Albspirit

Media/News/Publishing

I infektuar me Covid-19, humb jetën drejtori i Institutit të Ndërtimit

Është ndarë nga jeta drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu. Pak ditë më parë, Hysenlliu u konfirmua pozitiv me koronavirus.

Hysenlliu prej tre ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv, ku ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar.

Për ndarjen nga jeta të Hysenlliut ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, cili ka shprehur ngushëllime për familjarët e tij.

Please follow and like us: