Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Gjuetarët italianë vijnë vrasin zogjtë që i bëjnë burra në shtrat

Bardhyl Berberi

Edhe pse sezoni i gjuetisë është mbyllur zyrtarisht, ka disa vjet për çdo lloj gjueti, në një hotel buzë liqenit, në orët e vona të mbrëmjes kanë mbërritur disa xhipa me disa gjuetarë të huaj të shoqëruar më vendas. Kjo ngjarje ka shokuar drejtuesit e shoqatës së gjuetarëve. Kryetari i gjuetarëve të rrethit të Pogradecit Tomi Tore thotë se ky është një abuzim, padyshim është një skandal. Ky është një fenomen që ka çuar në rënien në masë të një numuri të madh llojesh kafshësh dhe shpendësh. Sekretari i shoqatës së gjuetareve Paqsor Gorellari thotë se ka mbi 15 vjet që vijnë rregullisht në Shqipëri gjuetarë të huaj, sidomos nga Italia dhe nga Greqia të cilët shoqërohen nga tregëtarë dhe matrapazë vendas, të cilët janë futur në garë kush të sjelli sa më shumë gjuetarë të huaj. Në emër të futjes sa më shumë të biznesmenëve të huaj dhe turistëve janë krijuar disa agjenci me gjuetarë të huaj të cilët jo vetëm që gjuajnë në sezonin e ndaluar, por përdorin mjete ndjellëse të ndaluara të ushtrimit të gjuetisë si regjistartorë zëri të kafshëve dhe të shpendëve të cilat i ndjellin tek vend i pritës, përdorimi i prozhektorëve të fuqishëm, kjo teknikë ka pasoja masakruese dhe është e ndaluar në të gjithë botën. Por në këtë lloj gjuetie janë përfshirë ‘të fortët’, të cilët me liçencë apo pa liçencë sjellin këts gjuetarë të huaj klandestinë duke kryer këtë gjueti të dhunshme. Me mishin e këtyre kafshëve dhe shpendëve tona të egra ata bëjnë tregëti në lokalet përtej detit në Itali apo në Greqi.

Në Shqipëri ka rreth 12 mijë gjuetarë, thotë sekretari Paqësor Gorellari dhe gjithë kjo shoqatë e apasionuar pas natyrës duke e parë gjuetinë si një sport argëtues dhe shlodhës vëren me keqardhje se në këto 15 vjetët e fundit nuk është bërë asnjë investim nga shteti për rezervatet e gjuetisë dhe e keqja tjetër janë këta gjuetarë e huaj që nuk iu dhimbset asgjë dhe gjujnë barbarisht edhe në sezonin e ndaluar dhe me mjete kategorikisht të ndaluara. Kështu janë zhdukur specie të veçanta si fazani, thëllëza e fushës, kaprolli dhe janë drejt zhdukjes derri i egër, lepuri i fushës dhe thëllëza e malit. Dhe për këtë lipset që të angazhohet ministria e mjedisit drejtoria e pyjeve apo dhe komisariatet e policies, të cilët duhet të kontribojnë që të shpëtojnë këto specje nga kjo gjueti masakruese. Duhet të ruhen ekujlibrat e të ashtuquajturit zinxhir ushqimor në atë që quhet ekuilibër biologjik. Gjuetia barbare e këtyre gjuetarëve të huaj me ‘të fortët’ vendas,  me mjete maskruese të ndaluara si regjistartorët imitues dhe prozhektorët të fuqishëm do të prishi këtë ekuilibër biologjik dhe nesër do të jetë vone pasi do të ketë ketë më shumë çifte se sa kafshë dhe shpendë për t`u gjuajtur.

Pa i treguar për profesionin bisedojmë me një gjuetar italian, quhet Filippo Manzaro është rreth 70 vjeç. Ka veshur kostumin e gjuetisë lara lara dhe me armë në dorë pret gjahun. Është pronari i një restoranti me emër në Milano. – Kam ardhur vetë me këta gjuetarët italianë dhe këta miqtë shqiptarë që na shoqërojnë, kemi ardhur enkas nga Italia për këtë zog të rrallë që ne e quajmë Alodra. ndërsa tek ne njihet me emrin Lauresha. Një zog i bukur me bisht të gjatë. Ja për këtë kemi ardhur, thotë gjuetari italian dhe kap një zog të vrarë nga çanta. Dje nuk na eci shumë se nuk arritëm të vendosin imituesit, vramë vetëm 30 copë, ndërsa sot kemi vrarë rreth 50 copë. Ky zog në Itali është i jashtëzakonshëm, ja kalon dhe viagrës, italisnët i bën burra të shtrat, ka fuqi çudibërëse pjata me një zog Alodra, me pak garniturë padyshim që është më e shtrenjta në restorant dhe ka kërkesa të jashtëzakonshme. Kur i themi që po shkelni ligjet se gjuetia është e ndaluar me ligj ai bën sikur nuk kupton dhe largohet në kërkim të gjahut. Nuk u bë qameti, hidhet dhe thotë gjuetari vendas që shoqëron italianët, miku duhet respektuar, këta për këtë zogj kanë ardhur nga Italia e ne t’iu themi është sezon i ndaluar. Është vërtet një fakt i hidhur që gjuetarët vendas respektojnë ndalimin e gjuetisë dhe vinë të huajtë dhe zhvillojnë gjueti kundrejt çdo rregulli

 

Please follow and like us: