Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Një qeveri shemb nga që nuk është qeveri e juaja

 

Shumë nga shqiptarët habiten se si është e mundur që një qeveri si kjo Edi Ramës ngrihet e shëmb menatë objekte të një rëndësie kulturore etj. Edhe pse zgjedhjet janë tek dera, ai prapë shëmb, me një llogjikë sikur të mos ekzistojnë zgjedhjet fare. Ashtu sikur ka shumë të tjerë që ngrihen me gojën plot shtrëngim, e të thonë, mirë ia bën, është burrë ky. Mirë ia bën qënit Berisha dhe këlyshëve të tij. Njësoj ansambli grusht bashkuar rreth gjoja partisë pavarësisht se akoma veshin kostumet e gabit, presin me sytë nga kalamajtë etj. Kanë një solidaritet të çuditshëm karshi logjikës se ka mbaruar si objekt, duhet prishur. Ndërsa nga ana tjetër po me këtë logjikë të kollajshme postojnë foto restaurimesh qendrash, siç është edhe rasti i lagjes Muradie në Vlorë, apo rruga e hebrejvee.

Ore zotërinj, kuptoni një gjë që Shqipëria nuk është as Edi Ramës as e Sali Berishës. Vshtë e juaja. Një qeveri që prish e ndërton pa miratimin e komunitetit, nuk ka se si të jetë e juaja. Dhe kur nuk është e juaja nuk është as për Shqipërinë. Kur bëhej lufta e nervave, deklaratave e protestave për mos shembjen e Teatrit Kombëtar, ku sigurisht unë isha kundër, shumë njerëz më shkruanin dhe më pyesnin pse je kundër një teatri të ri. Asesi nuk jam kundër së resë, a keni mundësi e financa të ndërtoni. I heq kapel kujdo qeverie. Ka boll tokë plotë. I vini në punë arkitektët tuaj, inxhinjerët, projektuesit. Se kështu nderoni universitetet tuaja. Hapni qendra të reja, Roma nuk është vetëm Piazza Venecia. Por e vjetra duhet ruajtur për rëndësinë kulturore, historike. Është puna e gjyshërve, e baballarëve tanë. Mos u mburrni me dekoratat në valixhe, por edhe me atë që ata e ndërtuan.

Sa herë kaloja në Llogara, shikoja detin, mbaja frymën dhe kujtoja tim gjysh. E hapi atë rrugë kur na kishte pushtuar Italia (1920). E kemi edhe sot. Nuk ka rëndësi se u ndërtua nga italianët, fashistët. Nuk ka rëndësi se u ndërtua nga Enveri. Ku duhet theksuar se që në terma jemi gabim. Nuk ndërtoi as fashizmi e as Enveri, por krahu juaj. Fashizmin dhe Enverin dënojini, por jo të prishim gjithçka që ka mbi vete një barrë afro shekullore ku shoqëria është lidhur në lulka kujtimesh dhe emrash. Merrni rastin e hekurudhës, mund të shkatërrohen lokomotivat, vagonët. Dhe zëvendësohen ato, por jo transeja, udha e hekurt. Tek ne u la të shkatërrohej qëllimisht. Sot ndalon treni që të kaloj një gomar i ngarkuar. Lokomotivat nuk fishkëllejnë më. Përse? A nuk ka ai vend nevojë për transport publik? Të gjithë keni makina tek dera ju? Ajo aty është vetëm duhet mirëmbajtur, lokomotivat dhe vagonët zëvendësohen. Kurse sot qeveria shqiptare del e reklamon si sukses se do e rilidhi rishtas Tiranën me Durrësin. Madje mburret dhe e quan një sukses se po afron një investitor të huaj ta bëj këtë.

Në 30 vjet demokraci mezi po rilidhim Tiranën me Durrësin. Shqiptarët vetë, e theksoj shqiptarët, jo Enveri, lidhën thuajse gjithë Shqipërinë. Me kazma e lidhën. Por nganjëherë shqiptarët e identifikojnë punën e tyre me Enverin dhe madje grinden për këtë. Pra me kazma thuajse gjithë Shqipërinë, kurse këta pas 30 vjetëve akoma nuk po rilidhin Durrësin me Tiranën. Bëjeni vetë ndryshimin. Po ta kishin vërtet në dorë shqiptarët sot do të qe lidhur me transe Tirana me Prishtinën. Por metropolet tona janë sot privilegj i arritshëm vetëm i kontigjentit të studiove show, politike, modistave të tallavasë, jo i shqiptarëve qytetarë. Prishtina dhe Tirana për ta janë akoma të pa arritshme. Pra nuk e kanë. Që shembet një maternitet është pjesë e deklaruar, e qeverisë prej kohësh. Pjesë e kulturës vrastare të shtetarit që gjithçka fillon me mua. Që kur lali Eri thoshte se Tirana do bëhet si qendrat e botës, me pallate të larta. Kështu janë qendrat e qyteteve të rëndësishme.

Është njësoj si të shkosh e tu thuash francezëve që Parisin do e bëjmë me gradaçela. Shkoni e provojeni se dru kokës do hani. Mirëpo në Shqipëri fërkojnë duart dhe thonë le të plasi qeni Sali Berisha, ashtu do e bëjnë Tiranën, si New Yorku. Le të jenë zgjedhjet nesër, le të thotë ligji që në fushatë kështu e ashtu. Një vend që bëri zgjedhje një partiake nuk ka si ta dojë vetveten, do partinë dhe kultin e idividit. Është kjo arsyeja që ne jemi një makineri me ingrazhe që zhurmojnë, por punë nuk bëjmë. Jemi një shoqëri që e trajtojnë vendin sikur të jetë pronë e Ramës dhe e Berishës, jo e jona. E trajtojnë vendin me glorifikimin e xhaketave të vjetra, pavarësisht diplomave dhe medaljeve që marrin fëmijët tanë në universitetet më në zë të botës. Shkurt jemi të mjerë, internacionaliste, pa atdhe./albspirit.com

Please follow and like us: