Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: E IKURA IME…

Të pashë në një cep ëndrre
të largët..
Tërbimi i një ere të shtynte tutje.
Unë shkelja burbuqeve të Majit,
e dot s’të arrija.
“Sa stinë kanë ikur me mua”, ulërija…
E lusja, – mos ik!
– Mos ik o e ikura ime!

Në ëndrrën e një ëndrre
të pashë.
Ku pranvera mbushte gjurmëve
të mia
të gjelbrën e barit.

Bledar Koçi, – 2018.

Please follow and like us: