Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho nominohet për çmimin “Këngëtarja e vitit” nga OPUS KLASSIK

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho është nominuar nga OPUS KLASSIK për çmimin “Këngëtarja e vitit”.

Në një postim në rrjetin social Facebook ajo thotë se është e lumtur për këtë nominim. E lumtur që u nominova për “Këngëtaren e vitit” nga Opus Klassik…, shkruan Jaho.

OPUS KLASSIK është çmimi i ri për muzikën klasike në Gjermani. Promovimi i muzikës klasike dhe vlerësimi i artistëve të saj është qëllimi i kësaj shoqate.

OPUS KLASSIK 2020 do të mbahet më 18 tetor në Konzerthaus Berlin. Juria përbëhet nga përfaqësues të industrisë së muzikës dhe medias.

Ermonela Jaho ka fituar një sërë konkursesh ndërkombëtare. -Më 1997, “Giacomo Puccini” në Milano; – 1998, “Spontini” në Ankona; – 1999, “Zandonai” në Rovereto; – më 2000 merr çmimin e artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit.

Please follow and like us: