Albspirit

Media/News/Publishing

Parlamenti Grek miraton projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Jon

Parlamenti Grek me shumicë votash ka miratuar këtë të mërkurë projektligjin për zgjerim me 12 milje në detin Jon.

Mediat  e huaja raportojë se me 284 vota pro ligjvënësit miratuan legjislacionin për të zgjeruar ujërat territoriale të Greqisë përgjatë vijës bregdetare perëndimore të saj nga gjashtë në 12 milje detare, ndërsa anëtarët e Partisë Komuniste Greke abstenuan.

“Për herë të parë që nga 1947, territori kombëtar është zgjeruar me rreth 10%, me procedura të bazuara plotësisht në rregullat e ligjit ndërkombëtar,” tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, duke iu drejtuar Parlamentit:“Zgjerimi i ujërave në Perëndim është një mesazh i qartë për ata që po përpiqen të privojnë vendin tonë nga kjo e drejtë.”

Projektligji për zgjerim në Detin Jon synon të nënvizojë të drejtën e Greqisë  për të zbatuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, e cila vendosi kufirin prej 12 miljesh në vitin 1982.

Please follow and like us: