Albspirit

Media/News/Publishing

Tre arsyet se pse republikanët duhet të votojë pro shkarkimit të Trump në Senat

Të mërkurën pasdite, Dhoma e Përfaqësuesve do të fajësojë presidentin Donald Trump për herë të dytë. Kjo dihet! E vetmja dramë e vërtetë do të jetë të shohësh se sa republikanë të Dhomës kalojnë rreshtin për të votuar me Demokratët për të hequr Presidentin.

Por sapo të ndodhë ky votim, drama e vërtetë fillon, pasi Dhoma pritet t’i dërgojë artikujt e fajësimit për votim në Senat, atje do të zhvillohet një gjyq.

Dhe është Senati vendi ku Republikanët do të përballen me një zgjedhje shumë të qartë: A do të votojnë ata për të dënuar Trump, apo do të ndodhë ashtu siç bënë në 2019, ta shfajësojnë atë?

Ajo që dimë është se udhëheqësi i shumicës së Senatit, republikani Mitch McConnell beson se fajësimi i Trump është në të vërtetë një gjë e mirë për partinë e tij, sepse hap mundësinë që Republikanët të bëjnë një shkëputje shumë publike nga Presidenti në ikje.

McConnell me anë të një sugjerimi, la të kuptohej se lëshoi një thirrje për kolegët e tij republikanë të martën pasdite, duke thënë, “Ndërsa shtypi ka qenë plot spekulime, unë nuk kam marrë një vendim përfundimtar se si do të votoj dhe kam ndërmend të dëgjoj argumentet ligjore kur ata t’i paraqiten Senatit “. Ky qëndrim është në kontrast me atë se sa shpejt McConnell doli në kundërshtim me fajësimin e  parë të Trump mbi sjelljen e tij në lidhje me veprimin e tij ndaj Ukrainës në 2019-ën.

Por McConnell ende nuk është zotuar që të votojë për ta dënuar Trump. Ai duhet ta bëje dhe ja pse?

1.Trump është një person me kredenciale në rënie. Po, mbetet te një pjesë e bazës republikane me bazë solide, besnike e Trump. Por siç e bëri të qartë Presidenti gjatë këtyre javëve të fundit – për të mos përmendur katër vitet e fundit të presidencës së tij – ai është absolutisht dhe plotësisht i paparashikueshëm dhe i pakontrollueshëm.

Ai do të thotë dhe do të bëjë gjëra (dhe tashmë ka thënë dhe bërë gjëra) për të cilat as McConnell dhe as ndonjë Republikan që shikon të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë të partisë nuk mund të falin ose të detyrohen të japin llogari.

Nëse McConnell voton për të dënuar Trump për rolin e tij në nxitjen e një trazire në Capitol të SHBA, ka shumë të ngjarë që ai të ndikonte te shumë kolegë të tij republikanë, ku së bashku me të do të siguronin 67 votat e nevojshme për largimin e Trump.

“Nëse Mitch është pro shkarkimit, kjo punë ka mbaruar”, tha një burim i GOP i Senatit i cili kërkoi të mos përmendej me emër CNN të martën në mbrëmje.

Largimi i  Trump nga detyra nuk do të nënkuptojë se mund të harrohet i gjithë dorëzimi që McConnell dhe republikanët e tjerë te Trump gjatë katër viteve të fundit, natyrisht. Por sigurisht që do ta bënte më të lehtë fillimin e vendosjes së Trump pas pasqyrës (skenës politike)- dhe sigurimin që çdo zyrtar i vetëm republikan nuk kishte pse t’i pranonte çdo gjë që shkel normat dhe dhunon ligjet siç Presidenti i kreu gjatë javës së tij të fundit në detyrë dhe pasi ai largohet nga Shtëpia e Bardhë.

2. Trump po u kushton para republikanëve. Njoftimet e shumta nga Amerika, se korporatat do të pushojnë së dhuruari për anëtarët e Dhomës Republikane dhe senatorët që votuan për të kundërshtuar rezultatet e Kolegjit Zgjedhor duhet të jenë shumë, shumë shqetësuese për McConnell dhe pjesën tjetër të udhëheqësve të GOP (Republikanëve)  të angazhuar në përpjekjet për të fituar përsëri shumicën e Dhomës dhe Senatit në zgjedhjet e ardhshme. Fakti që senatori i Floridës, Rick Scott, përfaqësues i krahut të fushatës senatoriale, votoi për të kundërshtuar rezultatet elektorale në Pensilvani është një problem i madh për republikanët.

McConnell – për të mos përmendur udhëheqësin e grupit të pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy (Kaliforni) – i duhet një mënyrë për të shkuar në këto korporata biznesi me diçka për t’i bindur dhe kthyer ato në bordin e financuesve. Çfarë mënyrë më të mirë mund të jetë sesa të demonstrosh që Senati i kontrolluar nga Republikanët dënoi dhe hoqi Trump nga detyra – një lloj “mea culpa” për votat e Kolegjit Zgjedhor të kundërshtuara,  të hedhura në fillim të këtij muaji?

3. Mandati i Trump është i përfunduar gjithsesi. Ndryshe nga heqja e Trump një vit më parë, fajësimi dhe largimi i tij tani do të kishte shumë pak efekt praktik në organin politik ose funksionimin e brendshëm të Uashingtonit zyrtar. Pas në jave, Joe Biden do të betohet si presidenti i 46-të, pavarësisht se çfarë bën Senati me akuzat e Impeachment të Dhomës. Dhe siç e kam vërejtur më parë, vetë Trump në mënyrë efektive ka ndaluar të bëjë punën në këtë moment. Ai është plotësisht i paangazhuar në luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit, duke zgjedhur në vend të kësaj të ushqejë inatet e tij kundër kompanive të mëdha të teknologjisë, mediave dhe republikanëve që ai beson se e kanë tradhtuar atë. “Djaloshi” ka interes zero për të mbajtur punën, dhe sidoqoftë ai është pothuajse pa punë.

Po, siç mund ta kuptoni nga pikat e mësipërme, votimi i McConnell (dhe Senatit të udhëhequr nga Republikanët) për të hequr Trump nga detyra në këtë situatë do të ishte një gjest kryesisht simbolik. Por në politikë, ashtu si dhe në jetë, simbolika ka rëndësi! Fjalët kanë rëndësi!

Siç tha kandidati i atëhershëm për president Barack Obama në 2008: “Është e vërtetë që fjalimet nuk i zgjidhin të gjitha problemet. Por ajo që është gjithashtu e vërtetë është nëse nuk mund ta frymëzojmë vendin të besojë përsëri, atëherë nuk ka rëndësi se sa politika dhe plane kemi”.

Ajo që McConnell dhe Partia Republikane kanë nevojë është një ndarja e qartë (dhe, po, simbolike) nga katër vitet e fundit të Trump. Kjo nuk do të rregullojë të gjitha dëmet që Trump – dhe republikanët bashkëpunëtorët  i kanë shkaktuar “markës” Partisë Republikane. Por ajo që mund të bëjë një votë për të dënuar Trump të udhëhequr nga McConnell është të dërgojë një sinjal si për publikun ashtu edhe për Partinë Republikane që Trump nuk është ai që përfaqëson GOP – jo tani dhe sigurisht nuk do të shkojë përpara në kohë./Burimi CCN/ Gazeta Shqip

Please follow and like us: