Bledar Koçi: Jehonë Skrapari
Jehonë grykash tej e tej
Si gjëmim pas një stuhie
Ngrihen lisat gjer në qiej
Përmbi tempuj perëndie.
Një shqiponjë po shkrep atje
Zjarre-malli si ylber,
Nën Tomorr u shthur një re
Majë e Çukës tjetër tjerr.
Tinguj, zëra, mbrujtur këngë
Çajnë e shqyejn’ kaltërsitë,
Ç’mban ky bark i tokës mëmë
Një këngë trimash lind përditë.
Jehonë zogjsh… dhe çelet diell,
Zgjon poetin ëndërrim,
Gurësh, gërxhesh, vargje mbjell
Mbi jehonë të truallit tim.
Please follow and like us: