Albspirit

Media/News/Publishing

Prezantohet në Kongres rezoluta për shkarkimin e Trump

Demokratët këtë të hënë kanë dorëzuar në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë për shkarkimin e Donald Trump, për rolin e tij në nxitjen e protestës së dhunshme në SHBA, ku mbetën të vrarë 5 persona, 4 protestues dhe një polic. Dokumenti e akuzon Trump për “nxitje të kryengritjes” dhe pretendon se ai ka inkurajuar në mënyrë aktive dhunën në Capitol Hill. Artikulli nënvizon disa deklarata false të Trump, përfshirë atë se zgjedhjet ishin vjedhur dhe se ishte fituesi i vërtetë i zgjedhjeve të 2020-s. Seanca e shkurtër u ndërpre në më pak se 15 minuta pas një kundërshtimi ndaj rezolutës nga një ligjvënës republikan nga Virxhinia Perëndimore. Ajo do të fillojë përsëri ditën e nesërme.

Please follow and like us: