Albspirit

Media/News/Publishing

Konkursi i parë ndërkombëtar ‘MEDITERRANEAN POETRY PRIZE 2020’

Nën patronazhin e Universitetit “La Sapienza” të Romës, DAMS të Universitetit të Torinos, Shoqërisë “Dante Alighieri”, Akademisë Kombëtare të Artit Dramatik “Silvio d’Amico” të Romës, Université de Lille, Universitetit i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, nga Lëvizja “Vague Culturelle” dhe Mediterranean Poetry Movement, fillon Konkursi i parë ndërkombëtar “MEDITERRANEAN POETRY PRIZE 2020”, e hapur për autorë italianë, francezë, spanjollë, shqiptarë, arbëreshë, grekë dhe arabë. Qëllimi i çmimit është të bashkojë nëpërmjet poezisë popujt e Mesdheut. Për të krijuar një urë emocionesh, fjalësh, jete që bashkon jo vetëm komunitetet, por edhe individët që besojnë në vlerën shoqërore të poezisë. Poeti shpesh punon në hijen e dhomës së tij nën dritën e zbehtë të llambës. Qëllimi ynë është të shoqërojmë veprën poetike nga ndarja në dritën e diellit, për të krijuar një lidhje midis kulturave përmes një gjuhe universale të shprehur në gjuhët e ndryshme bija të Mesdheut.
Për info: www.mediterraneanpoetry.com

Please follow and like us: