Albspirit

Media/News/Publishing

Teatri Shetitës Çajupi, i gatshëm dhe i guximshëm për stinën e verës

Teatri Shetitës Çajupi i gatshëm dhe i guximshëm per stinën e verës. Nis udhëtimi me Boeing Boeing në datat 7-8-9 maj në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve.
Rezervo: 0694820625 ose inbox
Shfaqja më e sukseshme teatrore e 30 viteve të fundit, “Boeing Boeing” do të rikthehet së shpejti për publikun e kryeqytetit. Teatri Shetites Çajupi do ta performojë këtë shfaqje mbrëmjet e fundjavës së ardhshme. Në këtë komedi në role janë aktorët: Amos Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fili. Farsa klasike e shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, arriti të rrëmbejë dy çmime, Tony Award në 2008 në Broadway dhe çmimin Revival Edition, po atë vit. Komedia “Boeing Boeing” është një shfaqje teatrore e rajonit Durrës-Lezhë dhe me shumë sukses është dhënë më parë në sallat e teatrove në Durrës, Elbasan, Fier, Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Vepra vjen e përkthyer në shqip mjeshtërisht nga Nasi Lera. Shfaqia mban firmën e regjisë nga Kiço Londo.
Please follow and like us: