Fuqia hyjnore e fjalës/Fjalimet që tronditën botën
A mund ta ndryshojë botën një fjalim? Bibla thotë se “e para ishte fjala” prandaj libri “Fjalimet që ndryshuan botën”, të historianit të njohur Simon Sebag Montefiore është një mundësi për të kuptuar forcën dhe peshën që ka patuar fjala në momente të caktuara të historisë njerëzore. Në këto fjalime që ka përzgjedhur historiani Montefiore që nga periudhat e hershme e deri në ditët e sotme ofrohet një udhëtim enciklopedik në artin e retorikës e fuqinë e fjalës përballë njerëzve.
“Të bekuar e kanë shpirtin të varfrit”- Jezusi i Nazaretit (Nga Predikimi në Mal- Ungjilli sipas Matheut) Shek I..e.s.
“Kthejeni atëherë fytyrën tuaj drejt Xhamisë së Shenjtë”-Muhamedi ( Nga Syrja Al-Baqarah-Kurani) Shek VII e.s.
“Unë kam zemrën dhe karakterin e një mbreti”- Mbretëresha angleze Elisabeth, (Fjalimi para trupave angleze në Tillbury, në bregun lindor të Lumit Tamiz që ishin mobilizuar për të përballuar sulmin e flotës spanjolle si pasojë e konfliktit detar mes monarkisë angleze e spanjolle në fund të shek XVI 8 Gusht 1588).
“Unë po iki nga një mbretëri e korruptueshme në një mbretëri të pakorroptueshme. (Fjala e mbajtur nga Mbreti anglez Karli I në podiumin e ekzekutimit në Banketing House në Whitehall pasi ishte përmbysur nga pushteti si rezultat i Luftës Civile mes Parlamentit Anglez e familjes mbretërore për financat e saj apo Lufta e III Mbretërive sepse u shtri në Skoci e Irlandë) në peridhën 10 vjecare 1640-1649, 30 Janar 1649.
“Në emër të Zotit, largohuni”, fjalim i mbajtur nga Oliver Cromwell për shpërndarjen e Parlamentit të Cunguar anglez,i cili pas përfundimit të Luftës Civile angleze kishte mbetur vetëm me 60 anëtarë pasi Ushtria e Modelit të Ri e krijuar nga koloneli Pride i kishte larguar anëtarët e tjerë por parlamenti i mbetur ishte i gërryer nga kontradiktat 20 Prill 1653).
“Lidhja e pasionuar e një kombi pas një kombi tjetër sjell një mori me të këqija”, fjalimi presidencial i lamtumirës së presidentit të parë amerikan George Washington, 17 Shtator 1796.
“Ne jemi të gjithë republikanë, ne jemi të gjithë federalistë”, fjalimi përurues presidencial i presidentit amerikan Thomas Jefferson, 14 Mars 1801.
“Ushtarë të Gardës së Vjetër, lamtumirë”, fjalimi përpara Gardës Perandorake të perandorit francez Napoleon Bonaparti, 20 Prill 1814.
“Një qeveri e popullit, nga populli për popullin”, fjalimi i presidentit amerikan Abraham Linkoln në Gettisburg, Virxhinia gjatë periudhës së Luftës Civile Amerikane 1860-1865, 19 Nëntor 1863.
“Mos vallë është krim për një qytetar të SHBA që të votojë”, fjalimi i mbajtur nga aktivistja amerikane për të drejtën e votës së grave Susan b. Anthony në fushatën e saj në SHBA, Shkurt-Qershor 1873.
“Unë jam këtu si një ushtare”, fjalim i mbajtur nga aktivistja britanike Emmeline Pankhurst në fushtatën britanike për të drejtën e votës së grave,13 Nëntor 1913.
“Bota duhet të bëhet e sigurt për demokracinë”, fjalim i mbajtur nga presidenti amerikan Woodrow Wilson para Kongresit të SHBA për të deklaruar hyrjen në Luftën e I Botërore të SHBA, 2 Prill 1917.
“Unë besoj në ligjin e dashurisë”, fjalimi përmbyllës i avokatit amerikan Clarens Darrow në një gjykatë në Detroit të SHBA në mbrojtje të një afroamerikani të akuzuar për vrasje, 11 Maj 1926.
“Unë kam besim në drejtësinë e kauzës tonë”. Fjalim i mbajtur nga lideri indian për pavarësinë e Indisë Mohandas K.Gandhi në prag të Marshimit të Kripës. Qysh prej shekullit XVIII autoritetet britanike kishin mbledhur të ardhuar të mëdha nga taksat mbi prodhimin e shitjen e kripës indiane. Prodhimi i paligjshëm i kripës dënohej por ishte vuajtje për indianët e varfër. E drejta për kripë si e drejtë jetike e njeriut ishte përparësi e Gandit. Më 12 Mars 1930 Gandi dhe pasuesit e tij nisën një marshim 3 javor në sytë e medias botërore nga Ahmetabadi në depozitat e kripës në Dandi afër Jalalpurit në bregun e Guajaratit. Ai mori një grusht me dhe e ujë deti duke avulluar ujë e nxitur prodhimin e kripës cka nxiti indianët të përfshiheshin në tregun e zi të shitblerjes së kripës pa taksë si kundërvënie ndaj regjimit britanik dhe nisjen e lëvizjes për pavarësi, 11 Mars 1930.
“E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika”, fjalimi përurues presidencial i Presidentit të SHBA, Franklin D. Roosevelt ne kohen kur Amerika ishte prekur nga kriza ekonomike boterore apo sic njihen vitet e Depresionit te Madh, 4 Mars 1933.
“Një datë që do të mbetet e mbuluar nga turpi”, fjalimi i mbajtur nga presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt, para Kongresit të SHBA për të deklaruar hyrjen në Luftën e II Botërore pas sulmit nga Japonia më 7 Dhjetor të 1941 të Pearl Harbour- Hawai ku ishte Flota Detare Ushtarake e Paqësorit e SHBA, 8 Dhjetor 1941.
“Paqe për kohën tonë”, fjalim i mbajtur nga kryeministri anglez Neville Chamberlain në aeroportin e Londrës pas kthimit nga Mynihu pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mynihut mes Francës, Anglisë e Gjermanisë duke i njohur Gjermanisë të drejtën të rimerrte krahinën e Sudetëve në Cekosllovaki të banuar me shumicë gjermane si mënyrë për të shmanguar Luftën e II-të Botërore pas pretendimeve të Hitlerit, 30 Shtator 1938.
“Mund, djersë, gjak e lot”, fjalimi i mbajtur nga kryeministri anglez Winston Churchill në Dhomën e Komuneve me rastin e votëbesimit të qeverisë kur ishte ngarkuar nga Mbreti iAnglisë Xhorxhi VI në postin e kryeministrit pasi Britania kishte hyrë zyrtarisht në Luftën e II-të Botërore që pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania naziste, 13 Maj 1940.
Ne do të luftojmë në brigjet tona”, fjalimi i mbajtur nga kryeministri anglez Winston Churchill në Dhomën e Komuneve me rastin evakuimit të trupave britanike nga Dunkirku i Belgjikës në Angli nga 27 Maji-4 Qershor , 4 Qershor 1940.
“Kjo ishte ora e tyre më e bukur”, fjalimi i mbajtur nga kryeministri anglez Winston Churchill në Dhomën e Komuneve në përpjekjen e fundit për të bindur qeverinë franceze të Marshallit Peten që të luftonte kundër Gjermanisë naziste, 18 Qershor 1940.
“Kurrë më në fushën e konfliktit njerëzor”, fjalimi i mbajtur nga kryeministri anglez Winston Churchill për të nderuar heroizimin e pilotëve anglezë tëRAF-it Forca Ajrore të Mbreterisë angleze që mbrojtën Londrën nga sulmet e forcave ajrore naziste të Lufwafen , 20 Gusht 1940.
“Ka rënë një perde e hekurt”, fjalimi i mbajtur nga kryeministri anglez Winston Churchill në Fulton, Missuri të SHBA në ceremoninë e diplomimit të Universitetit të Misurit për të përshkruar fillimin e Luftës së Ftohtë mes Lindjes e Perëndimit, 16 Korrik 1946.
“Flaka e qëndresës franceze nuk duhet të shuhet e nuk do të shuhet kurrë”, fjalimi i mbajtur nga gjenerali Sharl dë Gol në Radio Londra drejtuar popullit francez për të vazhduar qëndresën ndaj nazistëve pas pushtimit të Francës nga Gjermania naziste në 14 Qershor 1940, 18 Qershor 1940.
“Unë po shkoj personalisht ta vras atë bojaxhiun, bir kurve me emrin Hitler”, fjalim i mbajtur nga Gjenerali amerikan George S.Patton Jr përpara Armatës së III-të Amerikane në prag të D- Day (Dita e Clirimit) apo zbarkimit të trupave aleate më Normandi, 5 Qershor 1944).
“Të durosh të padurueshmen”, fjalim i mbajtur nga perandori japonez Hirohito në Radion për të shpjeguar popullit japonez kapitullimin e Japonisë në Luftën e II-të Botërore pas lëshimit të bombës atomike në Hiroshima e Nagasaki më 6 e 9 Gusht 1945 nga SHBA, 15 Gusht 1945.
“Ne nuk jemi vetëm shkencëtarë, jemi edhe njerëz”, fjalim i mbajtur nga fizikanti me origjinë gjermane J.Robert Openheimer para kolegëve mbi epokën atomike e përgjegjësinë e shkencëtarëve si drejtues i grupit të shkencëtarëve amerikanë që punuan për realizimin e bombës atomike përmes Projektit Manhatan në Laboratorin e Los Alamosit në NewMexico-, të SHBA, 2 Nëntor 1945.
“Kur ora të shënojë mesnatën, India do të zgjohet”, fjalim i mbajtur nga kryeministri i Indisë Jawarharlal Nehru në Parlamentin Indian me rastin e Pavarësisë së Indisë nga mbretëria angleze, 14 Gusht 1947.
“Kulti i Individit”, fjalim i mbajtur nga Nikita Krushov , lider i PK të BS në Kongresin e XX të PK të Bashkimit Sovjetik ku dënoi kultin e individit të Stalinit, 25 Shkurt 1956.
“Mos pyesni cfarë mund të bëjë vendi për ju por cfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”, fjalimi përurues presidencial i Presidentit të SHBA, Johm F. Kennedy, 20 Janar 1961.
“Unë jam një Berlines”, fjalimi i mbajtur nga Presidenti i SHBA Johm F. Kennedy pranë Murit të Berlinit mbrojtje të demokracisë gjatë vizitës në Gjermanisë Perëndimore, 26 Qershor 1963.
“Unë kam një ëndërr”, fjalim i mbajtuar nga lideri afro-amerikan për të drejtat civile Martin Luther King Jr në pranë Memorialit të Linkolnit në SHBA gjatë Marshimit në Uashington për Punë e Liri të 250,000 mbështetësve të tij ,28 Gusht 1963.
“Më në fund të lirë”, fjalim i mbajtur nga lideri i Kongresit Kombëtar Afrikan Nelson Mandela pas fitores së zgjedhjeve të para të lira në Afrikën e Jugut, ku Kongresi Kombëtar Afrikan fitoi duke bërë të mundur dhënien fundit të regjimit të apartejdit dhe zgjedhjen e tij si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, 2 Maj 1994.
“Ju nuk mund të urreni rrënjët e pemës e të mos urreni edhe vetë pemën”, fjalim i mbajtur nga Malkolm X lider afro-amerikan i njohur si udhëheqës i Organizatës së Bashkimit Afro-Amerikan dhe e Kombi Elliah Muhammad te Islamit NOI, gjatë kremtimit të origjinës afrikane, në Detroit –Michigan, SHBA, 14 Shkurt 1965.
“Cilat janë viktimat e pengmarrjes”, fjalim i mbajtur në TV Shtetëror nga kryeministri kanadez Pierre Trudeau kur shpalli Ligjin për Masat e Luftës gjatë krizës separatiste të rajonit frankofon të Kanadasë të Kebek apo sc quhet Kriza e Tetorit kur Fronti për Clirimin e Kebekut, FLQ, mori peng Komisionerin britanik të tregtisë Xhejms Kross dhe Ministrin e Punës dhe të Imigracionit për Kebekun Pierre Laport, i vrarë, 16 Tetor 1970.
“Se Shtëpinë e Bardhë nuk mund ta mbajë të bardhë lyerja me gëlqere”, fjalim i mbajtur nga presidenti amerikan Richard Nikson para kombit amerikan në të cilin premtoi transparencën për cështjen Watergate (emri i hotelit në Uashington ku ishte vendosur shtabi elektoral i Partisë Demokratike Amerikane të kandidatit Xhon Mekgovern gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të 1972 dhe ku u vendosën aparate përgjimi, 30 Prill 1973.
“Përgjegjësia e vecantë e grave të Indisë”, fjalim i mbajtur nga kryeministria e Indisë Indira Gandhi para Kolegjit të Indrapastah për Gratë mbi vlerën e arsimimit të grave, 23 Nëntor 1974.
“Urrejtja, padija dhe e keqja( Fjalim i mbajtur nga ambasadori izraelit në OKB Chaim Herzog që dënon antisemitizmin si kundëreagim gjatë miratimit të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme 3379 të mbështetur nga një grup vendesh afrikane dhe të bllokut sovjetik që pohonte se sionizmi është një formë e racizimit dhe diskriminimit racial, 10 Nëntor 1975)
“Ne pranojmë të jetojmë me ju në një paqe të përhershme”, fjalim i mbajtur nga presidenti egjiptian Anvar Al Sadat në Parlamentin Izraelit gjatë vizitës së parë të një udhëheqësi arab në Izrael, 20 Nëntor 1977.
“Liria jonë polake kushton kaq shumë”, fjalim i mbajtuar nga Papa Gjon Pali i II-të para 1 milion bashkëatadhetarëve të tij para manastirit të Jasna Gora në Chestochova gjatë vizitës së tij të dytë në Poloni, 18 Qershor 1983.
“Z. Gorbacov, shembeni këtë mur”, fjalim i mbajtur nga presidenti amerikan Ronald Regan para murit të Berlinit gjatë vizitës së Berlinin Perëndimor në mbështetje të parimeve demokratike, 12 Qershor 1987.
“Ne jetojmë në një mjedis moral të përkryer”, fjalim i mbajtur nga presidenti Cek Vaclav Havel në televizionin cek që shqyrton të kaluarën komuniste të Cekoskllavakisë, 1 Janar 1990.
“Njeriu më i përndjekur i kohërave moderne”, fjalim i mbajtur nga Konti Spencer, vëllai i princeshës Diana gjatë ceremonisë së varrimit të saj pasi humbi jetën në aksident me të dashurin e saj Dodi Al Fayed në Paris më 31 Gusht 1997, 6 Shtator 1997.
“Rreziqet e indiferencës”, fjalim i mbajtur nga Elie Wisel, intelektual hebreo-amerikan i mbijetuar nga kampet e përqëndrimit nazist, 13 Prill 1999.
“Sot kombi ynë e pa të keqen në derë”, fjalim i mbajtur nga presidenti amerikan George Bush para kombit amerikan pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, 11 Shtator 2001.
“Amerika është një vend ku cdo gjë është e mundshme”, fjalim i mbajtur nga presidenti i SHBA Barack Obama, presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA pas fitoreve nga ana e tij të zgjedhjeve presidenciale, 4 Nëntor 2008.