Albspirit

Media/News/Publishing

‘Me Xhaxhiun’/ Krimet serbe në Kosovë, flet publicisti Loloçi: Agresori shfaqet si viktimë dhe viktimat janë bërë agresorë

Publicisti Çerçiz Loloçi ishte i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ ku foli mbi krimet serbe të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Sipas tij, tre krerët kryesorë të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, janë akuzuar padrejtësisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë, duke qenë se ata kanë mbrojtur trojet e tyre dhe nuk kanë pushtuar asnjë vend.

Loloçi thotë se është e padrejtë që këto krime të gjykohen në Hagë, sepse krimet gjykohen në vendet që është bërë krimi, ndërkohë ai shton se për sa i përket kësaj çështjeje, agresori na shfaqet si viktimë ndërsa viktima si agresor.

“Sot ka ndodhur që tre krerët kryesorë të UÇK-së janë në Hagë. Mendimi im është se agresori shfaqet si viktimë dhe viktimat janë bërë agresorë. UÇK-ja ka një kontribut të jashtëzakonshëm, sepse mbronte vatanin. Unë jam dakort që  Kosova akoma nuk ka institucione të drejtësisë të forta, Ajo vazhdon t’i kete të dobëta.

Është shumë e rëndë që atje ka pasur vrasje politike edhe për fat të keq na ndodhi edhe nga UÇK-ja. Këto krime gjykohen në vendet e veta nuk shkojnë në Hagë sepse këto nuk kanë pushtuar Serbinë, nuk kanë pushtuar Maqedoninë, nuk kanë pushtuar asnjë vend tjetër, kanë mbrojtur trojet e tyre. Pastaj lufta për pushtet është një dobësi shqiptare domethënë që ti eleminon kundërshtarët për të mbajtur pushtetin”- u shpreh publicisti.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=879248692909006&ref=external

Please follow and like us: