E drejta në Kanalin e Korfuzit dhe një reflektim mbi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi
Disa zhvillime në jug të Ballkanit, një pjesë e të cilave implikojnë drejtpërdrejtë shtetin tonë, kanë zënë politikën dhe shoqërinë të papërgatitur për lexim dhe kuptim racional, nisur nga interesat kombëtare të Shqipërisë europiane.
Radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë në kufirin me Greqinë fqinje dhe mike, ndërkohë që paralelisht në lindje të Ishullit Rodos zhvillohej një ballafaqim i rrezikshëm mes Flotës së Greqisë dhe Ushtrisë së Erdoganit, si dhe shpallja më e fundit e Kryeministrit grek Micotaqis në lidhej me zgjerimin e ujërave territoriale greke në 12 milje, rritën edhe një herë për së koti temperaturen dhe ndjeshmërinë e opinionit publik, në Shqipërinë pa frena, pa timon dhe me parime kombëtare albanianiste të harrueme dhe të ngatërrueme nga pseudonacionalistët me frymëzime të paqarta.Në prezantimin e sotëm do përpiqem të kujtoj historinë e së drejtës në Kanalin e Korfuzit, do të ekspozoj sërish gjendjen e së drejtës së detit në këto anë në ditët e sotme si dhe do përpiqem të paraqes disa refleksione politike.
Historia e së drejtës në Kanalin e Korfuzit
Problemi i neutralizimit të Kanalit të Korfuzit, i ringritur në trajtimin e kancelarive diplomatike të Fuqive të Mëdha, në fund të vitit 1913 dhe gjatë gjithë rrjedhës së vitit 1914 deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, është pjesë e një trajtimi të gjatë të fatit të ishujve Jonianë gjatë rrjedhës së shekullit XIX dhe bashkëngjitet me një seri traktatesh pararendëse ndërkombëtare. Ishujt Jonianë në përcaktimin historik përbëjnë një grup që përfshin ishujt e Korfuzit, Paxos, Lefkadhes (Sainte Maure), Itakes, Kefalonise, Zantes, Cerigos dhe një numër ishujsh më të vegjël që varen prej tyre, mes të cilëve bën pjesë edhe ishulli i Sazanit që mbisundon Gjirin e Vlorës. Duke filluar nga viti 1204 Korfuzi dhe më pas të gjithë ishujt e lartpërmendur ranë nën sundimin Venedikas.
Edhe gjatë pushtimit otoman të Ballkanit ishujt Jonianë, falë Venedikut, mbetën të pavarur dhe të të krishterë) dhe ndër pjesët e vetme të Ballkanit që nuk iu nënshtruan pushtimit otoman. Klasat e larta të ishujve kanë folur gjuhën latine, ndërsa shtresat e ulëta të popullsisë gjuhën greke. Pas pushtimit të Republikës së Venedikut më 1797 nga ushtritë franceze të drejtuara nga Napoleon Bonaparti, me Traktatin e Campo Formio-s, ishujt u vendosen nën pushtimin francez, për t’u aneksuar më 1807 nën sundimin e drejtpërdrejtë të perandorisë napoleoniane.
Pas rënies së Napoleonit dhe vendimeve të Kongresit të Vjenës, me klauzolat e Traktatit të Parisit të 5 nëntorit 1815[1], ishujt u vendosën nën protektoratin britanik me emërtimin «Shtetet e Bashkuara të Ishujve Jonianë». Në janar 1817 Britania e Madhe u garantoi ishujve një kushtetutë të re dhe banorët zgjodhën një Asamble të përbërë nga 40 anëtarë, të cilët këshillonin Komisionerin e Lartë Britanik.
Këtë rrjedhë të historisë ka ndjekur edhe Ishulli i pabanuar i Sazanit, i vendosur në hyrjen e gjirit të Vlorës në Shqipëri dhe me një pozitë mbizotëruese në Kanalin e Otrantos. Me traktatin e Londrës, të nënshkruar në mes Greqisë, Britanisë se Madhe, Francës dhe Rusisë më 25 prillit 1864[2] ishujt Jonianë i kaluan Greqisë. Pavarësisht nga ky kalim, traktati siguroi një numër lirish të veçanta për banorët e ishujve. Duke njohur Kishën Ortodokse Greke si kishën mbizotëruese, traktati, në nenin e parë të tij siguronte lirinë e plotë të ushtrimit të besimit fetar, tolerancën fetare e mbrojtjen e veçantë të Kishës Katolike Romake në ishuj, dhe pranimin e parimit të barazisë së plotë civile për nënshtetasit.
Traktati siguroi edhe asnjanësinë e të gjithë ishujve, ndërsa në rast lufte me Perandorinë Otomane, ky neutralitet do të kufizohej vetëm në ishujt e Korfuzit dhe Paxo.Me një status të tillë vinte Paxo, Korfuzi e varësitë ishullore të tyre, si dhe Sazani (ishujt që shtriheshin në të gjithë pjesën perëndimore të bregdetit jugor shqiptar: Ereikoussa, Othonoi, Mathraki) në krizën ballkanike të viteve 1912-1914.Neutralizimi i Kanalit të Korfuzit, ka qenë një prej çështjeve që është diskutuar në vijim të vendimit të 17 dhjetorit 1913, të arritur në Firence mbi kufirin tokësor të Shqipërisë dhe Greqisë.
Ky diskutim ka qenë pjesë e një përpjekjeje tërësore për rregullimin e së drejtës në këtë anë të Ballkanit, në rrethanat e njohjes ndërkombëtare të lindjes së entitetit të ri ballkanik, Principatës Shqiptare, përcaktimit të kufirit jugor të këtij shteti me Mbretërinë e Greqisë dhe në rrethanat e konstituimit politik dhe institucional të këtij vendi. Kjo përpjekje e Fuqive të Mëdha zhvillohej në kushtet kur Shqipëria e Jugut mbahej ende e pushtuar nga ushtritë fitimtare greke në luftën me Turqinë, dhe kur me këtë vend po negociohej procesi i tërheqjes nga një linjë që fillonte nga Kazaja e Korçës deri në Kepin e Ftelias. Në fund, ky diskutim zhvillohej në rrethanat kur kjo krahinë, e caktuar nga Fuqitë si pjesë përbërëse e Principatës Shqiptare, të pavarur dhe neutrale, u përfshi nga anarkia e lëvizjes së quajtur vorio-epirote, anarki nga e cila ky vend nuk do të dalë deri në fund të vitit 1914 dhe më tutje.Por çfarë kuptohet me neutralizim? Neutralizimi është asnjanësi e përhershme.
Neutralizimi – Asnjanësimi është një koncept statusi që zakonisht zbatohet ndaj një shteti, ose ndaj një territori dhe nënkupton për këta aktorë shtete ose territore, një asnjanësi të përhershme. Duke qenë se kërkesat e asnjanësisë janë të përhershme në këtë rast, fusha e rregullave diplomatike shtrihet si për kohë paqe, ashtu edhe për kohë lufte. Neutralizimi zbatohet zakonisht prej një marrëveshjeje të një numri shtetesh aktore të interesuara,- shpesh herë madje atyre u referohen si shtete garantuese- dhe shteteve të cilat janë subjekte të mirëkuptimit për neutralizim. Neutralizimi përfshin një sërë angazhimesh të jashtme ushtarake, diplomatike dhe politike. Neutralizimi, në kohën që po përpiqemi të trajtojmë dhe më përpara, ka qenë një metodë e shumëperdorur) në menaxhimin e konflikteve, apo parandalimin e tyre, në rrethanat e ekzistencës së sistemit të balancës së fuqisë.
Në mënyrë të veçantë gjatë shekullit XIX u ndërmorën një sërë nismash për t’i vendosur shtetet në një asnjanësi të përhershme.[3] Shqipëria është njëri prej më tipike të kësaj kohe, që lindi si entitet politik i neutralizuar nën garancinë e fuqive të mëdha, ndërsa neutralizimi i Kanalit të Korfuzit është një rast i një territori ujor që do të duhej të rikonfirmohej i neutralizuar në rrethanat e ndryshimeve gjeopolitike të shkaktuara nga luftërat ballkanike, pas lindjes së shtetit shqiptar dhe vendosjes së kufirit tokësor ndërmjet Principatës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Greqisë.
Austro-Hungaria dhe Italia kanë qenë shumë të interesuara që ishujt Jonianë, me rëndësi strategjike në hyrjen e Kanalit të Otrantos, të cilët zotëroheshAustro-Hungaria dhe Italia kanë qenë shumë të interesuara që ishujt Jonianë, me rëndësi strategjike në hyrjen e Kanalit të Otrantos, të cilët zotëroheshin nga Greqia, të ishin realisht asnjanës dhe të mos përdoreshin për qëllime ushtarake nga Greqia dhe vendet e Antantës. Po ashtu Austro-Hungaria dhe Italia ishin të interesuara ta shkëpusnin nga sovraniteti i Greqisë Ishullin e Sazanit, i cili kontrollonte gjirin e Vlorës, Kanalin e Otrantos dhe përgjithësisht bregdetin veri-perëndimor të shtetit të ri shqiptar.
Ndryshimi gjeopolitik në Adriatikun lindor pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar prej Konferencës së Ambasadorëve, asnjanësimi i këtij entiteti të ri, kërkonte njëkohësisht garanci të plota për këtë asnjanësim dhe siguri për ekzistencën dhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë së pavarur në pjesët e saj jugore. Krijimi i një entiteti të ri në Ballkan, në rastin tonë i principatës shqiptare, kërkonte në këndvështrimin austriak, një rimodelim të traktatit ndërkombëtar pararendës që kishte sistemuar të drejtën ndërkombëtare në këtë anë të bregdetit ballkanik. Në fund fare, përfundimi i caktimit në terren të kufirit jugor të Shqipërisë ne pjesën kontinentale, i kishte hapur radhën tashmë procesit të caktimit të të drejtës në hapësirën ujore që ndante Shqipërinë dhe Greqinë në pjesën e ishujve Jonianë. Për këtë, ministria e jashtme austriake, me 24 dhjetor 1913, u paraqiti një projekt-propozim fuqive të mëdha, projekt i cili kërkonte që Vlora dhe gjiri i saj nuk duhej të përfshihej në zonën e asnjanësuar dhe në këtë zonë mund të lejohej ndërtimi i fortifikimeve.
Asnjanësia në bazë të këtij propozimi do të duhej të përfshinte ishujt e Korfuzit dhe Paxo (pra dy ishujt e mëdhenj të Jonit më pranë Shqipërisë). Ujërat e detit të hapur, sipas këtij propozimi, do të duhej fillonin pas 3 miljeve detare. Projekt propozimi austriak njëkohësisht parashikonte ndalimin e mbajtjes së një garnizoni ushtarak grek në ishullin e Korfuzit, ose përdorimin e portit prej ndonjë skuadroni grek (neni 2); ndalimin e vizitave të anijeve të huaja të luftës, përfshirë edhe praninë e një kryqëzori eskortë në shoqërimin e perandorit gjerman dhe parandalonte mbrojtjen prej Greqisë në rast të shkeljes së asnjanësisë prej një fuqie tjetër.
Me anën të nenit 5 të këtij projekti, Kanali i Korfuzit duhej të mbahej i hapur në kohë lufte për anijet tregtare që nuk transportonin trupa dhe mjete kontrabande lufte.[4] Siç shihet, projekti synonte ta kufizonte jashtëzakonisht shumë rolin e Greqisë në kanalin në mes kontinentit, që i ishte lënë në pjesë të rëndësishme Shqipërisë, dhe pjesës veriore të ishujve Jonianë, gjë që në kancelaritë diplomatike të vendeve të Antantës shihej si një përfitim për Austrinë dhe sidomos për Italinë. Në funksion të këtij qëllimi ishte edhe propozimi për zgjerimin e ujërave të detit të hapur, gjegjësisht pra kufizimin e ujërave territoriale të Greqisë në 3 milje detare.in nga Greqia, të ishin realisht asnjanëse dhe të mos përdoreshin për qëllime ushtarake nga Greqia dhe vendet e Antantës.
Po ashtu Austro-Hungaria dhe Italia ishin të interesuara ta shkëpusnin nga sovraniteti i Greqisë Ishullin e Sazanit, i cili kontrollonte gjirin e Vlorës, Kanalin e Otrantos dhe përgjithësisht bregdetin e veri-perëndimor të shtetit të ri shqiptar. Ndryshimi gjeopolitik në Adriatikun lindor pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar prej Konferencës së Ambasadorëve, asnjanësimi i këtij entiteti të ri, kërkonte njëkohësisht garanci të plota për këtë asnjanësim dhe siguri për ekzistencën dhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë së pavarur në pjesët e saj jugore.
Krijimi i një entiteti të ri në Ballkan, në rastin tonë i principatës shqiptare, kërkonte në këndvështrimin austriak, një rimodelim të traktatit ndërkombëtar pararendës që kishte sistemuar të drejtën ndërkombëtare në këtë anë të bregdetit ballkanik. Në fund fare, përfundimi i caktimit në terren të kufirit jugor të Shqipërisë ne pjesën kontinentale, i kishte hapur radhën tashmë procesit të caktimit të të drejtës në hapësirën ujore që ndante Shqipërinë dhe Greqinë në pjesën e ishujve Jonianë. Për këtë, ministria e jashtme austriake, me 24 dhjetor 1913, u paraqiti një projekt-propozim fuqive të mëdha, projekt i cili kërkonte që Vlora dhe gjiri i saj nuk duhej të përfshihej në zonën e asnjanësuar dhe në këtë zonë mund të lejohej ndërtimi i fortifikimeve. Asnjanësia në bazë të këtij propozimi do të duhej të përfshinte ishujt e Korfuzit dhe Paxo (pra dy ishujt e mëdhenj të Jonit më pranë Shqipërisë).
Ujërat e detit të hapur, sipas këtij propozimi, do të duhej fillonin pas 3 miljeve detare. Projekt propozimi austriak njëkohësisht parashikonte ndalimin e mbajtjes së një garnizoni ushtarak grek në ishullin e Korfuzit, ose përdorimin e portit prej ndonjë skuadroni grek (neni 2); ndalimin e vizitave të anijeve të huaja të luftës, përfshirë edhe praninë e një kryqëzori eskortë në shoqërimin e perandorit gjerman dhe parandalonte mbrojtjen prej Greqisë në rast të shkeljes së asnjanësisë prej një fuqie tjetër. Me anën të nenit 5 të këtij projekti, Kanali i Korfuzit duhej të mbahej i hapur në kohë lufte për anijet tregtare që nuk transportonin trupa dhe mjete kontrabande lufte.[4] Siç shihet, projekti synonte ta kufizonte jashtëzakonisht shumë rolin e Greqisë në kanalin në mes kontinentit që i ishte lënë në pjesë të rëndësishme Shqipërisë, dhe pjesës veriore të ishujve Jonianë, gjë që në kancelaritë diplomatike të vendeve të Antantës shihej si një përfitim për Austrinë dhe sidomos për Italinë. Në funksion të këtij qëllimi ishte edhe propozimi për zgjerimin e ujërave të detit të hapur, gjegjësisht pra kufizimin e ujërave territoriale të Greqisë në 3 milje detare.
Përgjigja britanike për ministritë e jashtme të Austro-Hungarisë dhe të Italisë ka vonuar dhe ka ardhur vetëm me notën e datës 2 mars 1914. Kjo notë iu komunikua edhe qeverisë franceze për vëzhgime të mëtejshme. Nota më sa shihet nga dokumentet pararendëse është ndërtuar mbas një sërë konsultimesh me ekspertetet më të mirë britanikë të diplomacisë dhe të flotës detare. Mes këtyre këshillimeve na duket i një rëndësie të veçantë ai i dërguar në Foreign Office prej Admiraliatit të Flotës Mbretërore Britanike, me datën 24 janar 1914.[5] Admiraliati i ka bërë dy vëzhgime shumë interesante teknike: së pari, drejtuesit e flotës mbretërore britanike kujtojnë se duhej që të kundërshtohej çdo përpjekje për t’i mbajtur ujërat territoriale të Korfuzit në një kufi prej 6 miljesh: «Megjithëse nuk ekzistojnë kundërshtime operative të fuqishme praktike në këtë rast të veçantë, parimi i përgjithshëm është i një rëndësie shumë të madhe dhe pranimi i këtij propozimi mund ta bëjë më të vështirë për qeverinë e Madhërisë së Tij që t’u rezistojë propozimeve të ngjashme në rastet kur do të ketë të bëjë me pika të një rëndësie strategjike shumë më të madhe.
Kundërshtimi natyrisht nuk duhet të zbatohet për shtrirjen e ujërave neutrale në drejtim të tokës përtej 3 miljeve nga ishujt. Një shtrirje e tillë është nevojshmërisht e nënkuptuar në neutralizimin e kanalit. Së dyti, përkufizimi i Kanalit të Korfuzit ishte për Admiraliatin i pakënaqshëm. « Paralelet e gjerësisë të përmendura në projekt notë, për sa kohë që kufijtë veriorë dhe jugorë të kanalit kalojnë në një farë mënyre drejt Veriut të Korfuzit dhe drejt jugut të ishullit Paxos (dhe ishujve në varësi të tyre), imponojnë që hapësira ujore aktuale neutrale të përkufizohet në mënyrë më të qartë ». Normalisht që një gjë e tillë sipas admiraliatit mund të bëhet pa vështirësi, «por në linja të përgjithshme, do të ishte mirë që neutralizimi të kufizohej në ujërat që formojnë në disa kuptime ngjyrimesh, zona të bashkëngjitura me ishujt respektive, të tilla si gjiret dhe plazhet, të cilat përgjithësisht njihen si pjesë ujërash territoriale».
Bazuar në këto sugjerime Foreign Office ndërtoi variantin përfundimtar të notës. Sipas projekt-notës së Foreign Office të datës 2 mars 1914, dërguar tek aleatët e saj për konsultime të mëtejshme, para dorëzimit në Vjenë dhe Romë: « ishujt e Korfuzit dhe Paxo ishin tashmë ishuj të asnjanësuar në bazë të traktatit të vitit 1863 ( të modifikuar nga protokolli i datës 25 janar 1864), me anën e të cilit, Britania e Madhe çlirohej nga protektorati i saj mbi ishujt Jonianë, të cilët përfshiheshin nën Greqinë. Asnjanësia e kanalit garantohej prej fuqive nënshkruese, dmth, Austro-Hungarisë (si trashëgimtare e Perandorisë Austriake, shënim imi R.G.), Francës, Prusisë, Rusisë dhe Britanisë së Madhe».
Më tej projekt-nota sqaronte që kjo kishte qenë arsyeja pse Konferenca e Ambasadorëve nuk kishte bërë interpretime të mëtejshme në lidhje me sa më sipër. «Veprimi i Konferencës ishte i kufizuar në një rezolutë për sa i përket asnjanësimit, që tashmë përfshin ishujt, dhe që tani duhet të shtrihet edhe në kanalin e Korfuzit. Për këtë arsye, qeveria e Madhërisë së Tij, e konsideron se ndonjë nënshkrim i ri për sa i përket asnjanësisë së ishujve në fjalë dhe ujërave të tyre, që është përcaktuar më 1863, si një kusht për zotërimin e tyre nga ana e Greqisë, është jashtë diskutimit».
« Për më tepër, qeveria Austro Hungareze, duket se nuk e ka vënë re faktin se nën Protokollin e datës 25 janar 1864, kufizimi për sa i përket numrit të forcave ushtarake që do të duhet të mbaheshin në ishujt Jonianë ishte hequr tërësisht. Ky lëshim i ishte bërë Greqisë prej pesë fuqive garantuese dhe duket tani e papranueshme që t’i ribëhen kufizime serish.» «Një zgjerim i ujërave neutrale nga distanca e pranuar prej 3 miljesh në 6 milje detare, sikurse parashikohet në paragrafin e parë të nenit të parë të projektit austro-hungarez (italian), nuk është i pranueshëm për qeverinë e Madhërisë së Tij, duke qenë së është në kundërshtim me praktiken e njohur të s) drejtës ndërkombëtare.».
«Për sa i përket hapësirës mbi të cilën duhet të shtrihet asnjanësia, Qeveria e Madhërisë së Tij, ndjen disa ngurrime dhe vështirësi në pranimin e përkufizimit të Kanalit të Korfuzit të dhënë në komunikimin e notës së shkëlqesisë suaj (ministrit të jashtëm austro-hungarez- shënim imi RG). Një hapësirë e detit të hapur që është e përkufizuar prej paraleleve të gjerësisë gjeografike nuk është lehtësisht e përcaktueshme me saktësi dhe për rrjedhojë, dhunime të asnjanësisë së një hapësire kështu të përkufizuar mund të bëhen nxitëse për kërkim faljeje dhe mund të jetë e vështirë për t’u ndëshkuar dhe shtypur. Prandaj qeveria e Madhërisë së Tij i përmbahet asaj se mund të jetë më e lehtë me u marrë më këtë çështje nëse fuqitë, duke marrë në konsiderate asnjanësinë ekzistuese të Korfuzit dhe Paxo, sikurse e shpjeguam më sipër, mund të bien në një mëndje të kufizojnë të gjitha asnjanësimet e mëtejshme si më poshtë vijon:
1.Të gjithë shtrirjen e ujërave në mes ishullit të Korfuzit dhe brigjeve të Greqisë dhe Shqipërisë. Ky kanal është lehtësisht i përkufizuar dhe i përcaktuar, ndaj çdo thyerje e asnjanësisë së hapësirës së garantuar do të jetë e sqarueshme pa vështirësi.
2. Brigjet e Greqisë dhe Shqipërisë në një shtrirje deri 6 milje gjeografike të matura në brendësi për një distancë që rastis me ujërat e Kanalit të Korfuzit, duhet të asnjanësohet.»
Në fund fare nota merret me trajtimin e një rasti të veçantë që kishte të bënte me pozicionin e Greqisë ndaj zonës së neutralizuar, në rast se ky vend mund të ishte vend ndërluftues. Për sa kohë Greqia ishte vend asnjanës, ky problem nuk shtrohej për diskutim, por në rast se ky vend hynte në luftë, do të ishte qartësisht e padrejtë për armiqtë e saj që Greqia të lejohej t’i përdorte këto brigje dhe ujëra (sikurse ajo i përdori në rastin e krizës vorioepirote të vitit 1914), si bazë, ndërkohë që armiku i saj të ishte i përjashtuar nga dhunimi i neutralitetit të zonës së kanalit.[6]Me datën 18 mars 1914 Ministria e Jashtme e Francës përmes Gaston Doumergue, i përcolli pikëpamjen e qeverisë franceze dhe bëri disa sugjerime për sa i përket procedurave që duhej të zbatoheshin në bisedimet e mëtejshme për neutralizimin e Kanalit të Korfuzit[7] : Së pari, MPJ franceze u tregua e gatshme të bashkohej me propozimet e Ministrit të jashtëm britanik Edward Grey, propozime që synonin të shtrinin neutralizimin në të gjithë ujërat në mes ishullit të Korfuzit dhe brigjeve kontinentale të Shqipërisë dhe Greqisë.
Kjo formulë në këndvështrimin francez, paraqitej shumë më praktike se sa formula e propozuar nga ana e Italisë dhe Austro-Hungarisë.Në dallim nga qëndrimi britanik, i cili nuk synonte të përforconte parashikimet e Traktatit të vitit 1864, traktat që u siguronte ishujve të Korfuzit dhe Paxo asnjanësinë e përjetshme, qeveria franceze mendonte se traktati i vitit 1864 ishte nënshkruar vetëm nga Franca, Britania e Madhe, Rusia, Austria dhe Prusia. Italia, për shkak të bashkimit të saj më 1870, kishte mbetur jashtë një numri aksionesh diplomatike, siç rezultonte edhe në rastin e situatës aktuale në Korfuz. Prandaj qeveria franceze, në qoftë se nga njëra anë ishte e një mendjeje me Sir Edward Grey, për mos rëndimin e mëtejshëm me detyrime të Greqisë, më shumë se detyrimet që rridhnin nga traktati i vitit 1864, mendonte se një akt i ri për Kanalin e Korfuzit ishte i nevojshëm për pranimin në marrëveshje edhe të qeverisë italiane, si një prej fuqive më të interesuara për rajonin Adriatik-Jon.
Më shumë se ndaj Greqisë, Franca synonte me këtë të kufizonte çdo ambicie të Italisë në anën lindore të bregut Jonian. Një pikë tjetër që e bënte të nevojshme skemën e re të neutralitetit të Kanalit të Korfuzit kishte të bënte me zhvillimet e reja politike në rajon, të arritura me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve dhe pikërisht me krijimin e shtetit shqiptar, shtet asnjanës nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Një pjesë e kanalit tashmë kalonte përgjatë brigjeve jugore të Shqipërisë dhe kjo kërkonte një trajtim të veçantë, mbasi duhej të përcaktoheshin të drejtat dhe detyrimet reciproke të entitetit të ri politik dhe fqinjëve të tij.
Greqia, në bazë të nenit 3 të traktatit të datës 29 mars 1864 ishte e detyruar të ruante asnjanësinë. Të njëjtat obligime ishte e nevojshme të ndërmerreshin edhe ndaj shtetit të ri shqiptar. Kësisoj, ndërhyrja franceze rastiste pozitivisht me nevojën mbrojtëse të shtetit shqiptar në këto anë mjaft të trazuara të territorit të tij.Qeveria perandorake ruse e paraqiti opinionin e saj në lidhje me propozimet e qeverive austro-hungareze dhe italiane mbi neutralizimin e Kanalit të Korfuzit me 28 mars 1914. Siç shihet nga nota përkatëse, ministria perandorake ruse, në dallim nga ministria e jashtme franceze, ka përgjithësisht pikëpamje të njëjta me ministrinë e jashtme britanike, mbi papërshtatshmërinë e rinovimit të traktatit të datës 29 mars 1864, mbi neutralizimin e ishujve të Korfuzit dhe Paxos. Qeveria ruse do të deklaronte me një naivitet të pajustifikuar se ajo asnjëherë nuk kishte marrë dijeni që distanca prej 3 miljesh detare ishte vendosur ndonjëherë si kufi i vetëm i ujërave territoriale.
Na duhet të saktësojmë që një kufi i tillë kishte disa shekuj që përdorej në caktimin e ujërave territoriale. Traktati i vitit 1864, megjithëse nuk ishte nënshkruar nga Italia, ishte pranuar në mënyrë të heshtur nga ajo, ndaj dhe problemi i nënshkrimit prej saj të një traktati të tillë, për qeverinë ruse, nuk mund të shtrohej në këtë moment. Rusia i konsideronte kufijtë gjeografikë të Kanalit të Korfuzit të treguara nga projekti austro-italian si «arbitrare dhe do të preferonte një zgjidhje të ofruar nga ana e qeverisë britanike».[8]Mirëpo qeveria franceze u mor seriozisht me studimin e rastit në fjalë. Për këtë ajo ngarkoi edhe këshilltarin ligjor të qeverisë franceze Louis Renault, i cili do të bënte një seri vërejtjesh ndaj skemës austro-italiane, por edhe ndaj asaj britanike, madje do të arrinte të përgatiste edhe një kundërprojekt.[9]Por, në rrethanat kur ministria e jashtme perandorake ruse shprehej në të mirë të projektit britanik, zyrtari i lartë i Foreign Office, Sir Eyre A. Crowe, për të siguruar unitetin mes aleatëve të Antantës në këtë çështje, u kërkoi autoriteteve franceze përmes ambasadorit britanik në Paris Sir F. Bertie, që këshilltari ligjor francez Renault, në procesin e draftimit të përgjigjes së koordinuar anglo- franko- ruse, të kishte parasysh një draft që të ishte i pranueshëm edhe prej qeverisë ruse.
[10]Siç duket, Ministria e Jashtme franceze ka qenë krejtësisht e vendosur në ndërtimin e një traktati sa më të saktë nga pikëpamja juridike, saktësi në fakt që këtë radhë shkonte në të mirë të ndërtimit të një kuadri ligjor ndërkombëtar që i përshtatej interesave të sigurisë dhe paqes në këtë pjesë të Ballkanit. Mendoj se projekti francez përkonte në ndonjë pikë me interesat e Shqipërisë që po lindte, mbasi në atë formë do të mund të shmangej në një masë të madhe përdorimi i ishujve Jonianë dhe i Kanalit të Korfuzit nga forcat kufi shkelese greke dhe vorio-epirote gjatë periudhës në fjalë.
Nga ana tjetër, zgjerimi i ujërave territoriale greke nga 3 milje në 6 milje detare, i binte ndesh interesave të Shqipërisë sidomos në pjesën veriore të Kanalit, mbasi zgjeronte në mënyrë të paarsyeshme ujërat territoriale greke përballë bregdetit jug-perëndimor shqiptar. Versioni francez i projektit të neutralizimit të Kanalit të Korfuzit u rindërtua mbi bazën e vëzhgimeve të bëra nga eksperti francez i të drejtës ndërkombëtare Luis Renault.
Projekti francez i neutralizimit të Kanalit të Korfuzit kishte këtë përmbajtje:
Neni 1 – Janë të neutralizuara në garancinë e fuqive europiane:1. Ishujt e Korfuzit dhe Paxos dhe varësitë e tyre përfshirë ujërat territoriale në det në një distancë 6 milje detare;
2. Kanali i Korfuzit në mes 39°5′ dhe 40° gjerësi gjeografike veriore;3. Një hapësirë e tokës bregdetare në një gjerësi 6 milje detare përgjatë Kanalit të Korfuzit në të gjithë shtrirjen e tij do të jetë plotësisht e neutralizuar. Neni 2. Ndërtimi i fortifikimeve, porteve ushtarake, arsenalit dhe, në përgjithësi, çdo punë të natyrës ushtarake, është e ndaluar në territoret e caktuara në nenin 1.
Neni 3- Janë të ndaluara të gjitha aktet e armiqësisë në ujërat dhe territoret e listuar në nenin 1. Si rezultat, nuk mund të vendoset një gjendje bllokade ndaj ishujve dhe tokës kontinentale të neutralizuar, po ashtu as ndaj hapësirës dalëse ujore në veri dhe në jug të Kanalit të Korfuzit.
Është e ndaluar gjithashtu të vendosen në Kanalin e Korfuzit bllokada detare, pengesa, silura, mina etj. Në rast të një lufte, fuqitë ndërluftuese nuk duhet të hyjnë, ose të zbarkojnë trupat apo materiale të luftës në ujërat dhe territoret neutralizuara.
Neni 4- Në kohë paqeje, ujërat e neutralizuara do të jenë të hapura për lundrim të lirë të anijeve të të gjitha vendeve.
Në kohë lufte, ata do të jenë të hapura për luftanijet e vendeve neutrale dhe anijet tregtare të të gjitha vendeve, të cilat nuk kryejnë transport të trupave apo kontrabandë lufte.
[11] Paraprakisht duhet të themi se propozimi francez shkaktoi jo pak shqetësime në Foreign Office, sepse kjo ndërhyrje nuk premtonte një zgjidhje të shpejtë të problemit, mbasi në këtë kohë konsensusi i aleatit më të afërt ishte më se i domosdoshëm. Për FO nuk përbënte ndonjë shqetësim të madh kërkesa franceze për përfshirjen e Italisë në traktat, sa këmbëngulja franceze për një kufizë prej 6 miljesh dhe preferenca për një përcaktim të procesit të neutralizimit në gjerësi dhe gjatësi gjeografike, gjë që për Britaninë e Madhe do të përbënte një precedent që do ta pengonte atë në sipërmarrjet e saj të ngjashme ushtarake ndërkombëtare, në pika të tjera të globit dhe ishte një element shumë i kundërshtueshëm nga pala austro-italiane. Sipas diplomatëve kryesore britanikë, ndërhyrja franceze injoronte protokollin e vitit 1864 për sa i përket kufizimit të forcave greke në tokën ishullore, dhe po ashtu francezët me këtë ndërhyrje kërkonin të hapnin ujërat për ushtritë e vendeve neutrale në kohë lufte, gjë që përbënte një modifikim shumë radikal të propozimit austro-italian, e për rrjedhojë, vështirësi më të madhe në arritjen e pelqimit mes të gjitha fuqive të Koncertit Europian në prag të shpërbërjes.
[12] Sidomos dy paragrafët e fundit të nenit 4 kanë qenë objekt i shqyrtimit dhe konsultimit të mëtejshëm të Foreign Office me Admiraliatin e flotës britanike.[13] Pasi është marrë edhe pëlqimi i Admiraliatit të Flotës mbretërore, sidomos për paragrafin “aux navires de guerre neutre”(për anijet e luftës së vendeve asnjanëse), në nenin e fundit të projektit të vendeve të Antantës, është kaluar gradualisht në rakordimin përfundimtar të përgjigjes anglo-franko-ruse për projektin austro-italian mbi neutralizimin e Kanalit të Korfuzit. Me sa kuptohet ky proces shoshitjeje nuk ka qenë i shpejtë dhe është zgjatur edhe më tej përgjatë gjithë muajit qershor dhe gjysmës së korrikut 1914, pa arritur dot të përfundojë në një përgjigje dhe marrëveshje përfundimtare me Austro-Hungarinë dhe Italinë, siç duket për shkak të rëndimit të situatës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve në mes dy blloqeve politiko-ushtarake pas atentatit të Sarajevës.
Me propozimin rus të datës 8 korrik 1914[14], përgjigja ndaj propozimit austro-italian duhej të merrte skicimin përfundimtar në Londër, nëpërmjet dorës së ambasadorëve rus dhe francez në Britaninë e Madhe, në konsultim më Edward Grey dhe ekipin e tij të eksperteve të FO. Ky skicim përfundimtar, nga sa kuptohet prej ndërprerjes së dokumentacionit, nuk ka arritur të dorëzohet në destinacion, por megjithatë, një variant përfundimtar në rrugët e komunikimit diplomatik është arritur. FO dhe ministritë e jashtme franceze dhe ruse kanë përafruar një variant.
Në bazë të projektit përfundimtar të rënë në një mendje mes fuqive aleate të Antantës parashikohej:
1.“Neutraliteti i ishujve të Korfuzit, Paxo dhe varësive të tyre, i parashikuar prej Traktatit të 14 nëntorit 1863 në mes Austrisë, Francës, Britanisë së Madhe, Prusisë dhe Rusisë, të modifikuar nga të njëjtat fuqi me 25 janar 1864 dhe të pohuar në Traktatin e datës 19 mars 1864 në mes Francës, Britanisë së Madhe, Prusisë dhe Greqisë, konfirmohet dhe ruhet prej konventës aktuale.
2.Do të ketë një neutralizimi të mëtejshëm dhe nën garancinë e fuqive nënshkruese të Konventës aktuale: a. Të të gjithë hapësirës ujore në mes ishullit të Korfuzit dhe bregut të detit të pjesës kontinentale; b. bregu i lartpërmendur në një shtrirje prej 6 miljesh gjeografike të matura drejt brendësisë së tokës për një largësi që është e njëjtë dhe rastis me ujërat e përmendura më lart të kanalit të neutralizuar.
3.Asnjë fortifikim (grek ose shqiptar), port ushtarak ose detar, dok, ose arsenal, ose ndonjë vepër e projektuar për qëllime ushtarake nuk do të ndërtohet në bregun e neutralizuar.
4. Asnjë akt armiqësie nuk do të duhet të kryhet në ujërat e neutralizuara dhe territorin e referuar në konventën aktuale. Territori e ujërat e lartpërmendura si dhe hyrjet veriore dhe jugore të Kanalit të Korfuzit nuk duhet të bllokohen në asnjë kohë dhe gjithashtu kanali nuk duhet të mbyllet prej ndonjë pengese shpërthyese, pengesa të tjera, torpedo, mina ose ndonjë aparati të ngjashëm. Shtetet ndërluftuese nuk duhet të përdorin ujërat dhe territorin e neutralizuar për të imbarkuar dhe zbarkuar trupa ose materiale lufte.
5. Në kohë paqeje ujërat e neutralizuara do të duhet të jenë të hapura për lundrimin e lirë të anijeve të të gjitha vendeve. Në kohë lufte ujërat e lartpërmendura do të jenë të hapura për anijet e luftës së vendeve asnjanëse dhe për anijet tregtare të të gjitha vendeve që nuk mbartin trupa ushtarake dhe as kontrabandë lufte.”[15]
Problemi i trajtuar më lart është një përpjekje për të përcaktuar të drejtën në Kanalin e Korfuzit dhe në përgjithësi në pjesën e kontaktit detar në mes Shqipërisë dhe Greqisë në fund të vitit 1913 dhe gjatë shtatë muajve të parë të vitit 1914. Gjegjësisht me këtë shqyrtim merret ajo ndarje e të (së) drejtës ndërkombëtare që njihet si e drejta e detit, e cila si shkencë është zhvilluar dhe përpunuar vonë, dhe në kohën në të cilën ne po trajtojmë, kjo e drejtë bënte dallim vetëm në dy ndarje: në ujërat territoriale që formonin pjesë të territorit të shtetit, por brenda të cilave shtetet e tjera gëzonin një numër të kufizuar të drejtash, dhe deti i hapur, hapësirë detare kjo e lirë për përdorim prej të gjitha shteteve. Ballafaqimi i parë mes fuqive ka qenë i lidhur me kufirin e mbajtjes së ujërave territoriale të Greqisë, që zotëronte Ishujt Jonianë.
Ruajtja e ujërave territoriale të Greqisë në largësinë deri 3 milje detare, e kërkuar me forcë nga Austro-Hungaria dhe Italia, vërtetë synonte të përcaktonte të drejtat e shtetit grek në hapësirën përkatëse në Detin Jon, por duhet të kujtojmë se ky kufizim synonte të hapte hapësirën e nevojshme për ujëra territoriale për entitetin e ri ballkanik, Principatën Shqiptare, të pavarur dhe asnjanëse nën garancinë e Fuqive të mëdha, si dhe të krijonte njëkohësisht elementet e nevojshme të sigurisë në këto anë. A kishte një bazë ligjore ndërkombëtare një kërkesë e tillë prej palës austro-italiane? Kërkesa austro-italiane ishte e bazuar mbi një të drejtë që vinte nga shekulli XVII, të përpunuar në fillim te shekullit XVIII nga juristi hollandez Bynkershoek, saktësisht e quajtur Cannon –Shot Rule (rregulli i largësisë së shtimjes me top), në bazë të së cilës një shtet e ushtron sovranitetin territorial të pjesës së vet bregdetare brenda tri miljeve.
Ky përcaktim rridhte nga fakti se në shekullin XVII ky kufi korrespondonte me rrezen e jashtme të armëve të artilerisë bregdetare dhe për këtë pasqyronte parimin se zotërimi i tokës përfundon aty ku përfundon rrezja e armëve (terrae dominum finitur, ubi finitur armorium vis)[16]. Rregulla nuk ndertonte një rryp të vazhdueshëm ujërash, por vetëm ndërtonte zona ose “gjepa” detarë ngjitur me token, në të cilat, gjatë luftrave nuk mund të merrej plaçkë lufte pa dhunuar një detyrim ndaj shtetit neutral. Doktrina e një rripi të vazhdueshëm të ujërave territoriale, prej një gjërësie tri miljesh detare, ose një league është formuluar për herë të parë në menyrë të qartë në vitin 1782, në deklaraten e ndertuar nga shkrimtari italian Galiani, ndërsa pranimi i parë i saj në praktiken shtetërore ndodhi më 1793, kur SHBA, të detyruara të përcaktojnë ujërat e veta territoriale në luftën në mes Francës dhe Britanisë së Madhe, propozuan që vendet ndërluftuese duhej të respektonin asnjanësinë e ShBA deri në maksimumin e rrezes së një predhe topi, zakonisht e llogaritur në tri milje detare ose një league. Kjo përbënte gjërësinë me të vogël të pretenduar nga një shtet.[17]
Kjo rregull normalisht që sot nuk njihet nga shumë shtete, por në kohën për të cilën po flasim dhe deri në fund të tri dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XX, ka qenë gjerësisht e njohur dhe e përcaktuar në të drejtën ndërkombëtare.
Në projektet dhe shkëmbimet e mësipërme diplomatike gjithashtu gjejmë edhe një përpjekje të parë, të papërfunduar, për ndërtimin e rregullave bazë për linjat kryesore ujëndarëse në mes Shqipërisë dhe Greqisë. Siç dihet, e drejta ndërkombëtare e ndan detin në zona të ndryshme në të cilat shtetet gëzojnë një varietet të kompetencave juridiksionale. Rregulli bazë është se shtetet bregdetare e ushtrojnë shkallën më të madhe të kompetencës juridiksionale mbi atë zonë që shtrihet më afër bregdetit.
Pra, një shtet ushtron pushtete të plota të sovranitetit territorial brenda hapësirave ujore të cilat konsiderohen ujëra të brendshëm, që zakonisht përfshijnë lumenjtë dhe liqenet dhe gjithashtu portet dhe hapësirat e tjera detare të cilat janë të drejtuara me pamje nga toka dhe përbëjnë linjën bazike matëse nga e cila zonat e ndryshme të juridiksionit nga ana e detit janë përgjithësisht të matshme.
Në vitin 1914 nuk kanë ekzistuar rregulla bazike të detajuara dhe të shkruara për përcaktimin e linjave themelore (rregullat e detajuara janë përcaktuar më 1958 me anë të TCS-First United Nations Law of the Sea Conference dhe janë rishikuar më 1982 më LOSC-Convention on the Law of the Sea), por ama kanë ekzistuar norma zakonore të pashkruara ndërkombëtare, të cilat shtetet përpiqeshin t’i respektonin (madje rregullat e shkruara më 1958 dhe 1982 në fakt do të nisnin pikërisht nga rregullat zakonore ndërkombëtare).
Rasti i përcaktimit të vijës bazë të matshme në mes pjesës ishullore greke të ishujve të Jonit dhe bregdetit të Principatës Shqiptare në fakt paraqiste vështirësi për shkak se ishujt kryesore Jonianë (Korfuzi më së shumti në rastin tonë) janë të qarkuar, jo vetëm nga ishuj më të vegjël të banuar, por edhe nga shkëmbinj ujorë, të cilët nuk përmbajnë as jetë humane, as aktivitet ekonomik. Në nuk jemi në gjendje të përcaktojmë sa e drejta e detit më 1914 mund të ndihmonte në vendosjen e një vije ndarëse të drejtë në Kanalin e Korfuzit dhe në pjesën veriore të Ishullit të Korfuzit, por në kohën tonë neni 121 paragrafi 3 i Convention on the Law of the Sea i vitit 1982 e përcakton krejt qartë se, ishujt gjithashtu gjenerojnë zonë detare, pavarësisht se ekziston një përjashtim i rëndësishëm në rastin e Shkëmbinjve ujore, të cilët nuk përmbajnë jetë humane ose jetë ekonomike brenda tyre e për rrjedhojë ata nuk mund të përbëjnë një arsye për të filluar aty matjen e zonës së ujërave territoriale ose të shelfit kontinental.
Gjithashtu, neni 5 i Konventës së lartpërmendur e ka të përcaktuar qartë se linja ndarëse normale për matjet e gjerësisë së ujërave territoriale është low-water line përgjatë bregut të detit siç tregohet prej simboleve të përshtatshme mbi një hartë të njohur zyrtarisht për shtetin bregdetar.[18] Dokumentet që kemi marrë në National Archives në Londër, nuk tregojnë të jetë bërë ndonjë përpjekje e mëtejshme për vijën ndarëse mes Shqipërisë dhe Greqisë në Kanalin e Korfuzit. Por, në dy nga katër hartat e katër vilajeteve ku shtriheshin tokat shqiptare në prag të pavarësisë, të ndërtuara nga një prej institucioneve më prestigjioze të gjeografisë, Institutit të Gjeografisë Ushtarake të Romës, tregojnë një vijë ndarëse shumë të qartë në Kanalin e Korfuzit, që vijon qartësisht si në pjesën veriore ashtu edhe në pjesën jugore, dhe që bashkohet me pjesën kontinentale, duke kaluar përmes ngushticës së Prevezës në P. Skile, dikund në mes të Gjirit të Artës ose të Ambrakisë.[19] Duhet të kujtojmë se deri këtu shtriheshin në prag të luftërave ballkanike tokat nën sovranitetin e Perandorisë Osmane.
E lidhur ngushtësisht me përcaktimin e ujërave territoriale të Greqisë dhe Shqipërisë në këto anë, ka qenë edhe përpjekja për neutralizimin (dmth edhe demilitarizimin) e dyfishtë të pjesës tokësore në kufirin e 6 miljeve detare, që ishte një përpjekje për t’i dhënë sigurinë e nevojshme, para së gjithash Principatës Shqiptare. Këtë siguri shtetit të ri shqiptar kërkonte t’ia jepte protektori austriak, krijues e mbrojtës i shtetit shqiptar.
Pjesët e fundit të projekteve të paraqitura më sipër përpiqen të gjitha të rregullojnë në një mënyrë sa më të përshtatshme për interesat e secilës fuqi, të drejtat e innocent passage, dmth kalimit joofensiv të anijeve në Kanalin e Korfuzit. Duhet të kemi të qartë se anijet e të gjitha shteteve gëzojnë të drejtën e ‘innocent passage’ përmes ujërave territoriale të shteteve bregdetare. Kalimi paqësor, ‘passage” nënkupton që anijet mund të kalojnë përmes ujërave territoriale, pavarësisht nëse janë duke kryer një vizitë në një port të vendit apo në ujërat e brendshme dhe janë duke e bërë këtë në një mënyre të rrjedhshme dhe të shpejtë. Megjithatë ekzistojnë përjashtime për ndalim, të cilat përbëjnë episode të lundrimit të zakonshëm ose shkaktohen si rezultat i forcave madhore (force majeure).
Kështu, një anije që ecën shtruar, ngadalë, brenda ujërave territoriale në një mënyrë rrethore, nuk do të duhet të konsiderohet aspak se bën një kalim joofensiv.[20] E drejta e innocent passage sot është e përcaktuar në një sërë konventash, por asokohe ajo nevojitej të përcaktohej sipas rastit dhe përpjekja e bërë më këtë rast nga Austria dhe Italia për ta kufizuar kalimin e anijeve të luftës në Kanalin e Korfuzit, mund të cilësohet pa frikë si pjesë e përpjekjeve të këtyre fuqive për një demilitarizim efektiv të brigjeve joniane të Greqisë dhe Shqipërisë. Përndryshe ndërhyrja franceze për të shtuar në traktat kalimin në ujërat e kanalit edhe të anijeve luftarake të vendeve neutrale, e ndërlikonte edhe më shumë sigurinë në këto anë, sikurse edhe në të vërtetë ndodhi në rrjedhat e gjashtë muajve të parë të vitit 1914 dhe më tutje.
Më 10 qershor 1914, dhoma e ulët e parlamentit grek aprovoi ligjin mbi autorizimin e lëshimit ndaj Shqipërisë të Ishullit të Sazanit. Aprovimi i këtij ligji nuk kaloi pa debate të ashpra dhe opozita sulmoi të gjithë politikën e jashtme të dy viteve të fundit të ndjekur nga qeveria e Veniselos. Për sa i përket çështjes së kufirit me Shqipërinë, me të cilin ishte i lidhur edhe problemi i ishullit të Sazanit, qeveria u akuzua se ishte përkulur keqas para Fuqive, në vend që të përfitonte nga divergjencat në pikëpamje që ekzistonin mes tyre për të përfituar kushte më të mira ne favor të Greqisë. Veniselos u justifikua duke thënë se ishulli i Sazanit nuk përfaqësonte ndonjë vlerë të veçantë, me përjashtim të pozicionit zotërues mbi Vlorën. Ai gjithashtu u përpoq t’u shpjegonte kundërshtarëve të tij në parlament se, që në momentet e para të pushtimit të ishullit, Italia e kishte kundërshtuar këtë pushtim prej Greqisë dhe kishte pas deklaruar se ajo do të shkonte në luftë dhe nuk do ta lejonte Greqinë të vihej në zotërim të të dyja brigjeve të Kanalit të Korfuzit. Në këto rrethana për Greqinë nuk mbetej tjetër veçse tërheqja.[21] Dekreti për tërheqjen nga ishulli i Sazanit u firmos nga Mbreti i Greqisë me datën 18 qershor 1914, ndërsa më 23 qershor 1914 ky dekret u botua në fletoren zyrtare dhe hyri në fuqi.[22] Ligji ka qenë i përbërë nga dy nene: neni i parë formulonte në këtë mënyrë thelbin e tij: “Qeveria lejohet të lëshojë ndaj Shtetit Shqiptar ishullin e Sazanit, i cili i përket Mbretërisë Greke, sipas frymës së nenit 2 të Traktatit të Londrës së 29 marsit 1864, që kishte të bënte me dhënien e Ishujve jonianë Greqisë”.[23] Duhet të kujtojmë që qeveria greke është munduar me të gjitha mënyrat të justifikonte dhe mbronte atë çfarë ajo e konsideronte “si të drejtat e Mbretërisë së Greqisë mbi Sazanin, si pjesë integrale e një arkipelagu ishujsh që vareshin nga Korfuzi”.[24]
Fillimi i Luftës së Parë Botërore ndërpreu të gjitha përpjekjet për përmbylljen e traktatit të neutralizimit në mes Fuqive. Por mos arritja e këtij rinovimi dhe këtij saktësimi të ri të së drejtës se detit në brigjet Joniane më 1914, nuk do të thotë se e drejta pararendëse u shua tërësisht.
Çështja e kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë është një rast i mbyllur dhe i çertifikuar me Protokollin e Firencës të 17 dhjetorit 1913 dhe vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Quai d’Orsay në Paris të 30 korrikut 1926. Kjo është arsyeja që asnjë negocim rregullues nuk mund të zhvillohet mbi kufirin tokësor në mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Përsa i perket kufirit detar në Kanalin e Korfuzit: prej më shumë se 100 vitesh ekziston një metodologji, që ka krijuar precedence, ka krijuar strukturën e vet përkufizuese për njohjen e vijës ndarëse ujore në mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit. Kjo precedencë është e lidhur me gjithë historinë ndarëse të vijës ujore mes kontinentit dhe ishullit, nga viti 1864, është e sanksionuar edhe në bisedimet dhe rakordimet përfundimtare mes fuqive të mëdha para Luftës së Parë Botërore.
Në qoftë se sot, në vitin 2020, duhet një dokument i shkruar mes dy vendeve para hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, linja ndarëse nuk mund të devijojë pa marrë parasysh njohjen praktike të kufirit detar të konsoliduar nga historia pararëndëse si më lart me ndryshimet e të drejtës ndërkombëtare për detin të vitit 1982.
Për interesat e Shqipërisë kjo do të thotë se vija ndarëse kufitare në Kanalin e Korfuzit duhet të jetë e baraslarguar, edhe në pjesën veriore dhe veriperëndimore, në mesin e artë, në mes Ishullit të Korfuzit dhe Bregut shqiptar, pa llogaritur ishujt e vegjël të varësisë, në veri të Korfuzit (Ereikoussa, Othonoi, Mathraki). Tek ky lloj arsyetimi është mbështetur deri vonë (1958, 1982) matja e vijës së kufirit. Mirëpo kanë ndodhur një numër zhvillimesh në të drejtën e detit. Konventa e të Drejtës së Detit e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982, në nenin 15 të parashikon se, në mungesë të një marrëveshjeje, shtetet nuk mund të shtrijnë ujërat e veta territorial përtej vijës së mesme, përderisa nuk ka ekzistojnë rrethana të tjera speciale historike që diktojnë të kundertën.
Distanca e barabartë ose rrethanat speciale janë pranuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si e drejtë zakonore ndërkombëtare dhe vetëm në raste përjashtimore, distanca e barabartë nuk përbën bazat e kufijve përgjatë ujërave territorial. A është rasti i kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë një rast përjashtimor? Në bazë të parimeve të përcaktuara në 6 mujorin e parë të vitit 1914 nga fuqitë e mëdha, distanca e barabartë mes Korfuzit dhe Bregut e Karaburunit edhe në veriperëndim ka qenë thelbi i një ndarjeje të drejtë, d.m.th. logjikisht një rast përjashtimor i kthyer në zakon të respektueshem vetvetiu prej shteteve deri vonë. Mirëpo sot çështja është ringritur sërish mes palëve për t’u fiksuar në një traktat, që dështoi në vitin 2009 (uroj që jo për shkak të ndërhyrjes së paligjshme të faktorit Erdoghan) dhe po ashtu në vitin 2018.
I gjithë sekreti i zgjidhjes së problemit qendron sot në dhënien e përgjigjes se ku do të fillojë matja? A do të njihet precedenca historike e një ndarjeje të baraslarguar nga toka kryesore dhe jo nga varësitë e saj? Në qoftë se matjet fillojnë nga Ereikoussa, Othonoi, Mathraki me Bregun shqiptar, e gjithë precedenca bie poshtë, Shqipëria humbet det territorial dhe zonë ekonomike ekskluzive në Veri dhe në veriperëndim të Ishullit të Korfuzit, që i kalon tërësisht Greqisë. Në qoftë se ndiqen parimet precedente, zona ekonomike do ketë të tjera të drejta shfrytëzimi dhe integriteti territorial i Shqipërisë nuk do të cënohet aq sa kufiri t’i arrijë në “hundët” e Karaburunit.
Mes njohjes së situatës ekzistuese të respektuar në heshtje historikisht në lidhje me Kanalin e Korfuzit dhe të pretendimit të Greqisë për të aplikuar nenet e LOSC nga varësitë e banueshme ishullore, Ereikoussa, Othonoi, Mathraki, në rrethanat e papajtueshmërisë mes palëve, zgjidhja mbetet shqyrtimi gjyqësor bazuar në rastet e ngjashme. Kjo sepse, presionet e verbëta nacionaliste në dy anët e kufirit, ose ndërhyrja e nëndheshme (e papranueshme) ndaj politikanëve të dhe gjyqtarëve të korruptuem, do ta dështojnë sërish zgjidhjen përfundimtare pa një arbitër. Gjithsesi duhet të kujtojmë se Shqipëria ka lëshuar mjaft territor nga lumi Thyamis/Kalamas dhe deri në Kepin Stillos. Nuk besoj se është e përshtatshme që ekzistenca e një qeverie antieuropianiste, të korruptuar dhe kriminalizuar në Shqipëri, të shfrytëzohet si moment nga autoritetet e sotme greke, për të cënuar edhe më tej integritetin e shtetit shqiptar dhe tërësinë e tij territoriale.
Në Shqipëri nuk jetojnë veç satrapët dhe mbetje të tyre, por edhe një popull dhe klasë e mesme që mendon dhe vepron si europianë dhe janë për fqinjësi dhe miqësi me Greqinë. Dy vendet aderojnë në një strukturë strategjike dhe Shqipëria ka nevojë edhe për dorën dashamirëse dhe paqen e sinqertë të Greqisë për t’u përforcuar shtetërisht si vend i stabilizuar demokratik anëtarë i BE. Prej mëse 30 vitesh, një brez shtetasish shqiptarë është lindur dhe rritur në Greqi, të trajtuar dhe integruar barabar në të gjitha institucionet e këtij vendi, përfshirë forcat e armatosura. Ndaj Shqipëria zyrtare duhet të bëjë shumë kujdes dhe të tregojë maturinë maksimale në pozicionimet e saj në fushë e politikës së jashtme dhe ate të mbrojtjes.
Ndërkohë, negociatat me autoritetet zyrtare të Athinës nuk mund të lenë në hije të drejtat e shtetësisë dhe të pronësisë së popullsisë shqiptare muslimane nga Çameria, ashtu sikurse edhe të drejtat e shkollimit në gjuhën shqipe dhe të dygjuhësisë, së popullsisë ortodokse shqiptare në Epirin e Jugut aktual. Në Shqipëri minoriteti grek gezon të gjitha te drejtat dhe çdo cënim i tyre është i papranueshëm për shoqërinë tonë tanimë të emancipuar. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të riformatuar territorialisht Bashkinë e Himarës dhe të heqë dorë nga tjetërsimi i pronësisë së fshatrave shqiptare të Bregut (Palasë, Dhermi, Vuno, Himarë, etj.), ku po vërshojnë me grabitje “investitorët” e rinj, të pasuruar rishtazi gjatë viteve të tranzicionit. Respektimi i krahinës së Himares dhe traditave te saj fillon me respektimin e të drejtave të përfaqësisë politike dhe të pronësisë së popullsisë autoktone me veçanti kulturore të kësaj ane. Mbi këto linja duhet te mbeshtetet kompromisi historik për besim të përhershëm mes popujve tanë.
Prej javësh në mendjen time kanë mbetur të pashlyera zhvillimet në Kakavijë dhe Kapshticë në muajin gusht 2020. Një ikje në përmasa biblike, e shoqëruar me humbje jete dhe dhjetra mijëra vuajtje në rrugën që bëjnë fëmijët tanë prej tre dekadash. Kjo ikje që përsëritet, ndodhte ndërkohë qe pak njerëz të paskrupuj, që sundojnë me dorë të hekurt dhe djallëzore këtë vend të vjedhur dhe vrarë në rininë e vet, jetonin ndër lagjet që ruhen me roje private, nëpër të gjithë bregdetin e vendit dhe rezervatet e Kunorës së Tiranës. Jo larg vendit të dramës së emigrantëve ndodhej vetë Kryeministri Edi Rama, që nuk e prishi aspak terezinë e tij. Radha ishte prova se sa ata e kanë nxjerrë jashtë ketij vendi pa kthim popullin dhe se një brez i ri shqiptarësh, është lindur, rritur, edukuar dhe burrëruar në vendin fqinj me ne. Atë që nuk guxoi dot per 500 vite ta bënte asnjëri nga pushtuesit në mënyrë kaq të shpejtë dhe të pameshirshme, ndodhi në vitet e fundit nga varfnia, korrupsioni destabiliteti.
Askush nga qeveria dhe sherbenjesit nuk mbajti përgjegjësi për atë qe ndodhi ne Kakavi; pak kush e lexoi me kuptimin e vet të plotë radhën e pafundme të Kakavijës me të gjithë përgjegjesinë që mbartte ajo, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur në vite me shtetasit shqiptar të nxjerrë jashtë vendit, por edhe për të menduar më mirë marrëdheniet me shtetin që ka integruar në jetën sociale, ekonomike, arsimore, kulturore dhe ushtarake, 1 milion nga shtetasit tanë. Dhe, si për të larguar vëmëndjen nga problemi real, grupe të caktuara servilësh ndaj shtypësve, filluan sulmin ndaj vendit fqinj, ditën që ai vend ka probleme tjera me satrapët e Lindjes.
Politika e Jashtme e Shqipërisë ka nevojë për përkufizime të qarta aksiomatike në lidhje me fqinjët dhe për përcaktime strikte të pozicioneve asnjanësë kur vjen fjala për çështje që nuk i përkasin asaj por vendit tonë. Mungesa e strukturave të qendrueshme politikëberëse dhe analizuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme duhet të marrë fund dhe ai institucion duhet të shndërrohet para së gjithash në një Akademi të projektimit të politikës së jashtme të Shqipërisë Europiane, ku ndërhyrësit e huaj nuk kanë vend.
________________________________________
[1] PRO.FO.94./30
[2] PRO.FO.93/38/5
[3] Graham Evans, Jeffrey Newnham, Dictionary of International Relations, Penguin Books,, London, 1998, faqe 367-368.
[4] PRO.FO.371.1995. doc.no. 3334. Sir F. Elliot to Sir Edward Grey, Athens, January 15, 1914. (Përmbajtjen e notës austriake ne nuk kemi arritur ta gjejmë të plotë në arkiv, por atë jemi munduar ta kuptojmë nga përmbajtjet e tjera të dokumentacionit britanik).
[5] PRO.FO.371.1995, doc.no. 3849, Admiralty to Foreign Office, Admiralty, January 24, 1914.
[6] PRO.FO.371. 1995 doc. no. 3334/107 Sir Edward Grey to Sir F. Bertie, Foreign office, March 2, 1914, Enclosure in no.1, Draft Note for communication to Austrian and Italian Embassies.
[7] PRO.FO.371.1995, doc.no. 12283, Sir F. Bertie to Sir Edward Grey, Paris, March 19, 1914, Enclosure in no.1, M. Doumergue to Sir. F. Bertie, Paris, le 18 mars, 1914.
[8] PRO.FO.371. 1995, doc.no.14676, Sir G. Buchanan to Sir Edward Grey, St. Petersbugh, March 31, 1914, Enclosure in No.1., Memorandum communicated to Sir G. Buchanan.
[9] PRO.FO.371.1995 doc.no.14254, 31 mars 1914.
[10] PRO.FO.371. 1995 doc. no 14676/14/197, Eyre Crowe to F. Bertie, Foreign Office, April 9, 1914,
[11] PRO.FO.371.1995, doc.no. 21036, M Cambon to Sir Edward Grey, Ambassade de France, Londres, Le 9 mai, 1914.
[12] PRO.FO.371.1995 doc no.21036, Minutes of CR, May 13, 1914.
[13] PRO.FO.371.1995 doc. no. 21036 Foreign Office to Admiralty, Foreign Office, May 27, 1914 (Ralph Paget).
[14] PRO.FO.371.1995. doc.no. 30880
[15] PRO.FO.371.1995.doc.no. 26424 dhe 30880.
[16] Shih: Elisabeth A Martin, Jonathan Law, Oxford Dictionary of Law, Oxford Univerity Press, 2006, faqe 71.
[17] Lori Fisler Damrosch, Louis Henkin, Richard Crawford Pugh, Oscar Schachter, Hans Smit, International Law, Cases and Materials, Fourth Edition, St. Paul, Minnessota, 2001, faqe 1392-1393.
[18] Malcolm D Evans, The Law of the Sea, marrë nga libri: International Law, Second Edition, edited by Malcolm D Evans, Oxford University Press, second edition, 2006, faqe 625-626.
[19] PRO.FO.925.21007
[20] Malcolm D Evans, The Law of the Sea, marrë nga libri: International Law, Second Edition, edited by Malcolm D Evans, Oxford University Press, second edition, 2006, faqe 632.
[21] PRO.FO.371.1893, doc. no. 27395, Mr. Erskine to Sir Edward Grey, Athens, June 12, 1914.
[22] PRO.FO.371.1893, doc. no. 28129, Mr. Erskine to Sir Edward Grey, Athens, June 23, 1914.
[23] PRO.FO.371.1893, doc. no. 29422, Mr. Erskine to Sir Edward Grey, Athens, June 25, 1914. Enclosure in No.1, Decree relative to the Cession of the Island of Sasseno to Albania.
[24] PRO.FO.371. 1805 doc. no. 57889 “Greek rights to Saseno