Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzim Basha: Nga fletorja e përkthimeve

Poezia lirike në gjuhën greke ka mbi 2500 vjet që kultivohet pa ndërprerje. Brenda këtij harku prej 25 shekujsh, dallon edhe Antologjia Greke—një prej teksteve më themelorë të civilizimit njerëzor, libër i ndertuar mbi dy dorëshkrime të cilat datojnë nga shekulli i 10-të (Palatine Anthology) dhe ai i 14-të (Planudean Anthology).

Antipater i Sidonit

-shekulli 2 BC-

Ku shkoj hijeshia jote e famshme
Korinth i Dorianëve?
Ku treti kurora me kullat e tua?
Ku i fsheh thesaret e lashta?
Ku i ke tempujt e
Te pavdekshmëve, ç’u bënë
Shtëpitë dhe amvisat, ajo
Mizëri njerëzish?
Qytet i pagaz, as
Gjurmë s’të mbeti. Lufta
Të ra e hëngri gjithçka.
Veç të paprekshmet
Nimfat e detit, bijat
E Oqeanit, aty ende janë, qajnë si
Zogj deti trishtimet e tua.

Automedon

-shek 1 BC-

Mbrëmë hëngra mish qengji tē pabërë mirë,
Dhe lakër të ndenjur, ndofta dhjetë ditëshe;
S’ju them ku isha për darkë ngaqë
Mikpritsi qëlloi një tip hakmarrës
dhe mundet, ashtu gjakftohtë,
I shkrep e më fton sërish.

Diotimo

Në muzg, ngadalë nën flokët e borës
Çapiteshin lopēt drejt strehëve, nga kodrat,
Por ah, ai gjumë i gjatë, i çuditshëm
I bariut Therimakos, shtrirë nën një lis,
kish ngrirë ndanë zjarrit që binte prej qiejsh.

Filodemi

-shek 1 BC-

Nē mesnatë
ju përvodha shtratit të burrit,
Dhe erdha tek ti, qullur në shi,
A s’ja nisim nga puna,
Pa u shuar furtuna,
T’a bejmë siç e bejnë ata që duhen?

Perktheu Gezim Basha ©

Please follow and like us: