtetin lokal, mediat, gjurmët e mbetura të sindikatave që lindën në vitin ‘91 dhe opozitën zyrtare.
Çfarë zotëron më tepër Raul Kastro në ishullin më të madh të karaibeve ballë për ballë Amerikës?
Çfarë ka më tëpër nën “hyqëm” Kim Jong, diktatori i Koresë së Veriut, vendit Aziatik që kufizohet në verilindje nga Moska e në veri perendim nga Pekini?
Kush dyshon që Amerikës i mungojnë fuqitë, potencialet dhe arësyet që në emër të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ti destabilizoj këto dy diktatura, për ti shndërruar më pas në demokraci funksionale, në të mirë të njerëzve që jetojnë në to në të mirë të njerëzimit?!
A mendoni që qytetarët e Kubës nuk do të donin të jetonin si ata të Porto Ricos, Trinitade Tabako apo edhe Xhamajkës?! Po koreanët e veriut aq të marrë janë sa të renditen të 176-ët në botë në GDP për frymë me vetëm 583 Dollar, plot 148 vende më poshtë se vëllëzërit e tyre të jugut që e kanë GDP për frymë 28.101 Dollar amerikan?!
Të gjitha arësyetimet më çojnë tek një konkluzion fatkeqësisht i errët. Amerika ka nevojë për modele steriotipe ku mund ta shohin vetën edhe amerikanët e thjeshtë dhe të jenë të lumtuar për mundësitë që ju ka dhënë shteti i tyre i madh. I duhet një Kubë kontinentit Amerikan, që ta zbeh sadopak shkëlqimin e ishujve karaibe ballë për ballë Amerikës së Madhe. Gjithashtu i duhet një diktaturë model në Azi dhe cila mund të shkëlqej më shumë me varfërinë dhe izolimin e saj ekstrem se Koreja e Veriut.
Dilema se edhe në Europë , SHBA-ve ju nevoitet një vend në diktaturë dhe vend më të përshtatshëm dhe më të dashuruar pas saj se Shqipërinë nuk mund të gjejë më ka lënduar jashtë mase. Por nuk mund të gjej asnjë arësye tjetër se pse duhet mbështetur qeveria e Edi Ramës…