Ilmi Kasemi Beati: NËTËNGRYSUR
Mora lajmin e keq.
Shkrimtari
S H E F K I K A R A D A K U
Ndërroi jetë.
Vërtet ndërroi jetë ky shkrimtar i fundshekullit të XX dhe fillimit të mijëvjeçarit të ri, lirizmi dhe vërtetësia e rrëfimtarisë së tij, në libra të shumtë është e admirueshme.
Ishte njeriu dhe shkrimtari më modest dhe i urtë që kam njohur.
Shkrimtar i Apokalipsit dhe i jetës së bukur në Tokë.
E kam njohur vërtet mirë dhe këto që them nuk i kamë për dekor, sepse ajo ka një themel i cili qe ndërtuar si rrjedhojë e një lidhjeje familjare që kisha me të kohë më parë.
Vitet e fundit edhe pse i rënduar nga sëmundja, buzëqeshja nuk i ndahej sepse ajo burimin e kishte nga shpirti i tij. Rastet e gëzimeve familjare na bënin shumë herë bashkë, flisnim për letërsinë.
Pasi lexova librin e tj Saga Mbretërore,
u takuam rastësisht në rrugicën e shtëpisë. Ecte ngadalë, ndalonte dhe fliste ngadalë. I çuditshëm karakteri i tij dhe komunikimi me njerzit.
Sa dola nga shtëpia për të shkuar në studio. U takuam dhe këmbyem pyetësorët e zakonshëm.
Do i lë të gjitha i them dhe do pimë kafenë. Mirë thot me kënaqsi, por do e pi një konjak Skënderbe, mçeftas,
se nuk më lejohet nga doktori dhe nuk më lënë ato të shpisë.
U ulëm tek kafeneja më e afërt nën hijen e një peme gjysëm të shqyer.
Ja thot kështu jemi katandisur ne shqiptarët. Ça t’bosh!?
Me dashamirësi i them, mos merr konjak se vërtet mund të bëjë keq.
Hajt mo ça është thonë do bohet, ça të bojm dhe qeshte.
Do pi dhe një cigare dhe mori paketën që kisha ulur në tavolinë.
Donte të ishte optimist, sikur nuk kish ndodhur gjë me trupin e tij.
E lexova librin i thashë menjherë pas cigares. Nuk dija për Princ Vidin veç gjëra të pakta si dhe paragjykimet e deklaruara në gjysm shekulli për figurën e tj. Është një libër historik me shumë vlerë, lexohej pa vështirësi dhe dekoracionet formale të datave e viteve që t’a mpinë kaptinën, i ke shmangur me mjeshtëri.
Pas librit tënd i cili është më tepër i karakterit letrar, unë vërtet mësova historinë e fillim shekullit të XX, në tentativën e shtetformimit të shqiptarëve.
Kam punuar për një kohë të gjatë, m’u përgjegj, më ka munduar shumë studimi i hollësishëm i dokumentave dhe ngjarjeve të asaj kohe, po edhe mu më duket se ja vlejti.
Qe i bindur, jo vetëm për këtë libër por edhe për të tjerët, që shkruajti në jetën e vet, se i kishte bërë me të njëjtin vokacion siç qe shpirti i tij.
I pa harruar ky njeri.
Ndërroi vërtet jetë por trashëgimia letrare që ka lënë, tituj si dy romane në një, Toraks, Garderoba, shkrime të tjera në revista e gazetat e kohës, do të rifillojë jetësimin e përhershëm, jetën tjetër të amshuar.
Ngushëllime dhe i pa harruar qoftë edhe për familjarët, gruan dhe dy fëmijët Albanën dhe Dorianin, si dhe nipin e mbesat./albspirit.com
Please follow and like us: