Albspirit

Media/News/Publishing

Përkeqësohet gjendja e kreut të Kishës Ortodokse në Serbi

Kreu i Kishës Ortodoske në Serbi, Patriarku Irinej ka shfaqur përkeqësim të gjendjes shëndetësore në spitalin ku është shtruar. Mediat serbe shkruajnë se këtë mëngjes Patriarku është zgjuar jo mirë pasi ka probleme me zemrën. Më 5 nëntor Patriarku Irinej doli pozitiv me COVID-19 pas një testimi rutinor, por duket se virusi ka ndikuar për keq në shëndetin e 90-vjeçarit. Po ashtu një mesazh pas lajmit ka përcjellë dhe vetë Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duke i shprehur se gjithë kombi është me të dhe pret që ta mposhtë virusin.

Please follow and like us: