Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Shuhet ankthi kryeqytetas, rihapen për hallexhinjtë shtëpitë me drita të kuqe, ndalohen puthjet

Lagja me drita të kuqe në Amsterdam është hapur sërish prej pak ditësh, pas mbylljes së gjatë të shkaktuar prej koronavirusit.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, vendosi që industria e seksit të rinisë punën në momentin që numri i viktimave ditore në Holandë ra ndjeshëm.

Ai theksoi se duke qenë një profesion me kontakt, do të ketë një protokoll të rreptë që duhet të ndiqet nga të gjithë punonjëset e seksit, të cilat duhet të mbajnë veshur doreza dhe maska. Sipas udhëzimeve, punëtoret e seksit e kanë të ndaluar të puthen me klientët. Vajzat që punojnë aty mbajnë maska të personalizuara dhe deri diku joshëse, ndërsa ambientet e punës pastrohen me kujdes të madh, për të mos lënë asnjë sipërfaqe pa dezinfektuar. Klientët i nënshtrohen gjithashtu kontrollit për simptoma të Covid-19.

Felicia Anna, drejtues e sindikatës së punonjëseve të seksit, tha për “The Guardian”: “Gjatë izolimit shumë prej nesh patën vështirësi financiare, kështu që jemi të lumtur që po rifillojmë”.

Janet van der Berg, nga Qendra e Informacionit për Prostitucionin, tha për Reuters:  “Kujdesemi shumë për higjienën. Ka xhel duarsh kudo dhe kemi listuar edhe pozicionet më të preferuara për t’u praktikuar. Gjithsesi nuk ka protokoll për këtë, ia kemi lënë në dorë klientit dhe punonjëses. Pasi klienti largohet, i gjithë vendi dezinkfetohet, vetëm kështu mund të vazhdojmë të punojmë të sigurt”.

Në fillim vajzat kishin frikë se ndoshta numri i klientëve do të ulej drastikisht, por në fakt nuk ka qenë kështu. Ato tregojnë se biznesi po ecën shumë mirë.

Sipas shifrave zyrtare, në Amsterdam ushtrojnë aktivitetin e tyre 7000 punonjëse seksi, të cilat janë të regjistruara dhe paguajnë taksat.

Please follow and like us: