Hafizeja, këngëtarja që përjetësoi Leskovikun në këngë
Vepror Hasani
Hafize Leskoviku lindi dhe u rrit në Leskovik. Bashkë me të vëllain, Selim Leskoviku ishin fëmijët e Asllan Leskovikut. Ata formuan një nga grupet e para të sazeve, njëherësh dhe me të dëgjuar e të njohur në gjithë trevën juglindore të Toskërisë; por edhe si këngëtarë të shquar të Leskovikut. Asllani me Selimi luanin klarinetën, ndërsa Hafizeja, përveç si këngëtare, interpretonte edhe në violinë. Sazexhinjtë më të shquar të muzikës popullore me saze në Shqipërinë e Jugut të gjysmës së parë të shek. XX. (Enci.)
Është babai i tyre Asllani i cili ndërton brenda familjes së vet, me fëmijët e tij dhe vëllezërit e tij, sazet e famshme të njohura me emrin e tij dhe të familjes Leskoviku. Asllani rridhte nga një familje me tradita dhjetravjeçare në fushën e interpretimit në vegla popullore. Prej kësaj familjeje sazexhinjsh, më konkretisht “Muzikë Shqiptare e drejtuar prej Asllan Leskovikut” dhe familjes (djali, Ajdini, me gërnetë, lindur më 1867-vdekja?), kemi edhe pllakën e parë të gramafonit duke u bërë kështu të parët sazexhinj që fiksohen në pllakat e gramafonit. Jo më kot thuhet në popull se “me ç’mjeshtër do bjerë, atë zanat do nxjerrë”.
Vetë familja Leskoviku përpara Asllanit (familje e emigruar qysh herët në Stamboll) ishte e ngjashme me një yllësi, e cila me shpërbërjen e saj krijoi shumë vatra të reja ku u kultivua muzika popullore. Pas Asllanit, më të shquarit e familjes së tij por edhe të gjithë sazeve të Jugut, për periudhën deri më 1940 janë fëmijët e tij “Selimi me Hafizenë”, vëlla e motër. Për datën e lindjes dhe vdekjes së “Selimit & Hafizesë” nuk kemi të dhëna të sakta. Mendohet të kenë lindur rreth viteve 1870-75 në Leskovik. I ati, Asllani, emigron në Stamboll në fillim të shekullit, qytet ku qëndron deri më 1914.
Pas largimit të familjes Leskoviku nga Stambolli, ku (rreth 1914) deri në fund të viteve 1920 kanë punuar në Leskovik, kryesisht në kafenenë e tyre në qendër të qytetit, por edhe si saze shëtitëse në gjithë Shqipërinë e Jugut dhe në Janinë. Largohen përfundimisht në Stamboll rreth vitit 1922 dhe dihet se një pjesë të madhe të veprimtarisë pas viteve 30-të e përqëndruan në klubet e shqiptarëve ku “…këndonin këngë leskoviqarçe, përmetare e korçare”. Pa asnjë dyshim, formimi i tyre si sazexhinj është bërë si pranë të familjes së tij ashtu edhe nën ndikimin e traditave të shquara muzikore të lojës me saze të qytetit të tyre të lindjes, Lekovikut.
Ndikim të rëndësishëm tek interpretimi i tyre ka pasur folklori muzikor polifonik i zonës së Shqerisë prej së cilës ata kanë huazuar edhe pjesën më të madhe të repertorit vokal. Selimi në gërnetë dhe në të kënduar Hafizeja në të kënduar dhe në të intepretuar në violinë, mbeten ende nga majat më të larta të interpretimit dhe krijimit të muzikës popullore qytetare. Ende sot flitet për veçantitë e zërit të Hafizesë ashtu si nëpër një legjendë. Regjistrimet e saj prezantojnë një diapazon vokal jo të zakonshëm, i cili shtrihet dhe përfshin regjistrin më të ulet të kontraltos e deri në maksimumin e një sopranoje kolorature. Megjithëse kanë kaluar shumë vjet, ende në muzikën qytetare jugore Hafizeja dhe interpretimet e saj janë etalon i intepretimit për cilindo këngëtar e këngëtare.
Në Leskovik flitet edhe për matërmanë e Hafizesë, Mitrinë prej së cilës Hafizeja mësoi shumë stilema popullore. Edhe Selimi në gërnetë qe padyshim një mjeshtër. Qysh në ato vite ai cilësohej si klarinetisti më i shquar. Atij i njihet formimi i lojës virtuoze në gërnetë, e cila shfaqet edhe tek shoqërimet e këngëve, por më tepër tek pjesët me vegla të sazeve, qofshin këto “avaze”, “të qara”, “valle” apo “kaba”. Është meritë e padiskutueshme e tyre ndërtimi i këngës qytetare të Leskovikut dhe përgjithësisht i këngës qytetare tip të qyteteve të Toskërisë, pra kënga polifonike që hapet me saze dhe mbyllet po me to.
Duke shfrytëzuar foklorin e pasur fshatar të zonës përreth ata krijuan stereotipet bazë të muzikës qytetare me saze. Duhet theksuar se te këto saze nuk vendos dot një kufi ndarës ndërmjet interpretit dhe krijuesit. Mendohet se te dyja këto cilësi artistike qenë të trupëzuara në sazexhinjtë e këtyre sazeve. Formacionit klasik i formuar prej tyre ka qënë i përbëre prej 1 gërnete, 1 violine dhe 1 llaute. Si të tilla këto Saze provohen të jenë dhe në këngën shumë të njohur “Leskovik, o fryn një erë”:
Leskovik o fryn një erë/dilni hapni penxheretë/se vjen djali vete i tretë/me llautë e me gërnetë/qemanesë i bie vetë.
Regjistrimet e tyre me muzikë popullore u bënë pranë shoqërive diskografike të “ODEON-it”, “COLUMBIA-s” dhe “HIS MASTER”S VOICE”. Gjithë sazet e tjera pas tyre njihen me emrin ‘Sazet ose shahirët e Leskovikut’. ‘Tani që shita zërin jam e mbaruar…
Ftesa nga shtëpia diskografike
Hafize Leskoviku kishte filluar të mos ndihej mirë. Një shoqëri diskografike i kishte kërkuar të incizonte zërin e saj. Hafizeja ishte në mëdyshje: të pranonte ofertën apo ta refuzonte. Kjo ishte dilema e saj. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë, të blije apo të shisje zërin. Ishte diçka e çuditshme. Zëri nuk ishte një gotë raki dhe një filxhan kafe. Hafizeja vazhdonte të qëndronte e menduar në kafenenë e saj, ku ishin mbledhur si gjithnjë gjithë miqtë e saj. Ishte aty edhe i ati, Asllani dhe i vëllai, Selimi, që të dy luanin në klarinetë. Në shitjen e zërit do të ishin dhe ata të dy. Hafizeja këndonte dhe luante në violinë. Në kafene kishte ardhur dhe shoqja më ngushtë e Hafizes, Rankoja. Kjo e fundit kishte frikë, mos ata të huajt që do t’i blinin zërin Hafizes mund t’i bënin ndonjë magji dhe pas kësaj Hafizeja nuk do të mund të këndonte kurrë.
Rankoja e vështronte me keqardhje, por nuk fliste. “Si të bëj”, tha Hafizeja. Pyetja u drejtohej të gjithëve. Disa nga miqtë e saj i thanë të shkonte, kështu do të bëhej e pasur. Dikush pyeti: “A mund të vidhet zëri?” Akush nuk i kthehu përgjigje. Edhe mund të vidhej edhe mund të mos vidhej, bota po bëhej gjithnjë e më e çuditshme. Të tjerët nuk kishin kurajo ta këshillonin. Këngëtarja më e madhe e Toskërisë duhej të vendoste vetë se çfarë duhej të bënte. Para Hafizesë qyteti i Leskoviku kishte patur një këngëtare tjetër të dëgjuar, Mitrinë, por asaj nuk i kishte kërkuar kush që t’i blinin zërin. Nëse edhe me Mitrinë do të kishte ndodhur kështu, atëherë Hafizeja do ta kishte më të lehtë të pranonte ose të refuzonte, sepse do të dinte si kishte shkuar fati i Mitrisë. Tashmë Mitria nuk jetonte më që t’i merrte ndonjë mendim. Gjithë njerëzit e mbledhur në kafenë kishin hyrë në hall… Që të gjitha këto tregohen nga leskoviqarët. Mjafton të përmendësh emrin e Hafizes dhe gjithkush është i gatshëm të të tregojë diçka nga jeta e saj.
Leskoviku kishte emrin e Hafizesë
Në kafenenë e Hafizes, në Leskovik, kishte rënë heshtja. Në raste të tilla kur bije një heshtje e thellë, thonë se aty pranë kalon shejtani. Ndoshta, atë çast në kafene, mund të ishte shejtani dhe ëngjëlli. Nuk i dihej se anën e kujt do të merrnin, do t’u dilte për mirë apo për keq ajo punë? Në ato çaste gjithkush prej tyre po mendonte për jetën e Hafizes. Ajo kishte lindur në Leskovik dhe ishte rritur me ta. Mbi të gjitha ajo i kishte dhënë emër qytetit të tyre. Pa Hafizen, qyteti do të kishte qënë më i heshtur dhe më i varfër.
Lindja e Hafizes u kishte sjellë fat. Ajo që kur kishte qënë e vogël kishte habitur tërë njerëzit me zërin që kishte. Këngëtarja e vjetër, Mitria, kishte thënë: “Hafizeja do të çuditë botën me zërin e saj”. Ashtu kishte ndodhur vërtetë. Thuhet se ajo kishte një shtrirje tepër të lartë të zërit, dy deri në tre oktavë. Zëri i saj ishte dëgjuar në Ohër e Manastir, në Korçë e Kolonjë, në Berat e Skrapar, në Sarandë, Vlorë e Gjirokastër, në Pargë, Konicë e Janinë e deri në Staboll, ku e thërrisnin në dasma e ziafete.
Qyteti i Leskovikut lidhte Janinën me Manastirin, por të gjithë njerëzit që kalonin në atë udhë pyesnin për Hafizenë. Donin të dinin në ndodhej aty e të dëgjonin vetëm një herë zërin e saj. Nuk ishte dhe aq e thjeshtë të gjejë Hafizen në Leskovik. Ajo herë ndodhej në Pargë dhe herë në Stamboll, herë në Berat dhe herë në Sarandë, kudo që e kërkonin. Tashmë askush nuk e dinte se çdo të ndodhte pas incizimit të këngëve. A do të këndonte dot vallë ashtu si edhe më parë, apo ata të huajt do t’ia rrëmbenin gjysmën e zërit? “Si quhen ata që do t’i marrin zërin Hafizes”, pyeti një i moshuar. “Odeon”, u përgjegj, njëri nga njerëzit e orkestrës. “Odeoni” për të gjithë ishte një emër i çuditshëm. Një tjetër tha se kishte dëgjuar që gjëra të tilla bënte edhe një farë “Kolumbia” dhe “Viktoria”, por ishte dhe një tjetër “His Master’s Voice”, por që nuk ia thoshin dot emrin. “Mace e zezë”, thuaj, ia priti një tjetër, ky i fundit duhet të jetë shejtani vetë”.
E martuar me këngën
Njerëzit e mbledhur aty porositën edhe nga një gotë raki tjetër. Sazexhinjtë kishin vendosur të bëheshin tapë. Me Hafizenë ose do të beheshin të pasur, ose to të mbeteshin trokë. Në djall të vinin të gjitha, si të ishte shkruar. Prisnin përgjigjen e Hafizes. Kjo e fundit ishte vërtet në hall. Deri atëherë nuk kishte pranuar të martohej me sakënd. I ishte kushtuar vetëm këngës, madje nuk u martua asnjëherë.
Hafizeja ishte esmere, si gjithë njerëzit e saj, por gjithkush prej djemve çmendej pas këngëtares. I kishin kërkuar dorën djemtë e Korçës e të Janinës, të Pargës dhe të Volorës, por ajo që kishte martuar gjithë djemtë e Vilajetit të Janinës, nuk kishte pasur asnjëherë kohë të këndonte për vete. Hafizeja ishte një vajzë e gjatë dhe e hollë me sy të shndritshëm e të gëzuar, si të ishte perëndia vetë. Flokët i mbante gjithnjë të shkurtëra. Vishej si djalë me poture dhe jelek e gjendej gjithnjë sa në njërin cep të Toskërisë në cepin tjetër.
Thonë se Çamëria luante mendsh prej këngëve të saj. Djemtë që i vinin rrotull, kishin kohë që i kishin humbur shpresat. Ishte viti 1922. Hafizeja tashmë mund të ishte 45 vjeç, sepse datëlindjen e saj të saktë askush nuk di ta thotë me siguri. Atë çast edhe Hafizes iu kujtua një djalë që e kishte ndjekur pas në të gjitha vendet ku kishte kënduar ajo. Ai djalë nuk kishte patur guximin kurrë t’i thoshte që e donte, por sytë e tij shprehnin gjithçka kaq hapur dhe qartë sa s’kishte si bëhej ndryshe. Kishte ndodhur vetëm një herë që ai i ishte afruar, i kishte shtrënguar dorën dhe i kishte thënë: “Zemra të këndoftë”, njësoj sikur t’i kishte thënë: ashtu siç do ti këngën, ashtu të dua edhe unë. Kjo gjë ndodhi për shumë kohë, por më pas ai humbi dhe nuk u duk më. “Ku të jetë vallë”, mendoi Hafizeja. Nuk e kishte mësuar kurrë se nga ç’vend vinte e shkonte ai djalë. Deri atë çast Hafizeja kishte qënë e martuar vetëm me këngën, ndërsa tashmë ata të huajt donin t’ia mrrnin edhe zërin… Ç’duhet të bëj vallë, pyeti veten Hafizeja.
Drejt “Odeonit”
“Si do të bëjmë”, pyetën dhe sazexhinjtë. Bashkë me Hafizen, pas saj vinin dhe grupe të tjerë këngëtarësh, pjesa me e madhe e tyre ishin nga fisi i saj. Selimi, vëllai i Hafizes nuk mund të vendoste dot pa folur më parë e motra. I ati, Asllani do të bënte ashtu si të vendosnin ata të dy, Hafizeja dhe Selimi. “Të rinjtë i dinë gjëra më mirë”, mendonte Asllani. “Do të shkojmë”, tha më në fund Hafizeja.
Vendimi i marrë nuk solli as gëzim, as hidhërim, por gjithsesi kishin vendosur të provonin diçka të re që nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë. Kjo i intrigonte të gjithë. Kur të vinin atje në Sarandë, sepse atje i priste “Odeoni” do të shihnin se si do t’ua merrnin zërin dhe do t’ua mbanin përgjithmon atje në qytetin jugor. Thuhej se zëri i tyre do të shpërndahej në gjithë botën. Nejse, kjo mund të ishte dhe gënjeshtër, si mund të dëgjoheshin ata në Itali apo në Stamboll, kur ata nuk ishin vetë atje. Që të gjitha këto më shumë i mendonin sesa i thoshin hapur,. Megjithatë kishte dhe nga ata që pyesnin se si do të ndodhte kjo gjë.
Më në fund kishin mbërritur në Sarandë. Pritja ishte madhështore. Mretëresha e këngës, Hafizeja u prit vërtet si një mbretëreshë. Njerëzit që do t’u merrnin zërin ishin të gjithë të sjellshëm. Bënin humor dhe dhe ishin shumë të dashur. A thua se i kishin ftuar në parajsë. Gjithë atë ditë e kaluan me parapërgatitje dhe pa ndonjë lodhje të madhe. Gjithçka kalonte këndshëm. Të nesërmen filluan nga incizimi. Në Sarandë do të qëndronin për disa ditë më radhë.
Inçizimi
Sapo filloi kënga, Hafizeja harroi që ishte te “Odoeoni”, mori flakë dhe u ndez ashtu siç këndonte për leskoviqarët në kafenenë e saj apo siç kishte kënduar kudo që kishte qënë mes njerëzve. I ati i saj, Asllani, qante me klarinetën e tij, Selimi, vëllai i Hafizes i shtonte rrëqethjen me virtuozitetin e tij. Hafizeja luante në violinë dhe ia merrte këngës. Befas zinte fill zëri i Selimit që ia priste dhe gjithçka shndërrohej në magji, në ajër që të ngrinte peshë, që të rrëmbnte e të çonte larg në një vend të panjohur, që nuk e kishe parë kurrën donjëherë më parë dhe që s’kishe dëshirë të largoheshe që andej.
Në çaste të tilla mund të thoshte: “Më lini këtu të vdes”! Ndoshta kështu mund të kishte thënë edhe ai djali që ndiqte pas Hafizen kur kishte dëgjuar zërin e saj: “Tani le të vdes”. Nëse ai do të ishte diku me siguri që do ta kishte marrë vesh dhe do të ishte shfaqur në Sarandë, por ai nuk u shfaq atë ditë. Ndoshta mund të kishte shkuar edhe në kurbete të largëta. Njerëzit e “Odeonit” nuk bënin gjë tjetër veçse të kënaqur, të hutuar e të lumturuar bashkë, përsërisnin vazhdimisht: “Edhe një këngë tjetër… edhe një këngë tjetër… edhe një…”.
Mos vallë ata kishin ndërmend t’ia merrnin gjithë këngët Hafizesë dhe Selimit? Ky mendim rrëzëlliti vetëm një çast, por kur Hafizeja këndonte harrohej pas këngës.. Gjithçka kaloi mirë. Njerëzit e “Odeonit” edhe pasi ua kishin marrë këngët u treguan sërish të mirë e të dashur. “Një herë tjetër, thanë ata, do të incizojmë edhe këngë të tjera….” Askush nuk u përgjigj. Hafizeja kishte filluar të mendonte për diçka tjetër. Para se të ndaheshin, këngëtares i dhanë një tufë të madhe parash. Kaq shumë para nuk kishte marrë kurrë brenda disa ditëve. “Jeni të kënaqur pyetën ata të “Odeonit”, por Hafizeja sërish nuk u përgjigj, ishte diku larg në botën e saj
Në Leskovik
Të gjithë leskoviqarët thonë se kur Hafizeja u kthye në qytet e panë tepër të mërzitur. Hyri në kafene dhe qëndroi e heshtur. Pas saj erdhen këngëtaret dhe sazexhinjë. Në kafene erdhi dhe mikja e saj më e mire, Rankoja. “Si dole”, e pyeti ajo. “Nuk e di”, tha, Hafizeja. A mundesh të këndosh përsëri”, e pyeti Rankoja. “Nuk e di”, tha prapë Hafizeja. Të gjithë vështruan nga këngëtarja. Çfarë po thoshte ajo, mos vallë ata të huajtë ia kishin marrë vërtet zerin?! “Si nuk mundet, tha njëri prej sazexhinjve. Hafizja këndon dhe do të këndojë. Të gjithë kërkonin t’i jepnin kurajo, por ajo qëndronte e heshtur. “Tani që shitëm zërin, tha Hafizeja, jemi të mbaruar”. Diçka kishte ndodhur në shpirtin e saj. Selimi mori klarinetën dhe e vuri në buzë, të njtën gjë bëri edhe i ati, Asllani, pas tyre morën veglat edhe të tjerët. Po bëheshin gati të këndonin këngën: “Leskovik, o fryn një erë”. Ndërsa sazet kishin filluar, gjithë të tjetër thërrisnin: “Afrohu, Hafize, merrja një here, mos na lër vetëm…
Ndoshta Hafizja nuk kishte patur ndërmend të këndonte, por tingujt e klarinetës e nxorën nga heshtja e saj. Mori violinën dhe iu afrua grupit, befas u dëgjua një zë i ëmbël i qartë, dehës. Hafizeja po këndonte: “Leskovik o fryn një erë,/ dilni hapni penxheretë,/ se vjen djali vetë i tretë,/ me llaut e me gërnet,/ qemanes i bie vetë…”. Rankoja, shoqja e saj, lotonte në heshtje. Pastaj Hafizeja këndoi edhe një këngë tjetër. Ishte kënga “Sikur ta dish”, me atë këngë ndoshta kërkonte të thoshte se si ndihej ajo atë çast, ndoshta dikujt donte t’i thoshte: “Sikur ta dish ti…”.
Hafizeja: ‘Tani që shita zërin jam e mbaruar”
Edhe pse kaluan mjaft kohë, Hafizeja mendonte vetëm për shitjen e zërit, paratë që kishte marrë i dukeshin si letra pa asnjë vlerë. Tani kudo që të shkontë do të gjente zërin e saj nëpër lokale. Do t’i dëgjonin këngët e saj sa të mërziteshin, ndërsa ajo nuk do të ishte vetë atje. Nuk do të shikonte dot sytë e njerëzve që gëzoheshin dhe i falnin aq dashuri dhe mirënjohje, nuk do të njihet dot kurrë atë djalin që do të mrekullohej me këngët e zërin e saj. “Ndoshta tani edhe nëpër dasma do të shkoj më pak mendoi Hafizeja, sepse zëri im është futur nëpër pllaka, ashtu siç vënë të vdekurin në arkivol”. “Do të iki, tha Hafizeja, do të iki larg nga këtu, do të shkoj diku e do të këndoj vetëm për njerëzit, kudo që të jenë ata…
Thuhet që para se të ikte ajo inçizoi edhe disa këngë të tjera, mori paratë dhe u nis për udhë… Është e sigurtë që mbërrit në Stamboll. Atje këndoi nëpër kafene, atje ku kishte njerëz, ku kishte dasma dhe ku e ftonin për të kënduar. Sigurisht kthehej edhe në Leskovik, sepse nuk rrinte dot pa atë qytet të vogël në juglindje të Shqipërisë. Kishin kaluar vite dhe Hafizeja një ditë u nda nga jeta. Askush nuk e mori vesh ditën e vdekjes së saj, ndoshta as ai djali që e kishte ndjekur pas për shumë kohë, por deri ditën e fundit të jetës së saj nuk e harroi dot shitjen e zërit.
Familja Leskoviku
Familja Leskoviku: Selimi dhe vëllai i tij Asllan Leskoviku një burrë katana 2 metrosh, me sy të kaltër e i fuqishëm dhe shum i pashëm, i bukur i cili kishte 4 fëmijë me Xhezbanen yll të bukur: 1. Hafizenë, 2. Ajdinin, 3. Veizin i cili ishte si i ati dhe e njihte një Shqipëri e tërë; 4. Xhemalin, i biri i Selimit. Ai vuri emrin te fëmijtë e tij për të ngjall nënën, babain e xhaxhanë e tij Veizin, Selimin e Gjylon; ishin krijuesit e par të tabanit folklorik kombëtar të jugut të Shqipërisë duke e ngritur muzikën shqiptare në majat më të larta. Veiz plaku dhe nipi i tij Nevruzi ndenjtën në Shqipëri, Hafizeja e Selimi shkuan në Stamboll, kurse Ajdini në Amerikë ku mbaroi studimet e larta ato të konservatorit te lartë të arteve dhe pas studimeve zuri të punonte si Profesor në universitetin e New Yourkut. Ai ishte mjeshtri i tërë instrumentave frymorë dhe profesori i yllit botëror Lois Armstrongunt i njohur për trompetën e tij të artë, e të asaj muzikës xhazit. Armstrongu i cili ishte pa asnjë kacidhe në xhep që sapo kishte dal nga burgu morri mësim privat nga Ajdini dhe kur ai fitonte ndonjë të hollë në baret e Nju Jorkut e të Çikagos ku ai donte t’i jepte Ajdinit diçka, por Ajdini i thoshte me humor “Kur të shkosh në botën tjetër do të më japësh më shum para”, sepse ai shikonte te ky artist i madh i pakrahasueshëm në fushën e muzikës së xhazit një të ardhme të shkëlqyer. Më vonë Ajdini administronte një fabrikë të pllakave të gramafonit të cilën ai e kishte të vetën, sikurse bashëpunonin me Selimin e Hafizenë që jetonin në Stamboll, gjithashu kishin studiot e tyre që prodhonin muzikën shqiptare, Greke dhe atë Turke. Ata zotëronin 5 gjuhë atë Shqipe, Turke, Greke, Arabe dhe Angleze Ajdini kontriboi për kryqin e kuq shqiptar me mijra-qindra-dollarë, gjithashtu dhe një pjesë shum të madhe pe para ja dha Hysni Kapos të cilit ju lut që të kujdeseshe për të afërmit. Ajdini vdiq në Amerikë afërsisht vitet 60-70.
Mund të thuhet se ato kishin gen muzikor si familje si p.sh. Veizi i biri i Nevruzit, nipi i Hafizesë dhe i Selim Asllan Leskovikut kishte një zë të pakrahasueshëm, ai kishte zë bas dhe arrine pa stonuar baritonin natyral ku i cili punoi në opera- në teatrin e operës e baletit. Kur këndonte Veiz Tare buçiste e tërë opera dhe e pyesnin ish drejtorin e pallatit të operës dhe baletit, Nevzat Agollin: “Kush është ku zë kaq i fuqishëm që kumbon deri jashtë operës”? Agolli i thoshte: “Është zëri i Veizit, të birit të Nevruzit, i nipi i Selimit e i Hafizezë”. Zëri tij ishte këmbonjës, por njëkohësisht i ëmbël e melodioz, i cili ishte nga të parët këngëtarë klasikë të zgjedhur si solist. Ai kishte role kryesore te opera ‘Mrika’, ‘Skëndërbeu’, ‘Rigoleto’, ‘Berberi i Sevilies’, etj,. Fatkeqësisht vdiq në Gjermani 23.03.2011 në moshën jo të plakur në moshën 64 vjeçare, varrosur në Heidelberg, Gjermani.
Me provojën e tyre shumvjeçare dhe me turnet e tyre jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë vendit (në Turqi, Rumani, Itali, Greqi, ish-Jugosllavi, Austri, Amerikë e Australi) i dhanë tonin muzikës shqiptare me baza historike tradicionale kombëtare dhe e bën të njohur muzikën shqiptare në të gjithë vëndet e tjera të botës. Por jo vetëm në Shqipëri por dhe në Greqi, veçanërisht në Turqi ata ngritën muzikën e kultivuar popullore Turke ku muzika e tyre ishte dhe është enciklopedi në fushën muzikore popullore Turke siç ishte enciklopedia e par Turke e bërë nga vëllezërit Frashëri. Klarineta e atrë, prej ari e Selim Asllan Leskovikut ndodhet në muzeun folklorik Turk në Turqi. Varrimet e fundit që u bënë në atë kohë në varrezat e sulltanëve në Stamboll ishin ato të Hafizesë dhe të Selimit, pastaj ato u mbyllën përfundimisht d.m.th. nuk lanë më të varroseshin të tjerr. Aty ndodhet dhe varri i vëllait të Asllanit xhaxhait Hafizesë e Selimit Aliut që e thërisnin Ali Arnauti. Aliu ishte gjenerali i par i flotës Turke të sulltanit.
Kur fillonte Selim Asllani me Hafizenë, njëri ja niste e tjetra ja priste, pastaj ajo muzik rënqethese me klarinetë qanin gurët e drurët me një virtuozitet shum të lartë muzikor. Ay ishte harremi i vërtet shqiptar. Nuk mund të harrijet më ay virtuozitet muzikor, në atë moment harroheshin të gjitha hallet, futeshe në botën e shpirtit muzikor, këtë e thonë pasardhësit e tjerë që e kanë njohur mir ose ato që kanë dëgjur për to. Selim Asllani ishte ashik në muzikën popullore shqiptare bashkë me Hafizenë. Këtë dhunti ia dha të birit të tij Nevruzit i cili ishte edukuesi i muzikës popullore për brezat. Gjithë elementët muzikor të muzikës popullore u lindën e u zhvilluan nga kjo familje të cilët mbeten të pavdekshëm d.m.th. Nevruzi ishte i biri i Selim Asllan Leskovikut dhe i Gjylos ku ai më vonë, pas çlirimit të Shqipërisë, në kohën e sistemit komunist themeloi e punoi në bandën ushtarake të ushtris. Ai kërkoi të shkonte te i ati i tij Selimi dhe te halla Hafizeja, por Enver Hoxha i tha “Ti mund të shkosh, por gruan dhe fëjët e tu duhet të rinë këtu, sepse ato janë nënshtetas shqiptar dhe nuk i takon të largohen nga atdheu i tyre”. Për hir të fëmijëve dhe gruas Nevruzi u detyrua të rinte me ta deri në ditët e fundit të jetës së tij. Kjo familje u përndoq nga sistemi komunist, sepse qeveria e dinte se kjo familije kishte të afërmit në Amerikë e në Turqi.
Dokumentimi
Fakt është se ato me pllakat e tyre kanë lënë një shumë të madhe astronomike, veçanërisht në Turqi e në Amerikë. Këto dokumenta ndodhen në Turqi (në oborrin e Sulltanit) e në Amerikë, kurse në Shqipëri kanë mbetur këngët tyre shumë të njohura që këndohen nga populli shqiptar gjer në ditët e sotme dhe ka mbetur si legjendë historia e tyre.
Leskoviqarët, Përmetarët, Korçarët, Gjirokastritët, Tepelenasit e Delviniotët janë një si ‘Familje e madhe’, ku ato mblidheshin e festonin dasmat e tyre, sepse shumica e tyre kanë bërë mblesëri (kanë dhënë vajza e kanë marrë djem) dhe kanë një traditë të përbashkët historike shumvjeçare.
Odisea e historia e tyre është e njohur nga pasardhësit e tyre që jetojnë në Itali, Gjermani e Hollandë, gjithashtu ekzistojne fotografi origjinale të families Leskoviku nga pasardhësit e tyre që jetojnë në këto shtete.
Në Leskovik Selim Asllani dhe Hafizea kishin kafenenë e tyre e njohur e shumë të famshme nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Gjithashu filmi ‘Gjeneral Gramafoni’ i kushtohej kësaj familje me tradita muzikore.
Ishte nder i madh për bejlerët e agallarët e shumë funksionar të lartë të asaj kohe, që të merrnin për dasmat e fëmijëve të tyre Familjen Leskoviku ku ato i pagonin me monedha ari.
Vetë familja Leskoviku përbëhej nga njerëz të thjeshtë, modestë, shumë bamirës, me shpirt jashtzakonisht shumë të madh. Shtëpia e hani i tyre ishte teqe, ku hante e pinte populli fukara. Ishte një kohë që në Leskovik betoheshin për baba Asllanin e baba Veizin si shpirtra të shenjtë bamirës, ndoshta dhe sot e kësaj dite.
Shumë pak është shkruar për jetën e kësaj këngëtareje, e cila “Krijoi kohën e vetë” në traditën muzikore qytetare, pse jo edhe në kujtesën historike leskoviqare e më gjerë.
Hafize Leskoviku ka regjistruar pllaka gramafoni në shoqëritë “Viktoria”, “Kolumbia” dhe “Odeon”.
Nëse bëhen kërkime për gjuhën shqipe, ate e gjen te tekstet e këngëve të kopozituara nga Familja Leskoviku. Aty përdoret gjuha shumë e vjetër shqipe me fjalët më të hershme.
Nga dorëshkrimet origjinale të nipit Hafizesë e të Selimit, Veiz Tare shkruhet se “Filozofia e familjes sonë përfshin kryesisht atë të Hafizesë e të Selimit, ka qënë dhe është “Jeto e lër të jetoj”. Tek tekstet e tyre vlen përmendur një filozofi në artin popullor, një lloj “Simpliçisimus”, të cilat janë shumë të thjeshta e të kuptueshme ku dhe Selimi thoshte: “Kompleksiteti qëndron aty te të thjeshtat, të cilat vet njeriu i bën ato komplekse e të vështira për t’i kuptuar”. Vlerat e këtyre këngëve krahasohen me vargjet homeriane. Stilistika e këtyre këngëve kanë jo vetëm vlera artistike, por edhe linguistike. Thelbi i filozofisë të këngëve të tyre pasqyron realitetin hisorik jo vetëm shqiptar por parasëgjithash njerëzor d.m.th. atë antropolog, të cilat tregojnë luftën e pafund për ekzistenc e një rryme e vazhdueshme në ndryshim. Pra kemi të bëjmë me një filozofi artistike në fushat e diferencuara me një plastiçitet e estetik të lartë. Ata kanë lënë një thesar për shkencat e artin. Në këngët e tyre ndihet dashuria, dhimbsuria, zhgënjimi dhe ironia humoristike në formën popullore. Kompozimi i tyre jo vetëm në muzikë, por edhe në linguistikë luan një rol jashtëzakonisht shumë të rëndësishme. Forca magjike e këtyre këngëve qëndron te fjalët e zgjedhura e te muzika. Fjalët dhe muzika përmbajnë formulën magjike të cilat depërtojnë kohën e hapësirën njerëzore të kufizuar, depërton si sheqeri në uij, të cilin e bën atë të ëmbël, bën që njeriu të ndiej në këto këngë se dhe ai ka pjesë në këtë hapësirë universale, bën që edhe luanin e egër e të uritur ta kthej në një maçok të ëmbël e të ngopur shtëpiak d.m.th. bën njeriun e qytetëruar. Kjo është aftësia e tyre me një intuicion metafizik të një ekzistence sisufike,- na tregon se çështë të menduarit e të kuptuarit na tregon njësin në një ndërlidhje kontinuare të jetës, mendojmë për të mos harruar,- harrojmë për të mos menduar, të MENDUARIT është për PERËNDIN- të FOLURIT për NJERËZINË- të NDIJERIT për SHPIRTIN (trigamalogos-të menduarit tre dimensional) pra kemi të bëjmë me një meta-gjuhë ecila nuk është lineare e racionale, por metaloge,- na tregon dashurin e durimin si një fuqi të pakapërcyeshme në jetë,- na lehtëson duke na treguar rrugën dhe gjërat thelbësore të jetës,- na tregon, në kuptimin e mir të fjalës se çfar është e rëndësishme në jetë dhe ku duhet të fokusohet njeriu për jetën e tij në përgjithsi. Për sa i përket sencit të muzikës duke meduar që klarineta si instrument nuk është si Harpa e hershme, por një instrumen i ardhur i ri për muzikën,- d.m.th sapo doli klarineta në treg si instrument Asllani ishte nga të parët që bleu këtë instrument. Shumë të pakët ishin këta njerëz që mund ta blinin jo vetëm në Shqipëri por në të gjith botën d.m.th. ky instrument ishte i pa njohur për njerëzimin. Këtë e vërteton historia muzikore. Pra njerëzimi nuk kishte provojë për këtë instrument dhe s’dinte çfarë të luante me të. Është për t’u mahnitur si është e mundur që për një kohë të shkurtër të ecte aq lart interpretimi muzikor me këtë instrument nga këta njerëz. Gjithë teknikat e këtij instrumenti e forma muzikore e tij u rrit e u zhvillua deri atje saqë deri më sot e kësaj dite nuk mund të nxirren më teknika e elemente të reja te ky instrument. Pra një muzik moderne dhe e kultivuar në fushën e muzikës popullore. Kjo tregon gjenialitetine tyre. Po të shohësh muzikën popullore në të gjith botën nuk mund të gjesh më muzik moderne-popullore se muzika e familjes Leskoviku. Ajo hap rrugën për një koreografi në teknikat e të kërcyerit modern-popullor. Ay ishte për të gjithë botën një revolucion muzikor në fushën e muzikës popullore e atë moderne të sotmen.
Përsa i përket Hafizesë ajo ishte e para nga këngëntaret e famshëm botëror në fushën e muzikës jo vetëm popullore, por edhe atë klasike. Mund të thuet për ndonjë këngëtar të famshëm që numërohet nga më të mirët, por për Hafizenë dohet pohuar se ajo ishte e pa arritshme. Zëri saj si kadife i pastër dhe i ngrohtë, pa stonime dhe i natyrshëm arrinte vërtet me një iterval diatonik 5 oktava (diapazon) të një toni të lartë harmonik sopranoje. Atë dhunti ia kishte dhënë Natyra. Mund të thuash artist, por ajo ishte artise në shumë drejtime, me një shpirt gjigand, sepse gjigande ishte vërtet.
Këngë popullore kushtuar familjes Leskoviku (Tare) nga i nipi Hafizezë e i Selimit djalit Nevruzit Veiz Tare (Leskoviku)
Populli
Të hamë të pimë e të këndojmë,
sa të jemi e sa të rrojmë,
dhe kur të vdesë lala Gjoni,
torbat plot do ti mbuloni.
Ti Shqipëri mos ki frik,
se ke bijtë në Shqipëri,
në Shqipëri e në gjithë botën,
ne do tundim gjithë Europën.
Shqipëri o vend i bekuar,
robëruar e gjymtuar për kurbet e i degdisur,
me mall e dhimbje i brengosur,
sa shum ty të kanë robëruar.
Trojet tona me trojanë,
Ne sna bëjnë dot sharlatanë.
Jemi ne pa jeni ju,
jemi rrënja jemi trungu,
jemi rrënja e Shqipëptarisë,
e një kombi e një toke,
e një gjuhe e një bote,
jemi rrënja e gjithë botës.
Do të vijë koha jote o fukara
pa të holla e pa para,
vetëm kokën ta kesh plot,
se askush nuk do të mposht.
Ëndrën tënde thell në shpirt,
ska për të humbur gjerë sa të vij.
Do të të vijnë e do të thonë,
pse sna bën ti pak jehonë,
ne te ty i kemi sytë,
kështu ka bërë dhe babi yt.
Ti do ti thuash “O kokë lesh,
unë sdo të bëj gjithmon përshesh,
boll u mbushe me para,
lër një pjesë për fukaranë”.
Fukarai shpirt gjërë,
u tret kocke u tret tërë,
se mbush barkun dot me fjalë,
por me vepra e bostanë.
Bostan Shijaku e Bathore,
ecni trima dor-përdore.
Ky fukara e ta lag fytin,
boll shtrëngoi atë rrypin.
As për hallvë e sadaka,
nuk u bë ky fukara,
por për mend e për hava,
kërkon dije e mëndçuri,
që të bëhet pak njeri.
Repertori i interpretimeve
“Unë ti ta thashë me shaka”. Valle. Selim Leskoviku
“Kur jec e vetum”. Hafize Leskoviku
“Kush të ka moj Ruskë”. Hafize Leskoviku
“O moj qita leshtë shumë”. Hafize Leskoviku
”E qara e Asllanit”.
“Për mi Tepelenë ma kishe shtëpinë”.
“Penxheren e zotris sate”.
“Valle më dysh”.
“Valle më tresh”.
“Nerënxë të pata thënë”.
“O ju male me dëborë”.
“Po kjo kollë e shkretë që të paska zënë”.
“Po kjo anë e lumit ka bilbila shumë”.
“Kënga e Gani Butkës”. Në Toskëri me këtë emër quhet formacioni iso-polifonik i përbërë nga gërneta, violina, llauta dhe defi i cili shoqëron këngët popullore qytetare. Krijimi i sazeve datohet aty rreth fundit të gjysmës së dytë të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX. Ndër sazet e para janë ato të familjes Asllan Leksoviku në Leskovik dhe sazet e qytetit të Përmetit. E gjejmë të përdorur me këtë kuptim edhe në poezitë popullore”.
PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore Viti IX 2004 Nr. 3 (34) fq. 43-50 Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë
Kush është Hafize Leskoviku, në cilin mjedis muzikor u rrit, u formua si këngëtare dhe çfarë i solli ajo këngës popullore vendase etj., përbëjnë disa nga pyetjet që na shtyjnë në njohjen e personalitetit të saj, pak të njohur. Por, për ti dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, lipset të flasim më parë për Leskovikun si një ndër mjediset krahinore më të spikatura, si në rrafshin social-historik, të këngës shumëzërshe (diafonike e polifonike) e të sazeve popullore, në kuadrin e trevës së Toskërisë, ku ajo lindi. Njohuri shoqërore, historike e artistike.
Rrethi i Kolonjës shtrihet në juglindje të Shqipërisë. Nga veriu kufizohet me rethin e Korçës, jugperëndimi me Përmetin, nga jugu e juglindja me Çamërinë (që shtrihet përtej deri në Prevezë të Greqisë). Kolonja është e përbërë nga dy nëndarje krahinore: Erseka dhe Leskoviku, me fshatrat reth tyre. Kanë karakteristika të përbashkëta e të veçanta historiko-shoqërore, etnografike, kulturore e artistike, që i mëvetësojnë nga krahinat e tjera të trevës jugore të Shqipërisë.
Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e lashtë. Këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike, kultet, dhe një dokumentacion i pasur nga periudha më të hershme, sidomos në Mesjetë Edhe defteret osmane e përmendin Leskovikun me fshatrat përreth shumë të populluar. Më vonë, një pjesë e madhe e tyre janë boshatisur, mbeti një popullatë e pakët e krahasuar me mesjetën e hershme.
Leskoviku veçohet për reliefin malor e kodrinor, me pyje, flore dhe faunë të pasur, me burime ujrash minerale-kurative e vreshtari të begata; për mardhënie shkëmbimesh tregëtare ndërkrahinore dhe me jashtë, sidomos atëhere me Janinën dhe Prevezën; leskoviqarët kanë qenë muratorë dhe përpunues të zellshëm të drurit etj. Natyra e bukur, klima kontinentale, i hapën rrugë zhvillimit ekonomik, lëvizjeve arsimore e kulturore4 e, mbi të gjitha, artit popullor: këngëve shumëzërëshe (polifonike), muzikës me saze, valleve e veshjeve popullore me të cilat ato shoqërohen. Leskoviku ka një folklor të pasur, shumë të begatë. Ritualet, dasmat, argëtimet fshatçe e ato artistike vendore, me këngët, sazet, vallet kanë luajtur rolin e ushquesit shpirtëror e të katalizatorit të mendimit estetik popullor.
Këngët popullore të grave dhe burrave(diafonike e polifonike), që këndohen në Leskovik bëjnë pjesë në nënsistemin polifonik tosk, i cili përfshin gjithë trevën e Toskërisë dhe shtrihet në Shqipërinë e Jugut, midis dy lumejve, Shkumbinit nga Veriu dhe Vjosa nga Jugu. Ky nënsistem përbën tërësinë e mënyrave të të kënduarit shumëzërësh të krahinave të ndryshme që i përkasin asaj treve. Shkenca muzikologjike ka arritur, tashmë, në disa përfundime, ndonëse jo të plota dhe përfundimtare, mbi ekzistencën e këtyre mënyrave krahinore të të kënduarit diafonik e polifonik, me afrimet dhe veçoritë e tyre në rrafsh stilesh e nënstilesh. Kënga leskoviqare është pjesë përbërse e kësaj larushie të të kënduarit shumëzërësh.
Sazet e Leskovikut janë shfaqur që herët, në çerekun e fundit të shek XIX-të dhe në kapëryell të shekullit XX-të, në krahasim me krahinat e tjera simotra të aerealit polifonik të Shqipërisë së Jugut1. Përsosja e gjuhës muzikore me saze dhe të kabasë është me burim:
a) Nga muzika vokale shumëzërëshe, si shoqëruese, duke huazuar prej asaj strukturën, si formë të personalizimit të tingujve muzikorë ( gërnetës, violinës, llautës) me ato të zërave të këngëtarëve, ruajtjes së tyre në rrafshin emocional. b) Nga muzika me vegla tradicionale, që lidhen me mjedisin, natyrën etj., si gjethi, pipza, cyldiarja, fyelli (në përfitimin melodive baritore, vajeve me recitativat, gulçimat etj), gajdeja etj.
Këngët, veç të kënduarit shumëzërësh (tradicionalisht) më vonë nisën të shoqërohen edhe prej sazeve që përftohen: nga klarineta (që bën rolin e “marrësit”), violina (atë të “prerësit”), llauta, bakllamaja (“iso-n”) dhe defi (ritmin). Ndërsa burimet lëndore dhe shpirtërore të kabasë me saze, siç thamë, kanë qenë meloditë baritore, këngët e kurbetit dhe vajet e kënduara nga gratë. Sazexhinjtë kanë depërtuar thellë në semantikën e vajtimit shqiptar, sepse, siç shprehet R.Munishi, “përmes vajtimeve shprehet mirë etnopsikologjia e individit”.
Tani që folëm përmbledhtas për mjedisin social – historik, kulturor e artistik të Leskovikut, lexuesi e ka më të mundshme të njihet me figurën, zërin e këngëtares Hafize Leskoviku.
Hafize Leskoviku lindi dhe u rrit në Leskovik mes bashkëfshatarëve të saj. Ajo, bashkë me të vëllanë, Selimin, ishin fëmijët e Asllan Leskovikut. Ata formuan një nga grure tërë jetën. Vishej si djemtë, me poture dhe jelek. Flokët i mbante të shkurtra. Këto veçori dhe grupi ku ajo bënte pjesë ia rritën vlerat si këngëtare, disi të veçantë. Siç tregojnë edhe sot, ajo kishte një zë të fuqishëm, një zë të kristaltë, me shtrirje (teciture) të lartë, dy deri në tre oktavë (nga “la”, rregjistri poshtë, në “do” lart, kontralto deri në koloraturë). Simbas studiuesit të folklorit, Bajram Lapi, “Hafizeja, me talentin e saj, krijoi natyrshëm një “farë shkolle” të interpretimit popullor. Në trajtimin e këngës kishte spontanitet; s’këndonte asnjëherë njëlloj, ruante thelbin e melodisë dhe mbi të krijonte ngjyrime të shumta. Ajo i solli këngës cilësi individuale: improvizimin, punoi (në mënyrë intuitive) melodinë dhe harmoninë e këngës në përputhje me vijën melodike dhe regjistrin e zërave. Ndikoi që çdo instrument të luante rolin e vet. Përforcoi vijën melodike të këngëtarit të parë, duke i lënë të tjerët që, edhe ata, të krijonin partet e tyre, përfshirë këtu edhepet më të para të sazeve, njëherësh dhe me të dëgjuar e të njohur në gjithë trevën juglindore të Toskërisë; por edhe si këngëtare të shquar të Leskovikut. Asllani me Selimin luanin klarinetën, ndërsa Hafizeja, përveç si këngëtare, interpretonte edhe në violinë.
Shumë pak është shkruajtur për jetën e kësaj këngëtareje, e cila “ Krijoi kohën e vetë” në traditën muzikore qytetare, pse jo edhe në kujtesën historike leskoviqare e më gjerë.
Duke u njohur me vlerat vokale ( nëpërmjet mbresave dhe kujtimeve që ruajnë bartësit popullorë gojë më gojë, disa pllakave që janë inçizuar nga shoqëri të huaja diskografike etj) dhe nivelin e lartë artistik të interpretimeve të saja, duhet të besojmë se, Hafizeja është njohur që në vogëli me poezinë dhe muzikën popullore, me ritet dhe zakonet e dasmës, me këngët e lindjes e të vdekjes (vajet), me lirikën aq të pasur dhe epikën elegjiake të trimve. Gjithë ky shtrat vlerash me krijime të shumta, të larmishme, gjendje dhe realitete pa mbarim, e kanë ushqyer shpirtin e kësaj këngëtare të madhe që herët. Dhe, i përcolli ato me zërin e saj të kristaltë, nëpërmjet artit të magjishëm të këngës, që s’është më tepër veçse emocioni artistik, shpirtëror, mbi jetën dhe natyrën. Pra, zëri melodioz i kësaj këngëtareje “esmere” përfitoi gjithçka të bukur që krijoi tradita leskoviqare, duke e ngritur më tej në rrafsh interpretues. Në këngët e interpretuara prej saj dëgjuesi ndjeu bukurinë e fushave, flladin e ujrave, ndjeu erën e qumshtit, nektarin e rrushit prej vreshtave që mbollën me aq zell leskoviqarët; ndjeu Leskovikun me karakteristikat e shtëpiave prej guri, dyert e skalitura prej druri dhe pullazet prej dërrase, sofate përpara portave ku rrinin pasditeve plakat, pleqtë dhe të rejat, që qëndisnin pajën.
Hafizeja i përket brezit të këngëtareve dhe instrumentistëve të viteve të çerekut të shekullit XX-të. Përveç Asllanit ( të jatit ) dhe Selimit ( të vëllait ), në grupin e tyre merrnin pjesë edhe të tjerë, të gjithë nga fisi i tyre. Grupi i Hafize Leskovikut ka patur një repertor të pasur. Ka kënduar këngë popullore që, me kohë, morrën emrin “Qytetarë” (ndryshe nga këngët fshatare të kënduara tradicionalisht “Accapela”), të shoqëruara me saze. Këto këngë, edhe pse ishin të fondit tradicional, filluan të këndoheshin dhe të interpretoheshin me një nivel të lartë artistik, sidomos kur ato viheshin në buzët, në zërin e Hafizesë. Lind pyetja, përse kur viheshin pikërisht në buzët dhe zërin e Hafizesë? Vetë natyra i kishte dhuruar Hafizesë një zë me timber të veçantë dhe tepër shprehës, që lidhej me konstitucionin e trupit e të shpirtit, me jetën e saj. Hafizeja vinte e gjatë dhe e imët nga trupi. Nuk u martua, mbeti beqa iso-n. Kësisoj, Hafizeja me magjinë e vet, ndërtoi një mënyrë këndimi të sajën, çka u ofroje atyre një “platformë të këngës” në interpretim. Prandaj kënga e saj fitoi dritë, një mënyrë interpretimi “arioze”. Kjo i çudiste dëgjuesit. Ndërsa Vasil S.Tole shton: “ Ende sot flitet për veçantinë e zërit të Hafizesë, ashtu si nëpër një legjendë”.1 Përveç dhuntisë natyrore në përthithjen e këngës, ajo mësoi edhe nga të tjerët. Në Leskovik, mes bartësve popullorë, thuhet se Hafizeja prej Mitrisë ( këngëtare e vjetër ) bëri të vetat shumë stilema popullore.
Grupi i Hafizesë këndoi këngë polifonike brenda formacionit orkestral (sazeve) në rol të dyfishtë (vokal instrumental). Ndiqej ai parim, tashmë i njohur. Në fillim sazet luanin frazë melodike që shërbente si hyrje (introduksion). Fill pas kësaj niste kënga. Hafizeja këndonte në rolin e “marrësit” vargun melodik, ndërsa Selimi atë të “kthyesit”. Realizohej fenomeni i alternimit të dy zërave, mbështetur në tonin burdonal “iso-ja”. Zëri i dytë imitonte të parin. Natyrisht Hafizeja, simbas rasteve që shfaqeshin, krijonte mënyra të veçanta këndimi. Kur shoqërohej me sazet (meshkuj) ajo këndonte në atë rregjistër të “marrësit” (në alto), kurse “kthyesi” në zërin e tij, si mbështetës, ndryshe nuk ndërtohej lidhja në të kundërt, kur këndonte në regjistrin e saj, si soprano, “kthyesi” e linte të lirë; kësisoj ajo shpërthente me zërin e saj nëpërmjet modulimeve derisa të kalonte në kadencimin e frazës, që “kthyesi” t’i vinte aty ku duhej për të krijuar lidhjen. Kjo përbënte atë që quhet logjika e zhvillimit të linjës melodike. Gjersa ajo të vinte në të pikë takimi, Selimi bënte, edhe ai, shpërthime të magjishme me zërin e tij. Kështu përftoheshin lidhjet dhe shkëputjet e vargjeve melodike të këngës me ato të sazeve.
Hafizeja kishte zë mëlodioz, këndonte edhe fort kur e kërkonte kënga. Më tepër ka qenë e dhënë pas këngëve lirike. Ja disa prej këtyre këngëve: “Këta ujët e rrëzës”, “Leskovik o fryn një erë”, “Këngë e gjethes”, “Goca e berberit”, “Gushëbardha”, “Sikur ta dish”, “Trëndafili fletë-fletë”, “Kënga e Salushes” etj. Këngët e saja i dëgjoi Korça, Erseka, Përmeti, Skrapari, Berati, Saranda, më tej Epiri (Konica, Janina, Parga) e Stambolli. Kjo këngëtare ka mbetur e pa harruar në kujtesën e bartësve, të këngëtarëve dhe sazexhinjve popullorë (krijuesve virtuozë të kabave me të qarë) dhe gjithë leskoviqarëve. Kur kujtojnë zërin e saj leskoviqarët thonë: “Ajo ishte Hafizeja, vetë Leskoviku”. Pra, mishërimi i këngës leskoviqare.
Reputacioni i madh, që krijoi Hafizeja, tërhoqi vëmendjen e shoqërive diskografike të huaja, të cilat (në vitet ‘20-’30 të shek.XX-të) në qytetin e Sarandës bënë regjistrime në pllaka gramafoni me këngë nga repertori i saj, si: “ O moj qita leshtë shumë”, “Kush të ka moj ruskë”, nga shoqëria, Odeon; kurse së bashku me të vëllanë, Selimin, këngët: “Kur jeçë vetum”, “Goca e berberit”, dhe “Valle grapçarçe”, nga shoqëria Columbia. Pas këtij regjistrimi ajo do të shprehej: “Tani që e shitëm zërin mbaruam”. Këngëtari Mentor Xhemali do të shprehej për të: “Hafizeja ishte një fat për ne, kjo këngëtare na ka nderuar me zërin e saj të bukur”.
Në vitet 1892 familja Asllani: Asllani, Selimi, Hafizeja e të tjerë, do të shkojnë përgjithmonë në Stamboll . Atje, në mërgim, bashkëjetojnë mes shqiptarëve, duke bërë jetën e artistëve ambulante nëpër dasmat dhe klubet e bashkatdhetarëve tanë. Ata morën me vete një repertor të pasur nga muzika shumëzërshe (polifonike) dhe ajo me vegla e sazeve të Leskovikut me të cilat nderuan veten dhe miqtë. Gjer më sot nuk dihet se kur lindi dhe vdiq Hafizeja. Duhet të jetë ndarë nga kjo botë me këngën në gojë. Kanë kaluar vite, zëri i saj ka mbetur i paharuar, ylleje që s’do të shuhet kurr në arkivin e këngës popullore leskoviqare. Në këngën leskoviqare, Hafizeja la gjurmë, bëri histori!
https://www.youtube.com/watch?v=9zXbTbZL5fY