Albspirit

Media/News/Publishing

Patrizia Danze: “Dantja i pashmangshëm” i Ismail Kadaresë

 

“Askush nuk ka të drejtë t’i mohojë vetes kënaqësinë e ‘Komedisë’, kënaqësinë e leximit të saj në mënyrë të pafajshme. Më vonë do të mbërrijnë komentet… por fillimisht duhet ta lexojmë poemën e Dantes me qashtërsinë e një fëmije, të harrohemi pas saj; dhe ajo do të na shoqërojë gjati gjithë jetës“. Janë fjalët me të cilat J. L. Borges do të mbyllte konferencën për “Komedini hyjnore“, të zhvilluar në qershor 1977 në teatrin Kolizeo të Buenos-Ajres. Shkrimtari i madh argjentinas, që dashuronte me mish e me shpirt Danten (dbe gjuhën italiane) dhe e konsideronte ‘Komedinë’ librin më të mirë të shkruar nga njeriu, imagjinonte në labirinthin e bibliotekës së tij vizionare ku gjenden të gjitha, historia e si shkuarës dhe ajo e së ardbmes, imagiinonte “një vepër magjike, një përndritje qé të ishte edhe një mikrokozmos”.

Dhe poema e Dantes, sipas Borgesit, është kjo përndritje me fymëmarrje universale. Ja pra, nëse Borgesi, më mirë se mjaft dantistë të shquar, ka qenë i zoti të na thotë atë që nuk do t’i kishim menduar apo guxuar ta shqiptonim për Danten, edhe Ismail Kadare, shkrimtari më i madh ekzistues në Shqipëri, na flet për Danten në mënyrë jashtëzakonisht prekëse, siç nuk do ta prisnim kurrë, pikërisht me atë ‘pafajësi’ të rrallë të dëshiruar nga Borgesi. Pra, “Dante l’incontournable“ (kështu titullohet originali fringisht), domethënë i pashmangshëm. Por për cilin, për çfarë arsyeje i pashmangshëm? I Pashmangshëm për ndërgjegjen vetjake, pasi Dantes nuk mund t’i iket, ashtu siç nuk i iket dot ndërgjegjes“, pohon Kadare dhe “asnjë vepër tjetër letrare nuk e ka ndërgjegjen njerëzore, më saktë, krusmën e saj, në qendër të vet“. Planeti yni është tepër i vogël për t’ia lejuar vetes luksin e injorimit të Dante Aligierit, thotë shkrimtari, asnjë vend nuk mund të mos njohë atë që, në mungesë të një toke, një trualli të tij, u shty aq larg në hapësirë dhe në kohë. Por kush do ta kishte menduar se populli shqiptar do ta donte Danten me një dashuri po aq të thellë sa urrejtja dhe hakmarrja e Kanunit të tij?

E zbulojmë në këtë sprovë ku Kadareja, ndërsa rrëfen nyjat e lidhjes së Shqipërisë me Danten (ato të dukshmet të Shqipërisë me Italinë përgjatë historisë, së shkuar dhe moderne, për fat keq i njohim të gjithë), përvijon me pamëshirë të butë dhe të dhimbshme historinë e vendit të tij, shpesh të martirizuar (sa krijesa të çuditshme, fillimisht otomanët, ia behin me vrull në truallin e tij për të pushtuar Evropën). E megjithatë, në këtë vend që ndonjëherë e ka mallkuar vetë veten e tij (fjalë të Kadaresë), ku ‘çlirimet’ e ndryshme që kanë ndjekur njëra-tjetrën, nga ai italian, gjerman, komunist, deri në atë të fundit të vitit 1991, që i pikoi nga qielli, kani diçka tmerrësisht groteske, të provosh një dashuri instinktive dhe të pasionuar për Danten është e paevitueshme.

Poeti ynë, i njohur mirë në Shqipëri (veç të tjerash, e ndarë nga Italia vetëm nga një kanal detar), akoma më shpejt se të mbërrinin turqit, u bë, me historinë e tij të ekzilit, një spirancë shpëtimi për një popull që persekutohej vetëm për faktin që donte të mbronte gjuhën e tij. Më pas, pas Luftës së Parë Botërore, tronditëse për Shqipërinë po aq sa e dyta, saktësisht më 1939, kur Italia pushtoi Shqipërinë, populli shqiptar mundi të gëlltiste shumë kafshata të hidhura, pasi kishte një dhuratë që Italia, pushtuesi, sillte me vete: Danten. Pa pasur nevojën për ta fshehur portretin e tij të ashpër me ballin e rrethuar nga kurora e dafinës, madje, me krenarinë për ta vënë në dukje, mes shumë ikonash dhe emblemash kombëtare.

Pra, Italia zbarkonte në truallin shqiptar, së bashku me ushtrinë e saj përtokë dhe armën e poemës së saj më të madhe kombëtare, më së fundi të lexueshme dhe të prekshme (nga studenti, lexues dhe njerëz të zakonshëm), ikonë e një propagande që në ato vite prodhoi dhjetëra përkthime, botime dhe ribotime, por dbe mbrëmje gala, konkurse, tryeza të rrumbullakëta, emra rrugësh dhe sheshesh, citime spontane, prej asaj prijeje gati sensuale të gjuhës shqipe për të asimiluar vargjet e poetit (shqiptarët kanë mësuar gjithnjë me lehtësi gjuhën italiane, siç nuk arrijmë të bëjme ne italianët me të tyren).

Beatriçet e vogla shqiptare nuk numëroheshin në vitet ’30 dhe kjo gjë vazhdoi edhe kur në vitin 1944 vendi ra nën thundrën e komunistëve, sigurisht dhe ata të ardhur si çlirues, nga gjermanët në atë rast. Ndoshta ajo këmbëngulje kryeneçe për ‘zotërimin’ e një poeti marrë hua nga një vend tjetër (dhe për më shumë armik në një fragment të historisë) rridhte nga fakti se shqiptarët e ndjenin Danten si bashkudhëtar të pasioneve politike dhe të vuajtjeve: ferri dantesk, ku shpirtrat paguanin për mëkatet e trupit, ishte tmerrësisht i ngjashëm, megjithëse për kontrast me Sbqipërinë, ku ishin trupat që paguanin shkarjet e shpirtit, përderisa në varrezat e mjerueshme të burgjeve komuniste të frymëzuara prej rrathëve danteskë, preheshin të burgosurit, të cilët vdekja i kishte marrë gjatë dënimit dhe që në bazë të ligjit shqiptar duhet t’i kryenin vitet e dinimit që u ngelnin aty, nën tokë, para se të varroseshin si të gjithë.

Sot, përfundon Kadareja, duhet të jetë me të vërtetë groteske kur një Beatriçe shqiptare, me një të ardhme prej prostitute në Itali, gjendet me një klient ndoshta të çuditur për emrin që mishi i freskët, shitur lirë, mban si shenjë. Por fakt edhe më i tmerrshëm është që ai emër Parajse mbushi, në arkivat e ftohtë të policisë italiane dhe shqiptare, listat e të rejave të mbytura në përpjekje për të kaluar detin për të shkuar dhe për të prostituar në Itali: Beatriçe Hysa, Beatriçe Kodheli, Beatriçe Marku, një ferr Beatriçesh, përgjithnjë të humbura.

15 Dhjetor 2019. Patrizia Danze është pedagoge e gjuhës latine e italiane dhe autore antologjish shkollore.

Please follow and like us: