Albspirit

Media/News/Publishing

Bill Gates merr vaksinën kundër Covid, pritet reagimi i konspiracionistëve të rrjedhur

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit. Gates ka postuar në Twitter një fotografi ku shihet pa syze dhe me maskë teksa merr dozën e parë të vaksinës. “Një nga përfitimet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksinën COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem shkëlqyeshëm. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë”, shkruan Gates në Twitter. Filantropisti ka dhuruar miliona dollarë për të mundësuar vaksinën kundër koronavirusit dhe më pas shpërndarjen e saj për popujt e varfër.

Please follow and like us: