Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Njerëzit që do të doja të mos i njihja kurrë…

 

Kam njohur ca njerëz të caktuar në jetë, në rrethana të zakonshme dhe jo, që s’do doja t’i kisha njohur kurrë.

Në fakt mundësia që u kam dhënë për t’u gjendur vërdallë a pranë meje, ka rezultuar në vijmësi leksion jete për mua, por edhe riafirmim për ta i ligësisë së tyre. Vesi del me shpirtin, pavarësisht se këta lloj njerëzish kanë thyer pasqyrat përreth tyre e refuzojnë gati-gati edhe veten.

Jeta të përball me njerëz që, në të përditshmen tënde, në thjeshtësinë e ideales tënde, në libra, në poezi, në mbrëmje me miq, në heshtje a eufori, në udhëtime zemre e në ditë të vështira po ashtu, s’do i zgjidhje kurrë. Njerëz pa dritë në sy e njerëz pa autoreflektim. Ndërsa shpirti për ta është një veshje që as nuk i rri dhe as nuk kërkojnë ta kenë.

Ata mund të kenë pushtet, por janë të vetmuar. Sa shumë të tillë ndesh kudo. Çfarë palumturie që i karakterizon. Sa më dhimbsen. Të duash të bësh keq me paramendim, do të thotë të mos e duash jetën në tokë e mos kesh besim për një jetë të përtejme, pra mos kesh as njerëz e as Zot.

Please follow and like us: