Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Larry King, prezantuesi legjendar i CNN

CNN’s Larry King interviews former President George H.W. Bush and his wife, Barbara, on Sunday, Nov. 14, 2010 in Houston, TX.
John Nowak/CNN

Gazetari amerikan Larry King është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital që prej fillimit të janarit për shkak se ishte infektuar me Covid-19, por nuk dihet nëse ky ishte shkaku që i mori jetën.

Prezantuesi lengjendar i medias prestigjoze CNN vuante edhe nga diabeti. Në të kaluarën ai kishte probleme serioze në zemër dhe në vitin 2017 u operua nga kanceri i mushkërive. Vitin e kaluar, ai humbi dy fëmijë, Andy dhe Chaia. I pari vdiq nga një atak në zemër më 28 korrik, ndërsa i dyti vdiq në 20 gusht nga kanceri i mushkërive.

King ka mbajtur për 25 vjet talk show-n “Larry King Live në CNN”, nga 1985 në 2010. Para se të shtrohej në spital,  drejtonte programin Larry King në  RT America, si dhe “Politicking with Larry King” në të njëjtat kanale.

Please follow and like us: